Krie XXIV.
1 E dâlje Džesúi ka kjiša, iš e vêje . E u‐kjáse tin δišípuljit e tîje , ti buθtoje n te stísurat e kjíše se .
2 E Džesúi θa atire: N ng šini gjiθ kto šurbise? Pe r ve rtét ju θom, ng vién lj n ktu gûr mbi gûr, tše se kâ te šuljaret.
3 E si u‐ulje aí mbi maljin e Ulínje vet, ju‐kjáse tin δišípuljit me njân, tue θ n: Θúana, kûr kân jên kto šurbise? e tsilji sinjali t’ árδurit t nte , e te fe rnúarit e jéte se ?
4 E pe rgjegjur Džesúi, θa atire: Rúani te mos ju kjéle nje δûn njerî.
5 Pse šûm vĩnje n nd’ é me rit tim, tue θ n: Ú jam Krišti: e šûm atá kjéle nje n δûn.
6 Kini te gjégje ni ljufta, e vruitima ljuftaš. Rúani te mos skotíseni. Pse gjiθ kto šurbise kan te jên, po eδé ng e št te fe rnúarit.
7 Pse vién e ngre χet gjíndia mbi gjinde n, e rregje ría mbi rregje rîn, e kan te jên se munda, e ua, e túndura δeu gjiθaparu.
8 E gjiθ kto jân te z nit e te δẽ́ mburavet.
9 Aχíerna ju vẽ̂ n nde pên, e ju vrase n: e jini te dašur ljik ka gjiθ gjinde t pe r é me rin tim.
10 E aχíerna skandalidzaren šûm, e njeri‐jetri traδiren, e duχen ljik njeri‐jetri.
11 E dalje n šûm profetra te rrêm, e kjéle nje n δûn šûm.
12 E pe r te mburúarit e te ljige s, ftoχet mâli šumve.
13 E aí tše durón njera nde te fe rnúarit, kî pe štón.
14 E preδikonet kî Vangjelji rregje rîs pe r gjiθ jete n, pe r martrî gjiθ gjínde vet: e aχíerna vién te fe rnúarit.
15 Kûr prana te šiχni te véljurit e škretíes, rre fíer ka profét Daniéli, tše rrî nde vende šé ite : aí tše δiaváse n, e nde ljgofte .
16 Aχíerna atá nde Juδêt, é t’ íke nje n máljevet:
17 E aí mbi špîn, é te mos kalaret te mârr gjê ka špia tîje :
18 E aí tše ê jašt, é te mos priret prapa te mârr te véšurat e tîje .
19 Mierezî eδé grâvet me bârr, e atire tše jape n sis nd’ ató dit.
20 Parkaljése ni pra te mos jêt t’ ikurit tâje nde dime r, o nde te štune t.
21 Pse aχíera kâ te jêt χeljm’ i maθ, sa n ng kjé tše kûr zû jeta njera naní, ne vién mê .
22 E nde mos u‐škurtofšin ató dit, n ng e pe štón nga kurm: po pe r te sgjéδurit voge ljonen ató dit.
23 Aχíera nde nje ju θe fte : Njô ktu Krišti, o ke tié: mos i pafšit bes.
24 Pse dalje n Krištra te rrêm, e profetra te rrêm: e jape n sinjalje te mbe δenje , e me rákulje , se te kjéle nje n δûn (nde mund jêt) eδé te sgjéδurit.
25 Njô ju e θê pe rpara.
26 Andái nde ju θe fšin: Njô e št te ére mi, mos dílje ni: njô nde r špît mbr nda, mos e kini bes.
27 Pse si škeptimi delj ka ljeχet díeli, e duket njera ku pere ndón: ke štú kâ te jêt eδé t’ árδurit e te Birit njeríut.
28 Pse tek do kjofte kurmi vdekur, atié mbe jiδen eδé kjiftrat.
29 E mbiátu pas χeljmit e atire díte ve díeli erret, e χe na n ng jep drite n e sâje , e ílje zit bíen ka kjíela, e fukjît e kjíelvet vĩnje n škunduljísura:
30 E aχíera buθtonet sinjali te Birit njeríut nde kjíel: e aχíera kjânje n gjiθ gjinde t e jéte se : e šoχe n te Birin e njeríut tše vién mbi rêt e kjíele s me putîr, e ndêre šûm.
31 E de rgón ẽ́ ngje ljit e tîje me trumbete , e vûdže te maδe: e mbiéδe n te sgjéδurit e tîje ka te kate r áirat, ka te ljartit e kjíelvet njera tek te fe rnúarit e tire.
32 E ka fiku me soni pe rráleze n: kûr dega e tîje b net e njôm e ljeχen fiétat, njiχni se vera ê afe r:
33 Ke štú eδé ju kûr te šiχni gjiθ kto šurbise, kin te dini se aí e št pe rrê z mbe díerte .
34 Pe r ve rtét ju θom, ng škon ke jó dženeratsiûn, njera te be χen gjiθ kto šurbise.
35 Kjíela e δeu škonje n, po fiálje t time n ng škonje n.
36 At dit e at χêr mosnjerî e dî, m ngu ẽ́ ngje ljit e kjíelvet, mosse Tata im vete m.
37 E si díte t’ e Noéut, ke štú kâ te jêt t’ árδurit e te Birit njeríut.
38 Se si iše n te díte te pe rpara de ljuδit tše χaje n e pije n, tše martoje n e martonšin, njera at dit, tše Noéu χiri te arka,
39 E ng njoχtin gjê njera tše erθ de ljuδi, e i múar gjiθ: ke štú kâ te jêt t’ árδurit e te Birit njeríut.
40 Aχíerθin di jân te petku: nje mirret, e nje lje χet.
41 Dî veta biúanje n te muliri: njera mirret, e jatra lje χet.
42 Prandái rrini sgjúar, se n ng dini tše χêr vién Zoti îje .
43 Njiχni eδé até , se nde dîje krei‐špîs nde e χêre te náte se vién latruni, rrîje sgjúar, e ng ljê je t’ iš e škalmúar špia e tîje .
44 Pre kte eδé ju kjofšit te ndrekjur: se nd’ at χêr tše s’ e panteχni, vién i Biri njeríut.
45 Tsilji prana e št šerbe túari i bese m, e i špéit, tše i zoti tîje vû mbi gjíndien e špîs tîje , se te jâp atire te ngr nit mbe χêr?
46 Ljumi aí šerbe túar, tše arδur i zoti tîje , e gj n tše b n ke štú.
47 Pe r ve rtét ju θom, se mbi gjiθ petkat e tîje aí vê até .
48 Nde prana θe ft aí šerbe túar i ljik te zé me ra tîje : Me nón i zoti im te vĩnje :
49 E ze fte te rráχe nje šoke t e tîje , e te χâr e te pîr me te déimit:
50 Vién i zoti ke tîje šerbe túari, dite n tše aí n ng e pret, e nde χêr tše se dî:
51 E e ndân, e piése n e tîje e vê me ipókritrat. Atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δ mbeš.
Profeci për shkatërrimin e tempullit
1 Kur Jezusi doli nga tempulli e po largohej, u afruen nxanësit e i treguen ngrehinat e tempullit. 2 Ai u tha: «I shihni të gjitha këto? Vërtet po ju them: nuk do të mbesë gur mbi gur pa u shembë».
Fillimi i fundit
3 Kur rinte ulun në Malin e Ullijve, iu afruen nxanësit e i thanë, më vete: «Na thuej, kur do të ndodhin këto dhe cila asht shenja e pranisë sate dhe e sosjes së botës?». 4 Jezusi u tha: «Ruhuni të mos ju mashtrojë kush, 5 se shumë do të vijnë në emnin tim tue thanë: "Unë jam Krishti" e do të mashtrojnë shumë vetë. 6 Keni me ndigjue luftna e tinguj luftnash. Ruej se tronditeni. Duhet të ndodhë, por nuk asht ende fundi. 7 Do të çohet një komb kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie dhe do të të ketë zi buke e tërmete vende-vende, 8 por këto do të jenë fillimi mundimeve. 9 Do t'ju fusin në trishtim, do t'ju vrasin e do të jeni të urryem prej të gjitha kombeve për shkak të emnit tim. 10 Atëherë shumë vetë do të birren, do të dorëzojnë e do të urrejnë njeni-tjetrin. 11 Do të ngrihen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë vetë. 12 Për shkak të shtimit të mbrapshtisë, do të firojë dashnia e shumëve. 13 Por, kush duron deri në fund, ai do të shpëtohet. 14 Ky ungjill i mbretnisë do të kumtohet në mbarë botën, si dëshmi për të gjitha kombet. E, atëherë, do të jetë fundi».
Shkretimi i madh
15 «Kur të shihni pështjellimin e shkretimit, që qe thanë prej Danielit profet, tue ndejtë në vendin e shenjtë - kush lexon, ta kuptojë - 16 atëherë, ata që janë në Jude të marrin malet. 17 Kush të jetë mbi pullaz, të mos zbresë me marrë gja nga shtëpia e vet! 18 Kush të jetë në arë, të mos kthehet me marrë zhgunin! 19 Mjerë shtatzanat lehonat në ato ditë! 20 Lutuni të mos ndodhë në dimën apo të shtunën arratia juej. 21 Atëherë do të ndodhë një pikëllim aq i madh, sa nuk asht pa nga fillimi i botës e deri tani dhe nuk do të ndodhë ma. 22 Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte kush. Por, për hir të të zgjedhunve, ato ditë do të shkurtohen.
23 Atëherë, nëse dikush ju thotë: "Ja, këtu, Krishti!", ose: "Këtu!", mos besoni. 24 Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja të mëdha e mrekulli, saqë, po të jetë e mundun, do të mashtrojnë edhe të zgjedhunit. 25 Ja, unë ju paralajmërova. 26 Nëse ju thonë: "Ja, asht në shkretinë!", mos dilni. "Ja, asht në dhomën e mshehtë!", mos besoni. 27 Porsi vetima, që del prej lindjes e vezullon deri në perëndim, e tillë do të jetë prania e Birit të njeriut. 28 Ku ka kufomë, aty mblidhen orrlat».
Ardhja e Birit të njeriut
29 «Menjeherë mbas pikëllimit të atyne ditëve,
dielli do të erret
e hana nuk do të lëshojë rreze.
Yjet do të rrëzohen nga qielli
e fuqitë qiellore do të tranden.
30 Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut e atëherë do të mbajnë zi të gjitha fiset e tokës e do të shohin Birin e njeriut, tue ardhë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. 31 Do t'i dërgojë engjëjt e tij me bori të madhe e do t'i mblëedhin të zgjedhunit e tij nga të katër ernat, prej një skaji të qiellit në tjetrin».
Shëmbëlltyra e fikut
32 «Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Kur i njomet dega e qet gjethe, e dini se po afrohet vera. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto, dijeni se asht afër, te dera. 34 Vërtet po ju them se nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha këto. 35 Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Dita dhe ora e mshehtë
36 «Për atë ditë e atë orë, askush përveç Atit nuk ka dijeni, as engjëjt e qiejve, as Biri. 37 Porsi koha e Noehut, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 38 Sikurse gjatë atyne ditëve, përpara përmbytjes, hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyni në arkë, 39 e nuk dinin gja, derisa ia behu përmbytja e i shoi, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 40 Atëherë, dy vetë do të jenë në arë. Njen do të merret dhe tjetri do të lihet. 41 Dy veta do të bluejnë në mulli. Njena do të merret e tjetra do të lihet. 42 Prandaj, rrini zgjuet, se nuk e dini në cilën ditë vjen Zoti juej. 43 Merreni vesh këtë: Po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilin rend vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuet e nuk do të linte t'i thyhej shtëpia. 44 Prandaj edhe ju rrini gati, se Biri i njeriut vjen në orën që nuk e mendoni».
Shërbëtori besnik dhe ai i mbrapshtë
45 «Cili, pra, asht ai shërbëtor besnik e i urtë, të cilin i zoti e ka caktue në krye të shërbëtorëve të tjerë, me u dhanë ushqimin në kohën e duhun? 46 Lum ai shërbëtor të cilin, kur të vijë i zoti, do ta gjejë tue veprue kështu 47 Vërtet po ju them se do ta caktojë mbi krejt plangun e vet. 48 Por, nëse shërbëtori i lig thotë në yemrën e vet: "Zotnia im vonohet" 49 e fillon me rrahë shërbëtorët e tjerë dhe han e pin me të dehunit, 50 i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret, në orën që ai nuk e din, 51 do ta dënojë ashpër dhe do t'i japë për hise me ndejtë me dyfytyrëshat. Aty do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhambësh».