Krie XXVII.
1 E t𝑒 bûrit ndríts̆uχ𝑒, u‐mbjoδ𝑒n gjiθ𝑒 t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e plékj𝑒t’ e pópuγit𝑒, t𝑒 flísi𝑒n mbi Dz̆esúin, si kis̆ e d𝑒rgóij𝑒n te mórtia.
2 E t𝑒 líδurit ts̆𝑒 e liδ𝑒n, e kjeχtin eδé e vûn te dúart𝑒 Póntsit𝑒 Pilátit𝑒 ts̆𝑒 atjé urδuroγj𝑒.
3 Aχiérna si pâ Dz̆uδa, ts̆𝑒 e traδirti, se kle mundúar𝑒 p𝑒r mort𝑒: pendésur𝑒, prori triδiét𝑒 t𝑒 rr𝑒gjé ndat𝑒 t𝑒 pár𝑒vet e príftravet, e plékj𝑒vet,
4 Tue θ𝑒n𝑒: Ú ftesa, ts̆𝑒 traδirta gjakun t𝑒 paftes𝑒. E atá θan𝑒: Ts̆𝑒 e dúam𝑒 na? ti kat’ e v𝑒rês̆.
5 E t𝑒 s̆tûrit t𝑒 rr𝑒gjé ndat𝑒 te klis̆a, jiku: e vate uvúar𝑒.
6 E t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, si múarn𝑒 t𝑒 rr𝑒gjé ndat𝑒, θós̆i𝑒n: Ng𝑒 is̆t𝑒 mir𝑒 t𝑒 s̆tíχen𝑒 kta nd𝑒 korbaná: se jan𝑒 prets𝑒 gjaku.
7 E t𝑒 mbáiturit kundzij𝑒, blên me ató δéun e kjeramiδárit𝑒, p𝑒r t𝑒 varr𝑒zúar𝑒 t𝑒 χúaj𝑒t𝑒.
8 Andái u‐nomotis𝑒 aí δê, Δê gjaku, njera m𝑒 sot𝑒.
9 Aχiérna u‐sos e θ𝑒na e profétit𝑒 Dz̆eremîs𝑒, ts̆𝑒 θot𝑒: E múarn𝑒 triδiét𝑒 t𝑒 rr𝑒gj𝑒nda pretsin e t𝑒 pritsârmit𝑒, ts̆𝑒 blên ka t𝑒 bíj𝑒t’ e Israélit𝑒:
10 E i δan𝑒 p𝑒r δéun e atîγj𝑒 ts̆𝑒 b𝑒n kjeramiδe, si m𝑒 urδurói Inzót.
11 E Dz̆esúi kle p𝑒rpara kréut’ e véndit𝑒, e kreu i píeiti, tue θ𝑒n𝑒: Ti jê Mbreti i Dz̆uδénj𝑒vet? Θa atîγj𝑒 Dz̆esúi: Ti e θua:
12 E kur e ngalési𝑒n t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, eδé plékj𝑒t𝑒, ng𝑒 p𝑒rgjegjej fare.
13 Aχiérna i θot𝑒 Pilati: Ng𝑒 gjegje sâ θon𝑒 mbi tîj mart𝑒rît𝑒?
14 E ng𝑒 i u‐p𝑒rgjekj𝑒 atîγj𝑒 te mosnjera fjal𝑒, as̆tú se i pari aí θavmasej ndutu.
15 Nga e kré mtia prân kreu i véndit𝑒 kis̆ dzakon𝑒 t’ i lis̆oγj𝑒 gjíndes𝑒 nj𝑒 t𝑒 líδur𝑒, k𝑒 déij𝑒n atá.
16 E kis̆ aχiérna nj𝑒 i líδur𝑒 i njóχur𝑒, ts̆𝑒 i θós̆i𝑒n Barabba.
17 Kur u‐mbjoδ𝑒n atá, i θa Pilati: Ts̆ilin doni t𝑒 ju lis̆onj𝑒: Barabb𝑒n, ô Dz̆esúin, ts̆𝑒 θúχet𝑒 Kris̆t𝑒?
18 Se e dîγj𝑒 se p𝑒r zilî ia kis̆𝑒n δ𝑒nn𝑒 te dúart𝑒.
19 E si u‐uj𝑒 aí mbi θronin e ligj𝑒s, i d𝑒rgói θ𝑒n𝑒 e s̆okjia e tîγj𝑒: Mosgjê t𝑒 kês̆ ti me até t𝑒 dréj𝑒t𝑒: se disâ reva sot𝑒 n’ 𝑒nd𝑒r p𝑒r até .
20 E t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e plékj𝑒t𝑒 s̆tíj𝑒tin gjíndet𝑒 t𝑒 lípi𝑒n Barabb𝑒n, e Dz̆esúin t’ e vrísi𝑒n.
21 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 i pari, θa atire: Ts̆ilin doni ka t𝑒 dî t𝑒 ju lê ? E atá θan𝑒: Barabb𝑒n.
22 Θot atire Pilati: As̆tú ts̆𝑒 kat’ e bunj𝑒 Dz̆esúin, ts̆𝑒 θúχet𝑒 Kris̆t𝑒?
23 I θon atîγj𝑒 t𝑒 gjiθ𝑒: Le t𝑒 vê ngrikj𝑒. Θot atire i pari: Sets̆é t𝑒 kekj𝑒 buri? E atá mê se mê lurîj𝑒n tue θ𝑒n𝑒: Le t𝑒 vúχet𝑒 ngrikj𝑒.
24 E t𝑒 pârit Pilati se até ng𝑒 e ndíχ𝑒j𝑒, e po mê s̆um𝑒 mizir𝑒 bunej: marr𝑒t tsa uj𝑒, láiti dúart𝑒 p𝑒rpara gjindes, tue θ𝑒n𝑒: Ú ng’ i ftes𝑒 te gjaku i ktîγj𝑒 t𝑒 dréj𝑒ti: kat’ e v𝑒reni jû.
25 E gjiθ𝑒 gjíndia u‐p𝑒rgjekj𝑒, e θa: Gjaku i tîγj𝑒 mbi nê, e mbi bíj𝑒t𝑒 tan𝑒.
26 Aχiérna lâ t𝑒 jes𝑒 Barabb𝑒n: e Dz̆esúin, posa ts̆𝑒 e rraχu me rripe, ia δa t’ e vúij𝑒n ngrikj𝑒.
27 Aχiérna us̆tór𝑒t’ e t𝑒 párit𝑒, si e múarn𝑒 Dz̆esúin, e e prûn nd𝑒 pretorj𝑒, mbjoδ𝑒n ndanz𝑒 atîγj𝑒 gjiθ𝑒 s̆ók𝑒t𝑒:
28 E si e dz̆es̆𝑒n, e p𝑒s̆trúan me nj𝑒 klamiδ𝑒 e kukje,
29 E pléksur𝑒 nj𝑒 kuror𝑒 glé mbas̆𝑒, ia vûn𝑒 mbi krie, 𝑒 nj𝑒 káγ𝑒m𝑒 te dora e dréj𝑒t’ e tîγj𝑒. E p𝑒rglúnjur𝑒 p𝑒rpara atîγj𝑒, e s̆áij𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Fálemi, mbret𝑒 i Dz̆uδénj𝑒vet.
30 E tue pus̆tíj𝑒tur𝑒 mb’ até , múarn𝑒 káγ𝑒min, e ia ksísi𝑒n te kríet e tîγj𝑒.
31 E posa e s̆áitin, i dz̆es̆𝑒n klamiδ𝑒n, e e ves̆𝑒n me pétkat’ e tîγj𝑒, e e kjeχtin t’ e vúi𝑒n ngrikj𝑒.
32 E si díli𝑒n, gjet𝑒n nj𝑒 njerî Ts̆irené, p𝑒r emb𝑒r Simún: kt𝑒 e s̆tr𝑒ngúan t𝑒 nglakoγj𝑒 krikjen e tîγj𝑒.
33 E járδur𝑒 mb𝑒 vent𝑒, ts̆𝑒 e θon𝑒 Gólgota, e is̆t𝑒 si t𝑒 θuχej vent𝑒 Krei,
34 I δan𝑒 t𝑒 pîγj𝑒 ver𝑒 trazúar𝑒 me vrêr. E si e ngjepsi aí, ng𝑒 des̆i t’ e pîγj𝑒.
35 E posa ts̆𝑒 e vûn𝑒 ngrikj𝑒, ndáitin pétkat’ e tîγj𝑒, tue s̆tûr𝑒 s̆ort𝑒n: sâ t𝑒 mblonej até ts̆𝑒 u‐θa ka profeti: Ndáitin pétkat𝑒 tim𝑒 nd𝑒r ta, e mbi t𝑒 vés̆ur𝑒n time s̆tûn𝑒 s̆ort𝑒n.
36 E újur𝑒 e rúaij𝑒n atjé .
37 E vûn𝑒 mbi kríet atîγj𝑒 ftes𝑒n e tîγj𝑒 s̆krúar𝑒: Kî is̆t𝑒 Dz̆esúi Mbreti i Dz̆uδénj𝑒vet.
38 Aχiérna u‐vûn𝑒 ngrikj𝑒 bas̆k𝑒 me até dî kusar𝑒, nj𝑒 ka kraχu i drekj𝑒, e nj𝑒 ka i s̆tré mb𝑒ri.
39 E atá ts̆𝑒 s̆kóij𝑒n e né mi𝑒n tue túndur𝑒 krérat’ e tire,
40 E θós̆i𝑒n: Ti ts̆𝑒 gorromis𝑒 klis̆𝑒n, e te trî ditt𝑒 e stis𝑒: lefteros𝑒 vet𝑒χen𝑒 t𝑒nde: n𝑒 jê bîr i Per𝑒ndîs𝑒, sdripu ka kríkjia.
41 E gjiθnjé t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, ts̆𝑒 e kjes̆óij𝑒n bas̆k𝑒 me Skríbrat𝑒, e me plékj𝑒t𝑒 θós̆i𝑒n:
42 Tjer𝑒 lefterosi, vet𝑒χen𝑒 t𝑒 tîγj𝑒 ng𝑒 mund𝑒 lefterós𝑒nj𝑒: n𝑒 is̆t𝑒 mbret’ i Israélit𝑒, le t𝑒 sdrípet𝑒 naní ka kríkjia, e e kemi bess𝑒:
43 Aí vû spress𝑒 mb𝑒 Per𝑒ndîn: le t’ e lefterós𝑒nj𝑒 naní, nai e do: perts̆é θa: Jam𝑒 bîr Per𝑒ndíe.
44 Eδé kt𝑒 i s̆tîj𝑒n te búz𝑒t𝑒 kusár𝑒t𝑒, ts̆𝑒 is̆i𝑒n vunn𝑒 ngrikj𝑒 bas̆k𝑒 me até .
45 E ts̆𝑒 m𝑒 gjas̆t’ ôr𝑒 u‐bû m𝑒terr𝑒t mbi gjiθ𝑒 δéun njera mb𝑒 t𝑒 né n𝑒t𝑒n ôr𝑒.
46 E si mb𝑒 t𝑒 né n𝑒t𝑒n ôr𝑒 θriti Dz̆esúi me z𝑒r𝑒 t𝑒 maθ𝑒, e θa: Ilí, Ilí, lamá sabaχθaní? ts̆𝑒 vjen morar𝑒: Per𝑒ndía im𝑒, Per𝑒ndía im𝑒, p𝑒r se m𝑒 lê?
47 E ditsá ka atá ts̆𝑒 rrîj𝑒n atjé, si e gjegj𝑒n, θós̆i𝑒n: Elîn θret kî.
48 E njize tue rrjéδur𝑒 nj𝑒 ka atá marr𝑒 nj𝑒 spondz𝑒, mblúar𝑒 me úθuχ𝑒, e vunn𝑒 mbi nj𝑒 káγ𝑒m𝑒, i jipj𝑒 t𝑒 pîγj𝑒.
49 E tjér𝑒t𝑒 θós̆i𝑒n: Lê t𝑒 jes𝑒, s̆óχj𝑒m𝑒 n𝑒 vjen Elía t’ e lefterós𝑒nj𝑒.
50 E Dz̆esúi pameta tue θirr𝑒 me zê t𝑒 maθ𝑒, δâ s̆pirtin.
51 E s̆i skjepi i klís̆𝑒s u‐s̆kjúar𝑒 ndîs̆𝑒 ts̆𝑒 lart𝑒 njera pos̆t𝑒, e δeu u‐tunt𝑒, e gúret’ u‐χap𝑒n,
52 E várret’ u‐sbiχtin: e disâ kúrm𝑒ra s̆éitras̆𝑒, ts̆𝑒 flé ij𝑒n, u‐ngré itin.
53 E si dúaγn𝑒 ka várret𝑒 pas t𝑒 ngjáχturit e tîγj𝑒, jerδ𝑒n te χora s̆éite, e u‐d𝑒ftúan disave.
54 E Ts̆enturiuni, e atá ts̆𝑒 me até rúaij𝑒n Dz̆esúin, t𝑒 pârit δéun ts̆𝑒 tundej, e s̆𝑒rbíset𝑒 ts̆𝑒 stréksi𝑒n, u‐drerúan s̆um𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ftet𝑒 Bîr Per𝑒ndíe is̆ kî.
55 E ís̆i𝑒n atjé disâ grâ, ts̆𝑒 v𝑒réij𝑒n p𝑒rs𝑒γarγu, ató ts̆𝑒 ng𝑒 i kís̆i𝑒n l𝑒nn𝑒 k𝑒mb𝑒 Dz̆esúit𝑒 ts̆𝑒 ka Galiléa, tue s̆𝑒rbíer𝑒 até :
56 Tek’ ató is̆ Maríeja Maddalena, e Maríeja e j𝑒ma e Jáp𝑒kut𝑒, e Sép𝑒s𝑒, eδé e j𝑒ma e t𝑒 bíj𝑒vet e Dzebeδéut𝑒.
57 E kur u‐ngris𝑒, jerδi nj𝑒 nj𝑒rî i kjosm𝑒 ka Arimaθéa, nomotísur𝑒 Sep𝑒, ts̆𝑒 eδé u‐kis̆𝑒 mpsúar𝑒 ka Dz̆esúi.
58 Kî u‐kjas𝑒 te Pilati, e i lipi kurmin e Dz̆esúit𝑒. Aχiérna Pilati urδurói t’ i jipej kurmi.
59 E t𝑒 marr𝑒t kurmin, e p𝑒s̆toγi me p𝑒lχur𝑒 e pastrúame.
60 E vû até te nj𝑒 varr𝑒 i tîγj𝑒 i rî, ts̆𝑒 preu te guri. E t𝑒 pjerr𝑒t ts̆𝑒 prori nj𝑒 d𝑒rras𝑒 e maδe te dera e várrit𝑒, u‐ndrekj’ e vate.
61 Po ís̆i𝑒n atjé Maríeja Maddalena, e jatra Maríe, újur𝑒 p𝑒rpara várrit𝑒.
62 E m𝑒 t𝑒 nesmen, ts̆𝑒 ê pas t𝑒 Pr𝑒mtes, u‐mbjoδ𝑒n t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e Farisénj𝑒t𝑒 te Pilati,
63 Tue θ𝑒n𝑒: Zot, u‐kuj𝑒túam𝑒, se aí g𝑒njes̆tari θa kur is̆ gjâχ: Mbi trî ditt𝑒 kat𝑒 ngjáγem𝑒.
64 P𝑒randái urδuró te rúχet𝑒 varri njera tek’ e treta dit𝑒: mos bun se t𝑒 járδurit dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒 t𝑒 vjéδj𝑒n𝑒 até , e prân t𝑒 θên𝑒 gjindes: U‐ngre ka t𝑒 vdékurit𝑒: e t𝑒 jêt𝑒 e sprásmia g𝑒njes̆tre mê e kekje se e para.
65 Θa atire Pilati: E kini kustóδi𝑒n, ndrékjiχj𝑒, rúani si dini.
66 E atá si van𝑒, rúaij𝑒n varrin, tue vulósur𝑒 gurin, bas̆k𝑒 me kustóδi𝑒n.
Krie e njëzeteshtatëtë
1 E si u bë mëngjes, u mbëjuadhë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqësia e llaoit, e kuvënduanë kondrë Iisuit për të vrarë atë.
2 E si e lidhnë atë, e shpunë, e e dhanë nde Igjemoni Pondio Pellatua.
3 Ahiere si pa Iudha, ai që paradhosi atë, se u dëmëtua, u mendua, e ktheu prapë të tridhjetë t’ërgjëndatë, ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleqësi.
4 E u tha: Fëjeva, që paradhosa gjak të pafajë. Edhe ata i thanë: Ç’dert kemi na; ndë qafë tënde.
5 E si hodhi asprëtë ndë Qishë, iku, e vate e u vuar.
6 Edhe të parët’ e priftëret, si muarrë asprëtë, thanë: Nuk’ ësht’ e udhësë t’i vëmë këto ndë Korvana, sepse janë të shpërblierit’ e gjakut.
7 E si bënë kuvënd, blenë me ato arën’ e qeramidhçiut, për të kallturë ndë varre të huajtë.
8 Pra andaj i thon’ asajt aret ngjera sot Ar’ e gjakut.
9 Ahiere u pagua ajo që u tha nga profiti Ieremia, që thotë: Muarrë të tridhjetë t’ërgjëndatë, të shpërblerit’ e atij që blenë me pazar nga të bijt’ e Israilit.
10 E i dhanë ato nd’arë të qeramidhçiut, sikundrë më dëftoi mua Zoti.
11 E Iisui u pru përpara Igjemonit, e e pieti atë Igjemoni, e i thosh: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe Iisui i thot’ atij: Ti e thua.
12 E kur e kallëzoijnë atë të parët’ e priftëret edhe pleqtë, nukë përgjegjej fare.
13 Ahiere i thotë Pillatua: Nukë digjon sa thonë këta kondrë tij?
14 E nukë ju përgjegj atij as ndë një fjalë, kaqë që u çudit Igjemoni shumë.
15 E nd’ato dit të pashkësë kishte zakon Igjemoni që të lëshon llaoit një të zinçirit, cilinë që të duaijnë.
16 E atëherë kishnë ndë zinçir një të digjuarë që e thoshnë Varava.
17 E si qenë mbëjedhurë ata, u tha ature Pillatua: Cilinë doi të u lëshoj juvet, Varavanë, a Iisunë, që quhetë Krishti?
18 Sepse e kupëtoi që nga zilia e kishn’ atë paradhosurë.
19 E si ndënji ai mbi fron i dërgoi gruaja e tij, e i tha: Mos u trazo ndë punëra t’atij njeriut së drejtë, sepse shumë pësova sot mbë gjumë për atë.
20 E të parët’ e priftëret edhe pleqësia mbushnë kokënë botësë, që të kërkojënë Varavanë, e Iisunë ta vrisnë.
21 Edhe Igjemoni u përgjegj, e u tha ature: Cilinë doi nga të di të u lëshoj juvet? Edhe ata i thanë: Varavanë.
22 U thot’ ature Pillatua: Ç’ta bëj dha Iisunë që quhetë Krisht? I than’ atij të gjithë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
23 Edhe Igjemoni u tha, se: Ç’të keq bëri? E ata më tepër thërisnë, e thoshnë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
24 E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë.
25 E u përgjegj gjithë llaoi, e tha: Gjaku i atij mbi navet, edhe mbi djelm tanë.
26 Ahiere u lëshoi ature Varavanë, e Iisunë, si e rrahu me kamçi, e dha ta mbërthejnë ndë Kruq.
27 Ahiere trimat’ e Igjemonit, e muarrë Iisunë, ndë Pretorio, e mbëjuadhë mbi atë gjithë shokëtë.
28 E si e sveshnë, i vunë sipër një Hllamidhë të kuqe.
29 E pleksnë kurorë nga gjëmba, e vunë mbi krie të tij, e i dhanë edhe kallam mbë dorë të djathëtë të tij, e bijnë mbë gjunjë përpara tij, e përqeshnë me atë e i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
30 E si pështijnë nde ai muarrë kallamnë, e i bijnë mbë kokë të tij.
31 E si e përqeshnë atë, i nxuarë hllamidhënë, e i veshnë rrobat’ e tij, e e shpunë ta mbërtheijnë ndë Kruq.
32 E si duallë, gjenë një njeri nga Qirini, që e thoshnë Simon; atë muarrë angari, që të ngrerë Kruqn’ e tij.
33 E si erdhi ndë vënd që quhetë Gollgotha, ai është që thuhetë Vënd’ i krerëvet.
34 I dhanë atij të pij uthullë trazuarë me vërer, e si e vuri ndë gojë, nukë duaj të pij.
35 E si e kruqasnë atë, ndajtinë rrobat’ e tij, si shtunë shorte, që të paguhetë ajo që qe thënë nga profiti: I ndajtinë rrobat’ e mia me vetëhe të ture, e mbi rrobë time shtinë short.
36 E rrijnë, e ruaijnë atë atje.
37 E vunë mbi krie të tij fajn’ e tij shkruarë: KIJ ËSHTË IISUI MBRETI I ÇIFUTET.
38 Atëherë u mbërthienë ndë Kruq me atë bashkë di kusarë, njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë.
39 E ata që shkoijnë e shaijnë atë, tuke tundurë kokën’ e ture.
40 E tuke thënë: Ti që gremisje Qishënë, e mbë tri dit e dërtoje, shpëto vetëhenë tënde. Ndë je i biri Perndisë, zbrit nga Kruqi.
41 Ashtu edhe të parët’ e priftëret, e përqeshnë bashkë me Gramamtikotë edhe me pleqësinë, e thoshnë:
42 Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij nukë mund të shpëtojë. Ndë është mbret i Israilit, le të zbresë ndashti nga Kruqi, e do të besojëmë mbë të.
43 Ka tharosnë nde Perndia, le ta shpëtojë ndashti atë, nd’është që e do atë, se ai tha, që biri i Perndisë jam.
44 Të tilatë thoshnë edhe kusarëtë që qenë kruqasurë me të bashkë, e e shaijnë atë.
45 E që nga të gjashtë sahatë, ngjera ndë nëntë, u bë erësirë ndë gjithë dhe.
46 E mbë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Illi. Illi. Llama savahthani, që do të thotë: Perndia ime, Perndia ime, përse më le?
47 E ca nga ata që rrijnë atje, si e digjuanë, thanë, se kij thërret Ilianë.
48 E atë çast u lëshua një nga ata, e mori një sfungar, e si e mbushi me uthullë, e vu ndë një kallam e e potis atë.
49 E të tjerë thoshnë: Le t’e lëmë, të shohmë, ndë vjen Ilia ta shpëtojë atë.
50 Edhe Iisui thirri pameta me zë të madh, e dha shpirtinë.
51 E ja, perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipër e ngjera përposh edhe dheu u tund, e gurëtë u çajtinë.
52 Edhe varretë u hapnë, edhe shumë kurme të shënjtorëvet që flijnë, u ngjallnë.
53 E si u ngjallë nga varretë, pas së ngjallurit e atij, hinë ndë qutet të shënjtëruarë, e u duknë ndë shumë.
54 E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij.
55 E atje qenë edhe gra shumë, e vështroijnë për së largut. Ato erdhë pas Iisuit nga Galilea, e i shërbeijnë atij.
56 Bashkë me ato ish Magdhalini Maria, edhe Maria mëma e Iakovit edhe Iosiut, edhe mëma e bijet së Zevedheosë.
57 E si u err, erdhi një njeri i paturë nga Arimathia, që quhej Iosif, që edhe ai qe mathiti i Iisuit.
58 Kij vate nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. Atëherë Pillatua porsiti të ipetë kurmi.
59 E si mori kurmnë Iosifi, e tiliksi ndë një çarçaf të pastruarë.
60 E e vuri atë ndë varr të tij të ri, që e kish rrëmuarë ndë shpellë, e si vuri një gur të madh ndë derë, iku.
61 E atje qe Magdhalini Maria, edhe tjatëra Maria, që rrijnë përtej varrit.
62 E të nesërmenë që është pas së prëmtesë, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe farisejtë nde Pillatua.
63 E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.
64 Porsit dha të ruhetë varri, ngjera të tretënë ditë, se mos vijënë mathitejt’ e tij natënë, e e vjedhënë atë, e thonë te llaoi: U ngjall nga të vdekuritë, e do të bënetë gënjeshtra e pastajme, më e ligë se e para.
65 Edhe Pillatua u tha ature: Keni kustodhinë (trimatë që ruajnë), hajdeni, e ruajni sikundrë dini.
66 Edhe ata si vanë, ruajtinë varrë; e vulosnë gurë me kustodhinë bashkë.