Krie XXV.
1 Aχíerθin gjitet rregje ría e kjíelvet δiét vírgje rave: tše mârr χiljneret e tire dúaltin pe rpara δẽ́ nde rrit.
2 E pes nde r to iše n te špéita, e pes ndrola:
3 E ndrolat, mârr χiljneret e tire, ẽ ng múartin valje bašk me to:
4 Te špéitat pra múartin valje te rrogjêt e tire bašk me χe ljnere t e tire.
5 E si δẽ́ nde rri me nói, u‐kje lúan te gjiθta e fié je n.
6 E nde mes náte se kje nje θírre me : Njô vién δẽ́ nde rri, díljni pe rpara atîje .
7 Aχíerna u‐ngrên gjiθ ató vírgje ra, e de rtúan χe ljnere t e tire.
8 E ndrolat θân te špéitravet: Ẽ na neve ka válje te tâje: se χe ljnere t tân jân e šuχen.
9 U‐pe rgjégje tin te špéitat, tue θẽ n: Jo, mos ẽ ng erre fte neve e juve, étse ni mê špéit tek atá tše e šese n, e biénie pe r ju.
10 E si ató veje n te biéje n, errû δẽ́ nde rri: e ató tše ndóδe šin te ndrékjura, χíje tin me té te dárse met, e u‐mbulî dera.
11 E vĩnje n pe stana eδé te tiérat vírgje ra, tue θẽ n: Zot, Zot, χape neve.
12 E aí pe rgjegjur θa: Pe r ve rtét ju θom, nẽ ng ju njoχ.
13 Mandái rrini sgjúar, se nẽ ng dini dite n, ne χere n, tše vién i Biri njeríut.
14 Pse si njeríu tše niset largu δeut, θe rriti šerbe tore t e tîje , e i lja nde r dúar petkat e tîje .
15 E njerit i δa pes talente, e jetrit di, e jetrit nje , nganjé je si fukjía e tîje , e u‐nis mbiátu.
16 E vatur aí tše kiš pes talente, še rbéu me atá, e be ri njete r pes talente.
17 Ke štú eδé aí tše pat di, e gave njéi njete r di.
18 Aí prana tše pat nje , vatur be ri nje grop te δeu, e fšeχu re gjẽ nde t e te zotit tîje .
19 E pas šûm mot vién i zoti atire šerbe tóre ve, e χeljkje kundin me atá.
20 E kjasur aí tše múar pes talentet, i vû pe rpara te tiére t pes, tue θẽ n: Zot, ti me δê pes talente; šiχ, ú gave njeva njete r pes talente mbi atá.
21 E i θa i zoti tîje : Mîr be re, šerbe túar i mîr e i bese m, mbi te páke te kjeve i bese m, ú te vê mbi te šumat: χîr te χaréa zotit tẽ nte .
22 E kjasur eδé aí tše múar di talente, θa: Zot, di talente me δê; šiχ, njete r di talente ú gave njeva mbi atá.
23 I θa atîje i zoti tîje : Mîr be re, šerbe túare i mîr e i bese m, mbi te páke te kjeve i bese m, ú te vê mbi te šúmat: χîr te χaréa zotit tẽ nte .
24 E kjasur eδé aí tše pat nje talente , θa: Zot, te dija se jê njerî i ngure t, tše kúare n tek se mbole, e mbiéθ tek se špriše:
25 E se u‐trẽ mba, vatur fšeχa talentin tẽ nte te bota: šiχ, kê tẽ ndin.
26 E pe rgjegjur i zoti atîje , i θa: Šerbe túar i ljik, e i varesur, dije se ú kúare nje tek se mbola, e mbiéθ tek se špriša?
27 Duχej andái te lje je ti re gjẽ ndin tim atire tše nde rronje n turrés, e arδur ú kiša mârr timin me nderés.
28 Ndzirni andái talentin ke tîje , e jípe nia atîje , tše kâ δiét talentet.
29 Pse atîje tše kâ i jipet, e i mburonet: po atîje , tše se kâ, eδé até tše kâ, i mirret.
30 E šerbe túarin tše se ve ljén štínie nde t’ érre tit te jaše m: atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δẽ mbeš.
31 Kûr prana te vĩnje i Biri njeríut nde δokse te tîje , e gjiθ šé itrat ẽ́ ngje lj me té , aχíera uljet mbi θronin e δokse s tîje :
32 E mbjiδen pe rpara atîje gjiθ gjinde t, e ndân atá njeri ka jetri, si pekurari ndân deljet kâ katsíkje te :
33 E vê deljet kâ e diáθta e tîje , e katsíkje te kâ e mandžinta.
34 Aχíerna rregji θot atire, ka ana e diáθte : Ngani, ju te bekúamit e Táte se tim, trašigoni rregje rîn de rtúar juve tše kûr u‐bê jeta.
35 Se pata û, e me δât te χaja: pata et, e me δât te pîja: iša i χúaje , e me mbióθtit:
36 I džešur, e me veštit: u‐se murta, e érθe tit e me pât: iša nde filjakjî, e érθe tit tek ú.
37 Aχíerθin i pe rgjégjen te dréitit, tue θẽ n: Zot, kûr te pâm me û, e te δâm te χaje: o me et, e te δâm te pije?
38 E kûr te pâm te χúaje , e te mbióθtim: o džešur, e te veštim?
39 E kûr te pâm se mûr: o nde filjakjî, e érθe tim tek ti?
40 E pergjegjur rregji, θot atire: Pe r ve rtét ju θom, sâ χêr ja bê te nje i nde r kta vléze rit e mî te vígje ljit, e bê te mua.
41 Aχíerna θot eδé atire te ana e mandžinte : Ikni ka ú, ju tše jini te malkúar, te ziárri pâ‐fe rnúam, i de rtúar pe r diálin, e ẽ́ ngje ljit e tîje .
42 Se pata û, e nẽ ng me δât te χaja: pata et, e nẽ ng me δât te pîja:
43 Iša i χúaje , e nẽ ng me mbióδe tit: džešur, e nẽ ng me veštit: se mûr, e nde filjakjî, e nẽ ng érθe tit te me šíχe je t.
44 Aχíerna i pe rgjegjen eδé atá, tue θẽ n: Zot, kûr te pâm me û, o me et, o te χúaje , o te džešur, o te se mûr, o nde filjakjî, e nẽ ng te šurbíem?
45 Aχíera i pe rgjegjet atire, tue θẽ n: Pe r ve rtét ju θom: Sâ χêr nẽ ng ja bê te nje i nde r kta te vígje ljit, eδé mua nẽ ng me bê te .
46 E kta vên nde te pe súarit pa‐fe rnúam: te dréitit pra nde gjele t pâ‐fe rnúam.
Dhjetë virgjënat
1 «Atëherë, mbretnia e qiejve u përngjet dhjetë virgjnavë, të cilat morën kandilat e vet e i dolën para dhandrrit. 2 Pesë prej tyne ishin të marra e pesë të mençuna. 3 Të marrat, tue marrë kandilat, nuk morën voj me vete. 4 Të mençunat morën voj në enë të vogla bashkë me kandilat e vet. 5 Dhandri po vonohej, prandaj u kotën të gjitha e ranë në gjumë. 6 Por, në mesnatë, u ba një vikamë: “Ja dhandri, dilni para”. 7 Atëherë u çuen të gjitha ato virgjna e zbukuruen kandilat. 8 Të marrat u thanë të mençunave: “Na jepni voj prej tuejit, se po na fiken kandilat”. 9 Por të mençunat u përgjigjën: “Jo, se atëherë s'na del as neve e as juve. Ma mirë shkoni te tregtarët e bleni për vete”. 10 Kur shkuan me ble, ia behu dhandri. Ato që ishin gati, hynë me të në dasmë dhe u ndrye dera. 11 Ma vonë mbërritën edhe virgjnat e tjera e thanë: “Zotni, zotni, na e hap derën!”. 12 Por ai u përgjigj: “Vërtet po ju them: nuk ju njoh”.
13 Rrini zgjuet, pra, se nuk e dini as ditën e as orën».
Shëmbëlltyra e talentave
14 «Asht porsi një njeri, që tue u nisë për udhë, thirri shërbëtorët e tij e u la plangun e vet. 15 Njenit i dha pesë talenta, tjetrit dy e tjetrit një, secilit simbas aftësisë vetjake, e u nis për rrugë menjëherë. 16 Ai që kishte marrë pesë talenta, shkoi e i shtiu në punë dhe përfitoi edhe pesë të tjera. 17 Po ashtu, ai që kishte marrë dy, përfitoi dy të tjera. 18 Por, ai që kishte marrë një, shkoi, gërmoi dheun dhe e mshehu paren e zotnisë së vet.
19 Mbas shumë kohe, i zoti i këtyne shërbëtorëve vjen e ndreq llogaritë me ta. 20 U avit ai që kishte marrë pesë talenta, solli edhe pesë të tjerë e tha: “Zotni, ti më dorëzove pesë talenta. Ja, përfitova edhe pesë të tjerë”. 21 I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. Ishe besnik në pak, unë do të të caktoj mbi shumë. Hyn në gëzimin e zotnisë tand”. 22 U avit edhe ai që kishte marrë dy talenta e tha: “Zotëri, më dorëzove dy talenta. Ja, përfitova edhe dy të tjerë”. 23 I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. Ishe besnik në pak, unë do të caktoj mbi shumë. Hyn në gëzimin e zotnisë tand”.
24 U avit edhe ai që kishte marrë njëqind monedha e tha: “Zotni, di se je njeri i ashpër, që korr ku nuk ke mbjellë e mbledh ku nuk ke hedhë, 25 prandaj, i friguem, shkova dhe e msheha në tokë talentin tand. Shih ku e ke gjanë tande!”. 26 Por i zoti iu përgjigj: “Shërbëtor i keq e përtac. Ti dike se unë korrkam ku nuk kam mbjellë e mblidhkam ku nuk kam hedhë? 27 Atëherë duhej t'i kishe vue paret e mia nëpër banka, që, kur të kthehesha, të kisha marrë gjanë time me kamatë.
28 Prandaj merrjani këtij talentin e jepjani atij që ka dhjetë talenta, 29 se, secilit që ka, do t'i jepet e do t'i teprojë, por, atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka. 30 Shërbëtorin e padobishëm qiteni terrin e përjashtëm. Atje ka vajtim e kërcëllim dhambësh”».
Gjykimi i kombeve
31 «Kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë, e të gjithë engjëjt me të, do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. 32 Para tij do të mblidhen të gjitha komnbet e ai do t'i veçojë nga njeni-tjetri, siç veçon bariu delet nga dhitë. 33 Delet do t'i vejë në të djathtën e vet e dhitë në të majtën.
34 Atëherë mbreti do t'u thotë atyne që janë në të djathtën e tij: “Ejani, o të bekuemit e Atit tim, merreni trashëgim mbretninë e përgatitun për ju qysh prej fillimit të botës, 35 se pata uri e më dhatë me hangër, pata etje e më dhatë me pi, isha i huej e më pritët, 36 isha i zbuluet e më mbuluet, isha i sëmundë u kujdesuet për mue, isha në burg e erdhët te unë”. 37 Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen: “Zot, kur të pamë të uritun e të ushqyem? Apo të etun e të dhamë me pi? 38 Kur të pamë të huej e të pritëm, apo të zbuluet e të mbuluem? 39 Kur të pamë të sëmundë apo në burg e erdhëm te ti?”. 40 Mbreti do t'u përgjigjet: “Vërtet po ju them se sa herë ua keni ba këtë njenit prej këtyne vëllazënve të mi ma të vegjël, ma keni ba mue”.
41 Mandej do t'u thotë atyne që janë në të majtën e tij: “Shporrmuni, o të mallkuem, në zjarrin e amshuem, që asht përgatitë për djallin dhe engjëjt e tij, 42 se pata uri e nuk më dhatë me hangër, pata etje e nuk më dhatë me pi, 43 isha i huej e nuk më pritët, isha zbuluet e nuk më mbuluet, isha i sëmundë e në burg e nuk u kujdesët për mue”. 44 Atëherë edhe ata do të përgjigjen: “O Zot, kur të pamë të uritun, të etun, të huej, zbuluet, të sëmundë e në burg e nuk u kujdesëm për ty?”. 45 Ai do t'u thotë: “Vërtet po ju them, sa herë që nuk is keni ba këtë njenit prej vëllazënve të mi ma të vegjël, nuk ma keni ba as mue”.
46 E këta do të bein në ndëshkimin e amshuem, ndërsa të drejtët në jetën e amshueme».