Krie II.
1 T𝑒 lêrit ts̆𝑒 leu Dz̆esúi n𝑒 Betlém t𝑒 Dz̆uδês te dít𝑒t𝑒 e mbrétit’ Eróδit𝑒, s̆i Mádz̆𝑒rat’ arrûn kaa del díeγi nd𝑒 Dz̆erusalém,
2 Tue θ𝑒n𝑒: Ku is̆t𝑒 mbreti i Dz̆uδénj𝑒vet ts̆𝑒 u‐lê? se pâm𝑒 iγin e tîγj𝑒 te ku del díeγi, e jérδ𝑒m𝑒 t’ i fálemi.
3 E mbreti Eroδi si e dzuri, u‐taraks𝑒, e gjiθ𝑒 Dz̆erusalemmi bas̆k𝑒 me té .
4 E si mbjoδi gjiθ𝑒 t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e Skríbrat’ e gjindes, i píeiti atire te ku kis̆ leχej Kris̆ti.
5 E atá i θan𝑒: Nd𝑒 Betlém t𝑒 Dz̆uδês𝑒: se k𝑒s̆tú kle s̆krúar𝑒 ka profeti:
6 E ti Betlém δê i Dz̆uδ𝑒s, ng𝑒 jê mê e vóg𝑒la te zotrît’ e Dz̆úδ𝑒s𝑒: se ka‐k𝑒 ti kat𝑒 danj𝑒 kaptenja, ts̆𝑒 kat𝑒 kjevarrís𝑒nj𝑒 gjinden time Israélin.
7 Aχiérra Eroδi, si θriti fs̆éχuriθ Mádz̆𝑒rat𝑒 m𝑒 té , k𝑒rkói me kuides𝑒 t𝑒 dzê γj𝑒 ka atá kj𝑒róin, kur iγi u‐duk𝑒:
8 E si i d𝑒rgói nd𝑒 Betlém, i θa: Kur𝑒 t𝑒 veni, k𝑒rkoni, e píeni me kuides𝑒 p𝑒r djál𝑒θin: e posa ts̆𝑒 e kini gjétur𝑒, m’ e d𝑒rgoni t𝑒 θ𝑒n𝑒, sâ eδé ú vinj𝑒 t’ i fálem𝑒.
9 E atá kur𝑒 gjégj𝑒n𝑒 mbretin u‐nis𝑒n. E s̆iχ𝑒 iγi, ts̆𝑒 pân ku del díeγi, vêγj𝑒 p𝑒rpara atire, njera ts̆𝑒 arr𝑒n𝑒t kj𝑒ndrói atjé sipr𝑒, te ku is̆ i vóg𝑒li.
10 E si pân iγin u‐g𝑒zúan me χarê t𝑒 maδe ndutu.
11 E si χîtin te s̆pia, gjet𝑒n djalin me Maríen ê m𝑒n e tîγj𝑒, e tue râr𝑒 mb𝑒 glunj𝑒 e proskjinis𝑒n: eδé sbíχtur𝑒 t𝑒rsóret’ e tire i δan𝑒 δurutî, âr𝑒, liván, e mirr𝑒.
12 E si e pat𝑒n kuj𝑒túar𝑒 n’ 𝑒nd𝑒r t𝑒 mos príres̆in te Eroδi, p𝑒r njetr𝑒 uδ𝑒 u‐mbjoδ𝑒n te χora e tire.
13 E kur𝑒 atá u‐prúartin, s̆i é ngj𝑒γi i Tinzoti u‐duk𝑒 n’ 𝑒nd𝑒r Sép𝑒s𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ngreu, mirr𝑒 djalin, e ê m𝑒n e tîγj𝑒, e jik𝑒 nd’ Edz̆itt𝑒, e rrî atjé njera ts̆𝑒 t’ e θom ú. Se Eroδi kat𝑒 k𝑒rkonj𝑒 djalin t’ e vrás𝑒nj𝑒.
14 E aí t𝑒 ngré iturit mori djalin, e t𝑒 j𝑒m𝑒n ts̆𝑒 nat𝑒n, e u‐mbjoθ𝑒 nd’ Edz̆itt𝑒.
15 E mbeti atjé njera kur𝑒 vdikj𝑒 Eroδi: sât𝑒 sosej sâ kle θ𝑒n𝑒 ka Inzót p𝑒r goj𝑒 t𝑒 profétit𝑒 ts̆𝑒 θot𝑒: Ka Edz̆itti θrita birin tim𝑒.
16 Aχiérra Eroδi si u‐pá g𝑒njíer𝑒 ka Mádz̆𝑒rat𝑒, u‐ngroχ𝑒 ndutu, e dergói e vrau gjiθ𝑒 f𝑒míj𝑒t𝑒, ts̆𝑒 ís̆i𝑒n nd𝑒 Betlém, e te gjiθ án𝑒t𝑒 ndanz𝑒 asâγj𝑒 dî vjets̆𝑒 e apos̆ta, mbi kj𝑒róin ts̆𝑒 dzuri ka Mádz̆𝑒rat𝑒.
17 Aχiérra u‐sos e θ𝑒na e Dz̆eremîs𝑒 profétit𝑒 ts̆𝑒 θot𝑒:
18 Zê u‐ndie nd𝑒 Ramá, s̆um𝑒 θírr𝑒m𝑒 t𝑒 klâr𝑒 e rr𝑒kim𝑒: Rakélia klâγj𝑒 djélm𝑒t’ e sâγj𝑒, e ng𝑒 des̆i t𝑒 sivasej, se n𝑒ng𝑒 jan𝑒.
19 T𝑒 vdékurit ts̆𝑒 vdikj𝑒 Eroδi, s̆i é ngj𝑒γi i Tinzoti dúket𝑒 mb’ 𝑒nd𝑒r Sép𝑒s𝑒 nd’ Edz̆itt𝑒,
20 Tue θ𝑒n𝑒: T𝑒 ngré iturit mirr𝑒 djalin, e ê m𝑒n e tîγj𝑒, e jets𝑒 nd𝑒 δê t’ Israélit𝑒: se vdikj𝑒n atá, ts̆𝑒 k𝑒rkóij𝑒n s̆pirtin e djálit𝑒.
21 E si u‐ngre, mori djalin, e t𝑒 j𝑒m𝑒n e tîγj𝑒, e jerδi nd𝑒 δê t’ Israélit.
22 E kur𝑒 gjegji se Arkeláu mbretroγj𝑒 nd𝑒 Dz̆uδê m𝑒 vent𝑒 t’ Eróδit𝑒 t𝑒 játit𝑒 tîγj𝑒, u‐tr𝑒mp𝑒 t𝑒 vêγj’ atjé: e kuj𝑒túar𝑒 mb’ 𝑒nd𝑒r, u‐mbjoθ𝑒 te án𝑒t’ e Galilês.
23 E t𝑒 járδurit mbeti te nj𝑒 χor𝑒 ts̆𝑒 i θon𝑒 Nádzaret: sât𝑒 sosej e θ𝑒na e profétravet: Se ka θrítet𝑒 Nadzaren𝑒.
Mbërritja e të urtëve
1 Mbasi Jezusi u lind në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod, ja, disa magjistarë nga lindja mbërritën në Jerusalem 2 e pyetën: «Ku asht mbreti i lindun i judejve. Pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm me e adhurue». 3 Kur mbreti herod mori vesh, u tremb ai e mbarë Jerusalemi me të. 4 Bashkoi të gjithë kryepriftënt dhe shkruesit e popullit, që të hetohej prej tyne ku duhej të lindte Krishti. 5 Ata i thanë: «Në Betlehem të Judesë. Kështu shkruen profeti:
6 E ti, Betlehem, truell i Judesë,
s'je kurrsesi ma i vogli ndër prijësit e Judës,
se prej teje do të dalë një prijës,
që do ta kullosë popullin tim, Izraelin».
7 Atëherë Herodi, tinëz, thirri magjistarët e mori vesh prej tyne me hollësi kohën kur ishte dukë ylli. 8 I nisi në Betlehem e u tha: «Shkoni e hetoni imtësisht për foshnjen. Sapo ta gjeni, më njoftoni, që të vij edhe unë me e adhurue». 9 Kur ndëgjuen mbretin, shkuen. Dhe, ja, ylli që kishin pa në lindje po u printe, derisa erdhi e u ndal sipër vendit ku ishte foshnja. 10 Kur panë yllin, u banë krejt shend e verë. 11 Hynë në shtëpi dhe panë foshnjen me Marinë, nanën e tij. Atëherë u përkulën dhe e adhuruen. Hapen thesaret dhe i parashtruen dhurata: ar, kem e mirrë. 12 Të joftuem në andërr mos me u kthye te Herodi, u larguen drejt vendit të tyne nëpër një tjetër rrugë.
Arratisja në Egjipt
13 Mbasi u nisën, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e tij, shko në Egjipt e rri atje der kur të them unë. Herodi asht tue e kërkue foshnjen për me e vra». 14 Ai u çue, mori foshnjen me të amën që me natë dhe u largue për në Egjipt. 15 Ndejti atje deri ku i erdhi fundi Herodit, që të plotësohej çka qe thanë prej Zotit me anë të Profetit: Prej Egjiptit e thirra tim bir.
Therja e foshnjeve
16 Kur Herodi e kuptoi se magjistarët ishin tallë me të, u tërbue së tepri dhe nisi një dërgatë me vra të gjitha foshnjet dy vjeç e poshtë, në Betlehem e në të gjitha rrethinat e tij, në përkim me kohën që e dinte hollësisht prej magjistarëve. 17 Atëherë u plotësue çka qe thanë prej Jeremisë profet:
18 Një za u ndie në Ramah,
vaj e gjamë e madhe.
Rakela vajton fëmijët e vet
e nuk don me u ngushëllue,
se nuk janë ma.
Kthimi nga Egjipti
19 Kur Herodit i erdhi fundi, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit, në Egjipt, 20 e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e saj dhe shko në Izrael. Ata që kërkonin t'ia merrnin shpirtin foshnjes kanë dekë». 21 Ai u çue, mori foshnjen me të amën dhe hyni në dheun e Izraelit. 22 Kur ndëgjoi se Arkelau mbretnonte në Jude në vend të atit të vet Herodit, pati drojë me shkue atje. Atëherë u njoftue në andërr me shkue në krahinën e Galilesë. 23 Shkoi e banoi në qytetin e quejtun Nazaret, që të plotësohej çka qe thanë prej profetëve: «Do të thirret nazareas».