Krie XXIII.
1 Aχiérna Dz̆esúi foli gjíndevet, e dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒:
2 Mbi θronin e Moiséut𝑒 u‐uj𝑒n Skríbrat𝑒 e Farisénj𝑒t𝑒.
3 Gjiθ até prân ts̆𝑒 t𝑒 ju θên𝑒, t’ e rúani e t’ e buni: po pas t𝑒 bé mavet atire mos b𝑒ni: se θon𝑒, e ng𝑒 bunj𝑒n.
4 Se liδj𝑒n barr𝑒 te r𝑒nda, e ts̆𝑒 s’ mund𝑒 kjéγen𝑒, e i vûn𝑒 mbi kráχ𝑒t’ e njérz𝑒vet: po ng𝑒 dúan eδé t’ i túnj𝑒n𝑒 me glis̆tin e tire.
5 Gjiθ𝑒 t𝑒 bé mat’ e tire prân i bunj𝑒n sât𝑒 jên𝑒 v𝑒rréitur𝑒 ka njérzit𝑒: andái sgjeronj𝑒n filattériat’ e tire, e maδestonjen θék𝑒t’ e pétkavet tire.
6 Dúan eδé t𝑒 pár𝑒t𝑒 vende te t𝑒 ngré n𝑒t𝑒, e t𝑒 pár𝑒t𝑒 θrone te sinagóg𝑒t𝑒,
7 E t𝑒 fálat𝑒 te rrúg𝑒t’ e gjera, e t𝑒 jên𝑒 θirr𝑒 ka njérzit𝑒 Rabbi, Rabbi.
8 Mos θrítiχj𝑒 eδé jû Rabbín𝑒ra. Se po nj𝑒 is̆t𝑒 Mjes̆tri jîj𝑒, Kris̆ti, e gjiθ𝑒 jû jini vγez𝑒r.
9 E mos θrini njerî mbi δê at𝑒 túaj𝑒: se po nj𝑒 is̆t𝑒 Ati júaj𝑒, aí ts̆’ ê te kjíeγiat𝑒.
10 Mos θrítiχj𝑒 mjes̆tr𝑒: se po nj𝑒 is̆t𝑒 Mjes̆tri júaj𝑒, Kris̆ti.
11 E mê i maδi ka‐k𝑒 jû, do jêt𝑒 s̆𝑒rb𝑒tori júaj𝑒.
12 E kus̆ do búnet𝑒 i lart𝑒, kat’ újet𝑒: e kus̆ do t’ újet𝑒, ka jêt𝑒 ngré itur𝑒 lart𝑒.
13 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra e Farisenj𝑒 ipókritra: se mbíγ𝑒ni mbretrîn e kjíeγiavet p𝑒rpara njérz𝑒vet. Perts̆é jû ng’ i χini, ng𝑒 l𝑒ni t𝑒 χínj𝑒n𝑒 atá ts̆𝑒 de t’ i χîj𝑒n.
14 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra e Farisénj𝑒 ipókritra: se gj𝑒γini s̆pît’ e véjavet, p𝑒rts̆é buni sikuna se parkalés𝑒ni glat𝑒: prandái kat𝑒 kini mundim𝑒 mê t𝑒 maθ𝑒.
15 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra e Farisenj𝑒 ipókritra: se rráχ𝑒ni déitin e δéun, sât𝑒 buni nj𝑒 prosélit𝑒: e kur𝑒 t𝑒 búnet𝑒, e buni até bîr písie dî pjes𝑒 mê s̆um𝑒 se jû.
16 Χelm𝑒 juve, mjes̆tre t𝑒 verb𝑒r, ts̆𝑒 θoni: Aí ts̆𝑒 t𝑒 bunj𝑒 bê mb𝑒 klis̆𝑒, ng’ is̆t𝑒 gjê : aí prân ts̆e t𝑒 bunj𝑒 bê mbi ârin e klís̆𝑒s𝑒, mbáχet𝑒 d𝑒túar.
17 T𝑒 l𝑒n𝑒, e t𝑒 verb𝑒r: p𝑒rsé, ts̆ili ê mê i maθ𝑒, âri, o klis̆a, ts̆𝑒 s̆eitrón ârin?
18 Viδé: aí ts̆𝑒 t𝑒 bunj𝑒 bê mbi otarin, ng’ ê gjê : aí prân ts̆𝑒 t𝑒 bunj𝑒 bê mbi δurutíin, ts̆𝑒 is̆t atjé sipr𝑒, mbáχet𝑒 d𝑒túar.
19 T𝑒 l𝑒n𝑒, e t𝑒 verb𝑒r: ts̆𝑒 is̆t𝑒 mê i maθ𝑒, δurutía, o otari, ts̆𝑒 s̆eitrón δurutîn?
20 Aí prandái ts̆𝑒 bun bê mbi otarin, bun bê mbi até , e mbi gjiθkjis̆𝑒, ts̆𝑒 jan atjé sipr𝑒.
21 E kus̆ bun bê mbi klis̆𝑒n, bun bê mbi até , e tek’ aí, ts̆𝑒 jet atjé.
22 E kus̆ bun bê mbi kjíeγi𝑒n, bun bê mbi θronin e Tinzótit𝑒, e mbi até , ts̆𝑒 i újet𝑒 sipr𝑒.
23 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra e Farisenj𝑒 ipókritra: ts̆𝑒 pagúani t𝑒 δiét𝑒t𝑒n e mént𝑒s𝑒, e anítit𝑒, eδé kjimniδútsit𝑒, e l𝑒ni m𝑒 njan𝑒 s̆𝑒rbíset’ e ligj𝑒s mê t𝑒 r𝑒nda, gjikimin, lipisîn, e bess𝑒n. K𝑒tó do t𝑒 búnen𝑒, e ató ng𝑒 do lé χen𝑒.
24 Mjes̆tre t𝑒 verb𝑒r, ts̆𝑒 s̆kuγoni mus̆kujunin, e p𝑒rtsíγ𝑒ni gamilen.
25 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra e Farisenj𝑒 ipókritra, se kj𝑒roni ajás̆taz𝑒 kjelkjin e tajurin: e abr𝑒nda jan𝑒 plot𝑒 kus𝑒rîs̆𝑒, e siχjenîs̆𝑒.
26 Farisé i verb𝑒r, pastró mê para mantabr𝑒nda kjelkjin e tajurin, sât𝑒 búnen𝑒 t𝑒 pastrúam𝑒 eδé ajas̆ta.
27 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra e Farisenj𝑒 ipókritra: se i glini várrevet e sbárδur𝑒, ts̆𝑒 mantajas̆ta dúken𝑒 t𝑒 búkur𝑒 njérz𝑒vet, e br𝑒nda jan𝑒 plot𝑒 és̆tras̆𝑒 t𝑒 vdékurs̆𝑒, e gjiθ𝑒 siχjenîs̆𝑒.
28 K𝑒s̆tú eδé jû p𝑒rsajas̆ta dúkiχj𝑒 me t𝑒 ftet𝑒 t𝑒 dréj𝑒t𝑒 njérz𝑒vet: e br𝑒nda jini plot𝑒 me ipokrisî e t𝑒 kekjía.
29 Χelm𝑒 juve, Skríb𝑒ra, e Farisenj𝑒 ipókritra, ts̆𝑒 stís𝑒ni várret’ e profétravet, e stolís𝑒ni kuj𝑒tímet’ e t𝑒 dréj𝑒t𝑒vet,
30 E θoni: N𝑒 kís̆𝑒m𝑒 kl𝑒n𝑒 te dít𝑒t’ e príndravet tan𝑒, ng𝑒 kís̆𝑒m𝑒 kl𝑒n𝑒 s̆ok𝑒 t𝑒 tir𝑒 te gjaku i profétravet.
31 As̆tú buni mart𝑒rî mbi jû, se jini bij𝑒 t𝑒 atire, ts̆𝑒 vrân profétrat𝑒.
32 E jû mblúat𝑒 t𝑒 mátur𝑒n e príndravet tâj𝑒.
33 Gj𝑒rp𝑒nje, j𝑒nî víparas̆𝑒, si ka s̆p𝑒toni ka ligja e pís𝑒s𝑒?
34 Prandái s̆i ú ju d𝑒rgonj𝑒 profetra, e t𝑒 dis̆m𝑒, eδé Skríb𝑒ra, e ka atá kat𝑒 vrini, e kat𝑒 vuni ngrikj𝑒, e ka atá kat𝑒 rráχ𝑒ni te sinagóg𝑒t𝑒 túaj𝑒, e kat’ i p𝑒rz𝑒ni χor𝑒 m𝑒 χor𝑒:
35 Ts̆𝑒 t𝑒 vinj𝑒 mbi jû gjiθ𝑒 gjaku i dréj𝑒t𝑒 dérδur𝑒 mbi δéun, ts̆𝑒 ka gjaku i Abélit𝑒 t𝑒 dréj𝑒tit𝑒 njera te gjaku i Dzakarîs𝑒 t𝑒 bírit𝑒 Baraχjîs𝑒, ts̆𝑒 vrât𝑒 n𝑒mess𝑒 t𝑒 klis̆𝑒s e t𝑒 otárit𝑒.
36 P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, kat𝑒 vínj𝑒n𝑒 gjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise mbi kt𝑒 j𝑒nî.
37 Dz̆erusalém, Dz̆erusalém, ts̆𝑒 vret𝑒 profétrat𝑒, e s̆tie me gûr atire, ts̆𝑒 jan𝑒 d𝑒rgúar𝑒 tek𝑒 tí, sâ χer𝑒 des̆a t𝑒 mbjíδia djélm𝑒t𝑒 tat𝑒, si pula mbjeθ zókj𝑒t’ e sâγj𝑒 p𝑒rpós̆ kráχ𝑒vet, e n𝑒ng𝑒 des̆e?
38 Ši ju lé χet𝑒 s̆pia júaj’ e vét𝑒me.
39 Andái ju θom𝑒, s’ kat𝑒 m𝑒 s̆iχni naní e par𝑒t, njera t𝑒 θoni: Bekúar ají, ts̆𝑒 vjen n’ emb𝑒r Tinzoti.
Qortimet për shkrestarët e farisejtë
1 Atëherë Jezusi u tha turmave e nëxanësve: 2 «Shkrestarët e farisejtë rrinë ulun në katedrën e Moisiut. 3 Gjithçka ju thonë ata, zbatojeni e mbajeni, por mos veproni simbas veprave të tyre. Ata flasin, por nuk bajnë. 4 Lidhin barrë të randa e të zorshme dhe ua ngarkojnë njerëzve të tjerë, por vetë as me gisht nuk duen me i luejt. 5 Të gjitha veprat e veta i bajnë për me u pa prej njerëzve. Zgjanojnë thekët e cepat e petkut i zgjasin. 6 Duen kryet e vendit nëpër gosti, vendet e para nëpër sinagoga 7 përshëndetjet nëpër sheshe e me u thirrë "mësues" prej njerëzve.
8 Por ju mos u thirrni mësues, se një asht mësuesi juej e të gjithë ju jeni vëllazën. 9 E mos thirrni askënd mbi tokë atë. Një asht Ati juej qiellor. 10 Mos u thirrni prijës, se prijësi juej asht Krishti. 11 Ma i madhi ndër ju, të jetë shërbestari juaj. 12 Kush naltohet, do të përulet e, kush përulet, do të naltohet.
13-14 Mjerë ju, o shkrestarë e farisej dyfytyrësha, që ua ndryni njerëzve në fytyrë mbretninë e qiejve! As vetë nuk hyni, as ata që janlë tue hy nuk i leni me u futë.
15 Mjerë ju, o shkrestarë e farisej dyfytyrësha, që endeni nëpër det e nëpër thatinë për me ba një rishtar e atëherë e bani bir të Gehenës dyfish sa veten tuej!
16 Mjerë ju, o udhëheqës të verbtë, që thoni: "Nëse dikush betohet për tempullin, s'ka gja, por, nëse betohet për arin e tempullit, ka detyrim". 17 Të marrë dhe të verbtë! Cili asht ma i madh, ari apo tempulli, që e shejtnon arin? 18 Thoni: "Nëse dikush betohet për altarin, s'ka gja, por, nëse betohet për dhuratën mbi të, ka detyrim". 19 Të verbtë! Cili asht ma i madh, dhurata apo altari, që e shejtnon dhuratën? 20 Kush betohet për altarin, betohet për të e për gjithçka ash mbi të. 21 Kush betohet për tempullin, betohet për të e për kë banon në të. 22 Kush betohet për qiellin, betohet për fronin e Hyut e për kë rrin ulun mbi të.
23 Mjerë ju, o shkrestarë e farisej dyfytyrësha! Ju lani të dhjetën e mendrës, të koprës e të kuminit, por shpërfillni gjanat ma të randësishme të ligjit: gjykimin, mëshirën e besën. Këto duhet t'i zbatoni, pa i shpërfillë të tjerat. 24 Udhërrëheqës të verbtë, që kulloni mushkajën, por devenë e përpini!
25 Mjerë ju, o shkrestarë e farisej dyfytyrësha, dëlirni të përjashtmen kupës e të enës, por përmbrenda janë plot me cubni e shfrenim. 26 Farise i verbtë, pastro ma parë të përmbrendshmen kupës e të enës, që të bahet e dëlirë edhe përjashtmja.
27 Mjerë ju, o shkrestarë e farisej dyfytyrësha, që u përngjani vorreve të zbardhuna, të cilët përjashta duken të bukura, por mbrenda janë plot me eshtna të vdekunish dhe gjithfarë fëlliqësish. 28 Njësoj edhe ju përjashta u shfaqeni njerëzve të drejtë, por përmbrenda jeni plot dyfytyrësi dhe mbrapështi.
29 Mjerë ju, o shkrestarë e farisej dyfytyrësh, se ndërtoni vorret e profetëve e zbukuroni përmendoret e të drejtëve! 30 E thoni: "Po të kishim qenë ne në kohën e etënve tanë, nuk do të kishim qenë pjesëmarrës në gjakderdhjen e profetëve, në kohën e tyne". 31 Kështu i dëshmoni vetes se jeni bijtë e vrasësve të profetëve. 32 Mbusheni edhe ju masën e etënve tuej. 33 Gjarpij e pjellë nepërkash, si do t'i shmangeni gjykimit të Gehenës? 34 Prandaj, ja, unë po dërgoj te ju profetë, të urtë dhe shkrestarë. Disa prej tyne do t'i vritni e do t'i kryqëzoni dhe disa do t'i frushkulloni në sinagogat tueja e do t'i përndiqni nga qyteti në qytet. 35 Kështu do të reshet mbi ju tanë gjaku i drejtë i dikuem mbi tokë, prej gjakut të Abelit të drejtë, deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakut, që e vratë mes shejtnores e altarit. 36 Vërtet po ju them: të gjitha këto do të bien mbi këtë brezni».
Vajtimi për Jerusalemin
37 «Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e i mbyt me gurë të dërguemit te ti! Sa herë kam dëshirue me i mbledhë tok bijtë e tu, siç i mbledh squka zogjtë e vet nën krahë, por nuk deshët! 38 Ja, shtëpia juaj do t'ju mbetet e shkretueme. 39 Po jua them: prej tashit, nuk do të më shihni ma, derisa të thoni:
bekue qoftë
ai që vjen në emën të Zotit !».