1 Këngë shtegtimesh.
Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit,
që nuk trandet, por mbetet në amshim.
2 Jerusalemi është i rrethuar me male,
Zoti rrethon popullin e vet
që tani e deri në amshim.
3 Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë
mbi trashëgiminë e të drejtëve,
që të drejtët të mos i zgjatin duart
për të bërë paudhësi.
4 Të mirëve, o Zot, bëju mirë,
edhe atyre që janë zemërdrejtë.
5 Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra,
Zoti do t'i degdisë bashkë me të paudhët.
Paqe mbi Izraelin!
Kank’ e shkallëvet.
1 Ata qi kanë shpëresë mbë Zotinë, janë porsi mali i Sionësë, qi s’ka me u tundunë, por mbet për gjithë jetënë.
2 Sikurse Ierusalema rrethohetë prei malesh, kështu Zoti rrethon popullin’ e vet, çë tashti e për gjithë jetënë.
3 Se s’ka me mbetunë shkopi i pa-besënisë ndë shortët të dreitëvet, qi të mos shtrijënë të dreitëtë duert’ e veta ndë pa-udhëni.
4 Ban-u mirë, o Zot, të mirëvet, edhe atyne qi janë zemërë-dreitë.
5 Por ata qi përvarenë nd’udhë të shtrembëta, Zoti ka me i shpumë bashkë me ata qi punojënë paudhë; paqtim mbë Israelinë.