Krie X.
1 E θe rritur dimbe δiét δišípuljit e tîje , i δa atire zotrîn e špírtravet te χúaje , se ti ndziére n, e te še rónje n nga se mûnd, e nga te viljakosur.
2 É me ret e dimbe δiét Apóstulje vet jân kta. I pari, Simuni tše θe χet Piéte r, e Ndreu vlau tîje ,
3 Jápe ku i Dzebeδéut, e Janji vlau tîje , Fe ljipa, e Vártuli, Tumazi, e Matéu gabe ljoti, Jápe ku i Alféut, e Lebéu, tše u‐θe rrít Taddê,
4 Simún Kananéu, e Juδa Skarióti, tše prana e šiti.
5 Kta dimbe δiét de rgói Džesúi; po tše i porsiti, tue θ n: Mos vafši te uδa e džentílje vet, e mos χîši te χora e Samaritanvet:
6 Po étse ni mê špéit pas déljevet te biérra te špîs Israélit.
7 Vatur prana preδikoni, tue θ n: Se u‐kjas rregje ría e kjíelvet.
8 Še roni te se mure t, ngjále ni te vdékurit, pastroni lebruste , ndzirni špirtrat e χúaje : faregjê múartit, faregjê jipni.
9 Mos mbâši âr, jo re gjẽ́ nt, jo turrés nde r brezet tâje :
10 Jo traste pe r uδe s, jo dî te nde rrúame, jo tsariχe, jo δikanikje : pse aí tše šurbén kâ te ngre nit e tîje .
11 Pra tek tše dó χôr, o katunte ju χîši, píeni, kuš nd’ até e št i mîr: e atié kjintroni njera kûr te dálje ši.
12 Tue χîtur prana te špia, m’ i fálje ši.
13 E nd’ ajó špî kjofte e mîr, árθe te pákjia júaje mbi até : e nde prana se kjofte e mîr, pákjia júaje u‐priérte tek ju.
14 E nde njerî se ju mbiéθte , e ng márre te veš fiálje t túaje : dâlje ju jašta špîs, o asâje χórie, škúnde ni pié χte ka k mbet túaje .
15 Pe r ve rtét ú ju θom: Pêne mê te ljea kat kêt katundi Sóde me s, e Gomorre s te dita e džuδidzit, se ajó χôr.
16 Šiχni, ú ju de rgonje si delje nde mest úljkje vet. Jini pe r kte te špéite si gjaljprat, e te bute si pe lumbat.
17 Rúχi pra ka njére zit. Pse ju kjéle nje n nde kuventet, e te sinagogat e tire ju korromáre nje n χûnje .
18 E jini te kjeltur pe rpara kréravet, eδé rrégje ravet pe r mua, pe r martrî atire e džentílje vet.
19 E kûr te ju vê šin nde r dúart e tire, mos u‐lavšit si, e tše kini te θoni: se nd’ at χêr ju vién δ n juve, tše kini te θoni.
20 Pse n ng jini ju tše fjini, po špirti Táte se tê je , tše fjét tek ju.
21 E vlau kjele n te mórtia te vlân, e jati te birin: e te biljte ngre χen kunte r príndravet, e i vrase n:
22 E jini te dašur ljik ka gjiθ pe r é me rin tim: po aí tše rre jíret njera lúrte mu, aí salvonet.
23 Kûr prana ju pe rze fšin te kjo χôr, ikni te jatra. Pse pe r ve rtét ju θom, n ng kini škúar χorat e Israélit, njera te vĩnje i Biri njeríut.
24 N ng e št δišipul mbi δáskaljin, jo šerbe túar mbi te zotin e tîje .
25 I sose n δišípuljit, te jêt si δáskalji tîje : e šerbe túarit, si zoti tîje . Nde te zotin e špîs e θe rríte tin Beldzebúb: sâ mê atá te špîs tîje ?
26 Mos i tr mbi atire. Se faregjê e št i mbuljúar, tše se vién e duket: e i fšeχur, tse se vién e diχet.
27 e ju θom ú nde t’ érre tit, θúanie ju te drita: e até e gjégjeni te veši, preδikárnie sipe r špivet.
28 E mos i tr mbi atire, tše vrase n kurmin, e se mund vrase n špirtin: po tr mbi mê ‐špéit atîje , tše mund vrâs špirtin, e kurmin nde piste .
29 N ng šiten di pássare nje ran: e nje nde r ta n ng bie mbi δê pa Tate n tê je ?
30 Eδé kjimet e kréit tê je jân gjiθ te ne me rúara.
31 Prandái mos tr mbi: ju ve ljeni mê se šûm pássare.
32 Pe r kte nganjé , tše me skomoliste pe rpara njére zvet, eδé ú skomolíse nje até pe rpara Táte se tim, tše e št nde r kjíele t:
33 E nganjé , tše se me njoχte pe rpara njére zvet, eδé ú se njoχ até pe rpara Táte se tim, tse e št nde r kjíele t.
34 Mos ju dukte , se ú erδa te ve ja pákjien mbi δên: n ng erδa te ve ja pákjien, po špate n.
35 Pse erδa te ndânje njeríun ka tata tîje , e te bilje n ka je ma sâje , e te rên ka viéχe rra sâje :
36 E armíkje t’ e njeríut jân atá te špîs tîje .
37 Aí tše do mîr atin o ê me n mê se mua, ng e št pe r mua: e aí tše do mîr birin o bilje n mê se mua, ng e št pe r mua.
38 E aí tše n ng merr krikjen e tîje , e vién pas meje, n ng e št pe r mua.
39 Aí tše gjet gjele n e tîje , e bíer: e aí tše búar gjele n e tîje pe r mua, e gj n.
40 Aí tše mbiéθ juve, mbiéθ mua: e aí tše mbiéθ mua, mbiéθ até , tše me de rgói.
41 Kuš mbiéθ profetin nd’ é me rit profetit, merr rroge n e profetit: e kuš mbiéθ te dréitin nd’ é me rit te dréitit, merr rroge n e te dréitit.
42 E kuš δe ft e pî njîje nde kta te vígje lje nje kjeljkje ûje te ftoχt vetmiθ nd’ é me rit δišípulji: pe r ve rtét ú ju θom, n ng bíer rroge n e tîje .
1 Edhe si thirri të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, u dha atyre pushtet përmbi frymat e ndyra, që t’i nxjerrën’ ato, edhe të shëronjënë çdo sëmundë e çdo lëngatë.
2 Edhe emërat’e të dy-mbë-dhiet’ Apostojvet janë këta: i pari Simoni që thuhetë Pietrë, edhe Andhreu i vëllaj i ati; Jakovi i biri Zevedheut, edhe Joanni i vëllaj i ati;
3 Filippi, dhe Varthollomeu; Thomaj, edhe Matthe kumerqari; Jakovi i biri Allfeut, edhe Levveu që u qjuajti përmbiemërë Thadhdhe;
4 Simon Kananiti, edhe Judhë Iskarioti, ay që e trathtoj atë.
5 Këta të dy-mbë-dhietë dërgoj Jisuj, passi i porositi ata, tuke thënë: “Mos shkoni mb’ udhë gjëntarësh, edhe mos hyni ndë qytet Samaritësh;
6 Po më tepërë shkoni ndëpër dhënt të humbura të shtëpisë Israilit.
7 Edhe tuke vaturë, leçitni tuke thënë, se: “U afrua mbëretëri’e qiejevet.
8 Shëroni të sëmurë, qëroni të krromosurë, [ngjallni të vdekurë], nxirni diaj; dhurëti muartë, dhurëti epni.
9 Mos kini ar, as argjënt, as rame ndëpër brezat tuaj.
10 Mos kini trastë mb’ udhë, as dy rrobe, as këpucë, as stap; sepse punëtori e vëjen ushqimin’ e ti.
11 Edhe mbë çdo qytet a kryefshat që të hyni, vëshgoni cili ësht’ i vëjeturë nd’atë, edhe jitni atie gjersa të dilni.
12 Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë.
13 Edhe ndë qoftë shtëpia e vëjeturë, paqtimi juaj le të vinjë mb’atë; po ndë mos qoftë e vëleturë, paqtimi juaj u këtheftë mbë ju.
14 Edhe ay që të mos u presë juve, as të mos dëgjonjë fialëtë tuaja, kur të dilni prej asaj shtëpie, a prej ati qyteti, shkuntni pluhurin’e këmbëvet tuaja.
15 Me të vërtetë po u them juve, se : Më i duruarshim do të jetë mundimi mbë dhe të Sodhomëvet e të Gomorrëvet ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet.
16 Ja tek po u dërgonj unë juve posi dhen ndë mes të ujqëret; bëhi pra të urtë posi gjarpinjtë, edhe të butë posi pëllumbatë.
17 Edhe ruhi nga njerëzitë, sepse do t’u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndenie, edhe do t’u rrahënë ndëpër sinagogjit të tyre;
18 Edhe do t’ u nxierrënë juve për punë time përpara të parësh e përpara mbëretërish, për martiri mb’ ata edhe mbë kombet.
19 Po kur t’u apënë juve ndë duar, mos kini kujdes se qysh, a se si do të flisni, sepse do t’u epetë juve nd’ atë orë ç’do të flisni.
20 Sepse nukë jeni ju ata që flisni, po Frym’ e Atit tuaj që flet ndër ju.
21 Edhe vëllaj do të apë n’ dorë të vëllanë për të vrarë, edhe i ati të birrë; edhe bijtë do të ngrenë krye kundrë përindëvet, e do t’i vrasënë.
22 Edhe do t’u kenë mëri juve të gjithë për emërinë tim; edhe ay që të duronjë gjer ndë funt, kyj do të shpëtonjë.
23 Po kur t’u ndiekënë juve nga kyj qytet, ikëni mbë tiatrinë; sepse me të vërtetë po u them juve, se : Nukë do t’i mbaroni qytetet’ e Israilit, gjer sa të vinjë i bir’i njeriut.
24 Nuk’ është nxënësi përmbi mësonjësinë, as shërbëtori përmbi të zonë.
25 Mjaft është për nxënësinë të bënetë si mësonjësi ti, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë qoftë se të zon’ e shtëpisë e qjuajtnë Veelzevull, sa më shumë shtëpiakësit’e ti?
26 Mos i kini frikë pra ata, sepse nuk’ është gjë e mbuluarë që nukë do të sbulonetë; edhe gjë e fshehurë që nukë do të dihetë.
27 Atë që po u them juve nd’ errësirët, thojeni ndë dritët, edhe atë që dëgjoni ndër vesh, leçiteni përmbi shtëpit.
28 Edhe mos kini frikë nga ata që vrasënë trupinë, se shpirtinë s’munt ta vrasënë; po kini frikë më shumë nga ay që munt të humbasë ndë gjehenë edhe shpirtinë edhe trupinë.
29 Nukë shitenë dy zoq për një asprë ? Po një nga ata nukë do të bierë mbë dhet, pa urdhërin ’ e Atit tuaj.
30 Po juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë numëruarë.
31 Mos kini frikë pra, sepse ju ndani nga shumë zoq.
32 Kushdo pra që të më rrëfenjë përpara njerëzëvet, edhe unë do ta rrëfenj atë përpara tim Eti që është ndë qiejet.
33 Po kush të më mohonjë përpara njerëzëvet, do ta mohonj edhe un’ atë përpara tim Eti që është ndë qiejet.
34 Mos kujtoni se kam ardhurë të vë paqtim mbi dhet, s’kam ardhurë të vë paqtim, po thikë.
35 Sepse kam ardhurë të ndanj njerinë kundrë t’et, edhe bijënë kundrë s’ëmësë, edhe nusenë kundrë së viehërrësë.
36 Edhe arëmiqt’ e njeriut do të jenë shtëpiakësit’e ti.
37 Ay që do t’anë a t’ëmënë më tepërë se mua, nuk’ është i vëjeturë për mua; edhe ay që do bir e bijë më tepërë se mua, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua.
38 Edhe ay që nukë merr kryqin’e ti, e nukë vien pas meje, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua.
39 Ay që gjeti jetën’e ti do ta humbasë; edhe ay që të humbasë jetën’e ti për punë time, do ta gjenjë atë.
40 Ay që u pret juve, më ka priturë mua; edhe ay që më pret mua, ka pritur’ atë që më ka dërguarë mua.
41 Ay që pret profit mb’ emërë profiti, do të marrë pagë profiti; edhe ay që pret të drejtë mb’ emërë të drejti, do të marrë pagë të drejti.
42 Edhe ay që t’i apë një kupë ujë të ftohëtë ndonjërit nga këta të vegjëlitë vetëm mb’ emërë nxënësi, me të vërtetë po u them juve, se nukë do të humbasë pagën’e ti.”