Krie XX.
1 I glet mbret𝑒ría e kjíeγi𝑒s𝑒 njeríut𝑒 nikokjir𝑒, ts̆𝑒 doγi menatnet njize t𝑒 mirrj𝑒 m𝑒 rrog𝑒 pun𝑒tór𝑒t𝑒 p𝑒r vres̆t𝑒n e tîγj𝑒.
2 E si kj𝑒ndrúan m𝑒 fjal𝑒 me pun𝑒tór𝑒t𝑒 p𝑒r nj𝑒 dinar𝑒 ndite, i d𝑒rgói te vres̆ta e tîγj𝑒.
3 E t𝑒 dal𝑒t jas̆ta mb𝑒 t𝑒 tret𝑒n ôr𝑒, pâ tjer𝑒 te kjatsa, ts̆𝑒 rrîj𝑒n pa pun𝑒,
4 E θa atire: Jéts𝑒ni eδé jû te vres̆ta ime, e até ts̆𝑒 ju nget do t𝑒 ju e jap𝑒.
5 E atá van𝑒. E pameta doγi si mb𝑒 t𝑒 gjas̆t𝑒n, e t𝑒 né n𝑒t𝑒n ôr𝑒: e buri gjiθnjé .
6 E mb𝑒 t𝑒 nj𝑒mb𝑒δiét𝑒t𝑒n ôr𝑒 t𝑒 dal𝑒t, gjeti tjer𝑒 ts̆𝑒 rrîj𝑒n pa pun𝑒, e i θa atire: P𝑒rts̆é rrini k𝑒tú gjiθ𝑒 dit𝑒n pa bûr𝑒 gjê ?
7 Θan atîγj𝑒: Se mosnjerî na mori m𝑒 rrog𝑒. Θot atire: Jéts𝑒ni eδé jû te vres̆ta ime: e kat𝑒 mírr𝑒ni até ts̆𝑒 do t𝑒 jêt𝑒 likj𝑒.
8 E mbré manet θot𝑒 zoti i vrés̆t𝑒s𝑒 lórit𝑒 tîγj𝑒: Θrit𝑒 pun𝑒tór𝑒t𝑒, e jipi rrog𝑒n, z𝑒nn𝑒‐fiχ𝑒 ka t𝑒 sprásm𝑒t𝑒 njera te t𝑒 pár𝑒t𝑒.
9 T𝑒 járδurit andái atá t𝑒 nj𝑒mb𝑒δiét𝑒s ôr𝑒, múarn𝑒 nj𝑒 dinar𝑒 p𝑒‐s̆okje.
10 E prân𝑒 si jerδ𝑒n t𝑒 pár𝑒t𝑒, mbáij𝑒n se kis̆ mírrij𝑒n mê s̆um𝑒: e múarn𝑒 eδé atá nj𝑒 dinar𝑒 p𝑒‐s̆okje.
11 E si mírri𝑒n murmuríses̆in me t𝑒 zotin e s̆pîs𝑒,
12 Tue θ𝑒n𝑒: Kta t𝑒 sprásm𝑒t𝑒 bûn po nj𝑒 ôr𝑒, e ti gjiθnjé i bure atá me nê, ts̆𝑒 prûm𝑒 ngraχ𝑒 barr𝑒n e dit𝑒s, eδé vap𝑒n.
13 E aí tue p𝑒rgjégjur𝑒 njérit𝑒 ka atá, i θa: Mik𝑒, ng𝑒 t𝑒 d𝑒m𝑒tonj𝑒: θomse ng𝑒 kj𝑒ndrove m𝑒 fjal𝑒 me mua p𝑒r nj𝑒 dinar𝑒?
14 Mirr𝑒 t𝑒ndin, e ndrekju: dua ktîγj𝑒 eδé t𝑒 sprásmit𝑒 t’ i jap𝑒 sâ tîj.
15 Ô ng𝑒 mund𝑒 bunj𝑒 ú até ts̆𝑒 dua te s̆𝑒rbíset𝑒 time? ô siu jit𝑒 is̆t i kekj𝑒, se ú jam i mir𝑒?
16 K𝑒s̆tú t𝑒 sprásm𝑒t𝑒 kat𝑒 jên𝑒 t𝑒 par𝑒, e t𝑒 pár𝑒t𝑒 sprasm𝑒. Se s̆um𝑒 jan𝑒 t𝑒 θrítur𝑒, e pak𝑒 t𝑒 sgléδur𝑒.
17 E si ngjipej Dz̆esúi nd𝑒 Dz̆erusalém, χolkji m𝑒njan𝑒 te rruga dimbeδiét𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒, e θa atire:
18 Ši na jemi e ngjípemi nd𝑒 Dz̆erusalém, e i Biri i njeríut𝑒 kat𝑒 jêt𝑒 δ𝑒nn𝑒 te dúart’ e t𝑒 pár𝑒vet e príftravet, e Skríbravet, e kat’ e gjikónj𝑒n𝑒 mórtie,
19 E kat’ e jápj𝑒n𝑒 gjíndevet χúaja, sât𝑒 e s̆ânj𝑒n𝑒, e t’ e rráχ𝑒j𝑒n𝑒, e t’ e vûn𝑒 ngrikj𝑒, e t𝑒 tret𝑒n dit𝑒 kâ t𝑒 ngré χet𝑒.
20 Aχiérna i u‐kjas e j𝑒ma e t𝑒 bíj𝑒vet Dzebeδéut𝑒 po me t𝑒 bíj𝑒t’ e sâγj𝑒, ts̆𝑒 e proskjinisi, e i lipi gjagjê .
21 E aí θa asâγj𝑒: Ts̆𝑒 do? Θot atîγj𝑒: Θúaχj sâ t𝑒 újen𝑒 t𝑒 dî k𝑒tá tim𝑒 bij𝑒, nj𝑒 te kraχu i dréj𝑒t𝑒 jiti, e nj𝑒 tek’ i s̆tré mb𝑒ri te mbret𝑒ría jote.
22 E u‐p𝑒rgjekj𝑒, e θa Dz̆esúi: Ng𝑒 dini ts̆𝑒 líp𝑒ni. Mund𝑒 pini kúp𝑒z𝑒n, ts̆𝑒 kat𝑒 pî ú, eδé t𝑒 pagzóniχj𝑒 pagzimin, ts̆𝑒 ú kat𝑒 pagzónem𝑒? Θon atîγj𝑒: Múndj𝑒m𝑒.
23 E θot atire: Kúp𝑒z𝑒n time kat’ e pini: eδé pagzimin, ts̆𝑒 ú kat𝑒 pagzónem𝑒, do jini pagzúar𝑒, po t𝑒 újurit m𝑒 an𝑒 t𝑒 dréj𝑒t𝑒 ô t𝑒 s̆tré mb𝑒r𝑒 meje ng𝑒 m𝑒 nget mua t’ e jap𝑒, po is̆t𝑒 p𝑒r atá kúij𝑒 kle gatúar𝑒 ka Tata im𝑒.
24 E si e gjegj𝑒n t𝑒 δiét𝑒t𝑒, u‐ngroχ𝑒n me t𝑒 dî vγézrit𝑒.
25 E Dz̆esúi po si θirri atá, i θa: T𝑒 dini se t𝑒 pár𝑒t’ e gjíndevet zotronj𝑒n mbi atá: e t𝑒 m𝑒δénj𝑒t𝑒 i bunj𝑒n si dúan.
26 Ng𝑒 kat𝑒 jêt𝑒 k𝑒s̆tú nd𝑒r jû: se aí ts̆𝑒 t𝑒 dêt𝑒 nd𝑒r jû t𝑒 búnet𝑒 i maθ𝑒 kloft𝑒 s̆𝑒rb𝑒tori jîj𝑒:
27 E kus̆ nd𝑒r jû do t𝑒 jêt’ i pari, ka jêt𝑒 gardzuni jîj𝑒.
28 As̆tú si i Biri i njeríut𝑒 ng𝑒 jerδi t’ is̆𝑒 s̆𝑒rbíer𝑒, se po t𝑒 s̆𝑒rbeγj𝑒, e t𝑒 jipj𝑒 gjeγ𝑒n e tîγj𝑒 p𝑒r t𝑒 blêrit t𝑒 disave.
29 E t𝑒 dal𝑒t atá ka Dz̆ériku, i van𝑒 pas atîγj𝑒 lusm𝑒 gjinde;
30 E s̆i dî t𝑒 verb𝑒r ts̆𝑒 rrîj𝑒n újur𝑒 ndanz𝑒 δrómit𝑒, t𝑒 gjégjurit, se s̆koγj𝑒 Dz̆esúi, θrit𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Zot, kîχj lipisî p𝑒r nê, i biri i Dáviδit𝑒.
31 E gjíndet𝑒 i kj𝑒rtóij𝑒n sât𝑒 kjétes̆in. E atá mê s̆um𝑒 θrísi𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Zot, kîχj lipisî p𝑒r nê, i biri i Dáviδit𝑒.
32 E t𝑒 kj𝑒ndrúarit Dz̆esúi, i θirri, e θa: Ts̆𝑒 doni t𝑒 ju bunj𝑒?
33 Θan atîγj𝑒: Zot, sât𝑒 sbíγen𝑒 sît𝑒 tan𝑒.
34 E si i u‐duk𝑒n kekj𝑒, Dz̆esúi ngau sît’ e tir𝑒. E nd’ at𝑒 χer𝑒 pân sît’ e tire, eδé atá van𝑒 pas atîγj𝑒.
Ponëtorët e vreshtit
1 «Mbretnia e qiejve i ngjan një kryeshtëpiaku, i cili doli në nadje herët, me lidhë punëtorë me rrogë për vreshtin e vet. 2 Kur u pajtue me punëtorët për një denar në ditë, i çoi në vreshtin e vet. 3 Doli rreth orës së tretë dhe pa do të tjerë të papunë, tue qëndrue te tregu. 4 U tha: "Shkoni edhe ju në vresht dhe, çka asht e drejtë, kam me jua dhanë". 5 E ata shkuen. Rishtas, doli në orën e gjashtë e nantë e veproi njësoj. 6 Doli edhe rreth orës së njëmbëdhjetë dhe gjeti do të tjerë, tue ndejtë. E u tha: "Pse rrini këtu tanë ditën pa punë?". 7 I thanë: "Se askush nuk na ka lidhë rrogë". Ai u tha: "Shkoni edhe ju ne vresht". 8 Kur ra mbramja, i zoti i vreshtësi i tha mbikëqyrësit të vet: "Thirri punëtorët e jepu rrogën, tue fullue nga i fundit deri te i pari". 9 Erdhën ata të rreth orës së njëmbëdhjetë e morën nga një denar. 10 Kur erdhën të parët, kujtuen se do të merrnin ma shumë, por edhe ata morën nga një denar. 11 Tue e marrë, ankoheshin ndaj kryeshtëpiakut, 12 tue thanë: "Këta të fundit banë një orë e ti i bane njësoj me ne, që bajtëm barrën e ditës e vapën". 13 Por ai iu përgjigj njënit porej tyne e tha: "Shok, nuk po të baj padrejtësi. A nuk u pajtove me mue për një denar? 14 Merr gjanë tande e shko. Se unë deshiroj me i dhanë këtij të fundit sa edhe ty. 15 A nuk më lejohet me ba me gjanat e mia çka të due? Apo të lakmon syni, se unë jam i mirë?
16 Kështu, të fundit do të jenë të parët e të parët, të fundit».
Paralajmërimi i tretë i pashkëve
17 Kur Jezusi po ngjitej në Jerusalem, mori të dymëdhjetë nxanësit më vete dhe udhës u tha: 18 «Ja, po ngjitemi në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftënve e shkrestarëve. Ata do ta dënojnë me dvekje, 19 do t'ua dorëzojnë paganëve, për me e shpotitë, me e fshikullue dhe me e kryqëzue. Të tretën ditë ai do të ngjallet».
20 Atëherë iu afrue nana e bijve të Zbedeut me bijtë e saj, u përkul dhe i lypi diçka. 21 Ai i tha: «Çka dëshiron?». Ia ktheu: «Që, në mbretninë tande, këta dy djemtë e mi të ulen njëni në të djathtën e tjetri në të majtën tande». 22 Por Jezusi iu përgjigj e i tha: «Nuk dini çka lypni. A mundeni me e pi kelkun që unë do të pi?». I thonë: «Mundemi». 23 Ai u thotë: «Kupën time, njëmend, do ta pini, por me u ulë në të djathtën time e në të majtën, nuk me takon mue me e caktue, por u takojmnë atyne për të cilët asht përgatitë prej Atit tim». 24 Kur të dhjetët ndigjuen, u zemruen me dy vëllaznit. 25 Por Jezusi i thirri pranë e u tha: «E dini se prijësit e kombeve sillen si sundimtarë mbi ta e të mëdhejtë e tyne sillen si pushtetarë. 26 Jo kështu ndër ju! Por, kush dëshiron me u ba i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juej 27 dhe, kiush ndër ju dëshiron me qenë i pari, të jetë skllavi juej. 28 Sikurse Biri i njeriut nuk erdhi me u shërbye, por me shërbye e me dhanë jetën e vet, në këmbim të të shumëve».
Jezusi shëron dy të verbtë
29 Kur po largoheshin nga Jerikoni, po e ndiqte një turmë e madhe. 30 Dy të verbtë, ulun anë rrugës, kur ndigjuen se po kalonte Jezusi, gërthitën tue thanë: «Na përdëlle, o Zot, Bir i Davidit!». 31 Turma iu akërrye, që të pranin, por ata gërthitën edhe ma shumë, tue thanë: «Na përdëlle, o Zot, Bir i Davidit!». 32 Jezusi qëndroi, u bani za e tha: «Çka doni të baj për ju?». 33 I thanë: «Zot, të na çelen sytë!». 34 I mallëngjyem, Jezusit u preku sytë e menjëherë panë rishtas e shkuen mbas tij.