1 Aleluja!
Alef
Lum njeriu që e druan Zotin,
Bet
që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.
Gimel
2 Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë,
Dalet
breznia e të drejtëve do të bekohet.
He
3 Pasuri e begati do të ketë në shtëpinë e tij
Vau
dhe drejtësia e tij do të mbetet përjetë.
Zain
4 Për të drejtët lindi drita mes errësirës,
Het
i mëshirshëm, i dhembshur dhe besnik është ai.
Tet
5 I mirë është njeriu i mëshirshëm që jep hua,
Jod
që i bën punët e tij me drejtësi.
Kaf
6 Ai nuk do të tronditet kurrë,
Lamed
i drejti do të kujtohet përjetë.
Mem
7 Lajmit të keq nuk i trembet,
Nun
zemra e tij ka besim të patundur te Zoti.
Samek
8 Zemra e tij është e fortë, nuk do të tutet,
Ain
derisa të shohë shkatërrimin e armiqve të tij.
Pe
9 Është dorëdhënës, u jep nevojtarëve,
Cade
drejtësia e tij mbetet përjetë,
Kof
ballin e mban lart me nder.
Resh
10 Do ta shohë i paudhi e do të pezmatohet,
Sin
do të kërcëllojë dhëmbët e do të venitet,
Tau
Dëshira e të paudhëve do të marrë fund.
1 Alleluia. Lum ai njeri qi druen Zotinë, i ka anda fort urdhënimet’ e ati.
2 Fara e ati ka me qenun’ e fortë ndë dhet, brezi i të dreitëvet ka me u bekuem.
3 Nder e pasëje kanë me qenunë ndë shtëpi t’ati, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë.
4 Len dritë nd’errësinë për të dreitët, ashtë përdëllyes, e i dhimpshim, e i dreitë.
5 Njeriu i mirë ban përdëllim e ep hua, guvernon punët’ e veta me gjyq.
6 Andai s’ka me u tundunë kurrë, i dreiti ka me u përmendunë për gjithë jetënë.
7 Prei zanit keq s’ka me pasunë frikë, zemëra e ati ashtë gati për me shpëryem mbë Zotinë.
8 Zemëra e ati asht’ e fortë, s’ka me drashunë, ngjer sa të shofi shpagiminë mbë anëmiqt e vet.
9 Përdau, dha të vobegëvet; dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë, brini i ati ka me u naltuem me lavdi.
10 I pabesi ka me pamë, edhe ka me u zemëruem; ka me ngërcëllyem dhambët’ e vet, edhe ka me u tretunë, dëshërimi i të pabesëvet ka me u vdierrë.