Krie XXI.
1 E kûr u‐kjáse tin Džerusalêm, e érθe tin Betfâdže rrê z maljit e Ulínje vet: aχíera Džesúi de rgói di δišípulje ,
2 Tue θ n atire: Étse ni te katundi, tše ju rrî pe rpara, e mbiátu gj ni nje gaiδure ljiδur, e nje pulâr me té : po tše e sgjíδe šit, sílne je mua:
3 E nde ndonjé ju θe fte gjê , θúani se Zoti kâ be zônje pe r ta: e mbiátu i de rgón.
4 Gjiθ ke jó kje, se te be χej e θ na e profétit, tše θot:
5 Θúani se bilje s Sióne s: Ši rregji it te vién i but, e kaljúar mbi nje gaiδure, e nje pulâr bîr gaiδúrie ne n barre š.
6 E vatur δišípuljit bẽ̂ n si i porsiti Džesúi.
7 E súaltin gaiδuren, e pularin: e vûn mbi atá te véšurat e tire, e u‐ulje sipe r atire.
8 E mê te šûme t gjinde štrúan te véšurat e tire te uδa: e te tiére príse je n dega ka árvuret, e i štroje n te uδa:
9 Gjínde te prana tše veje n pe rpara, e atá tše veje n prapa, θe rrísie n, tue θ n: Osanna te birit Daviδit: bekúar i árδuri nd’ é me rit Tinzoti: osanna nde mê te ljartat.
10 E si χiri aí Džerusalêm, u‐tund gjiθ χora, tue θ n: Kuš ê kî?
11 E gjinde t θoje n: Kî ê Džesúi profeti ka Nádzaret i Galilês.
12 E χiri Džesúi te kjiša e Tinzoti, e ndzúar jašte gjiθ atá tše šísie n e biéje n te kjiša; e štruše ljarti tríesat e atire tše nde rroje n turrés, e θronet e atire tše šísie n pe lumbat:
13 E θot atire: U‐škrua: Špia ime kâ te θe rritet špî parkaljésmie: e ju e bê t nje grut latrunše .
14 E ju‐kjáse tin te verbe r, e šankatra te kjiša: e i še rói.
15 E pâr krerat e príftravet, e Skribrat me rákuljit tše aí be ri, e kriature t tše θe rrísie n te kjiša, e tše θoje n: Osanna te birit Daviδit: u‐lastimistin,
16 E θân atîje : Gjegje n tše θôn kta? E Džesúi θot atire: E χ. N ng δiavastit ndonje χêr: Se ka grika e diálje ravet eδé atíreve tše pîn sis pate b n láuda?
17 E lj n atá, dúal jašt χore s, e vate Betanî: e atié škoi nate n.
18 Menatet pra priérur te χora, ndíeti û.
19 E pâr nje fik mbi uδe n, vate mbi até : e n ng gjet tek aí mosse fiéta vete m, e θa atîje : Mos u‐ljefte mê ka ti frut pe r gjiθmôn: e fiku u‐θâ mbiátu.
20 E pâr δišípuljit, u‐mērostin, tue θ n: Si u‐θâ gjiθnje χêr fiku?
21 E pe rgjegjur Džesúi, θa atire: Pe r ve rtét ju θom, se nde pâšit bes, e mos mbéte ši te rre jírtur, b ni jo vete m kté te fikut, po eδé nde i θe fši ktîje malji, Mirr, e štiru te déiti, kâ te jêt.
22 E gjiθ ató šurbise tše ljipšit nde te parkaljésurit tue passur bes, i kini.
23 E si erθ aí nde kjiše , ju‐kjastin atîje e me soneje krerat e príftravet, e piékje t’ e gjíndies, tue θ n: Me tše putîr b n kto šurbise? E kuš te δa ke t putîr?
24 E pe rgjegjur Džesúi, θa atire: Ju píenje eδé ú nje fiâlje : tše nde ju me θe fšit, eδé ú ju θom me tše putîr b nje kto šurbise.
25 Pakzimi i Janjit kâ iš? ka kjíela, o ka njére zit? E atá fóljie n nde pe r ta, tue θ n:
26 Nde θe fšim, ka kjíela, aí na θot: Pe rtsé n ng i páte tit bes? Nde pra θe fšim, ka njére zit, i trẽ́ mbemi gjíndies: pse gjiθ kiše n Janjin si profét.
27 E atá pe rgjegjur Džesúit, θân: N ng e dimi. E aí θa atire: Ú m ngu ju θom me tše putîr b nje kto šurbise.
28 Pra tše ju duket juve? Nje njerî kiš di bilje , e tue kjasur te parit, i θa: Bîr, ets sot, šurbé te vrešta ime.
29 E aí pe rgjegjur, θa: N ng dua. E pe stana, metanosur, vate.
30 E tue kjasur te jetri, θa eδé aštú. E aí pe rgjegjur, θa: Ú vete, Zot, e n ng vate.
31 Tsilji nde te di be ri ve ljeme n e te jatit? Θôn atîje : I pari. Θot atire Džesúi: Pe r ve rtét ju θom, se gabe ljotrat e grât turpe rúame vên pe rpara juše te rregje ría e Tinzoti.
32 Pse erθ pe r ju Janji te uδa e dréite s, e ng e páte tit bes. Gabe ljotrat prana e grât e ljiga e pate n bes: e ju tue pâr n ng nde rrúat pe stana trû, sa te kíšie t bes.
33 Gjégje ni njate r pe rralez: Iš nje njerî kreišpije, tše kiš v n nje vrešt, e rreθ asâje vû nje garθe , e skavarti tek ajó nje tîn, e stisi nje tûrre , e ja δa atire tše šurbeje n te δeu, e vate largu atêje .
34 Kûr prana u‐kjas moti frútevet, de rgói šerbe tore t e tîje te atá tše šurbeje n te petku, se te mbjíδe je n frutet e tîje .
35 E atá tše šurbéje n te petku, mârr šerbe tore t, ke rráχe tin, ke vrân, ke e parramartin me gûr.
36 Papâ de rgói te tiêr šerbe tôr mê šûm se te pare t, e bẽ̂ n atire eδé aštú.
37 Pe stana pra de rgói tek atá te birin e tîje , tue θ n: Birit tim i kjéle nje n ndêr.
38 E atá tše šurbeje n te petku, pâr te birin, θân nde r ta: Kî e št rreδa, ngani, e vrasmi, e mbânje mi na petkun tše i nget atîje .
39 E mârr até e štûn jašt vréšte se , e e vrân.
40 Andái kûr te vĩnje i zoti vréšte se, tše i b n atire tše šurbeje n te δeu?
41 Θôn atîje : Te ljíkje te ljik b n e vdese n: e vrešte n e jep te tiérve, tše ti jape n frutet nde mote te tire.
42 Θot atire Džesúi: N ng δiavastit ndonje χêr te te Škrúamet: Gurin, tše štûn me njân atá tše stíse je n, kî u‐bê pe r krie gonéie. Ka Inzót u‐bê kî, e e št me rakul te sît tane ?
43 Pre kte ju θom, se vién e mârr juve rregje ría e Tinzoti, e i jipet gjíndies tše vién e b n frutet e sâje .
44 E aí tše bie mbi ke t gûr, tšakmiset: e até mbi ke bie, e b n pié χ.
45 E po tše gjékje tin krerat e príftravet, e Fariserat pe rrálezit e tîje , njoχtin se aí θot pe r ta.
46 E si ke rkoje n te ze je n, u‐trẽ́ mbe tin gjínde vet: pse e kiše n si profét.
Hymja në Jerusalem
1 Kur iu afruen Jerusalemit e mbërritën në Betfagë, në malin e Ullinjve, Jezui dërgoi dy nxanës 2 e u tha: «Shkoni në fshatin kundruell jush e menjëherë do të gjeni lidhun një gomaricë me një visk. Lirojini e m'i sillni mue. 3 Nëse ndokush ju thotë gja, thoni: "Zoti ka nevojë për ta. Do t'i nisë menjëherë"». 4 Kjo ndodhi që të plotësohej çka qe thanë me anë të profetit:
5 thuejiuni bijës së Sionit:
ja, mbreti yt po vjen te ti,
i butë e kaluer mbi gomaricë,
e në një visk, zog të kafshës bartore.
6 Nxanësit shkuen e banë siç i urdhnoi Jezusi. 7 I grahën gomaricës me visk, hodhën petkat mbi ta dhe e ulën Jezuin mbi ta.
8 Një turmë e gjanë shtroi në rrugë petkat e veta e disa të tjerë këputnin degët e pemëve e i shtronin në rrugë. 9 Turmat që i prinin dhe ata që e ndiqnin, bërtitnin:
«Hosana birit të Davidit,
bekue ai që vjen në emën të Zotit,
Hosana në naltësi !».
10 Kur hyni në Jerusalem, u trazue mbarë qyteti e thonin: «Kush asht ky?». 11 Turmat thonin: «Ky asht profeti Jezus, ai nga Nazareti i Galilesë».
Pastrimi i tempullit
12 Jezusi hyni në tempull e qiti jashtë të gjithë ata që ishin tue shirtë e tue ble në tempull. Përmbysi edhe tryezat e këmbyesve, edhe ndenjëset e tregtarëve të pëllumbave. 13 Dhe u tha: «Asht e shkrueme:
shtëpia ime
do të thirret shtëpi lutjeje ,
por ju batë shpellë cubash».
14 Në tempull, iu afruen të verbtë e të çalë dhe ai i shëronte. 15 Por, kryepriftënt e shkrestarët, tue pa mrekullitë që bani dhe fëmijët që thërrisnin në tempull: «Hosana Birit të Davidit!», u tërbuen 16 e i thanë: «A ndigjon çka po thonë këta?». Jezusi u tha: «Po. A nuk e keni lexue kurrë: nga goja e fëmijëve dhe e ferishteve do ta gatitësh lëvdimin ?». 17 Atëher i la e doli përjashta qytetit, në Betani. E atje e kaloi natën.
Mallkimi i fikut
18 Në nadje, tue u kthye në qytet, e zuni uria. 19 Kur pa një fik anës rrugës, iu afrue, por nuk gjeti asgja, përveç gjetheve, prandaj i tha: «Mos daltë ma fryt prej teje deri në amshim!». E fiku u tha përnjëherësh. 20 Kur nxanësit e panë, u mahnitën e thanë: «Si u tha përnjëherësh fiku?». 21 Jezusi u përgjigj: «Vërtet po ju them, po të keni besim e të mos ndërdysheni, nuk do t'i bani fikut vetëm këtë, por, po t'i thoni këtij mali "çohu e hidhu në det", do të ndodhë. 22 Çkado të lypni në lutje me besim, do ta merrni».
Pushteti i Jezuit
23 Kur hyni në tempull e po mësonte, kryepriftënt e pleqtë iu afruen dhe e pyetën: «Me ç'pushtet i ban këto? Kush ta ka dhanë këtë pushtet?». 24 Jezusi u tha: «Edhe unë do t'ju pyes për një çështje. Nëse më përgjigjeni, edhe unë do t'ju them me ç'pushtet i baj këto. 25 Pagëzimi i Gjonit, prej kah vinte? Prej qiellit apo prej njerëzve?». Por ata mendonin me vete: «Po të themi "Prej qiellit", do të na thotë: "Pse, pra, nuk i besuet?". 26 Po të themi "Prej njerëzve", i druhemi turmës, se të gjithë e mbajnë Gjonin për profet». 27 Prandaj iu përgjigjen Jezusit: «Nuk e dimë». E ai u tha: «As unë nuk ju them me ç'pushtet i baj këto».
Dy djem, dy përgjigje
28 «Si mendoni? Një njeri kishte dy djem. Shkoi e i tha të parit: "Bir, shko sot e puno në vresht". 29 Ai iu përgjigj: "Nuk due". Por, mbasandej, u ndërroi mendje e shkoi. 30 Shkoi te tjetri e i tha poashtu. Ai iu përgjigj: "Po, zot". E nuk shkoi. 31 Cili prej të dyve kreu vullnetin e atit?». I thanë: «I pari». Jezusi u tha: «Vërtet po ju them se tagrambledhësit dhe laviret shkojnë para jush mbretërinë e Hyut. 32 Se erdhi Gjoni te ju në udhën e drejtësisë, por nuk i besuet, mirëpo tagrambledhësit dhe laviret i besuen. Ndërsa ju patë e nuk ndërruet mendje mandej, për me i besue».
Vreshtarët e mbrapshtë
33 «Ndigjoni një tjetër shëmbëlltyrë. Një kryeshtëpiak mbolli një vresht, i vuni gardhin rrotull, hapi një gropë për tork, nëdrtoi një kullë, ua dorëzoi bujqve dhe u nis për udhë. 34 Kur u afrue koha e të vjelave, dërgoi shërbëtorët e vet te bujqit, me marrë të vjelat e veta. 35 Por bujqit i morën shërbëtorët e tij dhe dikë e rrahën, dikë e vranë e dikë e mbytën me gurë. 36 Prapë u dërgoi shërbëtorë të tjerë, ma shumë se të parët, popr vepruen njësoj me ta. 37 Në fund u dërgoi të birin, tue thanë: "Me tim bir do të sillen mirë". 38 Por, bujqit, kur panë birin, thanë me vete: "Ky asht trashëgimtari. Ejani ta vrasim e të marrim në pronë trashëgiminë e tij". 39 E kapën, e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. 40 Kur të vijë i zoti i vreshtit, çka do t'u bëjë këtyne bujqve?». 41 Ata i thanë: «Do t'i rrënojë keqas dhe vreshtin do t'ua japë bujqve të tjerë, të cilët që do t'ia dorëzojnë të vjelat në kohën e tyne». 42 Jezusi u tha: «A nuk keni lexue kurrë në Shkrime:
guri, që ndërtuesit e përjashtuen,
u ba guri i qoshes.
Prej Zotit erdhi kjo
dhe asht mahnitëse për sytë tanë ?».
43 Prandaj po ju them: «Mbretnia e Hyut do t'ju hiqet juve e do t'i jepet një kombi që do t'ia qesë. 44 Kush bjen mbi këtë gur, do të copëtohet. Nëse ai bjen mbi dikënd, do ta shtypë».
45 Kur kryepriftënt dhe farisejtë i ndigjuan shëmbëlltyrat e tij, e morën vesh se po fliste për ta 46 dhe lypnin me e kapë, por u trembeshin turmave, që e mbanin për profet.