Krie XVII.
1 E pas gjašt dite merr Džesúi Piétrin, e Jápe kun, e Janjin vláun e tije , e i kjele n ndo nje malje te ljart me njân:
2 E u‐nde rrúa pe rpara atire. E lamparisi fákjia e tîje si díeli: e te véšurat e tîje u‐bẽ̂ n te barδa si drita.
3 E njô u‐buθtúan atire Moiséu e Elía, tše fjíse je n me té .
4 Pe rgjegjur prana Piétri, θa Džesúit: Zot, e št mîr na te rrimi ke tú: nde do, bẽ́ nje mi ke tú tre spe rviére , nje tîj, nje Moiséut, e nje Elîs.
5 Si aí fjit eδé, njô nje rê e ške ljkíeme pe štrói atá. E njô nje vûdže ka rea, tše θôje : Kî e št Biri im i dášuri mîr, tek ú vura zé me re n time: mírre nie veš.
6 E po tše e gjékje tin δišípuljit rân me fakjen pe rmiste , e u‐trẽ́ mbe tin šûm.
7 E tue kjasur Džesúi, i ngau, e θa: Ngre χi, e mos trẽ́ mbeni.
8 E ngré itur sit e tire, ẽ ng pân njerî, mosse Džesúin vetmiθ.
9 E si atá kaláre šin ka malji, Džesúi i kumandói, tue θẽ n: Mosnjeríu θe fšit tše pât, njera te ngre χet i Biri i njeríut ka te vdékurit.
10 E e píetin δišípuljit e tîje , tue θẽ n: Pse Skribrat θôn se Elía kâ te vĩnje pe rpara?
11 E Džesúi pe rgjegjur, θa atire: Ve rtét Elía vién pe rpara, e kâ te de rtônje gjiθséi.
12 Ju θom prana, se Elía eδé erθ, e nẽ ng e njoχtin, po bẽ̂ n tek aí sâ dištin. Ke štú eδé i Biri njeríut kâ te pe sônje ka atá.
13 Aχíera nde ljgúan δišípuljit, se aí θôje atire pe r Janje Tiste n.
14 E arδur atá afe r gjíndies, ju kjas nje burr tue râr pe rgjunja atîje ,
15 E tue θẽ n: Zot, ki ljipisî pe r birin tim, se kâ se munde n e χe ne s, e pe sôn kekje : pse šumχêr bie te ziárri, e χêr’ e χêre te uje t.
16 E ja kjela δišípulje vet tû, e se múnde tin te še roje n.
17 Pe rgjegjur prana Džesúi, θa: Rratsîm e pâ bes e e štrẽ mbur, njera kûr kam te jêm me ju? njera kûr kam te ju durônje ? Sílnie mua até ke tú.
18 E Džešúi i ne me réi, e dúal ka aí špirti χúaje , e u‐še rúa diálji tše mb’ at χêr.
19 Aχíera kjasur δišípuljit me njân Džesúit, i θân: Pse na se múnde tim te ndzíre je m até ?
20 Džesúi prana θa atire: Pe r besse n tše se kini. Pse pe r ve rtét ju θom, se nde páte šit bes, sâ nje kokje sinapi, θúani ke tîje malji: Ško ke têje ke tié, e aí škon, e faregjê e št tše se mund bẽ net ka ju.
21 Ke jó rrats pra nẽ ng ndziret, se me parkaljesme, e agje rime.
22 E tue vatur bašk atá pe r Galilên, θa atire Džesúi: I Biri njeríut kâ te jê t i δẽ n nde dúare njére zvet:
23 E kân te vrase n, e tek e treta dit kâ te ngjalet. E u‐χeljmúan šûm.
24 Arδur prana atá Kapernaúm, u‐kjáse tin atá tše mbjíδje n diδramat te Piétri, e i θân: Δáskalji îj nẽ ng pagúan diδrame n?
25 Aí θot: E χ. E kûr χiri te špia, i folji pe rpara Džesúi, tue θẽ n: Tše te duket, Simún? Rrégje rat e δéut ka tsilje t marre n te δẽ nat o tšensin? ka te biljt e tire, o ka te χúajit?
26 Θot atîje Piétri: Ka te χúajit. Džesúi i θa: Prandái jân ljibru te biljte .
27 Po prana te mos i skandalidzarmi, vatur te dêti, štiêr amin: e mirre piškun, tše vién i pari: e po tše χapše grike n e tîje i gjẽ n nje statîr: mârr até , jipe atire pe r mua, e pe r tîj.
KAPTINA XVII.
1 Edhe mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionninë të vëllan’ e ati, edhe i hipën mbë nji mal të naltë veç mbë-nj-anë;
2 edhe ndërroi fytyrënë përpara atyneve, edhe faqeja e ati ndriti porsi dielli, edhe petkat’ e ati u banë të bardha porsi drita.
3 Edhe qe tek u duknë atyneve Moiseu edhe Elia, tue folunë bashkë me atë.
4 Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Zot, ashtë mirë me qenë na këtu; ndë daç, le të bajmë këtu tri tenda: nji për tyi, e nji për Moisenë, e nji për Elinë.
5 Edhe ai por tue folunë, qe tek i mbuloi nji re e ndriçime, edhe qe nji za prei resë te thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva; ndëgjoni ati.
6 Edhe dishepujtë kur ndëgjuenë, ranë përmbys, edhe u frikuenë fort.
7 Por Iesui erdhi përanë, e i kapi, edhe tha: Çohi, e mos u frikoni.
8 Edhe ata kur çuenë syt’ e vet, s’panë kurkend, veç Iesunë vetëmë.
9 Edhe ata tue sdrypunë prei malit, Iesui i porositi, tue thanë: Mos i thoni kurkuit se qish keni pamë, derisa të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut.
10 Edhe dishepujt’ e ati e pyetnë, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë pra, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia?
11 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Elia vien ma përpara, edhe ka me vunë mbë vend gjithë punëtë .
12 Por unë po u thom juve, se Elia erdhi tashti, edhe s’e ngjoftnë, por i banë qish deshnë. Kështu edhe i bir’ i nieriut ka me hequnë prei atyneve.
13 Atëherë dishepujt’ e muernë vesht, se u tha për Gjionn Pagëzorinë.
14 Edhe ata kur erthnë te gjindëja, i erdhi përanë nji nieri, e i ra ndë gjunjë,
15 tue thanë: Zot, përdëlle t’em bir, sepse e zen lingat’ e hanësë, edhe heq keq, sepse shumë herë bie ndë ziarrm, edhe shumë herë nd’ujë.
16 Edhe e pruna te dishepujt’ e tu, por nukë muftnë me e shëndoshunë.
17 Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, deri kurë kam me qenë bashkë me ju? Deri kurë kam me u duruem juve? Bini mue ate këtu.
18 Edhe Iesui e qirtoi; edhe dialli duel prei ati, edhe çuni u shëndosh çë mb’atë herë.
19 Atëherë dishepujt’ erthnë përanë Iesuit veç-anë, e thanë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë?
20 Edhe Iesui u tha atyneve: Për pabesëninë tuei, sepse për të vërtet po u thom juve, se ndë paçi besë sa nji koqe senapi, keni me i thanë këti mali: Sdryp prei këndyj e shko atie; edhe ka me sdrypunë; edhe s’ka me qenë gja qi të mos mundeni ju mos me e bamë.
21 Edhe kyi farë kombi nuk del tietrazi , veç me të falun’ e me agjinim.
22 Edhe ata kur ishinë tue u siellë rreth ndë Galile, Iesui u tha atyneve: I bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer te nierëzëvet;
23 edhe kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallë. Edhe ata u idhënuenë fort.
24 Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë për-anë Pietrit ata qi marrinë pagë dydrehematë, edhe i thanë: Nukë paguen dydrehematë mieshtri juei?
25 Ai thotë: Po. Edhe kur hyni ndë shtëpi, e mbërrin Iesui, tue thanë: Si të duketë, Simon? Prei kuit marrinë paga a të dhana mbëretëniat’ e dheut? Prei të bijvet vet, a prei të huejvet?
26 Pietri i thotë: Prei të huejvet. Iesui i tha: Vallë bijtë janë të dëlirë.
27 Por për mos me shkandalizuem ata, shko ndë det, e hith nji grep, edhe ngre peshkun’ e parë qi të dali; edhe si t’i hapish gojënë, ke me gjetunë nji stater: merre, e nepua atyneve për mue, edhe për tyi.