Krie VII.
1 Mos gjikoni, t𝑒 mos jini gjikúar𝑒.
2 Se me até gjikim𝑒 ts̆𝑒 jû gjikoni, kat𝑒 jini gjikúar𝑒: e me até e mátur𝑒 ts̆𝑒 jû t𝑒 mâni, kat𝑒 ju mátet𝑒 eδé juve.
3 E p𝑒rts̆é v𝑒rên𝑒 dus̆kun, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te siu i tit𝑒 vγai: e travin, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te siu jit𝑒 ng𝑒 e γojas𝑒?
4 E si i θua tit𝑒 vγai: Le m𝑒 t𝑒 ndzíer𝑒 dus̆kun ka siu jit𝑒: kur𝑒 kê nj𝑒 traf te siu jit𝑒?
5 Ipókrit𝑒, ndzîr𝑒 mê para travin ka siu jit𝑒, e aχiérra kat𝑒 v𝑒rês̆ t𝑒 ndzíers̆𝑒 dus̆kun e kas̆t𝑒s ka siu i tit𝑒 vγai.
6 Mos i jipni kjenvet s̆𝑒rbesin s̆éit𝑒: e mos t’ i s̆tini pérnet𝑒 tâj𝑒 p𝑒rpara dérravet, mos t’ i s̆kélj𝑒n𝑒 n𝑒n𝑒 ké mb𝑒vet tire, e kur𝑒 príren𝑒 t𝑒 ju s̆kjíerj𝑒n𝑒.
7 Lipni, e kat𝑒 ju jípet𝑒: k𝑒rkoni, e kat𝑒 gjeni: ksini, e kat𝑒 ju sbíγet𝑒.
8 Se nganjé ts̆𝑒 lip𝑒, kâ: e aí ts̆𝑒 k𝑒rkón, gjên: e atîγj𝑒 ts̆𝑒 kset, kat’ i sbíγet𝑒.
9 Ts̆ili ê ka‐k𝑒 jû, ts̆𝑒 n𝑒 i biri i lipt𝑒 buk𝑒n, do vê t’ i jáp𝑒nje nj𝑒 gur𝑒?
10 Ô ts̆𝑒 n𝑒 i lipt𝑒 nj𝑒 pis̆k𝑒, do t’ i jáp𝑒nj𝑒 nj𝑒 gjalpr𝑒?
11 Prandái n𝑒 jû, ts̆𝑒 jini t𝑒 likj𝑒, dini t𝑒 jipni bíj𝑒v𝑒t túaj𝑒 δurutî t𝑒 mira: sâ m𝑒 s̆um𝑒 t𝑒 mira kat𝑒 ia jáp𝑒nj𝑒, atire ts̆𝑒 ia lipj𝑒n, Tata jîj𝑒 i kjíeγi𝑒s?
12 Gjiθ até prandái ts̆𝑒 doni t𝑒 bé nj𝑒n𝑒 juve njérzit𝑒, eδé jû búnie atíreve. Se kjô ist𝑒 ligja, eδé profétrat𝑒.
13 Χini ka dera e ngus̆t𝑒: se e gjer𝑒 ê dera, e s̆um𝑒 ndzê n uδa, ts̆𝑒 bie te t𝑒 sbjerrit, e disâ jan𝑒 ts̆𝑒 χinj𝑒n ka ajô.
14 Se e ngus̆t𝑒 ê dera, e e χoγ𝑒 uδa, ts̆𝑒 bie te gjeγa: eδé pak𝑒 jan atá, ts̆𝑒 e gjenj𝑒n!
15 Rúχiχj𝑒 ka profétrat’ e rrêm𝑒, ts̆𝑒 vinj𝑒n tek𝑒 jû me t𝑒 vés̆ura déles̆𝑒, e abr𝑒nda jan𝑒 ulkj𝑒 vjeδusar𝑒.
16 Kat’ i njiχni ka pém𝑒t’ e tire. Kûrr𝑒 e po kûrr𝑒 njérzit𝑒 mbjeδj𝑒n rrus̆ ka glé mbat𝑒, e fikj𝑒 ka murrízat𝑒.
17 K𝑒s̆tú ngâ lis i mir𝑒 bun pem𝑒 t𝑒 mira: e ngâ lis i kálb𝑒t𝑒 bun pem𝑒 t𝑒 liga.
18 Nj𝑒 lis i mir𝑒 ng𝑒 m𝑒nd𝑒 bunj𝑒 pem𝑒 t𝑒 liga: e nj𝑒 lis i kálb𝑒t𝑒 t𝑒 bunj𝑒 pem𝑒 t𝑒 mira.
19 Ngâ lis𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 b𝑒n pem𝑒 e mir𝑒, prítet𝑒, e s̆tíχet𝑒 nd𝑒 zjarr𝑒.
20 Andái ka pém𝑒t’ e tire kat𝑒 njiχni atá.
21 Jo nganjé , ts̆𝑒 m𝑒 θot𝑒, Zot, Zot, ka χînj𝑒 te mbret𝑒ría e kjíeγiavet: se po aí ts̆𝑒 b𝑒n vulem𝑒n e Tátes𝑒 tim𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγiat𝑒.
22 Disâ kat𝑒 m𝑒 θên𝑒 tek’ ajó dit𝑒: Zot, Zot, ng𝑒 kemi na profetidzártur𝑒 mbi emrin t𝑒nt𝑒, eδé mbi emrin t𝑒nt𝑒 na ndzúarm𝑒 t𝑒 maχkúamit𝑒, e mbi emrin t𝑒nt𝑒 bûm𝑒 disâ famasm𝑒?
23 Aχiérna kat’ i θom atíreve: Se ng𝑒 ju njoχa kûrr𝑒 e po kûrr𝑒: γarγáriχj𝑒 kâ‐k’ ú, jû ts̆𝑒 buni t𝑒 lig𝑒n.
24 Andái nganjé , ts̆𝑒 m𝑒 merr𝑒 ves̆ k𝑒tó fjal𝑒, eδé i b𝑒n, mund𝑒 glítet𝑒 me burrin e nd𝑒lgúas̆𝑒m𝑒, ts̆𝑒 stisi s̆pîn e tîγj𝑒 mbi gurin,
25 E râ s̆iu, e jerδ𝑒n lúmet𝑒, e frîtin ér𝑒t𝑒, e us̆klakúan tek’ ajó s̆pî, e ng’ u‐gorromis𝑒: se is̆𝑒 stísur𝑒 mbi gurin.
26 E nganjé , ts̆𝑒 gjégjet𝑒 k𝑒tó fjal𝑒 tímes̆it, e ng𝑒 i b𝑒n, i glet búrrit𝑒 pa nd𝑒lgim𝑒, ts̆𝑒 stisi s̆pîn e tîγj𝑒 mbi r𝑒r𝑒n:
27 E râ s̆iu, e jerδ𝑒n lúmet𝑒, e frîtin ér𝑒t𝑒, e múarn𝑒 p𝑒rpara até s̆pî, e râ, eδé e maδe kle gorromima e sâγj𝑒.
28 E proftasi, kur𝑒 sosi Dz̆esúi ktô fjal𝑒, se gjíndet𝑒 is̆𝑒n θavmásur𝑒 ka urt𝑒sía e tîγj𝑒.
29 Se aí is̆ e i mpsoγj𝑒 si nj𝑒 ts̆𝑒 kâ zot𝑒rî, e jo si Skríbrat𝑒.
1 Mos gjykoni, që të mos gjykoneni,
2 Sepse me çfarë gjyqi gjykoni, do të gjykoneni; edhe me çfarë matësi matni, do t’ua masënë përsëri.
3 Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj, edhe tranë që është ndë syt tënt nuk’e ndien?
4 A si do t’i thuaç tyt vëllaj: Le të nxier lëmishtenë nga syri yt, edhe ja trari tek është ndë syt tënt?
5 Ipokrit, nxir më përpara tranë nga syri yt, edhe atëherë do të shohç mirë të nxierç lëmishtenë nga syri tyt vëllaj.
6 Mos epni gjën’ e shënjtëruarë qenvet, as mos hithni margaritarëtë tuaj përpara derravet, se mos i shkelnjën’ ata me këmbët’ e tyre, edhe pastaj këthenen’ e u shkelnjën’ edhe juve.
7 Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni edhe do të gjeni; trokollini, edhe do t’u hapetë juve;
8 Sepse kushdo që lypën merr, edhe ay që kërkon gjen, edhe ati që trokollin do t’i hapetë.
9 A cili ësht’ay njeri nga ju, ndë lyptë i biri bukë, mos do t’i apë ati gur?
10 Edhe ndë lyptë peshk, mos do t’i apë ati gjarpër?
11 Ndë qoftë pra se ju që jeni të liq, dini t’u epni dhëna të mira bijvet tuaj, sa më tepër’ Ati juaj që është ndë qiejet, do t’u apë të mira atyre që lypënë nga ay?
12 Gjithë sa të doni pra t’u bënjënë juve njerëzitë, kështu bëni edhe ju atyre, sepse kyj është nomi edhe profitëritë.
13 Hyni ndëpër derët të ngushtë; sepse e gjerë është dera, edhe e hapët’ ësht’ udha që shpie ndë të humburitë, edhe shumë vetë jan’ata që hynjënë ndëpër atë.
14 Sepse e ngushtë është dera, edhe e shtrënguar’ësht’ udha që shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata që e gjenjën’ atë.
15 Edhe ruhi nga profitërit’e rrem, të cilëtë vinjënë te ju me të veshura dhënsh, po përbrënda jan’ ujq që rrëmbenjënë.
16 Nga pemët’e tyre do t’i njihni ata; sos mbëledhënë rrush nga drizatë, a fiq nga murrizatë?
17 Kështu çdo druj’ e mirë bën pemë të mira; po druj’ e dobëtë bën pemë të liga.
18 Druj’ e mirë s’munt të bënjë pemë të liga, as drurj’ e dobëtë të bënjë pemë të mira.
19 Çdo dru që s’bën pemë të mirë, këputetë e hidhetë ndë ziarr.
20 Përandaj nga pemët’e atyre do t’i njihni ata.
21 Nukë do të hynjë ndë mbëretërit të qiejevet kushdo që më thotë: Zot, Zot; po ay që bën dashurimn’e tim Et që është ndë qiejet.
22 Shumë vetë do të më thonë nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profitepsëm mb’ emërit tënt, edhe mb’ emërit tënt nxuarëm diaj, edhe mb’ emërit tënt bëm shumë çudira.
23 Po atëherë do t’u rrëfenj atyre, se kurrë nuk’ u kam njohurë juve; ikëni prej meje ju që keni punuarë paudhërinë.
24 Kushdo pra që dëgjon këto fialët’e mia, edhe i bën ato, do ta gjanj atë me një njeri të mënçim që ndërtoj shtëpin’e ti mbi shkëmp të gurit ;
25 Edhe ra shiu, e erdhë lumëratë, e frynë erëratë, edhe u përpoqnë pas asaj shtëpie, po nuk’ u rrëzua; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt të gurit .
26 Po kushdo që dëgjon këto fialët’e mia, edhe nuk’ i bën, do t’i gjanjë një njeriu të marrë, që ndërtoj shtëpin’e ti mbi rërët;
27 Edhe ra shiu, e erdhë lumëratë, e frynë erëratë, edhe u përpoqnë pas asaj shtëpi, edhe u rrëzua; edhe të rrëzuarit’e asaj ishte të math.
28 Edhe Jisuj kur mbaroj këto fialë, gjëndëja tmeroneshinë për mësimin’e ati.
29 Sepse i mësonte ata sikurse të kishte pushtet, e jo si shkronjësitë.