Krie IX.
1 E si χiri nd𝑒 karav𝑒, skoi mbatan𝑒, e vate te χora e tîγj𝑒.
2 E s̆i i bîj𝑒n p𝑒rpara nj𝑒 t𝑒 njómur𝑒 ts̆𝑒 rrîγj𝑒 s̆tûr𝑒 mbi s̆trat𝑒. E si s̆íχ𝑒j𝑒 Dz̆esúi bess𝑒n e tire, i θa t𝑒 njómurit𝑒: B𝑒n𝑒 z𝑒mr𝑒, o bir𝑒, t𝑒 nd𝑒jénen𝑒 m𝑒kát𝑒t𝑒 tote.
3 E s̆i ts̆𝑒dó ka Skríbrat𝑒 θan𝑒 nd𝑒r ta: Kî vγastimís.
4 E Dz̆esúi ts̆𝑒 s̆íχ𝑒j𝑒 pinséret’ e tire, θa: P𝑒rts̆é γojás𝑒ni t𝑒 liga te zé m𝑒rat𝑒 túaj𝑒?
5 Ts̆𝑒 is̆t𝑒 mê s̆péj𝑒t𝑒 t𝑒 θom𝑒: T𝑒 nd𝑒jénen𝑒 m𝑒kát𝑒t𝑒 tote: ô t𝑒 θom𝑒: Ngreu, e jits𝑒?
6 Eδé sât’ e dini, se i Biri i njeríut𝑒 kâ zot𝑒rîn te jeta t𝑒 nd𝑒jéinj𝑒 m𝑒kát𝑒t𝑒, aχiérra i θot𝑒 paralít𝑒kut𝑒: Ngreu, mirr𝑒 s̆tratin t𝑒nt𝑒, e jets𝑒 te s̆pia jote.
7 E si u‐ngre, vate te s̆pia e tîγj𝑒.
8 T𝑒 pârit ts̆𝑒 e pân gjíndet𝑒 eδé u‐drerúan, e l𝑒vdúan Per𝑒ndîn, ts̆𝑒 jep𝑒 kt𝑒 zot𝑒rî njérz𝑒vet.
9 E si vêγj𝑒 mê atéi Dz̆esúi, pâ nj𝑒 njerî ts̆𝑒 rrîγj𝑒 újur𝑒 mbi tríez𝑒n e gabilót𝑒vet, ts̆𝑒 kluχej Maté. E i θot𝑒: Eja pas meje. E si u‐ngre, vate pas atîγj𝑒.
10 E proftasi teku aí rrîγj𝑒 te s̆pia, se disâ gabilot𝑒 e t𝑒 m𝑒katrúam𝑒 véij𝑒n, e rrîj𝑒n bas̆k𝑒 me Dz̆esúin, e me dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒.
11 E kur e pân Farisénj𝑒t𝑒, i θan𝑒 dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒: Mjés̆tri jîj𝑒 p𝑒rts̆é χâ me gabilót𝑒t𝑒 e me t𝑒 m𝑒katrúamit𝑒?
12 E t𝑒 gjégjurit ts̆𝑒 e gjegji Dz̆esúi θa atire: T𝑒 s̆𝑒ndós̆𝑒t𝑒 ng𝑒 dúan jatrúa, se po t𝑒 s𝑒múr𝑒t𝑒.
13 E t𝑒 váturit m𝑒soni ts̆𝑒 is̆t𝑒: Lipisî dua, e jo sagrifitsj𝑒. Prandái ú ng𝑒 jerδa t𝑒 θrísia t𝑒 drej𝑒tit𝑒, se po t𝑒 m𝑒katrúamit𝑒.
14 Aχiérra i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e Dz̆uánit𝑒, tue θ𝑒n𝑒: P𝑒rts̆é na, e Farisénj𝑒t𝑒, argj𝑒rónj𝑒m𝑒 s̆um𝑒: e dis̆ípuj𝑒t𝑒 tat𝑒 ng𝑒 argj𝑒ronj𝑒n?
15 E Dz̆esúi θa atire: M𝑒nd𝑒 klân𝑒 kûrr𝑒 t𝑒 bíj𝑒t’ e dásm𝑒vet njera ts̆𝑒 δ𝑒ndri ê bas̆k𝑒 me ta? Kat𝑒 vínj𝑒n𝑒 prâ dít𝑒t𝑒 kur𝑒 t’ i jêt𝑒 ndzjerr𝑒 δ𝑒ndri: e aχiérra kat’ argj𝑒rónj𝑒n𝑒.
16 Mosnjerî s̆tie nj𝑒 tsop𝑒 petku t𝑒 tras̆𝑒, e t𝑒 pa s̆krífur𝑒 mbi nj𝑒 e vés̆ur’ e vjetr𝑒: se t𝑒 plotit e asâγj𝑒 χelkj𝑒 t𝑒 vés̆ur𝑒n, e s̆kjíret𝑒 mê lik𝑒.
17 E ng𝑒 s̆tíen ver𝑒 e rê nd𝑒 r𝑒s̆ikje t𝑒 vjetr𝑒; se as̆tú s̆kjíren𝑒 r𝑒s̆íkjet𝑒, e vera dérδet𝑒, e r𝑒s̆íkjet𝑒 sbíren𝑒. Andái vûn𝑒 ver𝑒n e rê nd𝑒 r𝑒s̆ikje t𝑒 rî, e rúχen𝑒 t𝑒 dî.
18 Teku aí is̆ e i θos̆𝑒 ktô s̆𝑒rbise, s̆i, nj𝑒 ka t𝑒 pár𝑒s̆it, ts̆𝑒 t𝑒 kjásurit i falej, tue θ𝑒n𝑒: Zot, bîja ime par𝑒 m𝑒 vdikj𝑒: po t𝑒 járδurit ts̆𝑒 vjen𝑒 ti, e i vê dor𝑒n t𝑒nde mbi até , ajó kat𝑒 m𝑒 rronj𝑒.
19 E Dz̆esúi si u‐ngre, vate pas atîγj𝑒, bas̆k𝑒 me dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒.
20 E s̆i nj𝑒 grua, ts̆𝑒 kis̆ dimb𝑒δiét𝑒 vjet𝑒 ts̆𝑒 i rríθ𝑒j𝑒 gjak𝑒, si u‐kjas𝑒 mantaprapa, i ngau θek𝑒n e s𝑒 vés̆ur𝑒s𝑒 tîγj𝑒.
21 Se θos̆𝑒 nd𝑒 vét𝑒χen t𝑒 sâγj𝑒: N𝑒 i ngafs̆a vet𝑒m te vés̆ur𝑒n e tîγj𝑒, kat𝑒 lefterósem𝑒.
22 E Dz̆esúi si u‐prúar𝑒, e pâ até , i θa: Mos u‐tr𝑒mp𝑒, o bîj𝑒, bessa jote t𝑒 lefterosi. E u‐lefteros𝑒 grúaja ts̆𝑒 tek’ ajó χer𝑒.
23 E kur𝑒 jerδi Dz̆esúi te s̆pia e arkóntit𝑒, e pâ atá ts̆𝑒 i bîj𝑒n flojér𝑒vet e nj𝑒 χor𝑒 gjinde ts̆𝑒 bûγj𝑒 mizir𝑒, θot atire:
24 Jetsni, mb𝑒jíδiχj𝑒: se váiza ng𝑒 vdikj𝑒, se po flê . E kjes̆óij𝑒n até .
25 E kur𝑒 gjíndia kle ndzjerr𝑒 jas̆ta, si χiri aí, rr𝑒mbéu dor𝑒n e sâγj𝑒. E váiza u‐ngre.
26 E kjô χjê e θ𝑒n𝑒 doγi te gjiθ ajó χor𝑒.
27 E kur𝑒 Dz̆esúi u‐nis𝑒 ka aí vent𝑒, i u‐vûn prapa dî t𝑒 verb𝑒r, ts̆𝑒 θrísi𝑒n, e θos̆𝑒n: Kîj𝑒‐na lipisî, o bir’ i Dáviδit𝑒.
28 E kur𝑒 vate te s̆pia, i u‐kjas𝑒n te vérb𝑒rit𝑒. E i θot𝑒 Dz̆esúi: Kini bess𝑒 se ú mund𝑒 bunj𝑒 k𝑒té ? E atá i θan𝑒: Ê χj, Zot.
29 Aχiérra ngau sît’ e tire, tue θ𝑒n𝑒: Ju kloft𝑒 bûr𝑒 mbi bess𝑒n tè j𝑒.
30 E u‐sbiχtin sît’ e tire: e i trúaiti kekj𝑒 Dz̆esúi, e i θa: V𝑒rreni t𝑒 mos e dzê nj𝑒 njerî.
31 E atá t𝑒 dal𝑒t, mblúan gjiθ até χor𝑒.
32 E kur𝑒 dúaχtin atá, s̆i se i prûn p𝑒rpara nj𝑒 munk𝑒 i maχkós̆𝑒m𝑒.
33 E s̆tûr𝑒 jas̆ta i maχkúami, mungu foli, e u‐θavmas𝑒n gjíndet𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Kûrr𝑒 ng’ u‐d𝑒ftúa k𝑒s̆tú nd𝑒 Israél.
34 Farisénj𝑒t𝑒 prâ θos̆𝑒n: P𝑒r t𝑒 parin e t𝑒 maχkúamvet ndzíer t𝑒 maχkúamit𝑒.
35 E Dz̆esúi rráχ𝑒j𝑒 gjiθ𝑒 χór𝑒t𝑒, eδé katúndet𝑒, tue mpsúar𝑒 te sinagóg𝑒t’ e tire, e tue ligj𝑒rúar𝑒 vangjejin e mbret𝑒rîs, e tue s̆𝑒rúar𝑒 gjiθ𝑒 s𝑒múnd𝑒t𝑒, eδé gjiθ𝑒 kurrúsm𝑒t𝑒 te gjíndia.
36 E kur𝑒 pâ gjíndet𝑒, i duku kekj𝑒: se is̆𝑒n t𝑒 lóδura, e s̆tûr𝑒 si dele ts̆𝑒 s’ kan𝑒 delimêr.
37 Aχiérra θot𝑒 dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒: T𝑒 korr𝑒t ê s̆um𝑒 me ftet𝑒, e punetór𝑒t𝑒 jan𝑒 pak𝑒.
38 Andái parkalés𝑒ni zotin e t𝑒 kórrit𝑒, sât𝑒 d𝑒rgonj𝑒 pun𝑒tor𝑒 te t𝑒 korrit e tîγj𝑒.
Krie e nëntëtë
1 E si hiri ndë varkë u hodh përtej, e vate ndë qutet të tij.
2 E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua.
3 Ahiere ca nga të dhiavasuritë, thanë me vetëhe të ture: Kij njeri vllasfimis.
4 Edhe Iisui si kupëtoi ato që mëndoneshinë ata me vetëhe, u tha: Pse juvet kujtoni ato të këqia ndë zëmëra tuaj?
5 Cila është m’e kollajtë të thom: Të qofinë ndëjierë fajetë. A të thom: Ngreu, e ecë.
6 Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
7 E si u ngre, vate ndë shtëpi të tij.
8 E bota gjithë si panë këtë u çuditnë, e lëvdoijnë Perndinë, që dha të tillë eksusia ndë njerëz.
9 E si shkon Iisui atje pa një njeri që rrij ndë kumerq, e quhej Mattheo, e i tha: Eja pas meje. Edhe ai si u ngre, vate pas sij.
10 E u bë si erdhi Iisui, e ndënji ndë shtëpi t’atij, na, erdhë shumë kumerqarë edhe fajëtorë, e ndejnë bashkë me Iisunë edhe me mathitit’ e tij.
11 E si panë Farisejtë, u thanë mathitivet së tij: Pse Dhaskali juaj ha bukë me kumerqarë, e me fajëtorë?
12 Edhe Iisui si digjoi, u tha ature: Ata që janë të shëndoshë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë.
13 Hajdeni, e mpsoni ç’është: Eleimosin dua, e jo kurban; se nuk’ arçë të thërres ndë metani të drejtitë, po fajëtorëtë.
14 Atëherë erdhë nde ai mathitit’ e Ioannit, e i thanë: Pse na edhe Farisejtë agjërojëmë shumë, e ma(thi)tit’ e tua nuk’ agjërojënë?
15 E u tha ature Iisui: Mos mundjënë ata që ftonenë ndë dasmë t’agjërojënë, e të helmonenë, ngjera sa gjëndetë me ta bashkë dhëndëri? Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere do t’agjërojënë.
16 E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
17 As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.
18 E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.
19 Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij.
20 E ja një grua që qe sëmurë dimbëdhjetë vjet nga të rrjedhurit’ e gjakut, erdhi prapazë, e i zu anën’ e rrobësë tij.
21 E thosh me vetëhe të saj: Ndë mundça të zë vetëmë rrobën’ e tij do të shëronem.
22 Edhe Iisui si u kthe, e pa atë, i tha: Mos u trëmb, bijë, se besa jote të shëroi ti. E u shërua gruaja që atë sahat.
23 E si erdhi Iisui ndë shtëpi t’Arhondit, e pa mirollojisratë me fllojere, edhe botënë që bëijnë gjëmë të madhe.
24 U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të.
25 E si duallë jashtë bota, hiri brënda, e zuri dorën’ e saj, e u ngre vashëza.
26 E këjo thavmë u digjua mbë gjith’ atë dhe.
27 E si shkon atje Iisui vijnë pas si di të verbërë, tuke thirturë, e tuke thënë: O bir i Dhavidhit, eleisna edhe navet.
28 E si erdhi ndë shtëpi, erdhë afër tij të verbëritë, e u tha ature: Besoni juvet se unë mund të bëj këtë? Edhe ata i than’ atij: Besojëmë, Zot.
29 Ahiere u zu me dorë sit’ e ture, e u tha: Sikundrë besoni juvet, le të bënetë ndë ju.
30 E u hapnë sit’ e ture, e Iisui i porsiti me foveri, e u tha: Vështoni, të mos ta digjojë njeri.
31 Po ata si iknë ateje, vanë e qiriksnë atë mbë gjith’ atë dhe.
32 E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë.
33 E si dolli i paudhi, foli vuvi e gjithë bota u çuditnë, e thoshnë se kurrë nuk’ u duk ndonjë e tillë ndë Israil.
34 E Farisejtë thoshnë, se me fuqi të parit së paudhëvet, nxjer të paudhëtë.
35 E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit.
36 E si pa turmëtë, i erdhi likshtë për ta, se qenë lodhurë e përhapurë posi dhëntë që s’kanë çoban.
37 Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë.
38 Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.