Krie VIII.
1 E si kalarej ka malji, u‐níse tin pas atîje gjinde šûm:
2 E njô nje lebruse , tše víneje te aδorare n, tue θẽ n: Zot, nde do, mund me kje róš.
3 E ndé itur dore n Džesúi, e ngau, tue θê n: Dua, kje róu. E mbiátu ju‐kje rúa lebra tîje .
4 E i θot atîje Džesúi: Šiχ, te mos ja θúaš njeríu: po ets, buθtoju priftit, e jipi rrigalin, tše kumandói Moiséu, pe r martrî atire.
5 E si χíneje Džesúi Kapernaúm, ju‐kjas atîje nje Tšenturiún, tue parkaljesur,
6 E tue θẽ n: Zot, dialji im rrî štẽ n prapt te špia paralíte ke , kekje i dorrokopsur.
7 E i θot Džesúi: Arδur ú, e še ronje .
8 E pe rgjegjur Tšenturiúni, θa: Zot, u nẽ ng meritonje te me χîš nde špît time: po θúaj nje fiâlje vet, e še ronet dialji im.
9 Pse eδé ú rrî mbe te tiêr, e kam pe rpóš meje suljdét, e i θom ktîje : Ets, e vete: e jetrit, Eja, e vién: e šerbe túarit tim, Bẽ n kte , e e bẽ n.
10 Gjegjur prana Džesúi kto šurbise kjintrói, e θa atire tše veje n pas atîje : Pe r ve rtét ju θom, nẽ ng gjeta te Israéli kakje bes.
11 Eδé ju θom, se šûm kân te vĩnje n ka delj díeli, e ka pere ndón, e kân te rrîn me Abramin, e Isakun, e Džakobin te rregje ría e kjíelvet:
12 Po te bílje te e rregje rîs kan jên štẽ n nd’ érre tit te jaše m: atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δẽ mbeš.
13 E θa Džesúi Tšenturiúnit: Ets, e si pate bes, te kjofte . E u‐še rúa dialji tîje mb’ at χêr.
14 E arδur Džesúi te špia e Piétrit, pâ te viéχe rre n e tîje štẽ n prapt, e diégur ka éθia:
15 E ngau dore n e sâje , e éθia e lja, e u‐ngre, e i šurbéneje .
16 E arδur mbré manet, i súaltin pe rpara šûm me špirtrat e χúaje : e ndzúar špirtrat me fiâlje : e gjiθ atá tše rrije n ljik i še rói:
17 Se te be χej e θẽ na Isaîse profetit, tše θot: Aí múar te viljakósurat tona: e se mundat ngrakói.
18 Pâr prana Džesúi šûm gjinde rreθ atîje , kumandói te škoje n mbatân.
19 E kjasur nje Skrib, i θa: Δaskalj, ú vĩnje pas tîj, ku do te veš.
20 E Džesúi i θot: Δeljprat kân lošet, e zókje te e kjíele s foljêt: po Biri njeríut se kâ ku te prê nje kríet.
21 E njete r nde δišípuljit e tîje i θa: Zot, ljem pe rpara te vete te vê nde varre t tate n tim.
22 E Džesúi i θa: Eja pas meje, e lje te vdékurit te vẽ̂ n nde varre t te vdékurit e tire.
23 E si ngjitej te varka, i vân pas atîje δišípuljit e tîje :
24 E njô nje monostróf e maδe u‐bê te dêti, akje sa varka iš e mbuljúar ka suvaljat; e ai fiê je .
25 E kjasur δišípuljit e tîje , e sgjúan, tue θẽ n: Zot, salvona, jemi te biêrr.
26 E aí i θot: Pse tré mbeni, njere z pak béssie? Ngré itur aí aχíera, ne me réi ére vet e dêtit, e u‐bê nje e papsur e maδe.
27 E njére zit kjintrúan te marmaróst, tue θẽ n: Tše e št kî, se érat e dêti i marre n veš?
28 E si vate ai mbatân te χora e Džerdžesenvet, i dúaltin pe rpara di te zê n ka špirtrat e χúaje , tše díljie n ka varret, te kekje šûm, sa mosnjerî mund škóneje pe r at ûδ.
29 E njô θe rríte tin, tue θẽ n: Tše kemi na me tîj, Džesú bîr i Tinzoti? Erδe ktu pe rpara motit te na lastimisnje š?
30 E iš pak largu ka atá nje mûrr šûm dírkje še , tše kulótneje .
31 E špirtrat e χúaje e parkaljése je n, tue θẽ n: Nde na ndzíer, de rgona te murra e dírkje vet.
32 E θa atíreve: Étse ni. E dâlje atá vân te murra e dírkje vet, e njô gjiθ murra e dírkje vet u‐štû spe rδikste ka nje gramîn te dêti: e spavistin nde r úje rat.
33 E atá tše i kulóte je n iktin: e vatur te χora, rre fíetin gjiθséi, eδé ató te atire, tše kiše n špirtrat e χúaje .
34 E njô gjiθ χora i dúal pe rpara Džesúit: e pâr até e parkaljése tin te škóneje ka anat e tire.
Shërimi i të gërbulunit
1 Kur ybriti nga mali, i shkuen mbrapa turma të mëdhaja. 2 Dhe, ja, një i gërbulun iu avit e u përkul para tij tue thanë: «O Zot, po të duesh, ti mundesh me më dlirë». 3 Ai shtriu dorën, e preku e tha: «Due, le të bahesh i dëlirë». E menjëherë iu dëlir gërbula. 4 Mandej Jezusi i tha: «Shih se mos i thue kujt, por shko me iu dëftue priftit dhe paraqit kushtimin që urdhnoi Moisiu, si dëshmi për ta».
Shërimi i shërbëtorit të kryeqindshit
5 Kur ai hyni në Kafarnaum, iu afrue një kryeqindsh, tue iu lutë 6 e tue i thanë: «Zot, shërbëtori im dirgjet në shtëpi i paralizuem,, me mundime të mëdha». 7 E ai i tha: «Vij unë dhe e do ta shëroj». 8 Kryeqindshi i tha: «Zot, Nuk jam i ndenjë që ty hysh nën pullazin tim, por vetëm thuej një fjalë e do të shëndoshet. 9 Se edhe unë njeri nën një pushtet dhe, tue pasë ushtarë nën vete, i then njanit: "Eja!" e ai vjen dhe tjetrit: "Bane këtë!" e ai e ban». 10 Mbasi Jezusi ndëgjoi, u mahnit e u tha atyne që po e ndiqnin: «Vërtet po ju them: te askush në Izraeli nuk e kam gjetë një besim kaq të madh. 11 Porse, po ju them se shumë do të dalin nga lindja e nga perëndimi e do të shtrohen me Abrahamin, me Isakun e Jakobin në mbretninë e qiejve, 12 kurse bijtë e mbretnisë do të flaken në terrin e përjashtëm. Atje do të ketë vajtim e kërcëllim dhambësh». 13 Atëherë Jezusi i tha kryeqindshit: «Shko. Të ndodhtë siç besove!». Dhe iu shërue shërbëtori në atë kohë.
Shërimet te shtëpia e Pjetrit
14 Kur hyni në shtëpinë e Pjetrit, vuni re vjehrrën e tij të dergjun në shtrat e me zjarrmi. 15 Ai i preku dorën e asaj i ra zjarrmia. Atëherë u çue e i shërbente. 16 Kur ra mbramja, i sollën shumë të djallosun. Ai i dëboi shpirtënt me anë të fjalës dhe shëroi të gjithë ata që kishin lëngata, 17 aq sa u plotësue çka qe thanë me anë të Isaisë profet:
Ai i mori dobësitë tona ,
edhe sëmundjet i barti .
Jezusi, mësues i lirë
18 Tue pa rreth vetes një turmë të madhe, urdhnoi me kalue matanë. 19 Një shkrues iu avit e i tha: «Mësues, do të të ndjek kudo të shkosh». 20 Jezusi i tha: «Dhelpnat kanë strofuj e zogjtë fole, por biri i njeriut nuk ka ku me e mbështetë kryet».
21 Dikush tjetër prej nxanësve i tha: «Zot, më jep leje të shkoj me varrosë ma parë tim atë». 22 Por Jezusi i tha: «Më ndiq mue e leni të vdekunit të varrosin të vdekunit e vet».
Qetësimi i stuhisë
23 Atëherë hyni në lundër dhe nxanësit e vet e ndoqën. 24 E, ja, një shtërngatë e madhe u çue në liqen, aq sa me u mbulue lundra nën dallgë. Por ai po flinte. 25 U afruen dhe e zgjuen, tue i thanë: «Zot, ban shpëtim! Po rroposemi». 26 E ai u tha: «Pse jeni frikacakë, o besimpaktë?». Atëherë u çue, i bërtiti erës e detit e u ba qetësi e madhe. 27 Njerëzit u mahnitën, tue thanë: «Çka asht ky, që po i binden edhe era edhe deti?».
28 Kur mbërriti matanë, në krahinën e gadarenëve, ndeshi në dy të djallosun, që po dilnin prej varreve. Ata ishin fort të dhunshëm, aq sa askush nuk mundte me kalue asaj udhe. 29 Dhe, ja, vikatën e thanë: «Çka ka mes nesh e teje, o Bir i Hyut? A erdhe me na mundue para kohe?». 30 Larg tyne gjendej një tufë e madhe derrash tue kullotë. 31 Atëherë i thanë: «Nëse na dëbon, na ço te tufa e derrave». 32 Ai u tha: «Shkoni!». Ata dolën e hynë te derrat. Dhe, ja, tanë tufa u turr nga rrëpina në liqen e u mbytën në ujë. 33 Çobanët morën arratinë e shkuen në qytet me u tregue të gjithëve në lidhje me të djallosunit. 34 Dhe, ja, tanë qyteti i doli para Jezusit, por, kur e panë, iu lutën të largohej prej viseve të tyne.