1 Psalm i Davidit.
Jepini Zotit, o qenie hyjnore,
jepini Zotit lavdinë dhe forcën.
2 Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij,
përkuluni para Zotit,
mes shkëlqimit të tij të shenjtë.
3 Zëri i Zotit ushton mbi ujërat,
Perëndia i lavdishëm bën të gjëmojë,
Zoti mbi ujërat e shumta.
4 Zëri i Zotit ushton plot fuqi,
zëri i Zotit ushton plot madhështi.
5 Zëri i Zotit copëton cedrat,
Zoti thërrmon cedrat e Libanit.
6 Libanin e bën të kërcejë si viçi,
Sirionin si kotorri.
7 Zëri i Zotit lëshon flakë zjarri,
8 zëri i Zotit trondit shkretëtirën,
shkretëtirën e Kadeshit Zoti e trondit.
9 Zëri i Zotit i bën drenushat të pjellin ,
pyjet i lë zhveshur.
Në tempullin e tij,
të gjithë thonë: «Lavdi!».
10 Zoti sundon mbi përmbytjen,
Zoti sundon si mbret në amshim.
11 Zoti i jep forcë popullit të tij,
Zoti e bekon popullin e tij me paqe.
Psallm’ e Davidit.
1 Epni Zotit, o të bijt’ e të fortëvet, epni Zotit lavdi e nder.
2 Epni Zotit lavdinë e emënit ati, lutni Zotinë ndë shenjtëni të madhënueshime.
3 Zan’ i Zotit ashtë mbi ujënat, Perëndia i lavdisë bumbullin, Zoti ashtë mbi shumë ujëna.
4 Zan’ i Zotit asht’ i fortë, zan’ i Zotit ashtë ndë fuqi.
5 Zan’ i Zotit thyen dulenja, edhe Zoti thyen dulenjat’ e Libanit,
6 edhe i ban me karcyem porsi viç Libanë edhe Sirionë, porsi bir bri-vetëmi.
7 Zan’ i Zotit shkëput flakat’ e ziarrmit.
8 Zan’ i Zotit tund shkretinënë, Zoti tund shkretinën’ e Kadësë.
9 Zan’ i Zotit ban me piellë drenatë, edhe svesh pyjetë, edhe gjithë-se-cilli flet për lavdinë e ati ndë tempull t’ati.
10 Zoti rri mbi përmbytëjenë, edhe Zoti rri mbëret për gjithë jetënë.
11 Zoti ka me i dhanë fuqi popullit vet, Zoti ka me bekuem popullin’ e vet me paqtim.