Krie II.
1 Ljêr prana Džesúi Betlêm te Juδês nde r dite t rregjit Eroδit, njô Mádže rat ka delj díeli érθe tin Džerusalêm,
2 Tue θ n: Ku e št i ljeri rregje i Juδivet? pse pâm ilin e tîje tek delj díeli, e érθe tim te aδorarmi.
3 Gjegjur prana rregje Eroδi, u‐trubulúa, e gjiθ Džerusalemi me até .
4 E mbiéδur gjiθ krerat e príftravet, e skribrat e gjíndies, sake rδíreje ka atá ku Krišti kiš te ljeχej.
5 Atá prana i θân: Betlêm te Juδês: pse ke štú kje škrúar ka profeti:
6 E ti Betlém δeu i Juδe s, n ng jê mé e vóge lja nde r krerat e Juδe s: pse ka ti delj nje krie, tše kat rúanje gjíndien time Israélin.
7 Aχíera Eroδi, θe rritur fšéχura Mádže rat, me kuidéš skaliói ka atá motin e ilit dâlje :
8 E de rgúar atá Betlêm, θa: Vatur, píeni mîr mîr pe r diáljin: e pra tšé e gjé te ši, b ni te dî, se eδé ú te vĩ̂nje te aδoráre nje .
9 Atá prana gjegjur rregjin u‐níse tin. E njô ili, tše pân ka delj díeli, i vêje pe rpara, njera tše tue arδur kjindrói sipe r, ku iš diálji.
10 Pâr prana ilin χe zúan me nje χarê te maδe šûm.
11 E χíje tur te špia, gjé te tin diáljin me Maríen je me n e tîje , e uljur pe rgjunja e aδorartin: e χapur te rzoret e tire i ndé itin rrigalje, âr, ljiván, e mîrr.
12 E porsitur tše kjên nd’ nde rr te mos priršin tek Eroδi, pe r njate r ûδ u‐mbióθtin te δeu tire.
13 Mbiéδur prana tše kjên atá, njô ẽ́ ngje li Tinzoti i buθtonet nd’ nde rr Sepe s, tue θ n: Ngré itur, mirr diáljin, e te jé me n e tîje , e ike nd’ Edžite t, e rri atié njera kûr te te θom. Pse Eroδi kat vê tue ke rkúar diáljin te vrâs.
14 Aí prana ngré itur múar diáljin, e t’ je me n e tîje nate n, e u‐mbióθ nd’ Edžite t.
15 E iš atié njera kûr ve dikje Eroδi: se t’ iš e b n e θ na ka Inzót pe r profete n tše θot: Ka Edžiti θe rrita birin tim.
16 Aχíera Eroδi pâr se kiš kje n i kjeltur δûn ka Mádže rat, u‐θimós kekj, e de rgúar vrau gjiθ diálje rat, tše e n Betlêm, e nde r gjiθ jirat e sâje di viétše e mê t’ vígje lje , si moti tše kiš dz n ka Mádže rat.
17 Aχíera u‐bê e u‐θa ka Džeremía profeti tše θot:
18 Nje vûdže u‐gjekje Rrâm, te kjâr e θírre ma e re kime šûm: Rrakélia tue kjâr biljt e sai, e ng diš te gjégje neje pušîm, pse n ng jân.
19 Vdekur prana Eroδi, njô ẽ́ ngje li Tinzoti nd’ nderr i buθtonet Sepe s nd’ Edžite t,
20 Tue θ n: Sgjúar, mirr diáljin, e te je me n e tîje , e ets te δeu Israélit: pse vdíkje tin atá, tše ke rkoje n gjele n e diáljit.
21 Aí prana sgjúar, múar diáljin, e te je me n e tîje , e erθ te δeu Israélit.
22 Gjegjur prana se Arkeláu e št rregje nde Juδêt pe r Eroδin te jatin e tîje , u‐tr mb te vêje atié: e i porsitur n’ nde rr, u‐mbióθ nd’ anat Galilês.
23 E arδur mbet te χora tše θe χet Nádzaret: se t’ iš e b n tše u‐θa ka profetrat: Se Nadzaréu kat jêt i θe rritur.
Mbërritja e të urtëve
1 Mbasi Jezusi u lind në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod, ja, disa magjistarë nga lindja mbërritën në Jerusalem 2 e pyetën: «Ku asht mbreti i lindun i judejve. Pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm me e adhurue». 3 Kur mbreti herod mori vesh, u tremb ai e mbarë Jerusalemi me të. 4 Bashkoi të gjithë kryepriftënt dhe shkruesit e popullit, që të hetohej prej tyne ku duhej të lindte Krishti. 5 Ata i thanë: «Në Betlehem të Judesë. Kështu shkruen profeti:
6 E ti, Betlehem, truell i Judesë,
s'je kurrsesi ma i vogli ndër prijësit e Judës,
se prej teje do të dalë një prijës,
që do ta kullosë popullin tim, Izraelin».
7 Atëherë Herodi, tinëz, thirri magjistarët e mori vesh prej tyne me hollësi kohën kur ishte dukë ylli. 8 I nisi në Betlehem e u tha: «Shkoni e hetoni imtësisht për foshnjen. Sapo ta gjeni, më njoftoni, që të vij edhe unë me e adhurue». 9 Kur ndëgjuen mbretin, shkuen. Dhe, ja, ylli që kishin pa në lindje po u printe, derisa erdhi e u ndal sipër vendit ku ishte foshnja. 10 Kur panë yllin, u banë krejt shend e verë. 11 Hynë në shtëpi dhe panë foshnjen me Marinë, nanën e tij. Atëherë u përkulën dhe e adhuruen. Hapen thesaret dhe i parashtruen dhurata: ar, kem e mirrë. 12 Të joftuem në andërr mos me u kthye te Herodi, u larguen drejt vendit të tyne nëpër një tjetër rrugë.
Arratisja në Egjipt
13 Mbasi u nisën, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e tij, shko në Egjipt e rri atje der kur të them unë. Herodi asht tue e kërkue foshnjen për me e vra». 14 Ai u çue, mori foshnjen me të amën që me natë dhe u largue për në Egjipt. 15 Ndejti atje deri ku i erdhi fundi Herodit, që të plotësohej çka qe thanë prej Zotit me anë të Profetit: Prej Egjiptit e thirra tim bir.
Therja e foshnjeve
16 Kur Herodi e kuptoi se magjistarët ishin tallë me të, u tërbue së tepri dhe nisi një dërgatë me vra të gjitha foshnjet dy vjeç e poshtë, në Betlehem e në të gjitha rrethinat e tij, në përkim me kohën që e dinte hollësisht prej magjistarëve. 17 Atëherë u plotësue çka qe thanë prej Jeremisë profet:
18 Një za u ndie në Ramah,
vaj e gjamë e madhe.
Rakela vajton fëmijët e vet
e nuk don me u ngushëllue,
se nuk janë ma.
Kthimi nga Egjipti
19 Kur Herodit i erdhi fundi, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit, në Egjipt, 20 e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e saj dhe shko në Izrael. Ata që kërkonin t'ia merrnin shpirtin foshnjes kanë dekë». 21 Ai u çue, mori foshnjen me të amën dhe hyni në dheun e Izraelit. 22 Kur ndëgjoi se Arkelau mbretnonte në Jude në vend të atit të vet Herodit, pati drojë me shkue atje. Atëherë u njoftue në andërr me shkue në krahinën e Galilesë. 23 Shkoi e banoi në qytetin e quejtun Nazaret, që të plotësohej çka qe thanë prej profetëve: «Do të thirret nazareas».