Krie XIV.
1 Tek’ aí kj𝑒ró gjegji Eroδi tetrarka emrin e Dz̆esúit𝑒:
2 E θa kopíj𝑒vet tîγj𝑒: Kî is̆t𝑒 Dz̆uán Batista: ají u‐ngre ka t𝑒 vdékurit𝑒, e prandái fukjît𝑒 s̆𝑒rbenj𝑒n tek’ aí.
3 Se Eroδi zuri Dz̆uánin, e e liδi: eδé e vû te fulakjía p𝑒r paj𝑒 t’ Eroδiáδ𝑒s t𝑒 s̆okjes t𝑒 vγáit𝑒 tîγj𝑒.
4 Se Dz̆uáni θa atîγj𝑒: Ti ng𝑒 m𝑒nd𝑒 kês̆ até .
5 E si dêγj𝑒 t’ e vrisj𝑒, u‐tr𝑒mp𝑒 gjíndes𝑒: se e kis̆𝑒n si profet𝑒.
6 Prân kur u‐bû dita ts̆𝑒 leu Eroδi kardzéu e bija e Eroδiáδ𝑒s atjé n𝑒mest𝑒, e i p𝑒lkjéu Eróδit𝑒.
7 Prandái i taksi asâγj𝑒 me bê t’ i jipj𝑒 até ts̆𝑒 t𝑒 lipj𝑒.
8 E ajó, ts̆𝑒 kle kuj𝑒túar𝑒 mê para ka e j𝑒ma, i θa: Jíp𝑒m𝑒 ktu mbi nj𝑒 tajur𝑒 kríet e Dz̆uánit𝑒 Batíst𝑒s𝑒.
9 E u‐χelmúa rregji: mbigjiθ𝑒 paj𝑒 t𝑒 bêvet, e paj𝑒 t’ atire, ts̆𝑒 ndóδes̆in bas̆k𝑒, urδurói t’ i jipej.
10 E d𝑒rgói t’ i prísij𝑒n kríet Dz̆uánit𝑒 te fulakjía.
11 E u‐prû kríet e tîγj𝑒 mbi nj𝑒 tajur𝑒, e u‐δa váiz𝑒s, e kjô i a kjeγi s𝑒 j𝑒m𝑒s.
12 E si prâ u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, múarn𝑒 kurmin e tîγj𝑒, e e varzúan: e kur𝑒 jerδ𝑒n i a rr𝑒fíeitin Dz̆esúit𝑒.
13 E Dz̆esúi t𝑒 gjégjurit ts̆𝑒 e gjegji, atéi u‐mbjoθ𝑒 nd𝑒 vark𝑒, te nj𝑒 vent𝑒 i vet𝑒m m𝑒njan𝑒: e si e gjegj𝑒n gjíndet𝑒, van𝑒 pas atîγj𝑒 m𝑒 k𝑒mb𝑒 ka χór𝑒t𝑒.
14 E t𝑒 dal𝑒t paa disâ gjinde, e i u‐duk𝑒n kekj𝑒, e s̆𝑒rói t𝑒 s𝑒múr𝑒t’ atire.
15 E mbré manet i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγi𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Vendi is̆t i vet𝑒m, e χera eδé s̆koi: lê gjíndet𝑒, t𝑒 ven𝑒 te χór𝑒t𝑒, sât𝑒 blên𝑒 t𝑒 ngr𝑒n𝑒t p𝑒r ta.
16 E Dz̆esúi θa atire: Ng𝑒 kan𝑒 ku t𝑒 ven𝑒: jípnia jû t𝑒 χân𝑒.
17 E atá θan𝑒 atîγj𝑒: Ktu ng𝑒 kemi jatr𝑒 se pess𝑒 buk𝑒, e dî pis̆kj𝑒.
18 E ají θa: Bjerni ktu mua atá.
19 E posa ts̆𝑒 urδurói gjíndevet t𝑒 újes̆in mbi barin, t𝑒 marr𝑒t pess𝑒 búk𝑒t𝑒, e dî pís̆kjit𝑒, si ngré iti sît𝑒 te kjíeγia bû bekimin: e si ts̆áiti búk𝑒t𝑒, i a δa dis̆ípuj𝑒vet, e dis̆ípuj𝑒t𝑒 gjíndevet.
20 E χ𝑒ngr𝑒n γjiθ𝑒, e u‐tsit𝑒n. E tsópas̆it ts̆𝑒 u‐vjet𝑒n ndzúarn𝑒 dimb𝑒δiét𝑒 kufine t𝑒 plot𝑒.
21 E atá ts̆𝑒 χáij𝑒n is̆𝑒n pess𝑒 mij𝑒 burra, vets̆𝑒 grât𝑒, e f𝑒míj𝑒t𝑒.
22 E njize Dz̆esúi s̆tîti dis̆ípuj𝑒t𝑒 t𝑒 χîj𝑒n nd𝑒 vark𝑒, e t𝑒 s̆kóij𝑒n p𝑒rpara atîγj𝑒 mbatan𝑒, njera t𝑒 lis̆oγj𝑒 gjíndet𝑒.
23 E posa ts̆𝑒 lis̆ói gjíndet𝑒, u‐ngjip𝑒 te mali t𝑒 parkalesj𝑒 vet𝑒m e vet𝑒m. E mbr𝑒manet ndoδej atjé i fíγ𝑒mi.
24 E varka ndoδej n𝑒mess𝑒 t𝑒 déitit𝑒 varésur𝑒 ka suvál𝑒t𝑒: se era is̆ armike.
25 E tek’ e kát𝑒rta vidz̆íγie e nát𝑒s𝑒, vate tek’ atá tue jétsur𝑒 mbi déitin.
26 E si pân até ts̆𝑒 jitsj𝑒 mbi déitin, u‐smeks𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Se is̆t𝑒 fantasm𝑒. E p𝑒r drên𝑒 lurît𝑒n.
27 E njize Dz̆esúi foli atire, tue θ𝑒n𝑒: Buni z𝑒mr𝑒: ú jam𝑒, mos tré mbiχj𝑒.
28 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Piétri i θa: Zot, n𝑒 jê ti, urδurom𝑒 t𝑒 vinj𝑒 t𝑒k𝑒 ti mbi uj𝑒t.
29 E aí θa: Eja. E si u‐sdrip𝑒 ka varka Piétri jetsi mbi uj𝑒t t𝑒 vê γj𝑒 p𝑒r Dz̆esúin.
30 E si s̆íχ𝑒j𝑒 er𝑒n e fort𝑒, u‐tr𝑒mp𝑒: e si zû t𝑒 χumpj𝑒 te déiti, θriti tue θ𝑒n𝑒: Zot, lefterós𝑒m𝑒.
31 E njize Dz̆esúi t𝑒 ndéiturit dor𝑒n, e rr𝑒mbéu: e θa atîγj𝑒: Njerî me pak𝑒 bess𝑒, p𝑒rts̆é skudzove?
32 E si atá ngjípes̆in te karava, papsi era.
33 E atá te karava, van𝑒, e e proskjinis𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Me ftet𝑒 jê Bîr i Per𝑒ndîs𝑒.
34 E s̆kúarit mbatan𝑒, van𝑒 te χora e Dz̆ennésaret.
35 E si e njoχ𝑒n búrrat’ e atîγj𝑒 vendi, d𝑒rgúan te gjiθ ató an𝑒, e i prûn p𝑒rpara gjiθ atá ts̆𝑒 is̆𝑒n kekj𝑒:
36 E i lútes̆in atîγi𝑒 t’ i ngísi𝑒n po θek𝑒n e s𝑒 vés̆ur𝑒s𝑒 tîγj𝑒. E sâ e ngân, akjé u‐s̆𝑒rúan.
Krie e katërmbëdhjetëtë
1 Ahiere mb’atë kohë, digjoi Irodhi Tetrahi zën’ e Iisuit.
2 E u tha djelmet së tij: Kij është Ioanni Vaptistiu, ai u ngre nga të vdekuritë, e andaj bënenë tek ai gjithë këto çudi.
3 Se Irodhi e zuri Ioannë, e e lidhi, e e vuri ndë hapsanë për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippoit, vëllait së tij.
4 Se i thosh atij Ioanni: Nuk’është ndëjierë tek ti të keç atë.
5 E duaj ta vrit atë, po trëmbej nga bota, se e kishn’ atë posi Profit.
6 E mbë ditë të së lerit së Irodhit, luajti valle vashëza e Irodhiadhësë ndë mes të ture, e i pëlqeu Irodhit shumë.
7 Pra andaj i taksi me be që t’i ip çdo që t’i kërkon.
8 Edhe ajo si e mpsoi mëm’ e saj, i thotë: Amë mua këtu ndë një kupë kriet’ e Ioannit vaptistiut.
9 E mbreti u helmua; po për be që bëri, edhe për ata që rrijnë me të bashkë, porsiti që t’i ipetë.
10 E dërgoi e i preu krietë Ioannit ndë hapsanë.
11 E e prunë kriet’ e tij ndë kupë, e ja dhanë çupësë, e e pruri te ëmm’ e saj.
12 E vanë mathitit’ e tij, e ngrijtinë kurminë, e e kallë ndë varr. E erdhë nde Iisui, e i than’ atë që u bë.
13 Edhe Iisui si digjoi, iku ateje me varkë, e ndënji vetëmë ndë vënd që s’qe njeri, e si digjuanë bota, vanë pas sij mbë këmbë nga qutetetë.
14 E si dolli Iisui pa shumë botë, e i erdhi likshtë për ata, e u shëroi të sëmurët’ e ture.
15 E si u bë natë (u err) ju qasn’ atij mathitit e tij, e i thanë: Vëndi ësht’ erimi, edhe koha është shkuarë, lësho botënë të venë ndëpër fshatëra, e të blejënë të ngrëna për vetëhe të ture.
16 Edhe Iisui u thot’ ature: Nukë duhetë të venë, epuni ju të hanë.
17 Edhe ata i than’ atij: Nukë kemi këtu, përveçmë pesë bukë, edhe di pishq.
18 Edhe Iisui u thotë: Pa bjermëni ato këtu.
19 E si porsiti botënë të rrijnë mbi barëra, e mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqetë, e vështoi ndë Qiell e i bekoi, e i theu, e u dha mathitivet bukëtë, e mathitejtë i ndajtinë ndë botë.
20 E hangrë gjithë, e u frinë e ngrijtinë copatë që u tepëruanë, dimbëdhjetë kofina plot.
21 E ata që hangrë qenë burra ngjera pesë mijë, përveçme gravet, edhe djelmet.
22 E atë çast anangasi Iisui mathitit e tij të hijënë ndë varkë, e të presënë atë përteje ngjera sa të lëshojë botënë.
23 E si lëshoi botënë hipi ndë mal vetëmë të bën të falturit’ e tij, e si u err, mbeti vetëmë atje.
24 E varka ishte ahiere ndë mes të detit, e përpiqej nga tallazetë, se qe era kondrë.
25 E ndë të katërtënë pjesë të natësë, vate mb’ata Iisui, tuke ecurë mbi det.
26 E si e panë atë mathitejtë, që ecën mbi det, u frikuanë, e thoshnë, se është fantasi, e nga frika thirrë.
27 E atë çast u foli ature Iisui, e u tha: Kini tharos, unë jam, e mos u trëmbni.
28 E Petrua ju përgjegj atij, e i tha: Zot, ndë je ti, thuajmë që të vij tek tij mbi ujëra.
29 Edhe ai i thotë: Eja. Edhe Petrua zbriti nga varka, e ecën mbi ujëra, të vin nde Iisui.
30 E si pa erënë të fortë, u frikua, e si nisi të mbitej, thirri, e tha: Zot, shpëtomë.
31 E atëherë Iisui ndëri dorënë, e e zuri, e i thotë: Ndë se dhistakse, besëpakë?
32 E si hinë ata ndë varkë, qëndroi era.
33 E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.
34 E si shkuanë përteje, vanë ndë vënd të Gjenisaretit.
35 E si e njohnë atë burrat’ e atit vëndit, dërguanë rrotullë gjith’ atit vëndit, e prunë nde ai gjith’ ata që ishnë keq e gjëmuarë.
36 E i luteshin’ atij, që të zijnë pëqin’ e rrobësë tij vetëmë e sa që e zunë, u shëruanë.