1 Këngë shtegtimesh.
Bekojeni tani Zotin, të gjithë ju shërbëtorët e Zotit,
ju që rrini tërë natën në shtëpinë e Zotit.
2 Ngrijini duart drejt shenjtërores
e bekojeni Zotin.
3 Të bekoftë prej Sionit Zoti,
ai që krijoi qiellin e tokën.
Kank’ e shkallëvet.
1 Qe, bekoni Zotinë, ju gjithë shërbëtorët’ e Zotit, qi rrini natënë ndë shtëpi të Zotit.
2 Ngreni nalt duertë tueja mbë të shenjtënuemet, edhe bekoni Zotinë.
3 Të bekoftë Zoti prei Sionet, ai qi bani qiellin’ edhe dhenë!