Krie XI.
1 E kje, kûr Džesúi fe rnói te jip órde net dimbe δiét δišípulje vet e tîje , se škói atêje te me sóneje , e te preδikóneje te χorat e tire.
2 E Janji po tše gjekje te filjakjía te bẽ nat e Krištit, de rgúar di nde r δišípuljit e tîje ,
3 I θa: Ti jê aí, tše kâ te vĩnje , o presmi njete r?
4 E pe rgjegjur Džesúi θa atire: Vatur rre fíeni Janjit ató tše gjégje ni, e šiχni.
5 Te vérbe rit šoχe n, šankatrat étse nje n, lebruste kje ronen, šurdrat gjegjen, te vdékurit ngjalen, e te né murit kân fiáljze n e mîr:
6 E ljum e št aí, tše se márre te skandal tek ú.
7 E si u‐níse tin atá, Džesúi zû te θoje gjínde vet pe r Janjin: Tše vât te síχe je t ju te ére mi? nje kalme r tundur ka era?
8 Po tše vât te šíχe je t? nje burr vešur nde te χola? Šini atá tše kjéle nje n te χola, rrîn te špît e rrégje ravet.
9 Po tše vât te šíχe je t? nje profét? E χ ju θom, eδé mê se nje profét.
10 Pse kî e št aí pe r ke kje škrúar: Šini ú ju de rgonje ẽ́ ngje lin tim pe rpara fakjes sate, tše kâ te de rtonje uδe n tẽ nde pe rpara tîj.
11 Pe r ve rtét ú ju θom, nẽ ng dúal nde te ljêrit e grâvet nje mê i maθ se Janje Tista: po aí tše e št mé i vóge lje te rregje ría e kjíelvet, e št mê i maθ se aí.
12 Ka díte te prana e Janje Tíste se njera naní, rregje ría e kjíelvet do mârr pa‐χîr, e atá tše i štiχen sipe r e rre mbenje n.
13 Pse gjiθ profetrat, e ljedža njera te Janji profetidzartin:
14 E nde doni te príte ni mîr, aí e št Elía, tše kiš te víneje .
15 Kuš kâ veš te gjegjet, é te gjegjet.
16 E kui kam te gjas ke t dženeratsiúne ? Ajó i gjet kriaturvet tše rrîn uljur nde r kjátse te : e i θe rrese n šokvet,
17 E θôn: Ju ke ntúam, e nẽ ng ljúaje tit: vaitúam, e nẽ ng kjáitit.
18 Pse erθ Janji tše nẽ ng χâje , nẽ ng pîje , e θôn: Kâ špirtin e χúaje .
19 Erθ i Biri njeríut tše χâ, e pî, e θôn: Njô nje njerî grik‐maθ, e njerî vérie, miku i gabe ljotvet e te me katrúamvet. E urte sía pat ljikje ka biljt e sâje .
20 Aχíera zû e ne me reje χôrvet, tek u‐bẽ̂ n mê te šume t me rákulje te tîje , se nẽ ng u‐metanóse tin.
21 Mierezî tîj, Χorazín, mierezî tîj, Betsáiδe: se, nde Tîr, e Sidôn u‐kiše n bẽ n me rákuljit, tše u‐bẽ̂ n tek ju, kâ mot tše kiše n bẽ n peniténdzie nde θes e nde χí.
22 Frẽ nge kte ju θom: Tirit, e Siδonit kan te jên mê te ljea pene t te dita džuδidzit, se juve.
23 E ti, Kapernaúm, tše jê ngré itur njera nde r kjíel? njera te pisa kê te χumbeš: se, nde Soδe m u‐kiše n bẽ n me rákuljit, tše u‐bẽ̂ n tek ti, ndoδ’ e kišen rrúar njera sot.
24 Prandái ju θom, se katundit Sóδe me s kan te jên mê te ljea pene t te dita džuδidzit, se tîj.
25 Nd’ at χêr pe rgjegjur Džesúi θa: Te skomolíse nje , oi Tat, Zot i kjíele s e i δéut, pse fšeχe kto šurbise t’ úrtravet e te špéitravet, e ja buθtove te vígje ljvet.
26 E χ, oi Tat: se ke štú kje mîr pe rpara tîj.
27 Gjiθ šurbiset me kjen δẽ n ka Tata im. E mosnjerî njeχ te Birin, mosse i Jati: ne te Jatin njeχ ndonjé , mosse i Biri, e kui i Biri dafte t’ e sbuljônje .
28 Ngani tek ú gjiθ ju, tše šurbeni, e tše jini ngarkúar, e ú ju prẽ nje .
29 Mírre ni zigúan tim mbi ju, e me soni ka ú, se jam i but e i ulje t zé me rie: e gjẽ ni te pré itur špírtravet tâje .
30 Pse zigói im e št i mîr, e barra ime e št e ljê.
1 Si u mësoi këto gjëra dymbëdhjetë dishepujve, Jezui u largua që andej e shkoi për të mësuar njerëzit e për të predikuar në qytetet përreth.
Të dërguarit e Gjon Pagëzorit
(Lk 7.18-35)2 Gjoni ishte në burg dhe, kur dëgjoi për veprat e Krishtit, i çoi fjalë përmes dishepujve të vet 3 për t'i thënë: «A je ti ai që duhet të vijë apo duhet të presim një tjetër?». 4 Jezui u përgjigj kështu: «Shkoni e i tregoni Gjonit çka po dëgjoni e po shihni. 5 Të verbrit po shohin përsëri e të çalët po ecin, të lebrosurit po pastrohen e të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen e të varfërve po u shpallet ungjilli. 6 Lum ai, të cilit unë nuk i bëhem pengesë».
7 Kur u larguan ata, Jezui filloi t'u fliste turmave për Gjonin e tha: «Çfarë shkuat të shihnit në shkretëtirë? Një kallam që e lëkund era? 8 Çfarë shkuat të shihnit, pra? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ata që vishen me rroba të buta gjenden në pallatet mbretërore. 9 Çfarë shkuat të shihnit, atëherë? Një profet? Po, po ju them, madje më shumë se një profet. 10 Gjoni është ai për të cilin është shkruar:
ja, unë po dërgoj
lajmëtarin tim para teje,
që të përgatisë udhën tënde.
11 Me të vërtetë po ju them se asnjë grua nuk ka lindur njeri më të madh se Gjon Pagëzori. Por, më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai. 12 Që nga dita e Gjon Pagëzorit e deri tani mbretëria e qiejve fitohet me përpjekje të mëdha dhe atë e fitojnë ata që përpiqen . 13 Të gjithë profetët dhe ligji profetizuan deri në kohën e Gjonit. 14 Dhe doni apo s'doni ta pranoni, ai është Elia që duhej të vinte. 15 Kush ka veshë, le të dëgjojë.
16 Me çfarë ta krahasoj këtë brezni? Ajo u ngjan fëmijëve që ulen shesheve dhe u thërrasin të tjerëve 17 e u thonë:
“I ramë fyellit për ju
e nuk kërcyet,
vajtuam
e ju nuk mbajtët zi”.
18 Erdhi Gjoni që as ha e as pi dhe njerëzit thonë: “Është i pushtuar nga djalli”. 19 Erdhi Biri i njeriut që ha e pi dhe njerëzit thonë: “Ja grykësi e pijaneci, miku i tagrambledhësve e i mëkatarëve”. Por, urtia e Perëndisë del e drejtë nga vetë veprat e veta ».
Qytetet e papenduara
(Lk 10.13-15)20 Atëherë Jezui filloi të qortonte qytetet ku u bënë pjesa më e madhe e mrekullive të tij, por që nuk ishin penduar: 21 «Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaidë! Po të ishin bërë në Tir e në Sidon mrekullitë që u bënë ndër ju, ata do të ishin penduar me kohë, duke veshur thasë e duke hedhur hi mbi kokë. 22 Por unë po ju them se Tiri e Sidoni do ta kenë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit.
23 Po ti, Kafarnaum,
mos vallë do të lartësohesh deri në qiell?
Në skëterrë do të plandosesh.
Sepse Sodoma do të kishte mbetur deri më sot po të ishin bërë aty mrekullitë që u bënë te ti. 24 Por po ju them se toka e Sodomës do ta ketë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit».
Jezui jep prehje
(Lk 10.21-22)25 Atëherë Jezui tha: «Të falënderoj, o Atë, Zot i qiellit e i tokës, se ua ke fshehur këto gjëra të urtëve e të mençurve dhe ua ke zbuluar fëmijëve të vegjël. 26 Po, o Atë, se kështu të ka pëlqyer ty. 27 Gjithçka më është dhënë nga Ati im. Askush nuk e njeh Birin përveç Atit dhe askush nuk e njeh Atin përveç Birit dhe atij, të cilit Biri dëshiron t'ia zbulojë.
28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj, 30 se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».