Krie XXVIII.
1 E te štûn mbre ma, mbe te díje turit e se pare s dit e jave s, erθ Maríeja Maddalena, e jatra Maríe, te šíχie n varrin.
2 E njô kje nje terremót i maθ. Pse nj’ ngje l i Tinzoti kalartur ka kjíela, si u‐kjas prúar gurin ka dera, e u‐ulje mbi até :
3 E iš fákjia e tîje si škeptîm, e e véšura e tîje e bârδ si bôr.
4 E pe r tr mbsîn tše páte tin ka aí u‐droθtin atá tše e rúaje n, e u‐bẽ̂ n si te vdekur.
5 E pe rgjegjur ẽ́ ngje li i θa grâvet: Mos trẽ́ mbe ni ju: pse dî se ke rkoni Džesúin, tše kje v n mbe krikje :
6 ng ê ktu: pse u‐ngre, si e θa: Ngani, šiχni vendin, tek iš v n Zoti.
7 E mbiátu vatur θoni δišípulje vet e tîje se u‐ngre ka te vdékurit: e njô e št e vete pe rpara juš Galilê: atié e šiχni. Njô ju e θaš.
8 E nisur mbiátu ka varri me tr mbsî, e χarê te maδe, rrankartin te ja rre fíeje n δišípulje vet tîje .
9 E si veje n te ja rre fíeje n δišípulje vet tîje , njô Džesúi i dúal pe rpara, tue θ n: Ju faljem. E ató kjasur, i rre mbíen k mbet e tîje , e e aδorartin.
10 Aχíerθin θa atire Džesúi: Mos trẽ́ mbeni. Étse ni, θoni vléze rvet tim te vên Galilê, e atié me šoχe n.
11 E si veje n ató, njô tsa te guárdies arδur te χora, rre fíeje tin kréravet e príftravet gjiθ ató tše kjên.
12 E po tše u‐mbióθtin bašk me piékje te , mârr kundzilje , δân te re gj nda mburúame suljdetvet,
13 Tue θ n: θoni se δišípuljit e tîje arδur nate n, e kalúan, si na fié je m.
14 E nde u‐dze fte kî šurbés ka krei vendit, na i mbiónje mi trût, e bẽ́ nje mi ju te mos kini gjê .
15 E atá, mârr te re gj ndat, bẽ̂ n si kiše n kj n te me súar. E ke jó fiâlje u‐špriš nde r Juδît, njera sot.
16 E te nje mbe δiét δišípuljit vân Galilê te malji, ku Džesúi kiš kumandúar atire.
17 E pâr até e aδorartin: po ditsá e kiše n e s’ e kiše n bes.
18 E kjasur Džesúi i folji atire, tue θ n: Me kje δ n mua gjiθ putiri nde kjíel e mbi δê.
19 Andái vatur ju me soni gjiθ gjinde t: tue pakzúar nd’ é me rit te Jatit, e te Birit, e te Špirtit šé it:
20 Tue me súar ató te rúanje n gjiθ sâ ju kumandova: e e ši ú jam me ju gjiθ dite n e díte se , njera nde te fe rnúarit e jete s. Aštú kjofte .
KAPTINA XXVIII.
1 Edhe si shkoi e shëtuna, kur filloi me sbardhun’ e diela e para dit’ e javësë, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tietër, për me vum’ ore vorrinë.
2 Edhe qe tek u ba nji tërmet i math, sepse engjull’ i Zotit sdrypi prei qiellit, edhe erdhi e rrokulloi gurinë prei derësë vorrit , edhe rrinte sipër ati.
3 Edhe faqeja e ati ishte porsi vetimë, edhe petku i ati i bardhë porsi borë.
4 Edhe ata qi ruejshinë u drothnë prei frikës’ ati, edhe u banë porsi të vdekunë.
5 Edhe engjulli u përgjeq, e u tha gravet: Mos frikohi ju, sepse e dij se kërkoni Iesunë, qi u kryqëzue.
6 Nuk’ ashtë këtu, sepse u ngjall, sikurse pat thanë. Eni, shifji vendinë ku qe Zoti.
7 Edhe shkoni shpeit, e u thoni dishepujvet ati, se u ngjall prei së vdekunish; edhe qe te po shkon ma përpara se ju ndë Galile; atie keni me e pamë, qe tek u thashë juve.
8 Edhe ato duelnë shpeit prei vorrit bashkë me frikë, edhe me gëzim të math; e u tuerrnë me u dhanë za dishepujvet ati.
9 Edhe tue votunë me u dhanë za dishepujvet ati, qe Iesui te hasi me ato, e u tha: Falemi. Edhe ato i erthnë për-anë, e i kapnë kambët’, edhe e adhuruenë.
10 Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Mos kini frikë, shkoni, e nepni za vëllazënavet mi, qi të shkojnë ndë Galile, edhe atie kanë me më pamë.
11 Edhe ato tue shkuem, qe disa prei rueitësavet tek erthnë ndë qytet, e u dhanë za Krye-priftënavet për gjithë se qish u banë.
12 Edhe ata si u mbëlothnë bashkë me pleqt, edhe muern’ e dhanë këshille, u dhanë ushtëtorëvet argjanda miaft,
13 tue thanë: Thoni, se: - Dishepujt’ e ati erthnë natënë, edhe e vothnë, tue fjetunë na.
14 Edhe ndë u ndëgjoftë këjo prei guvernatorit, na kena me i mbushunë mendien’, edhe kena me u bamë juve mos me pasunë gaile.
15 Edhe ata mbassi muernë argjandatë, banë sikurse u mësuenë; edhe këjo fjalë u dha ndëpër Iudeit deri mbë ditë të sotshime.
16 Edhe të nji-mbë-dhetë dishepujtë voitnë ndë Galile, nd’ate mal ku i pat porositunë Iesui.
17 Edhe kur pan’ ate, e adhuruenë, por disa vetë ishinë me dy mendesh.
18 Edhe Iesui erdhi për-anë, e u foli atyneve, tue thanë: M’u dha çdo urdhënë ndë qiell, edhe mbë dhe.
19 Shkoni pra, e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emënë të Atit, e të Birit, e të Shpirtit Shenjt;
20 edhe i mësoni me rueitunë gjithë sa u kam porositunë juve; edhe qe unë te jam bashkë me ju gjithë ditt, deri mbë të mbaruemen’ e jetësë. Amen.