1 Aleluja.
Lavdëroni, o shërbëtorë të Zotit,
lavdëroni emrin e Zotit.
2 Qoftë bekuar emri i Zotit
që tani e deri në amshim!
3 Nga lindja e diellit deri në perëndim
lëvduar qoftë emri i Zotit!
4 Zoti është më lartë se gjithë kombet,
lavdia e tij është përmbi qiejt.
5 Kush është si Zoti, Perëndia ynë,
që banon në lartësi,
6 që përkulet për të parë
qiellin e tokën mbarë?
7 Nga pluhuri ai e ngre të mjerin,
nevojtarin prej plehut e lartëson.
8 Me fisnikët e vë të ulet,
me fisnikët e popullit të vet.
9 Beronjën e bën zonjë shtëpie,
nënë fëmijësh plot ngazëllim.
Aleluja!
1 Alleluia. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emënin’ e Zotit.
2 Qoftë i bekuem emëni i Zotit çë tashti e për gjithë jetënë.
3 Qoftë i lavdurueshim emëni i Zotit çë prei së lemit diellit ngjer mbë të perënduemit.
4 Zoti asht’ i naltë mbë gjithë kombet, lavdia e ati ashtë mbë qijet.
5 Kush ashtë si Zoti Perëndia ynë? Ai qi rri mbë të naltat,
6 ai qi vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet,
7 ai qi ngre prei baltet të vobegunë, edhe nalton prei plehesh të nevojëshiminë,
8 qi ta bajë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e popullit ati;
9 ai qi ban gruenë shterpë, të rrijë ndë shtëpi amë me dielm tue u gëzuem. Alleluia.