Krie XXVIII.
1 E t𝑒 s̆tun𝑒 mbr𝑒ma, me t𝑒 díj𝑒turit e s𝑒 pár𝑒s𝑒 dit𝑒 e jav𝑒s, jerδi Maríeja Maddalena, e jatra Maríe, t𝑒 s̆íχi𝑒n varrin.
2 E s̆i kle nj𝑒 terremot’ i maθ𝑒. Se nj𝑒 𝑒ngj𝑒χ i Tinzóti, ts̆𝑒 u‐sdrip𝑒 ka kjíeγia, si u‐kjas𝑒, prori gurin ka dera, e u‐uj𝑒 mbi até :
3 E is̆ fákjia e tîγj𝑒 si s̆krep𝑒tim𝑒, eδé e vés̆ura e tîγj𝑒 si sbor𝑒.
4 E p𝑒r drên e tîγj𝑒 u‐driδ𝑒n atá ts̆𝑒 rúaij𝑒n, e u‐bûn𝑒 si t𝑒 vdékur𝑒.
5 E é ngj𝑒γi u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa grâvet: Mos tré mbiχj𝑒 jû: p𝑒rtsé e dî se k𝑒rkoni Dz̆esúin, ts̆𝑒 kle vunn𝑒 ngrikj𝑒:
6 Ng’ ê ktu: se u‐ngre, as̆tú si e θa. Éjani, s̆íχ𝑒ni vendin, te ku is̆ vunn𝑒 Zoti.
7 E jéts𝑒ni mevrap𝑒 t’ i θoni dis̆ípuj𝑒vet e tîγj𝑒 se u‐ngjâχ𝑒 ka t𝑒 vdékurit𝑒: e is̆t e vete p𝑒rpara jûs̆𝑒 nd𝑒 Galilê: atjé kat’ e s̆iχni. Ši ju e θas̆𝑒.
8 E t𝑒 dal𝑒t s̆péit𝑒 ka varri me drê, e me χarê e maδe, rroδ𝑒n t’ ia rr𝑒fíeij𝑒n dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒.
9 E si ató véij𝑒n t’ ia rr𝑒fíeij𝑒n dis̆ípuj𝑒vet, s̆i se Dz̆esúi vate p𝑒rpara atire, e i θa: Fálem𝑒 juve. Eδé ató t𝑒 kjásurit, i rr𝑒mbíen ké mb𝑒t𝑒, e e proskjinis𝑒n.
10 Aχiérna θot atire Dz̆esúi: Mos tré mbiχj𝑒. Jéts𝑒ni t’ i θoni vγéz𝑒rvet tim𝑒, t𝑒 vên𝑒 nd𝑒 Galilê, e atjé kat𝑒 m𝑒 s̆óχ𝑒j𝑒n𝑒.
11 E t𝑒 váturit ató, s̆i ndonjé ka atá t𝑒 kustóδi𝑒s𝑒 si jerδ𝑒n te χora, rr𝑒fíej𝑒tin t𝑒 pár𝑒vet e príftravet gjiθ ató ts̆𝑒 streks𝑒n.
12 E si u‐mbjoδ𝑒n bas̆k𝑒 me plékj𝑒t𝑒, e mbáitin kundzij𝑒, δan𝑒 burî rr𝑒gj𝑒ndi us̆torvet,
13 Tue θ𝑒n𝑒: Θoni se dis̆ipuj𝑒t’ e tîγj𝑒 nat𝑒n jerδ𝑒n, e e voδ𝑒n, kur𝑒 na flé ij𝑒m𝑒.
14 E n𝑒 u‐dz𝑒fs̆it kî s̆𝑒rbes𝑒 ka i pari i véndit𝑒, na kat’ i mblónj𝑒m𝑒 kríet, e kat𝑒 ju bé nj𝑒m𝑒 t𝑒 rrini pa drê.
15 E atá, t𝑒 marr𝑒t 𝑒rrgj𝑒ndin, bûn𝑒 si klen𝑒 mpsúar𝑒. E u‐dzû kjô fjal𝑒 ka Dz̆uδénj𝑒t𝑒, njera te dita e sóts̆𝑒me.
16 E t𝑒 nj𝑒mb𝑒δiét𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒 van𝑒 nd𝑒 Galilê mbi malin, ts̆𝑒 Dz̆esúi i urδurói.
17 E si pân até e proskjinis𝑒n: po ditsá skudzóij𝑒n.
18 E kjásur𝑒 Dz̆esúi foli atíreve, tue θ𝑒n𝑒: U‐δa mua gjiθ𝑒 porosía nd𝑒 kjíeχ e mbi δéun.
19 Andái jéts𝑒ni e mpsoni gjiθ𝑒 gjíndet𝑒: tue pagzúar𝑒 atá te ém𝑒ri i t𝑒 Játit𝑒, e t𝑒 Birit𝑒, e t𝑒 Špirtit𝑒 s̆éit𝑒:
20 Eδé tue mpsúar𝑒 atá t𝑒 rúaj𝑒n𝑒 gjiθ𝑒 sâ ju kam urδurúar𝑒: e s̆i ú jam𝑒 me jû gjiθ𝑒 dit𝑒n e dit𝑒s𝑒, njera te t𝑒 sósurit e jet𝑒s. Amín.
Ngjallja
1 Të shtunën herët, në agun e ditës së parë, Maria Magdalenë dhe Maria shkuen me këqyrë varrin. 2 Dhe, ja, ra një tërmet i fortë. Një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, u afrue me rrokullisë gurie e u ul mbi të. 3 Fytyra e tij ishte si vetima e petkat e tij vëzulluese si bora. 4 Prej frikës së tij u drodhën rojet e u banë si të vdekun. 5 Engjëlli u kthye e u foli grave: «Mos u tutni, ju! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuemin. 6 Nuk asht këtu, se u ngjall siç pati thanë. Ejani e shihni vendin ku ishte shtri.
7 Shkoni shpejt e thoniu nxanësve të tij se ai u ngjall prej të vdekunve e të shkojë përpara jush në Galile. Atje do të shfaqet. Ja, jua thashë».
8 Ato u larguan shpejt nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuen n joftue nxanësit. 9 Dhe, ja, Jezusi i takoi e u tha: «Ju falem!». Ato iu afruen, i mbërthyen kambët dhe e adhuruan. 10 Atëherë Jezusi u tha: «Mos u tutni! Shkoni e njoftoni vëllaznit të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Dëshmia e rojeve
11 Kur po ecnin, ja, disa prej rojtarisë shkuen në qytet e njoftuen krepriftën për gjiçka kishte ndodhë. 12 Kryepriftënt e pleqtë morën vendimin me u dhanë ushtarëve një shumë të madhe paresh 13 e u thanë: «Thoni se nxanësit e tij erdhën gjatë dhe e vodhën kur ju po flinit. 14 Nëse kjo merret vesh nga qeveritari, na do ta bindim e do t'ju lirojmë nga telashet». 15 Ata morën paret e vepruem simbas mësimit që morën.
E kjo fjalë asht përhapë ndër judej deri më sot.
Porosia
16 Të njëmbëdhjetë nxanësit shkuen në Galile, në malin që u kishte caktue Jezusi. 17 Kur e panë, e adhuruen, por disa prej tyre u ndërdyshën. 18 Jezui afrue e u foli: «Mue më asht dhanë çdo pushtet në qiell e mbi dhe, 19 prandaj shkoni e mësoni të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë. 20 Mësojini me zbatue gjithçka ju urdhnova unë. Dhe, ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në të sosun të botës».