Krie XXVI.
1 E kje se, kûr Džesúi fe rnói gjiθ kto te folja, θa δišípulje vet e tîje :
2 Dini se pas dî díte še jân Páške te , e i Biri njeríut vién i δ n se te ve χet mbe krikje .
3 Aχíera u‐mbióθtin krerat e príftravet, e Skribrat, e piékje t’ e gjíndies te valji kréit te príftravet, tše ja θoje n Kaifás:
4 E kjindrúan nde r ta te ze je n Džesúin me nge njím, e te vrísie n.
5 E θoje n: Jo tek e kré mtia, se te mos tundet gjíndia.
6 E si ndoδej Džesúi Betanî te špia e Simunit lebrusit,
7 Ju‐kjas nje grúa, tše kiš nje rrogjê alabastri me valj te štré it, e ja derδi mbi kríet e tîje e rrîje ulje t.
8 E pâr δišípuljit e tîje , u‐ndze rrartin, tue θ n: Pe rtšé kta te biêrre ?
9 Pse kta valj mund šitej šûm, e ti jipej te né murvet.
10 E nde ljgúar kte Džesúi, θa atire: Pe rtšé ljóδe ni ke t grua? pse be ri nje šurbés te mîr mbi mua.
11 Pse ngaχêr te né murit i kini me ju: e mua n ng me kini ngaχêr.
12 Pse ke jó tše štû kta valj mbi kurmin tim, e be ri pe r te me vê r nde várre te .
13 Pe r ve rtét ju θom, ku do kjofte preδikúar kî Vangjélje te gjiθ jeta, vién e θe χet eδé tše be ri ke jó pe r kuitím te sâje .
14 Aχíerna vatur nje nde r dimbe δiéte te , i θ n Juδa Skarióti, te krerat e príftravet,
15 Θa: Tše dúani te me jipni, e ú ju jap nde r dúar até ? E atá i tákse tin triδiét te re gj nda.
16 E tše aχíera ke rkói χere n se te traδírneje .
17 E tek e para e te paθartit u‐kjáse tin δišípuljit Džesúit, tue θ n atîje : Ku do te de rtónje mi tîj te χâš Paške n?
18 E aí θa: Étse ni nde χore t te aktsilji, e i θoni: Δáskalji θot: Χera ime e št afe r, ú b nje Paške n tek ti me δišípuljit e mî.
19 E b n δišípuljit si kumandói Džesúi, e ndrékje tin Paške n.
20 E arδur mbré manet, u‐úlje mbe tríes me te dimbe δiéte te .
21 E si atá χaje n, θa: Pe r ve rtét ju θom, se nje nde r ju me traδire n.
22 E te χeljmúar šûm, zûn e i θân nganjé nde r ta: Mos jam ú, Zot?
23 E aí pe rgjegjur, θa: Kuš ngjíeje ti me mua dore n te taljuri, kî me traδire n.
24 I Biri i njeríut vete, si kje škrúar pe r té : po mierezî atîje njeríu, pe r ke i Biri i njeríut vién i traδirtur: iš mîr pe r té , nde s’ u‐kiš ljêr aí njerî.
25 E pe rgjegjur Juδa, tše e traδirti, θa: Mos jam ú, Rabbi? Θot atîje : Ti e θê.
26 E si atá χaje n, Džesúi mârr buke n, e po tše e bekói, e tšáiti, e ja δa δišípulje vet, e θa: Mírre ni, e χani: kî e št kurmi im.
27 E mârr kjeljkjin, po tše ringratsiárti, ja δa atire, tue θ n: Pini ka kî gjiθ.
28 Pse kî ê gjaku im, aí i δiáte se rê, tše pe r šûm kâ te derδet pe r nde ljemen e me katvet.
29 Ju θom prana, se ú n ng pî tše naní ke tîje fruti δrîše njera tek ajó dit, kûr te pî me ju te rî te rregje ría e Tate s tim.
30 E po tše ke ndúan Tinzoti, vân te malji i Ulínje vet.
31 Aχíerna i θot atire Džesúi: Gjiθ ju vini e skandalidzáreni pe r mua, te ke jó nat. Pse u‐škrua: I bie pekurarit, e sparrangjisen deljet e kafše s.
32 E pas te ngjálturit tim, ú vete pe rpara juš Galilê.
33 Pe rgjegjur prana Piétri, i θa: Nde eδé gjiθ u‐skandalidzaršin pe r tîj, ú jo nje χêr skandalidzarem.
34 Θa atîje Džesúi: Pe r ve rtét te θom, se nde kte nat, pâr se te ke ndônje gjelji, trî χêr θua se ng me njeχ.
35 Θot atîje Piétri: Eδé nde duχet se te vdes me tîj, ng θom se se te njoχ. E ke stú θân gjiθ δišípuljit.
36 Aχíerθin vete Džesúi bašk me ta te nje χore z e θ n Džete seman, e θot δišípulje vet tîje : Ulji ke tú sa ú vatur ke tié te parkaljése nje .
37 E mârr Piétrin, e di te bilje t e Dzebeδéut, zû te χeljmonej e te χumbej χeljmi.
38 Aχíera θot atire: Špirti im ê i χeljmúar akj sâ pe r morte : kjindroni ktu, e rrini sgjúar me mua.
39 E etsur ditsáθ, râ me fakjet pe rmiste , tue parkaljesur, e tue θ n: Tata im, nde mund jêt, lje te škônj largu meje kî kjeljkje ; nde mós jo si dua ú, po si do ti.
40 E vete te δišípuljit e tîje , e i gj n tše fiẽ̂ n, e i θot Piétrit: Ke stú n ng múnde tit te rrije t nje ôr sgjúar me mua?
41 Rrini sgjúar, e parkaljése ni te mos χíje ši nde tantatsiúne . Špirti ê i akse m, po kurmi ê i viljakosur.
42 Papâ tek e dîta χêr vatur, parkaljesi, tue θ n: Tata im, nde kî kjeljkje se mund škônje largu ka ú moss’ e pîša, u‐be fte ve ljema jote.
43 E vatur, gj n papâ atá tše fié je n: se iše n sît e tire te me šúam.
44 E po tše lja atá, vatur papâ, parkaljesi te trete n χêr, tue θ n eδé ató fiâlje .
45 Aχíerna vién te δišípuljit e tîje , e i θot: Fi ni ngjumu, e pre χi: njô u‐kjas χera, tše i Biri njeríut e št i δ n nde dúar me katrúamvet.
46 Ngré χeni, e vemi: njô e rrû aí tše me traδíre n.
47 E si aí fólje neje eδé, njô erθ Juδa nje nde r dimbe δiéte te , e bašk me té gjinde šûm me maχjere e χûnje , de rgúar ka krerat e príftravet, e piékje t e gjíndies.
48 E aí tše e traδirti, δa atire nje sinjâl, tue θ n: Aí tše ú te púθe nje , aí e št, mbánie.
49 E mbiátu kjasur Džesúit, θa: Te faljem, Rabbi. E e puθi.
50 E Džesúi θa atîje : Mik, pe rtšé erδe? Aχíerθin kjasur atá, štûn dúart mbi Džesúin, e e zûn.
51 E njô nje ka atá, tše e n me Džesúin, ndé itur dore n, škulji špate n e tîje , e tse nói šerbe túarin e kréit priftravet, e i ndzúar vešin.
52 Aχíerna θot atîje Džesúi: Prîr špate n t nde te vendi i sâje . Pse gjiθ atá, tše marre n špate n, me špat biren.
53 O te fiantase n, se ú n ng mund parkaljése nje Tate n tim, e me vê mbân mê se dimbe δiét lêge ẽ́ ngje ljiš?
54 Si andái kân te be χen te Škrúamet, pse ke štú kâ te jêt?
55 Nd’ at χêr θa Džesúi gjínde vet: Si pe r nje latrún dúaltit me maχjere e drunje te me zé je te : nga dita ú úlje ša ndân juve te kjiša tue me súar, e n ng me zûte .
56 E gjiθ kî šurbés kje, se te bé χšin te Škrúamet e profétravet. Aχíerna gjiθ δišípuljit, lj n até , iktin.
57 Atá prana po tše zûn Džesúin, e kjeltin te Kaifasi krei príftravet, ku u‐mbióθtin Skribrat e piékje te .
58 E Piétri vêje pas atîje pre se largu, njera te valji kréit príftravet. E χíje tur mbre nda, u‐ulje me šerbe toret, te šiχ te fe rnúarit.
59 E krerat e príftravet, e piékje te , e gjiθ sinedri ke rkoje n martrî te rreme kunte r Džesúit, se te vrísie n:
60 E ng e gjéte tin; e si u‐bẽ̂ n pe rpara šûm martrî te rrêm, n ng e gjéte tin. E prana arδur di martrî te rrêm,
61 Θân: Kî θa: Ú mund šuljáre nje kjiše n e Tinzoti, e nde trî dit te stíse nje .
62 E ngré itur krei príftravet, θa atîje : Mosgjê se pe rgjegje? Tše martrî b nje n kta kunte r tîj?
63 E Džesúi rrîje kjet. E pe rgjegjur krei príftravet, i θa: Te vê me bê pe r Te nzót te gjâl, te na θúaš nde ti jê Krišti, i biri Tinzoti.
64 I θot atîje Džesúi: Ti e θê: Mbe gjíθ ju θom, tše naní e pare t šiχni te Birin e njeríut uljur kâ e diáθta te fukjîs, e tše vién mbi rêt e kjíele s.
65 Aχíerθin krei príftravet škjúar te véšurat e tîje , tue θ n: Malkói: tše ti dúami martrît? e ši nje mént gjékje tit malkimin e tîje :
66 e ju duket juve? E atá pe rgjegjur θân: I nget mórtia.
67 Aχíerna i pe štíje tin nde fakjet, e e zûn me grušte, e te tiêre i ndẽ́ nde tin mbalambersa,
68 Tue θ n: Ge dzáre na, Krišt, kuš e št aí tše te tse nói.
69 E Piétri rrîje ulje t jašt te valji: e u‐kjas atîje nje kopilje, tue θ n: Eδé ti iše me Džesúin Galiléun.
70 E aí negói pe rpara gjiθve, tue θ n: ng dî tše θua.
71 E si dúal aí jašta dere s, e pâ njate r kopilje, e θa atire, tše e n atié: Eδé kî iš me Džesúin Nadzarenin.
72 E papâ negói me bê: Se ú n ng njoχa njeríun.
73 E pas nje tšik kjasur atá tše ndóδe šin atié, θân Piétrit: Ve rtét se eδé ti jê nde r ta: se eδé te folje t t nte te buθtón.
74 Aχíerna zû te né me je , e te bẽ́ neje bê se ng njiχ njeríun. E mbiátu ke ndói gjelji.
75 E Piétri u‐kuitúa te fiálje s Džesúit, tše i kiš θ n: Se me pâr se te ke ndônje gjelji, trî χêr ti me negón. E dâlje jašt; kjáiti farme koste .
Shestimi kundër Jezusit
1 Kur Jezusi i kreu të gjitha këto fjalë, u tha nxanësve të vet: 2 «Ju e dini se mbas dy ditësh vijnë Pashkët dhe Biri i njeriut asht tue u dorëzue për me u kryqëzue».
3 Atëherë kryepriftënt dhe pleqtë e popullit u mblodhën në tremen e pallatit të kryepriftit, që quhej Kajafa, 4 e morën vendimin e përbashkët me e kapë Jezusin me dredhi, për ta vra. 5 Por thonin: «Jo gjatë festës, që të mos ketë rropatje në popull».
Vojimi i Jezusit
6 Kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e Simon të gërbulun, 7 iu avit një grue, me një enë alabastri me mirrë shumë të kushtueshme, dhe ia dikoi mbi krye, kur ai ishte në tryezë. 8 Nxnësit e panë dhe u zemrëuen e thanë: «Pse gjithë kjo humbje? 9 Mundte me u shitë shtrejtë, për me u dhanë të varfënve». 10 Por Jezusi, tue e ditë, u tha: «Pse po i qitni punë kësa grueje? Vepër të bukur bani ajo për mue. 11 Të varfnit i keni gjithmonë me ju, por mue nuk më keni gjithmonë. 12 Tue dikue këtë mirrë mbi trupin tim, bani çka lypet për varrim. 13 Vërtet po ju them, kudo të kumtohet ky ungjill, në mbarë botën, do të përflitet edhe çka bani ajo, në kujtim të saj».
Juda pajtohet për tradhti
14 Atëherë, njeri prej të dymbëdhjetëve, i quejtuni Judë Iskarioti, shkoi te kryepriftënt 15 e u tha: «Çka doni me më dhanë e unë do t'jua dorëzoj?». E i caktuen tridhjetë monedha argjendi. 16 Qysh atëherë kërkonte rastin e volitshëm për ta dorëzue.
Përgatitja e Pashkëve
17 Ditën e parë të bukëve të pambrueme nxanësit iu afruen Jezusit e i thanë: «Ku dëshiron ta bajmë gati për ty darkën e Pashkëve?». 18 Ai u tha: «Shkoni në qytet, te filani, e i thoni: “Mësuesi thotë: Koha ime asht afër. Te ti po i baj Pashkët, me nxanësit e mi”». 19 Nxanësit vepruen si i urdhnoi Jezusi dhe përgatitën Pashkët
20 Kur ra mbramja, u ul shtrue me të dymbëdhjetët. 21 Kur ishin tue hangër, tha: «Vërtet po ju them, njeni prej jush do të më dorëzojë». 22 Ata u trishtuen shumë e nisën tue e pyet, njeni mbas tjetrit: «Nuk jam unë, Zot?». 23 Ai u përgjigj: «Ai që zhyti dorën në kupë me mue, ai do të më dorëzojë. 24 Biri i njeriut po shkon, si asht shkrue për të, por mjerë ai njeri, prej të cilit po dorëzohet Biri i njeriut! Do t'i kishte pasë hije të mos kishte lindë ai njeri». 25 Juda, ai që po e dorëzonte, ia ktheu: «Nuk jam unë, rabbi?». Ai i tha: «E the vetë».
Darka e Zotit
26 Tue hangër, Jezusi mori bukën, tha lutjen e bekimit, e theu, ua dha nxanësve e tha: «Merrni, hani, ky asht trupi im». 27 Mandej mori kelkun, u falënderue e ua dha, tue thanë: «Pini prej tij të gjithë. 28 Ky asht gjaku imi besëlidhjes, që derdhet për hir të shumtëve, për faljen e mëkateve. 29 Por, po ju them, nuk do të pi ma, qysh tash, nga kjo dhunti i hardhisë, deri atë ditë, kur do ta pi me ju, të re, në mbretëninë e Atit tim».
30 Dhe, mbasi kënduen himnin, dolën drejt Malit Ullijve.
Parashikimi i mohimit të Pjetrit
31 Atëherë Jezusi u tha: «Të gjithë ju do të birreni prej meje këtë natë, sepse asht e shkrueme:
Do të godas bariun
e delet e grigjës do të turiten.
32 Por, mbasi të ngjallem, do t'ju prij në Galile». 33 Pjetri i tha: «Edhe nëse të gjithë do të birren prej teje, unë nuk do të burrem kurrë». 34 Jezusi i tha: «Vërtet po të them se, këtë natë, para se të këndojë gjeli, tri herë do të më shpërnjohësh». 35 Pjetri i tha: «Edhe nëse duhet të vdes me ty, nuk do të të shpërnjoh». Kështu thanë të gjithë nxanësit.
Lutja në Gjetseman
36 Atëherë Jezusi me ta në një vend që quhet Gjetsemani e u tha nxanësve: «Uluni këtu, ndërsa unë po shkoj me u lutë atje». 37 Mori me vete Pjetrin dhe dy bijtë e Zebedeut e filloi me u trishtue e me u angështue. 38 Mandej u tha: «Shpirti im asht i trishtuem deri në vdekje. Qëndroni këtu e rrini zgjuet me mua». 39 Shkoi pak ma andej, ra me fytyrë përdhe e u lut: «Ati im, nëse asht e mundun, ma largo këtë kelk. Megjithatë, jo si due unë, por si të duesh ti».
40 Erdhi te nxanësit dhe i gjeti fjetë. I tha Pjetrit: «Nuk ia dolët me ndejtë zgjuet me mue veç një orë? 41 Rrini zgjuet e lutuni mos me hy në sprovë, se shpirti asht i vrullshëm, por mishi asht i dobët». 42 Shkoi prap për të dytën herë e u lut: «Ati im, nëse ky kelk nuk mund të shmanget pa e pi, u baftë vullneti yt!».
43 Kur u kthye, i gjeti prap fjetë, se u ishin randue sytë. 44 I la sërish dhe shkoi e u lut për të tretën herë, tue thanë prap të njëjtat fjalë.
45 Atëherë erdhi te nxanësit e u tha: «Ende po flini e po pushoni? Ja, u afrue ora e Biri i njeriut po u dorëzohet në duert e mëkatarëve. 46 Çohuni të shkojmë. Ja, po afrohet ai që po më dorëzon».
Dorëzimi dhe kapja
47 Ishte ende tue folë dhe, ja, erdhi Juda, njeni prej të dymbëdhjetëve, me një turmë të madhe, me shpata e shtaga, të dërguem nga kryepriftënt e pleqtë e popullit. 48 Tradhtari u kishte dhanë këtë shenjë: «Kë të puth unë, ai asht. Atë kapni!». 49 E menjëherë iu afrue Jezusit e i tha: «Të falem, rabbi!». Dhe e puthi. 50 Jezusi i tha: «Shok, për këtë je këtu». Atëherë u afruen, vunë dorë mbi Jezusin dhe e kapën. 51 Dhe ja, njeni prej atyne që ishin me Jezusin nxori shpatën, goditi shërbëtorin e kryepriftit e i këputi veshin. 52 Atëherë Jezusi i tha: «Ktheje shpatën në vendin e vet. Të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin. 53 A mendoni se nuk mundem me iu lutë Atit tim me më dërgue fill ma shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh? 54 Por, si do të plotësoheshin shkrimet, që thonë se kjo duhet të ndodhë?».
55 Në atë kohë Jezusi u tha turmave: «Erdhët si për një cub, me më marrë me shpata e shtaga? Çdo ditë rrija tue mësue në tempull e nuk më kapët. 56 Por gjithë kjo ndodhi që të plotësohen shkrimet e profetëve».
Atëherë të gjithë nxanësit e lanë e ikën.
Jezusi para sinedrit
57 Ata që e kishin kapë, e çun te kryeprifti Kajafa, ku ishin mbledhë shkrestarët e pleqtë. 58 Pjetri e ndoqi prej së largu deri te tremja i pallatit të kryepriftit. Hyni mbrenda dhe ul me shërbëtorët, me pa përfundimin.
59 Kryepriftënt dhe krejt sinedri lypnin dëshmi të rreme kundër Jezusit, që ta vritnin, 60 por s'gjetën gja, megjithëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë. Përfundimisht u paraqitën dy vetë 61 e thanë: «Ky ka thanë: “Mundem me e shkatërrue tempullin e Hyut dhe me e ndërtue mbas tri ditësh”».
62 U çue kryeprifti e tha: «Nuk përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?». 63 Por Jezusi heshtte. Kryeprifti i tha: «Të përbej pash Hyun e gjallë me na thanë a je ti Krishti, Biri i Hyut?». 64 Jezusi i tha: «Vetë e the. Megjithatë, po ju them
prej tashit
do ta shihni Birin e njeriut
ndejun në të djathtën
e Hyut së fuqishëm,
dhe tue ardhë mbi retë e qiellit ».
65 Atëherë kryeprifti shqeu petkat e tha: «Blasfemoi! Ç'na nevojitet me pasë dëshmitarë? Sapo e ndigjuet blasfeminë. 66 Çka mendoni?». Ata u përgjigjën: «Meriton vdekjen». 67 Atëherë filluen ta pështynin në fytyrë e ta rrihnin. Disa e gjuenin me shpulla 68 e i thoshin: «Profetizo, o Krisht! Kush po të qëllon?».
Mohimi i Pjetrit
69 Pjetri ishte ulë përjashta në treme. Iu afrue një shërbëtore e i tha: «Edhe ti ishe me Jezu Galileasin». 70 Por ai e mohoi para të gjithëve e tha: «Nuk e di ç'po thue!». 71 Kur po dilte drejt portikut, e vërejti një shërbëtore tjetër e u tha atyne që gjendeshin aty: «Ky ishte me Jezusin e Nazaretit». 72 Por Pjetri e mohoi rishtas me be: «Nuk e njoh njeriun». 73 Mbas pak, të pranishmit iu afruen Pjetrit e i thanë: «Vërtet je një prej tyne, se edhe e foljma të zbulon». 74 Por Pjetri filloi me mallkue e me u betue: «Nuk e njoh njeriun».
Menjëherë këndoi gjeli 75 e Pjetrit iu kujtuen fjalët e Jezusit, që i kishte thanë: «Para se të këndojë gjeli, tri herë do të më mohosh». Doli jashtë e qau idhtë.