1 Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
2 Le të thotë Izraeli
se mirësia e tij mbetet përjetë.
3 Le të thotë shtëpia e Aronit
se mirësia e tij mbetet përjetë.
4 Le të thonë ata që druajnë Zotin
se mirësia e tij mbetet përjetë.
5 Kur isha në fatkeqësi i thirra Zotit
e Zoti më dëgjoi e më lehtësoi.
6 Zoti është me mua,
nuk kam frikë nga asgjë.
Çfarë do të më bëjë njeriu?
7 Për ndihmë kam Zotin,
ndaj do t'i shpërfill ata që më urrejnë.
8 Më mirë të kërkosh strehë te Zoti,
sesa të kesh besim te njerëzit.
9 Më mirë të kërkosh strehë te Zoti,
sesa të kesh besim te prijësit.
10 Të gjitha kombet më rrethuan,
por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
11 Më kishin rrethuar nga çdo anë,
por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
12 Më kishin rrethuar si bletët,
por u shfarosën si ferrat nga flaka,
se i zmbrapsa me emrin e Zotit.
13 Më shtynë fort për të më rrëzuar,
por më ndihmoi Zoti.
14 Fuqia e forca ime është Zoti,
ai u bë shpëtimtari im.
15 Britma gëzimi e shpëtimi
jehojnë në tendat e të drejtëve:
«E djathta e Zotit bën çudira!
16 E djathta e Zotit u lartësua!
E djathta e Zotit bën çudira!».
17 S'kam për të vdekur, do të rroj
dhe veprat e Zotit do t'i tregoj.
18 Zoti më mundoi shumë,
por në duart e vdekjes nuk më la.
19 Më hapni portat e drejtësisë,
që të hyj e të përlëvdoj Zotin.
20 Ja ku është porta e Zotit,
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
21 Do të të përlëvdoj, se më dëgjove
e shpëtimtari im u bëre.
22 Guri që ndërtuesit e hodhën tej,
u bë guri i qoshes.
23 Prej Zotit u bë kjo
dhe është e mrekullueshme për sytë tanë.
24 Kjo është dita që e bëri Zoti,
le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të!
25 O Zot, shpëtona!
O Zot, jepna mbarësi!
26 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!
Ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
27 Perëndi është Zoti dhe ai na ndriçoi.
Radhituni për festë, me degë në duar,
deri te brirët e altarit.
28 Ti je Perëndia im, ty të përlëvdoj,
ti je Perëndia im, ty të madhëroj.
29 Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
1 Lavduroni Zotinë, se asht i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
2 Le të thotë tashti Israeli, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
3 Le të thotë tashti shtëpia e Aaronit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
4 Le të thonë tashti ata qi druejënë Zotinë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
5 Prei shtrëngimit i thirra Zotit, Zoti më ndigjoi, e më vu ndë vend të gjanë,
6 Zoti ashtë me mue, s’kam me drashunë, qish do të më bajë njeriu.
7 Zoti ashtë me mue ndërmiet atyneve qi më ndimojënë, edhe unë kam me pamë anëmiqt’ e mi si due .
8 Ma mirë me shpëryem kushi mbë Zotinë, se me pasunë shpëresë mbë njerinë.
9 Ma mirë me shpëryem kushi mbë Zotinë, se me pasunë shpëresë mbë të parët.
10 Gjithë kombetë më rrethuenë, por kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
11 Më qarkuen’ e më rrethuenë, por kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
12 Më rrethuenë porsi bletë, u shuenë porsi ziarrm ferrash, sepse kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
13 Më shtynë fort me ranë, por Zoti më ndimoi.
14 Fuqia eme edhe kanka eme ashtë Zoti, edhe u ba shpëtim tek unë.
15 Za gëzimi e shpëtimi ashtë ndë tendat e të dreitëvet, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha.
16 E diatht’ e Zotit u naltue, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha.
17 S’kam me vdekunë, por kam me rruem, edhe kam me treguem punët’ e Zotit.
18 Zoti më mundoi fort, por s’më dha ndë dorët të vdekësë.
19 Më hapni dyert’ e dreitënisë, kam me hymë nd’ato, edhe kam me lavduruem Zotinë.
20 Këjo ashtë dera e Zotit, të dreitëtë kanë me hymë nd’ate.
21 Kam me të lavduruem, se më ndigjove, e m’ u bane ndifmë.
22 Ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba krye-sqepi,
23 prei Zotit u ba këjo, edhe asht’ e mërekullueshime ndër syt t’anë.
24 Këjo asht’ ajo ditaqi bani Zoti: le të gëzohemi e le të ngazëllohemi për ate.
25 O Zot, shpëto-na pra, o Zot, ban-na udhën’ e mbarë pra.
26 I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit, të bekuem prei shtëpisë Zotit.
27 Perëndia ashtë Zoti, edhe ndriti ndër ne; lithni kurbanin’ e së kremëtesë me litar, edhe sillni-a ngjer ndë brijt të theroresë.
28 Ti je Perëndia em, edhe kam me të lavduruem,ti je Perëndia em, edhe kam me të naltuem.
29 Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.