Lamed
1 Përse rri larg, o Zot?
Pse fshihesh në kohë të vështira?
2 I paudhi shfrytëzon me mburrje skamnorin;
rënçin në kurthet që ngritën vetë.
3 Me dëshirat e veta mburret i paudhi,
ndërsa lakmitari shan e mallkon Zotin.
4 I paudhi e mban hundën përpjetë e nuk kërkon ,
mendon se nuk ka Perëndi.
5 Punët i venë gjithnjë mbarë,
gjykimet e tua janë larg prej tij
dhe kundërshtarët i fshin me një frymë.
6 Thotë me vete:
«Nuk do të trandem,
kurrë nuk do më gjejë e keqja».
Pe
7 Goja e tij është plot mallkime, mashtrime e dhunë,
nën gjuhë ka ligësi e poshtërsi.
8 Zë pritë nëpër fshatra,
vret të pafajshmin në vende të fshehta
e me sy përgjon fatkeqin.
Cade
9 Fshihet e pret si luani në strofull,
pret për të rrëmbyer skamnorin,
e rrëmben dhe e zvarrit në rrjetën e tij.
10 Struket e mblidhet kruspull
dhe para forcës së tij fatkeqët bien.
11 I paudhi thotë me vete: «Perëndia harron,
është fshehur e nuk sheh gjë».
Kof
12 Ngrihu, o Zot,
ngrije dorën, o Perëndi,
e mos i harro skamnorët.
13 Pse i paudhi e përçmon Perëndinë
e thotë me vete:
«Ti nuk do të më shqyrtosh?».
Resh
14 Por ti ke parë,
se ti e sheh ligësinë dhe brengën,
ti i peshon me dorën tënde.
Te ti mbështetet fatkeqi,
ti je ndihmësi i jetimit.
Sin
15 Thyeja krahun të paudhit e të ligut,
hetoje për paudhësinë gjer në fund.
16 Zoti mbretëron përjetë,
por kombet zhduken nga toka e tij.
Tau
17 Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot,
ua forcon zemrën e bën kujdes,
18 që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit,
që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.
1 Përse rri së largu, o Zot? Përse mpëshife ndë kohë shtrëngimi?
2 I vobegu përvëlohetë ndë madhështi të pa-besit; le të zihenë ndë dinakëritë qi shkojënë ndër mend.
3 Se i pa-besi mburretë mbë dëshërimet të shpirtit vet, edhe lakëmuesi lumënon vetëvetëhenë, s’e zë për gja Zotinë.
4 I pa-besi s’ka me kërkuem Zotinë, për madhështin’ e faqesë vet, gjithë mendimet’ e ati janë, se s’ka Perëndi.
5 Udhët’ e ati ndyhenë mbë qish do kohë, gjyqet’ e tu janë shumë nalt prei faqes ati, shfryn kundrë gjith’ anëmiqvet vet.
6 Tha ndë zemërët të vet: S’kam me u tundunë bres mbas brezi, pa ndonji të keqe.
7 Goja e ati ashtë plot me mallëkim e me idhënim e me gënjeshtrë, ndënë gjuhët t’ati asht’ e keqe edhe pa-udhëni.
8 Rri ndë pritë ndëpër katunde, qi të vrasi të pa-fajminë ndë të mpëshefëtë, syt’ e ati përgjojënë të nevojëshiminë.
9 Pulitetë ndë vend të mpëshefetë, porsi leoni ndë shpellët të vet, pulitetë për me rrëmbyem të vobegunë; rrëmben të vobegunë, kur heq atë ndë lak të vet.
10 Ngërmuqet’ e uletë poshtë, qi të bienë të vobegjitë ndë thonj t’ati.
11 Tha ndë zemërët të vet: Perëndia harroi; këtheu mbënjanë faqen’ e vet, s’ka me pamë kurrë.
12 Ngreu, o Zot, o Perëndi, nalto dorënë tande, mos harro të nevojëshimitë.
13 Për ç’punë zemëroi Perëndinë i pa-besi? Tha ndë zemërët të vet: S’ke me kërkuem.
14 Pe, se ti ve ore të shtrembëtën’ edhe të shamitë, qi ta shpagueish me dorënë tande; i vobegu lihetë ndë dorët tande, ti je ndifmësi i të vorfënit.
15 Dërrmo krahin’ e të pa-besit edhe të keqit, kërko fajin’ e ati, nder sa të mos gjejsh ma .
16 Zoti ashtë mbëret ndë jetë të jetësë, kombetë kanë me u bierrë prei dheut ati. Ndëgjove dëshërimin’ e të nevojëshimëvet,
17 o Zot, ke me bamë gati zemërën’ e atyne, ke me vumë vesh,
18 qi të gjukojsh të vorfënin’ edhe të përungjëtinë, nder sa të mos mundojë ma njeriu i dheut.