Krie III.
1 Tek ató ditt𝑒 prâ jerδi Dz̆uán Batista tue ligj𝑒rúar𝑒 te diserti i Dz̆uδês,
2 E tue θ𝑒n𝑒: Buni pendes𝑒: se u‐kjas𝑒 mbretría e kjíeγiavet.
3 Se kî is̆t aí, ts̆𝑒 kle rr𝑒fíer𝑒 ka Isaía profeti ts̆𝑒 θos̆𝑒: Z𝑒ri i atîγj𝑒 ts𝑒 θret te diserti: D𝑒rtoni uδ𝑒n e Tinzoti: ndrékj𝑒ni δrómet’ e tîγj𝑒.
4 E aí Dz̆uán kis̆ t𝑒 vés̆ur𝑒n e tîγj𝑒 kjímes̆𝑒 gamile, e nj𝑒 bres likúrie rreθ mésit𝑒 tîγj𝑒: e kjevarría e tîγj𝑒 is̆𝑒n kartsalets𝑒, e miáj𝑒t t’ eg𝑒r.
5 Aχiérna dilj𝑒 t𝑒 vêγj𝑒 p𝑒r até Dz̆erusalemmi, e gjiθ𝑒 Dz̆uδéa, e gjiθ𝑒 χór𝑒t𝑒 ndan𝑒 Dz̆urdánit𝑒;
6 E pagzónes̆in te Dz̆urdani ka aí, tue skomoγísur𝑒 m𝑒kát𝑒t’ e tire.
7 T𝑒 pârit ts̆𝑒 pâ ditsá ka Farisénj𝑒t𝑒 e ka Saduts̆énj𝑒t𝑒, ts̆𝑒 véij𝑒n p𝑒r pagzimin e tîγj𝑒, θa atíreve: J𝑒nî víparas̆𝑒, kus̆ ju d𝑒ftói t𝑒 jíkurit ka m𝑒nía ts̆𝑒 t𝑒 vinj𝑒?
8 B𝑒ni prandái pem𝑒 petk𝑒 pendésie.
9 E mos t𝑒 ju δekst𝑒 t𝑒 θoni nd𝑒r jû: Kemi p𝑒r print𝑒 Abramin. P𝑒rts̆é ju θom𝑒 se Per𝑒ndía ka kta gure m𝑒nd’ e ngré χen𝑒 djelm𝑒 Abrámit𝑒.
10 E ts̆𝑒 naní e par𝑒t sopata rrî ndan𝑒 rrenj𝑒s lísevet. Andái ngâ lis𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 bun pem𝑒 e mir𝑒, prítet𝑒, e s̆tíχet𝑒 mbi zjarr𝑒.
11 Ú p𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju pagzonj𝑒 nd’ uj𝑒 p𝑒r pendes𝑒: e aí ts̆𝑒 pas meje ist e vjen, ê m’ i fukjis̆m𝑒 se ú, e atîγj𝑒 ú ng𝑒 jam i mir𝑒 t’ i kjêχ𝑒 k𝑒púts𝑒t𝑒: aí kat𝑒 ju pagzonj𝑒 nd𝑒 Špîrt𝑒 s̆éit𝑒, e nd𝑒 zjarr𝑒.
12 Ají kâ lopat𝑒n te dora e tîγj𝑒: e kat𝑒 kj𝑒ronj𝑒 l𝑒min e tîγj𝑒: e kat𝑒 mbjéδ𝑒nj𝑒 driθ𝑒t e tîγj𝑒 te χambari, e kas̆t𝑒n kat’ e djég𝑒nj𝑒 me zjarr𝑒 t𝑒 pās̆úam𝑒.
13 Aχiérna arrên Dz̆esúi ka Galiléa mbi Dz̆urdanin te Dz̆uáni, sât𝑒 pagzónet𝑒 ka aí.
14 E Dz̆uáni e mbâγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ú kam𝑒 b𝑒zonj𝑒 t𝑒 jêm𝑒 pagzúar𝑒 ka‐k𝑒 ti, e ti vjen𝑒 tek’ ú?
15 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Dz̆esúi, i θa: Le m𝑒 p𝑒r naní: se k𝑒s̆tú na nget neve t𝑒 bé nj𝑒m𝑒 gjiθ𝑒 t𝑒 dréj𝑒t𝑒n. Aχiérra e la.
16 Pagzúar𝑒 ts̆𝑒 kle Dz̆esúi, njize kardzéu ka uj𝑒t. E s̆i i u‐sbiγ𝑒n kjíeγiat𝑒: e pâ Špirtin e Per𝑒ndîs𝑒 ts̆𝑒 sdripej si paγump𝑒, e ts̆𝑒 viγj𝑒 mbi té .
17 E s̆i nj𝑒 zê ka kjíeγiat𝑒 ts̆𝑒 θos̆𝑒: Kî is̆t𝑒 biri im𝑒 i dás̆uri, te ku u‐pré j𝑒ta.
Kumti i Gjon Pagëzuesit
1 Në ato ditë u shfaq Gjon Pagëzuesi tue predikue në shkretinën e Judesë. 2 Thoshte: «Ndërroni mendje, se asht afrue mbretnia e qiejve!». 3 Ky asht ai për të cilin asht folë prej Isaisë profet:
Një za buçet në shkretinë:
gatitni udhën e Zotit,
drejtoni shtijet e tij.
4 Ky asht ai Gjoni që petkun e kishte prej leshit të devesë, me një brez lëkure rreth ijëve. Ushqimi i tij ishin karkalecat e mjalti i egër.
5 Asokohe dilnin tek ai Jerusalemi, tanë Judeja e mbarë rrethina e Jordanit 6 dhe pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan, tue rrëfye mëkatet e veta. 7 Tue pa se shumë farisej e saducej vinin për arsye të pagëzimit të tij, ai u tha: «Pjellë neperkash! Kush ju vuni në dijeni, me i ikë idhnimit që po vjen? 8 Prandaj, qitni frytin e denjë të pendimit 9 e mos t'ju shkojë mendja me thanë me vete: "Kemi për atë Abrahamin". Unë po ju them: Hyu ka fuqi me i qitë fëmijë Abrahamit prej këtyne gurëve. 10 Qysh tash u asht vue sëpata rranjëve të pemëve. Secila pemë që nuk jep fryt të bukur, pritet e hidhet në zjarrm.
11 Veçse, unë po ju pagëzoj me ujë, për pendimin, por ai që vjen mbas meje ash ma i fortë se unë e unë nuk jam i denjë as me i heqë sandalet. Ai do t'ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë e me zjarrm. 12 Ai e ka në dorë terploten e do ta dlirë lamin e vet. Do ta mbledhë grunin e vet në ahër e bykun do ta djegë në zjarrin e pashueshëm».
Pagëzimi i Jezusit
13 Atëherë mbërriti Jezusi nga Galilea në Jordan, te Gjoni, për me u pagëzue prej tij. 14 Por Gjoni e ndali e i tha: «Unë kam nevojë me u pagëzue prej teje, e ti po vike te unë?». 15 E Jezusi iu përgjigj: «Prano tash, se ash me vend që ne të plotësojmë çdo drejtësi». Atëherë ai e pranoi. 16 Mbasi u pagëzue, Jezusi doli menjëherë prej ujit. E, ja, iu hapën qiejt e ai pa Shpirtin e Hyut tue zbritë porsi pëllumb e tue ardhë mbi të. 17 Dhe, ja, një za prej qielli thoshte: «Ky asht im bir, i dashtuni, ai që më pëlqen».