Krie XXVII.
1 E si u‐bê ndritše m, mbióθtin kundzilje gjiθ krerat e príftravet, e piékje t e gjíndies kunte r Džesúit, se te de rgjoje n mbe mort.
2 E po tše e ljíδe tin, e kjeltin e e vûn nde dúart Pontse Pilatit tše atié kumandóneje .
3 Aχíera Juδa, tše e traδirti, pâr se kiš kjẽ n de rgúar mbe mort; i metanosur, prúar triδiét te re gjẽ ndat kréravet e príftravet, e piékje vet,
4 Tue θẽ n: Ftesa, tše traδirta gjakun te paftese . E atá θân: Tše e dúami na? ti kat e šoχe š.
5 E po tše štû te re gjẽ ndat te kjiša, iku: e vatur u‐vúar.
6 E krerat e príftravet, mârr te re gjẽ ndat, θân: Nẽ ng e št mîr te štíemi kto te te rzúari: se jân pretse gjaku.
7 E mbáitur kundzilje , biéitin me ató δéun e kjaramiδarit, pe r varr te χúajvet.
8 Pe r kte aí δê kje θe rritur, Δê gjaku, njera me sot.
9 Aχíerna u‐bê e θẽ na Džeremîs profetit, tže θot: E múartin triδiét te re gjẽ ndat pretsi i te pritsármit, tše biéitin kâ te bilje t e Israélit:
10 E i δân pe r δéun e kjaramiδarit, si me kumandói Inzót.
11 E Džesúi kje pe rpara kréut e vendit, e kreu e píeti, tue θẽ n: Ti jê Rregji i Juδivet? E Džesúi θa atîje : Ti e θua.
12 E kûr e ngaljésie n krerat e príftravet, e piékje te , fare pe rgjegjej.
13 Aχíerna i θot Pilati: Ẽ ng gjegje n sâ θôn mbi tîj martrît?
14 E nẽ ng ju pe rgjekje atîje pe r mos nje fiâlje , sâ te mērósneje šûm kréin.
15 Nga te kré mtie prana krei vendit kiš dzakôn te lje šóneje gjíndies nje te ljiδur, ke dúaje n atá.
16 E kiš aχíera nje te ljiδur te njoχur, tše ja θoje n Barabba.
17 Naní si atá u‐mbióθtin, i θa Pilati: Tsiljin doni te ju lje šonje : Barabbe n, o Džesúin, tše ja θôn Krišt?
18 Pse dîje se per ziljî ja kiše n δẽ n nde r dúar.
19 E si u‐ulj aí mbi θronin e ljíkjies, i de rgói θẽ n e šókjia tîje : Mosgjê pafše ti me ate te dréit, pse šûm pe sova sot nd’ ẽ nde rr pe r té .
20 E krerat e príftravet, e piékje te porsíte tin gjinde t te ljípie n Barabbe n, e Džesúin te vrísie n.
21 E pe rgjegjur krei, θa atire: Tsiljin doni te ju ljé nde r kta te di? E atá θân: Barabbe n.
22 Θot atire Pilati: Njî tše kam te bẽ nje Džesúin, tše ê i θẽ n Krište ?
23 I θôn atîje gjiθ: Kâ te ve χet mbe krikje . E krei θa: Tše ljik be ri? E atá mê šûm θe rrísie n tue θẽ n: Kâ te ve χet mbe krikje .
24 E pâr Pilati se fare e ndíχneje , po mê kekje bare bûlje be χej: mârr tsa ûj, ljáiti dúart pe rpara gjíndies, tue θẽ n: Ú se kam ftes pe r gjakun ke tîje te dréiti: šíχe nie ju.
25 E pe rgjegjur gjiθ gjíndia, θa: Gjaku i tîje mbi nê, e mbi bílje te tâne .
26 Aχíerna lje šôje atire Barabbe n: e Džesúin po tše e fradželarti ja δa te ve je n mbe krikje .
27 Aχíerna suljdete t e kréit χeljkjur Džesúin nde pretore t, mbióδe tin rrê z atîje gjiθ šóke te :
28 E po tše e džéše tin, i vûn ngraχ nje mantiélje te kukje ,
29 E piéksur nje kurôr gjẽ mbaš, ja vûn mbe krie, e nje kalme r te dora e diáθte e tîje . E pe rgjunjur pe rpara atîje , e šaje n, tue θẽ n: Te fáljemi, rregje i Juδivet.
30 E tue pe štíje tur mbi até , múartin kálme rin, e ja ke rsísie n te kríet e tîje .
31 E po tše e šáitin, i džéše tin mantiéljin, e e véše tin me mbroljat e tîje , e e kjeltin te ve je n mbe krikje .
32 E dâlje gjéte tin nje njerî Tširenê, pe r e me r Simún: kte e štre ngúan te ngrakóneje krikjen e tîje .
33 E vatur mbe vente i θẽ n Gólgote , tše vién me θẽ n vent Kútule,
34 I δân te pîje vere me fêl te pe rzíer. E po tše e vû nde buze t, ẽ ng diš te pîje .
35 E po tše e vûn mbe krikje , ndáitin te véšurat e tîje , tue štẽ n šórtazit: se te mbióχej tše u‐θa ka profeti: Ndáitin te véšurat time nde r ta, e mbi te véšure n time štûn šórtazit.
36 E uljur e rúajen atié.
37 E vûn mbi kríen e tîje ftesmen e tîje te škrúar: Kî ê Džesúi Rregji i Juδivet.
38 Aχíerna jân te vẽ n mbe krikje bašk me té di latrún: nje ka kraχu i diáθt, e nje ka i manδžinte .
39 E atá tše škoje n e malkoje n, tue tundur krerat e tire,
40 E tue θẽ n: Ti tše šuljare n kjiše n, e me trî dit e stise n: salvó vetχên: nde jê bîr Tinzoti, kalaru ka kríkjia.
41 E ke štú eδé krerat e príftravet tše e kjéše je n bašk me Skribrat, e piékje te θoje n:
42 Aí salvói te tiêr, e se mund salvônje vetχên: nde e št rregje i Israélit, é te kalaret ka kríkjia, e i kemi bes:
43 Aí u‐kumbís mbi Te nzôn: lje te lje šônje naní, nde e do: pse θa: Jam bîr Tinzoti.
44 Eδé kte i štije n nde buze t latrunte , tše iše n vẽ n mbe krikje bašk me té .
45 E tše te e gjašta ôr u‐bê erre t mbi gjiθ δéun njera tek e nẽ́ nde ta.
46 E si mbi te nẽ́ nde te n ôr θe rriti Džesúi me vûdže te maδe, tue θẽ n: Ilí, ilí, lamá sabaχθaní? tše e št: Inzoti im, Inzoti im, pe rtšé me lje reve?
47 E ditsá nde ta tše rrije n atié, si e gjékje tin, θoje n: Elîn θe rrét kî.
48 E mbiátu tue rankartur nje nde r ta e mârr nje spôndze , po tše e mbiói me uθul, e e vû mbi nje kalme r, i δa te pîje .
49 E te tiére t θoje n: Ljê, šomi nde vién Elía te salvônje .
50 E Džesúi papâ tue θirrur me vûdže te maδe, ndzúar špirtin.
51 E njô skjepi kjíše se u‐škjúar dîše tše ljart njera pošt, e δeu u‐tunte , e timbat u‐tšáitin,
52 E varret u‐χaptin: e šûm kúrme ra šé itraš, tše fié je n, u‐ngré ite n.
53 E dâlje ka varret pas te ngjálturit e tîje , érθe tin te χora e šé ite , e u‐buθtúan šumve.
54 E Tšenturiúni, e atá tše me té rúaje n Dšesúin, pâr δéun tše tundej e šurbiset tše be χšin, u‐trẽ́ mbe tin šûm, tue θẽ n: Ve rtét Bîr Tinzoti iš kî.
55 E iše n atié šûm grâ, tše rúaje n pre se largu, ató tše kiše n vât pas Džesúit ka Galiléa, te e šurbeje n:
56 Nde r to iš Maríeja Maddalena, e Maríeja e je ma Jápe kut, e Sépe se , e e je ma te bílje vet Dzebeδéut.
57 E kûr u‐ngris, erθ nje njerî i be gát ka Arimatéa, tše kiš é me rin Sep, tše eδé aí kiš me súar ka Džesúi.
58 Kî kjasur te Pilati, ljipi kurmin e Džesúit. Aχíera Pilati kumandói ti jipej kurmi.
59 E mârr kurmin, Sepa e pe štúal me pe ljχûr te pastrúame.
60 E e vû te nje varr i tîje i rî, tše preu te guri. E po tše prúar nje plak te maδe te dera e varrit, u‐nis e vate.
61 E iš atié Maríeja Maddalena, e jatra Maríe, uljur pe rpara varrit.
62 E te jatra dit, tše ê pas te Prẽ mtes, u‐mbióθtin krerat e príftravet, e Fariserat te Pilati,
63 Tue θẽ n: Zot, u‐kuje túam, se aí burr ge njemeš θa kûr iš eδé i gjâl: Pas trî dite ngjalem.
64 Andái kumandó te ruχet varri njera tek e treta dit: se arδur δišípuljit e tîje nate n te mos kalonje n até , e te θôn gjíndies: U‐ngre ka te vdékurit: e l’ últe mia ge njeme te jêt mê zî se e para.
65 E θa atire Pilati: Ju kini guárdien, étse ni, rúani si dini.
66 E atá vatur, rúaje tin varrin, po tše še núan gurin, bašk me guárdien.
Jezusi para Pilati
1 Kur agoi, të gjithë kryepriftënt e pleqtë e popullit vendosën bashkarisht ta dënonin Jezusin me vdekje. 2 Mbasi e lidhën, e çuen e ia dorëzuen Pilatit, qeveritarit.
Vdekja e Judës
3 Atëherë Juda, ai që e kishte dorëzue, kur pa se dënuen, u pendue, ua ktheu tridhjetë monedhat e argjendta kryepriftënve e pleqve 4 dhe u tha: «Mëkatuva, tue dorëzue gjak të pafajshëm». Ata i thanë: «Ç'na duhet neve! Shihe vetë». 5 Hodhi monedhat e argjendta në tempull, u largue dhe shkoi e u fur.
6 Kryepriftënt morën monedhat e argjendta e thanë: «Nuk lejohet me i qitë këto para kushtimore sep janë pare gjaku». 7 Atëherë morën vendim të blinin me to arën e një poçari për varrimin e të huejve. 8 Prandaj ajo arë u quejt «Ara e Gjakut», deri sot. 9 Kështu u plotësue çka qe thanë prej Jeremisë profet:
Morën tridhjetë monedhat e argjendta,
çmimi e të çmuemit,
që u çmue nga bijtë e Izraelit,
10 e i dhanë për Arën e Poçarit,
siç më kishte urdhnue Zoti.
Jezusi para Pilatit
11 Jezusi u vu para qeveritari. Qeveritari e pyeti: «A je ti mbreti i judejve?». Jezusi i tha: «Ti po thue». 12 Por, kur e paditnin kryepriftërinjtë dhe pleqtë, nuk përgjigjej fare. 13 Atëherë Pilati i tha: «A nuk po ndigjon sa çka po dëshmojnë kundër teje?». 14 Ai nuk iu përgjigj për asnjë gja, saqë e çuditi shumë qeveritarin.
Dënimi me vdekje
15 Për çdo festë qeveritari e kishte ba doke me lirue një të burgosun, atë që dëshironin. 16 Asokohe kishin një të burgosun të bujshëm, që quhej Jezu Baraba. 17 Kur u mblodhën, Pilati u tha: «Cilin doni t'ju liroj, Jezu Barabën apo Jezusin që quhet Krisht?». 18 E dinte se Jezusin e kishin dorëzue nga smira.
19 Ndërsa ishte ndejë në gjykatore, e shoqja i çoi fjalë: «Mos të kesh gja me atë të drejtë, se sot kam vuejt shumë në andërr për shkak të tij». 20 Por kryepriftënt e pleqtë e bindën turmën me kërkue Barabën e Jezusin me e vra. 21 Qeveritari u tha rishtas: «Cilin prej të dyve doni me ju lirue?». Ata iu përgjigjën: «Barabën!». 22 Pilati u thotë: «Çka të baj, pra, me Jezusin që quhet Krisht?». Të gjithë i thonë: «Të kryqëzohet!». 23 Ai u tha: «Pse, ç'të keqe bani?». Por ata bërtitnin edhe ma fort: «Të kryqëzohet!». 24 Kur Pilati e pa se nuk po arrinte asgjë, përkundrazi, po fillonte rrëmuja, mori ujë, lau duert para turmës e tha: «Jam i pafajshëm për gjakun e këtij. Shiheni ju». 25 Mbarë populli u përgjigj: «Gjaku i tij raftë mbi ne e mbi fëmijët tanë!». 26 Atëherë Pilati liroi Barabën, ndërsa Jezusin, mbasi e fshikulluen, e dorëzoi të kryqëzohej.
Jezusi para përqeshësve
27 Atëherë ushtarët e qeveritarit e morën Jezuin në pretorium dhe bashkuen rreth tij tanë kohortën. 28 E zhveshën dhe i hodhën sipër një pelerinë të kuq. 29 Thurën një kunorë ferrash, ia vunë në krye e i dhanë një kallam në dorën e djathtë. Tue ra në gjuj para tij, e qesëndisnin e i thonin: «Të falemi, o mbreti i judejve!». 30 E pështynë, morën kallamin e ia gjuenin kresë. 31 Mbasi e qesëndisën, ia hoqën pelerinën, e veshën me petkat e veta dhe e çuen për ta kryqëzue.
Kryqëzimi
32 Tue dalë, hasën në një njeri kireneas me emnin Simon, të cilin e detyruen me i mbartë kryqin. 33 Kur shkuen te një vend, që quhet Golgota, domethanë «Vendi i Kafkës», 34 i dhanë me pi verë të përzieme me vner, por kur i ndjeu shijen, nuk deshi me e pi.
35 Si e kryqëzuen, hodhën short për me nda petkat e tij 36 dhe u ulën e po e ruenin. 37 Mbi krye i vunë me shkrim shkakun arsyen: «Ky asht Jezusi, mbreti i judejve». 38 Atëherë kryqëzuen me të dy cuba, njenin në të djathtë e tjetrin në të majtë.
39 Kalimtarët e fyenin, tundnin kryet 40 e thonin: «Ti, që e shkatërron tempullin dhe e ndërton për tri ditë, shpëto veten, nëse je Biri i Hyut, e zbrit nga kryqi!». 41 Njësoj edhe kryepriftënt, shkrestarët e pleqtë e tallnin e thonin: 42 «Të tjerët i shpëtoi, veten nuk mundi me e shpëtue. Mbreti i Izraelit! Të zbresë tash nga kryqi e do të besojmë në të. 43 Besoi në Hyun, ta lirojë tash Hyu po deshi, meqë tha se asht Biri i Hyut!». 44 Edhe cubat, që ishin të kryqëzuem me të, e përqeshnin.
Vdekja
45 Që nga mesdita e deri në orën tre pasdite u bë errësirë në gjithë tokën. 46 Rreth orës tre pasdite Jezui thirri me zë të lartë: «Eli, Eli, lema sabakthani ?» që do të thotë: «Perëndia im, Perëndia im, përse më braktise ?». 47 Disa nga ata që ishin aty kur e dëgjuan, thanë: «Ky po thërret Elinë». 48 Njëri prej tyre vrapoi, mori një sfungjer, e ngjeu në uthull, e vuri në një kallam e ia dha për ta pirë. 49 Të tjerët thoshin: «Prisni të shohim nëse do të vijë Elia për ta shpëtuar».
50 Jezui thirri përsëri me zë të lartë e dha shpirt. 51 Atëherë veli i tempullit u gris më dysh nga lart deri poshtë, toka u drodh e shkëmbinjtë u çanë. 52 Edhe varret u hapën e shumë trupa të shenjtësh që kishin vdekur u ngjallën 53 dhe, pasi dolën nga varret pas ngjalljes së tij, shkuan në qytetin e shenjtë e iu shfaqën shumë njerëzve.
54 Kryeqindësi dhe të tjerët që ishin me të për të ruajtur Jezuin, kur panë tërmetin dhe gjithçka që ndodhi, u frikësuan shumë e thanë: «Me të vërtetë ky qenka Biri i Perëndisë».
55 Aty gjendeshin edhe shumë gra që kishin shkuar pas Jezuit që nga Galilea dhe i kishin shërbyer. Ato po shikonin nga larg. 56 Ndër to ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe Jozefit, si dhe nëna e bijve të Zebedeut.
Varrimi
57 Kur ra mbramja, erdhi një njeri i pasun nga Arimateja, me emnin Jozef. Edhe ai kishte qenë nxanësi Jezusit. 58 Shkoi te Pilati e i lypi trupin e Jezuit. Atëherë Pilati urdhënoi t'ia jepnin.
59 Jozefi e mori trupin e Jezuit, e mbështolli me li të pastër 60 dhe e vuni në varrin e ri, që kishte hapë për vete në shkamb. Rrokullisi një gur të madh te gryka e varrit e shkoi.
61 Maria Magdalenë e Maria ishin ulun kundruell varrit.
Rojat e varrit
62 Të nesërmen, që i bie me qenë mbas të premtes, kryepriftënt e farisenjtë u mblodhën te Pilati 63 e i thanë: «Zotni, na u kujtuem se ai mashtrues pati thanë, sa ishte gjallë: “Pas tri ditësh jam i gjallë”. 64 Prandaj, urdhno të sigurohet varri deri ditën e tretë, që të mos shkojnë dishepujt e tij me e vjedhë e me i thanë popullit: “U ngjall prej të vdekunve”. E mashtrimi i mbramë do të jetë më i keq se i pari». 65 Pilati u tha: «I keni rojtarët. Shkoni e sigurojeni si të dini». 66 Ata shkuan dhe e siguruen varrin, tue e vulosë gurin me rojtarë.