1 Këngë shtegtimesh.
Shumë më kanë luftuar që në rini,
le ta thotë, pra, Izraeli,
2 shumë më kanë luftuar që në rini,
por nuk ia dolën të më mposhtin.
3 Bujqit kanë mihur mbi kurrizin tim,
hulli të gjata aty kanë bërë.
4 Por Zoti është i drejtë,
leqet e të paudhëve i këputi.
5 U turpërofshin e u kthefshin pas,
gjithë sa urrejnë Sionin!
6 U bëfshin si bari i pullazeve,
që thahet para se të rritet.
7 Me të korrësi s'e mbush dot dorën
e as krahët ai që mbledh duajt.
8 E as kalimtarët nuk do të thonë:
«Bekimi i Zotit qoftë mbi ju!
Ju bekojmë në emër të Zotit!».
Kank’ e shkallëvet.
1 Shumë herë më luftuenë çë ndë dielmëni t’eme, le të thotë tashti Israeli;
2 shumë herë më luftuenë çë ndë dielmëni t’eme, por nukë më muntnë.
3 Bujqitë lëvruenë mbi shpinët t’eme, banë të gjata hulliat’ e veta.
4 Zoti asht’ i dreitë: këputi litarët e të pa-besëvet.
5 U turpënofshin’ e u këthefshinë mbrapazë, gjith’ ata qi kanë mëni Sionënë.
6 U bafshinë porsi bari dhomavet, qi thahetë, çë pa shkulunë,
7 prei të cillit korrësi nukë mbush dorën’ e vet, as lidhësi dorëzavet krahin’ e vet,
8 kaqi sa udhëtarëtë s’kanë me thanë: Bekimi i Zotit qoftë mbi ju, u bekoimë mb’emënit të Zotit.