Krie XIII.
1 At𝑒 dit𝑒 t𝑒 dal𝑒t Dz̆esúi ka s̆pia, ujej r𝑒z𝑒 déitit𝑒.
2 E u‐mbjoδ𝑒n ndanz𝑒 atîγj𝑒 disâ gjinde, akjé se pati t𝑒 χîγj𝑒 nd𝑒 karav𝑒 sâ t’ ujej: e gjiθ𝑒 gjíndia kj𝑒ndrói te buza e déitit𝑒,
3 E foli atire s̆um𝑒 nd𝑒 parábuγa, tue θ𝑒n𝑒: Ši doγi t𝑒 mbîχ𝑒j𝑒, aí ts̆𝑒 mbíeχ.
4 E te t𝑒 s̆tûrit far𝑒n, tsa i râ p𝑒rn𝑒 δrom𝑒, e jerδ𝑒n zógat𝑒 e kjíeγi𝑒s, e e χ𝑒ngr𝑒n.
5 Njatr𝑒 ditsá râ mbi guraj𝑒t, kû ng’ is̆ s̆um𝑒 bot𝑒: e njize njize leu, se bota ng’ is̆ e χúmb𝑒t𝑒.
6 E t𝑒 dal𝑒t díeγi u‐p𝑒rvap𝑒: e se ng𝑒 kis̆ rrenj𝑒, u‐θâ.
7 E njatr𝑒 ditsá râ mbi glé mbat𝑒: e u‐rrit𝑒n glé mbat𝑒, e e mbit𝑒n.
8 Njatr𝑒 ditsá prân râ mbi δéun e mir𝑒: e δa pem𝑒, kus̆ nj𝑒 kjint𝑒, kus̆ trezét, e kus̆ triδiét𝑒.
9 Kus̆ kâ ves̆ p𝑒r t𝑒 gjégjur𝑒, le t𝑒 gjégjet𝑒.
10 E si u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ i θan𝑒: P𝑒rts̆é atíreve i flet nd𝑒 parábuγa?
11 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Se juve kle δ𝑒nn𝑒 χîr t𝑒 njíχ𝑒j𝑒t𝑒 mistériet’ e mbretrîs𝑒 t𝑒 kjíeγiavet: e atire ng𝑒 i kle δ𝑒nn𝑒.
12 Se kus̆ kâ, atîγj𝑒 kat’ i jípet𝑒, eδé kat’ i burónet𝑒: e kus̆ ng𝑒 kâ, eδé até ts̆𝑒 kâ do t’ i ndzíret𝑒.
13 Andái i flas𝑒 nd𝑒 parábuγa: se v𝑒rrej𝑒n e ng𝑒 s̆óχ𝑒j𝑒n, eδé gjégjen𝑒 e ng𝑒 marrj𝑒n ves̆, e ng𝑒 nd𝑒lgonj𝑒n.
14 E sóset𝑒 tek’ atá profitsía e Isaîs𝑒 ts̆𝑒 θot𝑒: Kat𝑒 gjégjiχj𝑒 me ves̆, e ng𝑒 kat𝑒 nd𝑒lgoni: eδé kat𝑒 v𝑒rreni me sî, e ng𝑒 kat𝑒 s̆iχni.
15 Se u‐θâ zé m𝑒ra ksâγj𝑒 gjíndie, e i varesi t𝑒 gjégjes̆in me ves̆t𝑒, e mbγîtin sît’ e tire: sât𝑒 mos s̆íχ𝑒j𝑒n me sît𝑒, e t𝑒 mos gjégjes̆in me ves̆t𝑒, e t𝑒 mos ndíeij𝑒n me z𝑒mer, e t𝑒 príres̆in, e t’ i s̆𝑒róija.
16 Lum𝑒 sît𝑒 tâj𝑒 se s̆óχ𝑒j𝑒n, e ves̆t𝑒 tâj𝑒 se gjégjen𝑒.
17 Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒 se disâ profetra, eδé t𝑒 dréj𝑒t𝑒 dis̆irúan t𝑒 s̆íχ𝑒j𝑒n até ts̆𝑒 s̆iχni jû, e ng’ e pân: e t𝑒 gjégjes̆in até ts̆𝑒 gjégjiχj𝑒 jû, e ng’ e gjegj𝑒n.
18 Andái jû gjégj𝑒ni parábuγ𝑒n e atîγj𝑒 ts̆𝑒 mbíeχ.
19 Nganjé , ts̆𝑒 gjégjet𝑒 fjal𝑒n e mbretrîs, e ng’ e nd𝑒lgón, vjen i ligu, e rr𝑒mbén até ts̆𝑒 kle mbjeγ𝑒 te z𝑒mra e tîγj𝑒: kjô is̆t ajó ts̆𝑒 u‐mbúaχ r𝑒z𝑒 δrómit𝑒.
20 Ajó prâ ts̆𝑒 u‐mbúaχ mbi guraj𝑒t, is̆t𝑒 kî, ts̆𝑒 gjégjet𝑒 fjal𝑒n, e e merr𝑒 njize me χarê:
21 Po ng𝑒 kâ rrenj𝑒 tek’ aí, se ê p𝑒r tsa χer𝑒. E kur𝑒 bé net𝑒 ndô kopos𝑒 ô ndô e p𝑒rz𝑒n𝑒 paj𝑒 t𝑒 fjál𝑒s𝑒, njize sk𝑒ndaγiáret𝑒.
22 E ajó ts̆𝑒 te glé mbat𝑒 u‐mbúaχ, is̆t𝑒 kî, ts̆𝑒 gjégjet𝑒 fjal𝑒n, e kuidesi i ksâγj𝑒 jétie, eδé e rrêmia e kjósm𝑒vet mbin fjal𝑒n, e bé net𝑒 pa pem𝑒.
23 E ajó ts̆𝑒 u‐mbúaχ mbi δéun e mir𝑒, is̆t𝑒 kî ts̆𝑒 gjégjet𝑒 fjal𝑒n, e e nd𝑒lgón: aí me ftet𝑒 bie pem𝑒, e bun kus̆ nj𝑒 kjint𝑒, kus̆ trezét, e kus̆ triδiét𝑒.
24 Njatr𝑒 parábuχ𝑒 i vuri p𝑒rpara, tue θ𝑒n𝑒: Mbret𝑒ría e kjíeγiavet u‐glâ njeríut𝑒, ts̆𝑒 mboγi far𝑒 e mir𝑒 te δéu i tîγj𝑒.
25 E kur𝑒 njérzit𝑒 flé ij𝑒n, jerδi armiku i tîγj𝑒, e n𝑒 mes𝑒 t𝑒 dríθit’ i mboγi sipr𝑒 égj𝑒r𝑒n, e jiku.
26 E kur𝑒 s̆tû bari, e b𝑒ri pem𝑒n, aχiérra u‐duk𝑒 eδé égj𝑒ra.
27 E t𝑒 kjásurit kopíj𝑒t’ e t𝑒 zótit𝑒 s̆pîs, i θan𝑒 atîγj𝑒: Zot, ng𝑒 mboγe far𝑒 e mir𝑒 te δeu jit𝑒? P𝑒randái si kâ égj𝑒r𝑒?
28 E aí θa atire: Njeríu armik𝑒 b𝑒ri kt𝑒. E kopíj𝑒t𝑒 e tîγj𝑒 i θan𝑒: Do, se t𝑒 váturit, e mbjéδj𝑒m𝑒?
29 E aí θa: Jo: mos b𝑒n se si mbjiδni égj𝑒r𝑒n, t𝑒 s̆kulni bas̆k𝑒 me até eδé driθt𝑒.
30 Leni t𝑒 rríten𝑒 bas̆k𝑒 t𝑒 dî njera te t𝑒 korr𝑒t, e m𝑒 kj𝑒ró t𝑒 kórrit𝑒 kat’ i θom𝑒 atire ts̆𝑒 kúarj𝑒n: Mbjiδni mê para égj𝑒r𝑒n, e líδnie δomátaz𝑒 p𝑒r t𝑒 djégur𝑒; driθt𝑒 prân e k𝑒γini te χambari jim𝑒.
31 Njetr𝑒 parábuχ𝑒 vû p𝑒rpara atire tue θ𝑒n𝑒: Mbret𝑒ría e kjíeγiavet i glet kókjes𝑒 sináp𝑒s𝑒, ts̆𝑒 kur𝑒 e mori njeríu e mboγi te δeu i tîγj𝑒:
32 Kjô me t𝑒 ftet𝑒 ê mê e vóg𝑒la e gjiθ𝑒 fár𝑒v𝑒t: e kur𝑒 t𝑒 rrítet𝑒, is̆t𝑒 mê e maδe se gjiθ𝑒 lákrat𝑒, e bé net𝑒 lis𝑒, akjé se vinj𝑒n zógat’ e kjíeγi𝑒s, e b𝑒nj𝑒n folê te dég𝑒t’ e tîγj𝑒.
33 Njetr𝑒 parábuχ𝑒 i θa atire. Mbretría e kjíeγiavet i glet brúmit𝑒 ngríδur𝑒, ts̆𝑒 si e merr𝑒 grúaja e p𝑒s̆tíeχ te trî sat𝑒 míeχ𝑒, njera ts̆𝑒 t𝑒 ngríδet𝑒 gjiθ𝑒.
34 Gjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise θa Dz̆esúi nd𝑒 parábuγa gjíndevet: e pa parábuγa ng𝑒 flisj𝑒 atire:
35 Sât𝑒 sosej e θ𝑒na e profétit𝑒 ts̆𝑒 θot𝑒: Ka sbγînj𝑒 goj𝑒n time nd𝑒 parábuγa, e ka θom𝑒 s̆𝑒rbise t𝑒 fs̆éχura, ts̆𝑒 kur u‐stis𝑒 jeta.
36 Aχiérra, la gjinden, e vate te s̆pia: e i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Štîγ𝑒na parábuγ𝑒n t𝑒 égj𝑒r𝑒s e δéut𝑒.
37 E aí t𝑒 p𝑒rgjégjurit i θa: Aí ts̆𝑒 mbíeχ far𝑒n e mir𝑒, is̆t i Biri i njeríut𝑒.
38 Δeu prân, is̆t𝑒 jeta. E fara e mir𝑒, jan𝑒 t𝑒 bíj𝑒t’ e mbretrîs. E égj𝑒rat𝑒, jan𝑒 t𝑒 bíj𝑒t’ e t𝑒 lígut𝑒.
39 Armiku prân, ts̆𝑒 mboγi, ê diâγi. E t𝑒 korr𝑒t, is̆t𝑒 t𝑒 sósurit e jét𝑒s𝑒: e atá ts̆𝑒 kúarj𝑒n, jan𝑒 é ngj𝑒j𝑒t𝑒.
40 Andái si mbjíδen𝑒 égj𝑒rat𝑒, e dígjen𝑒 te zjarri: as̆tú ka jêt𝑒 mb𝑒 t𝑒 sósurit e jét𝑒s𝑒.
41 I Biri i njeríut𝑒 ka d𝑒rgonj𝑒 é ngj𝑒j𝑒t’ e tîγj𝑒, e ka mbjéδj𝑒n𝑒 gjiθ𝑒 ské ndaj𝑒t𝑒 ka mbretría e tîγj𝑒, e gjiθ atá, ts̆𝑒 b𝑒nj𝑒n t𝑒 lig𝑒n:
42 E kat’ i s̆tíen𝑒 te kamini i zjárrit𝑒. Atjé ka jêt𝑒 t𝑒 klâr𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.
43 Aχiérra t𝑒 dréj𝑒tit𝑒 kat𝑒 γambarísj𝑒n𝑒 si díeγi te mbretría e Átit𝑒 tire. Kus̆ kâ ves̆ p𝑒r t𝑒 gjégjur𝑒, gjekjt𝑒.
44 Pameta mbretría e kjíeγiavet ê gjiθnjé si t𝑒rsori i fs̆éχur𝑒 p𝑒rjas̆ta: e njeríu ts̆𝑒 e gjeti, e fs̆eχu, e p𝑒r χarên e tîγj𝑒 vete, e s̆et gjiθ até ts̆𝑒 kâ, e blê at𝑒 δê.
45 Pameta mbretría e kjíeγiavet is̆t𝑒 gjiθnjé si dregtori, ts̆𝑒 k𝑒rkón perne t𝑒 búkur𝑒.
46 E kur𝑒 gjên nj𝑒 pern𝑒 ts̆𝑒 v𝑒jén s̆um𝑒, vete, s̆et gjiθ até ts̆𝑒 kâ, e blê até .
47 Pameta mbretría e kjíeγiavet is̆t𝑒 gjiθnjé si rrita s̆tûr𝑒 te déj𝑒ti, ts̆𝑒 mbjeθ pis̆kj𝑒 gjiθ𝑒 j𝑒nîs̆𝑒.
48 Ts̆𝑒, kur u‐mblua, e χolkj𝑒n, e si u‐uj𝑒n mbi buz𝑒n e déj𝑒tit𝑒, sgloδ𝑒n t𝑒 mír𝑒t𝑒, e i vûn mb𝑒 vase, e t𝑒 líkj𝑒t𝑒 i s̆tûn jas̆t𝑒.
49 K𝑒s̆tú ka jêt𝑒 te t𝑒 sósurit e jét𝑒s𝑒: kat𝑒 dálj𝑒n𝑒 é ngj𝑒j𝑒t𝑒, e ka sgléδj𝑒n𝑒 t𝑒 líkj𝑒t𝑒 n𝑒 mes𝑒 t𝑒 mír𝑒vet,
50 E kat’ i s̆tíen𝑒 te kamini i zjárrit𝑒: atjé ka jêt𝑒 t𝑒 klár𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.
51 I θot atire Dz̆esúi: Kini nd𝑒lgúar𝑒 gjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise? I θon𝑒: Ê χj.
52 E aí θa atire: P𝑒r kt𝑒 s̆𝑒rbes𝑒 ngâ skrib𝑒 i mpsúam𝑒 nd𝑒 mbretrîn e kjíeγiavet, ê gjθnjé si njeríu nikokjir𝑒, ts̆𝑒 ndzíer ka t𝑒rsori i tîγj𝑒 s̆𝑒rbise t𝑒 reja eδé t𝑒 vjetra.
53 E streksi, kur𝑒 Dz̆esúi sosi ktô parábuγa, se u‐nis andis̆e.
54 E t𝑒 járδurit te χora e tîγj𝑒 i mpsoγj𝑒 te sinagóg𝑒t’ e tire, as̆tú se atá θavmáses̆in, e θos̆𝑒n: Kaχa ktîγj𝑒 kjô urt𝑒sî, e ktô fukjî?
55 Kî ng𝑒 ê i biri i mjés̆trit𝑒? Ng𝑒 klúχet𝑒 Maríe ê ma e tîγj𝑒, e vγéz𝑒rit’ e tîγj𝑒, Jáp𝑒k𝑒, Sep𝑒, Simún, e Dz̆uδ𝑒?
56 E t𝑒 mótrat’ e tîγj𝑒, ng𝑒 jan𝑒 gjiθ𝑒 ndanz𝑒 nês̆𝑒? P𝑒randái kaχa ktîγj𝑒 gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise?
57 E sk𝑒ndaγiáres̆in tek’ aí. E Dz̆esúi θa atire: Ng’ is̆t𝑒 profet𝑒 pa ndêr𝑒 ndzjerr𝑒 se te χora e tîγj𝑒, e te s̆pia e tîγj𝑒.
58 E ng𝑒 buri atjé s̆um𝑒 famasm𝑒, se atá ng𝑒 kis̆𝑒n bess𝑒.
Krie e trembëdhjetëtë
1 Mb’atë ditë ahiere, dolli Iisui nga shtëpia e ndënji pranë detit.
2 E u mbëjuadhë shumë botë pranë sij, kaqë që ai hiri ndë një varkë të rrij, e gjithë bota qëndruanë mbanë detit.
3 E u foli ature shumë me paravolira, e u tha: Ja, që dolli ai që mbiell të mbjellë.
4 E tek mbillëte ai, ca farë ra mbanë udhësë, e erdhë zogjt’ e e hangrë.
5 E tjatër ra mbi vënd që qenë gurë, atje që s’qe shumë bajtë, e atë çast biu, sepse nukë qe dheu i thellë.
6 E poqë dolli (leu) Dielli u dogj, e sepse nukë kish rrënjë u tha.
7 E tjatër ra mbë gjëmba, e si u rritnë gjëmbatë, e mbitnë atë.
8 E tjatër ra mbi dhe të mirë, e ipte fara pjesë, një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë.
9 Kush ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
10 E ju qasnë mathitit’, e i thanë atij: Pse me paravolira u flet ature?
11 Edhe ai u përgjegj, e u tha ature, se juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë Qiellvet, e nd’ata nuk’ është dhënë.
12 Sepse kush ka, nde ai do t’ipetë, edhe do të tepëronetë, e kush nukë ka, edhe ajo që ka do të mirretë prej si.
13 Pra andaj me paravolira flas nd’ata, se ndonëqë shohënë, nukë shohënë, e ndonëse digjojënë, nukë digjojënë edhe nukë kupëtojënë.
14 E paguhetë mb’ata profitia e Isaiut, që thotë: Me veshë do të ndieni, e do të mos digjoni, edhe me si do të shihni, e do të mos shihni.
15 Sepse u ntrash zëmëra e këtit llaoit, e me veshë digjuanë rëndë, e sit’ e ture i mbuluanë, të mos shohënë ndonjëherë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë, e u t’i shëroj ata.
16 E juvet lum sitë tuaj, sepse shohënë, edhe veshëtë tuaj sepse digjojënë.
17 Se me të vërteta u thom juvet, që shumë profitër edhe të drejtë dëshëruanë të shihnë këto që shihni juvet, e nuk’ i panë, e të digjoijnë këto që digjoni juvet, e nuk’ i digjuanë.
18 Juvet dha digjoni paravolin’ e mbjellësit (bujkut).
19 Te cilido që digjon fjalën’ e mbretërisë, e nuk’ e vë ndë mënd, vjen djalli, e rrëmben atë që u mbuall ndë zëmërë të tij, këjo ësht’ ajo që u mbuall mbanë udhësë.
20 E ajo që u mbuall mbë gurë, ësht’ ai që digjon fjalënë e e merr shpejt me gëzim.
21 E nukë ka rrënjë ndë vetëhe, po është për pak kohë, e si të bënetë ndonjë shtrëngim a të ndjekurë për fjalë, atëherë skandhalisetë.
22 E ajo farë që u mbuall mbi gjëmba, këjo është ai që digjon fjalënë, po silloitë e kësaj jetet, edhe gënjeshtra e gjërit, e mbitjënë fjalënë, e bënet’ e pavëjierë.
23 E ajo që u mbuall ndë dhe të mirë, ësht’ ai që digjon fjalënë, edhe e vënë ndë mënd; atij dha i prokops fara, e bën një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë.
24 Tjatër paravoli u vu përpara ture, e u tha: Mbretëria e Qiellvet gjan me një njeri që mbill farë të mirë mb’arë të tij.
25 E kohënë që flijnë njerëzit’ e tij, erdhi hazmi tij, e mbolli egjëra ndëpërmes të grurit, e iku.
26 E kur biu bari, e bëri farë, ahiere u duknë edhe egjëratë.
27 E si u qasnë kopijtë te zoti shtëpisë, i than’ atij: Zot, nukë mbolle farë të mirë nd’ara të tua? Nga vallë jan’ ato egjëra?
28 Edhe ai u tha ature: Hazm njeri e bëri këtë. Edhe kopijt’ i thanë atij: Do dha të vemi, t’i mbëjedhëmë ato?
29 Edhe ai u tha: Jo, se mos tuke përmbëjedhurë egjëratë, shkulni edhe grurëtë me to bashkë.
30 Liri të rritenë të dia bashkë, ngjera ndë të korrë, e ndë kohë të së korrit, do t’u thom korrëset: Mbëjidhni më përpara egjëratë, e lidhni dorazë për të djegurë ato, e grurëtë mbëjidhnie mbë ambarë të mia.
31 Tjatër paravoli u vu përpara ature e u tha: Mbretëria e Qiellvet gjan me koqe të sinapit, që e merr njeriu, e e mbjell ndë arë të tij.
32 Ajo është m’e vogëlë nga gjithë farëtë, ma kur të rritetë është m’i madh nga gjithë lakëratë, e bënetë lis, kaqë që të vijënë zogjt’ e Qiellit, e të rrinë ndë dega të tij.
33 Tjatër paravoli u tha ature: Mbretëria e Qiellvet gjan me brumë, që si e merr gruaja e fsheh brënda ndë tre qilla miell, ngjera sa të mbruhetë gjithë.
34 Gjithë këto i thosh Iisui ndë botë me paravolira, e pa paravolira s’u foli ature.
35 Që të paguhej ajo që u tha nga Profiti, që thotë: Do të hap gojënë time me paravolira, e do të nxjer ato që qenë fshehurë që përpara jetësë.
36 Ahiere la botënë Iisui, e vate ndë shtëpi, e vanë edhe mathitit e tij pas si, e i thanë: Thuajna nevet paravolin’ e egjëravet s’arësë.
37 Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ai që mbolli farën’ e mirë, është i biri i njeriut.
38 Edhe ara është këjo jetë, e far’ e mirë, janë të bijt’ e mbretërisë, e egjëratë janë të bijtë e së paudhit.
39 E hazmi që mbolli ato është djalli, e të korrëtë është të sosurit’ e jetësë, e korrësitë janë Ëngjejtë.
40 E sikundrë mbëjidhenë egjëratë, e vihenë ndë zjar, e digjenë, ashtu do të jetë ndë të sosurë të kësaj jetet.
41 Do të dërgojë i biri i njeriut Ëngjëjit’ e tij, e do të mbëjedhënë nga mbretëri e tij gjithë skandhaletë, edhe ata që bëjënë paranominë.
42 E do t’i vën’ ata ndë furrë të zjarit. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
43 Ahiere të drejtëtë do të llampsinë posi dielli ndë mbretëri të jatit së ture. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
44 Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një hazine të fshehurë nd’arë, që si e gjen njeriu, e fsheh, e nga gëzimi i tij vete, e sa ka i shet të gjitha, e blen atë arë.
45 Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një njeri bazërgjan që kërkon margaritare të mira.
46 E si gjeti një margaritar shumë të vëjierë, vate e shiti gjithë sa kish, e e bleu atë.
47 Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një rrjet, që e vënë ndë det e përmbëjedh çdofarë gjërit.
48 Atë kur mbushetë, e nxjerënë mb’anë të detit, e rrinë e nxjerënë të miratë nd’enëra, e të ligatë i shtienë jashtë.
49 Kështu do të jetë ndë të sosurë të jetësë. Do të dalënë Ëngjejtë, e do të ndajënë të këqinjtë nga mes i së drejtëvet.
50 E do t’i vënë ata ndë furrë të zjarit. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
51 U thot’ ature Iisui: I kupëtuatë gjithë këto? Edhe ata i than’ atij: I kupëtuam, o Zot.
52 Edhe ai u tha ature: Pra andaj çdo grammatiko që u mpsua ndë mbretëri të Qiellvet, ai gjan me një zot shtëpiet, që nxjer nga hazine e tij të ra, edhe të vjetëra.
53 E u bë kur sosi Iisui këto paravolira, u ngre ateje.
54 E si erdhi ndë patridhë të tij, i dhidhaks ata ndë Sinagoj të ture, saqë çuditeshin’ ata, e thoshnë: Nga u gjëndnë nde kij kaqë sofia, edhe kaqë fuqira?
55 Nuk’ është kij i biri mjeshtrit, nukë quhetë mëm’ e tij Mariam, edhe vëllazërit’ e tij Iakovo edhe Iosi, edhe Simon, edhe Iudhë?
56 E motrat’ e tij nukë janë të gjitha ndë nevet? Nga u gjëndnë vallë gjithë këto te kij?
57 E skandhaliseshinë mbë të. Edhe Iisui u tha ature: Nuk’ është Profit i panderçurë, përveçme ndë vënd të tij, edhe ndë shtëpi të tij.
58 E nukë bëri atje thavmaturgjira (nishane) shumë, për pabesllëkn’ e ture.