Krie XXVIII.
1 E te štûn mbre ma, mbe te díje turit e se pare s dit e jave s, erθ Maríeja Maddalena, e jatra Maríe, te šíχie n varrin.
2 E njô kje nje terremót i maθ. Pse nj’ ẽ ngje l i Tinzoti kalartur ka kjíela, si u‐kjas prúar gurin ka dera, e u‐ulje mbi até :
3 E iš fákjia e tîje si škeptîm, e e véšura e tîje e bârδ si bôr.
4 E pe r trẽ mbsîn tše páte tin ka aí u‐droθtin atá tše e rúaje n, e u‐bẽ̂ n si te vdekur.
5 E pe rgjegjur ẽ́ ngje li i θa grâvet: Mos trẽ́ mbe ni ju: pse dî se ke rkoni Džesúin, tše kje vẽ n mbe krikje :
6 Ẽ ng ê ktu: pse u‐ngre, si e θa: Ngani, šiχni vendin, tek iš vẽ n Zoti.
7 E mbiátu vatur θoni δišípulje vet e tîje se u‐ngre ka te vdékurit: e njô e št e vete pe rpara juš Galilê: atié e šiχni. Njô ju e θaš.
8 E nisur mbiátu ka varri me trẽ mbsî, e χarê te maδe, rrankartin te ja rre fíeje n δišípulje vet tîje .
9 E si veje n te ja rre fíeje n δišípulje vet tîje , njô Džesúi i dúal pe rpara, tue θẽ n: Ju faljem. E ató kjasur, i rre mbíen kẽ mbet e tîje , e e aδorartin.
10 Aχíerθin θa atire Džesúi: Mos trẽ́ mbeni. Étse ni, θoni vléze rvet tim te vên Galilê, e atié me šoχe n.
11 E si veje n ató, njô tsa te guárdies arδur te χora, rre fíeje tin kréravet e príftravet gjiθ ató tše kjên.
12 E po tše u‐mbióθtin bašk me piékje te , mârr kundzilje , δân te re gjẽ nda mburúame suljdetvet,
13 Tue θẽ n: θoni se δišípuljit e tîje arδur nate n, e kalúan, si na fié je m.
14 E nde u‐dze fte kî šurbés ka krei vendit, na i mbiónje mi trût, e bẽ́ nje mi ju te mos kini gjê .
15 E atá, mârr te re gjẽ ndat, bẽ̂ n si kiše n kjẽ n te me súar. E ke jó fiâlje u‐špriš nde r Juδît, njera sot.
16 E te nje mbe δiét δišípuljit vân Galilê te malji, ku Džesúi kiš kumandúar atire.
17 E pâr até e aδorartin: po ditsá e kiše n e s’ e kiše n bes.
18 E kjasur Džesúi i folji atire, tue θẽ n: Me kje δẽ n mua gjiθ putiri nde kjíel e mbi δê.
19 Andái vatur ju me soni gjiθ gjinde t: tue pakzúar nd’ é me rit te Jatit, e te Birit, e te Špirtit šé it:
20 Tue me súar ató te rúanje n gjiθ sâ ju kumandova: e e ši ú jam me ju gjiθ dite n e díte se , njera nde te fe rnúarit e jete s. Aštú kjofte .
Ngjallja
(Mk 16.1-8Lk 24.1-12Gjn 20.1-10)1 Pas së shtunës, në mëngjes herët, Maria Magdalena dhe Maria tjetër erdhën për të parë varrin. 2 Papritur ra një tërmet i fortë dhe një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, rrokullisi gurin e u ul mbi të. 3 Fytyra e engjëllit shndriste si vetëtima e rrobat i kishte të bardha si dëbora. 4 Rojat i zuri një frikë aq e madhe, saqë u drodhën e mbetën si të vdekur. 5 Engjëlli foli e u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin. 6 Nuk është këtu, se ai u ngjall siç pati thënë. Ejani e shihni vendin ku qe vënë .
7 Shkoni shpejt e u thoni dishepujve të tij se ai u ngjall prej të vdekurve dhe se do të shkojë përpara jush në Galile. Atje do ta shihni. Këto kisha për t'ju thënë».
8 Ato u larguan me të shpejtë nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuan për të lajmëruar dishepujt. 9 Dhe ja, Jezui u doli përpara e u tha: «Ju përshëndes!». Ato iu afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan. 10 Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni e u thoni vëllezërve të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Dëshmia e rojave
11 Ndërsa gratë ishin rrugës, disa roja shkuan në qytet e u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur. 12 Kryepriftërinjtë e pleqtë u mblodhën e pasi ranë në një mendje, u dhanë ushtarëve një shumë të madhe parash 13 e u thanë: «Ju duhet të thoni se dishepujt e tij erdhën gjatë natës kur ju po flinit dhe e vodhën trupin e tij. 14 Po ta marrë vesh qeveritari, do ta bindim ne e nuk do të lejojmë që ju të ndëshkoheni». 15 Ata morën paratë e bënë siç i mësuan.
Kështu këto fjalë janë përhapur ndër judenjtë deri në ditët e sotme.
Porosia
(Mk 16.14-18Lk 24.36-49Gjn 20.19-23Vp 1.6-8)16 Të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në malin që u kishte thënë Jezui. 17 Kur e panë Jezuin, e adhuruan, por disa prej tyre dyshuan. 18 Jezui iu afrua e u tha: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë, 19 prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë. 20 Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».