Krie XV.
1 Aχiérra ka Dz̆erusalemmi ven𝑒 tek’ aí Skríb𝑒ra, e Farisenj𝑒, tue θ𝑒n𝑒:
2 P𝑒rts̆é dis̆ípuj𝑒t𝑒 tat𝑒 lé n m𝑒 njan𝑒 dzakón𝑒t’ e plékj𝑒vet? se ng𝑒 laj𝑒n dúart’ e tire kur𝑒 χân buk𝑒.
3 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: P𝑒rts̆é eδé jû l𝑒ni m𝑒 njan𝑒 urδurimin e Per𝑒ndîs p𝑒r dzakon𝑒n têj𝑒? Posa Per𝑒ndía θa:
4 Ndêr𝑒 atin e êm𝑒n, e: Aí ts̆𝑒 maχkón atin ô êm𝑒n, vdeks̆it.
5 E jû θoni: Aí ts̆𝑒 t𝑒 θêt𝑒 t𝑒 játit𝑒, ô s’ émes𝑒: Ts̆iladó δurutía ime, do t𝑒 bunj𝑒 mir𝑒: le t𝑒 mos ndêr𝑒nj𝑒 t𝑒 jatin, ô t’ êm𝑒n e tîγj𝑒:
6 Eδé e ndzúart𝑒 urδurimin e Per𝑒ndîs p𝑒r dzakon𝑒n ts̆𝑒 juve u‐kâ δ𝑒nn𝑒 para.
7 Ipókritra, mir𝑒 profetidzarti mbi jû Isaía, ts̆𝑒 θot𝑒:
8 Kjô gjinde m𝑒 kjáset𝑒 me goj𝑒n e tire, e m𝑒 ndêr𝑒 me búz𝑒t𝑒: po zé m𝑒ra e tire is̆t𝑒 γarγu meje.
9 Mbraz𝑒t prâ m𝑒 ndêrj𝑒n, kur𝑒 mpsonj𝑒n mpsímet𝑒, urδurímet’ e njérz𝑒vet.
10 E si θirri gjíndet𝑒, i θa: Mírr𝑒ni ves̆, e m𝑒soni.
11 Ng𝑒 s̆kríen njeríun ts̆𝑒 do χîn te goja: se po ts̆𝑒 do del ka goja, s̆kríen njeríun.
12 Aχiérra si u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, i θan𝑒: E dî se Farisénj𝑒t𝑒, si gjegj𝑒n t𝑒 fol𝑒t, u‐sk𝑒ndaγiartin?
13 E aí tue p𝑒rgjégjur’ i θa: Ngâ deg𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 e vû Tata im𝑒 i kjíeγi𝑒s, kat𝑒 s̆kúlet𝑒 ka rrénj𝑒t𝑒.
14 Leni atá: jan𝑒 t𝑒 verb𝑒r, ts̆𝑒 kjéγ𝑒j𝑒n tjer𝑒 t𝑒 verb𝑒r. E n𝑒 i vérb𝑒ri kjeχts̆it t𝑒 vérb𝑒rin, t𝑒 dî kat𝑒 bíen𝑒 nd𝑒 grop𝑒.
15 E Piétri u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Štîγ𝑒na kt𝑒 parábuχ𝑒.
16 E aí θa: Eδé jû jini pa nd𝑒lgim𝑒?
17 Ng𝑒 γojás𝑒ni, se nga s̆𝑒rbes𝑒, ts̆𝑒 χîn te goja, s̆kon te barku, e ndzíret𝑒 ap𝑒rpos̆a?
18 Po ató ts̆𝑒 vinj𝑒n ka goja, dalj𝑒n ka zé m𝑒ra, e jan ató ts̆𝑒 s̆kríej𝑒n njeríun:
19 Se ka zé m𝑒ra dalj𝑒n ts̆aγapatíi t𝑒 liga, t𝑒 vrâra, aδultérie, kurv𝑒rî, kus𝑒rî, mart𝑒rî t𝑒 rrême, vγastimî.
20 Ktô jan𝑒 s̆𝑒rbíset𝑒, ts̆𝑒 s̆kríej𝑒n njeríun. Se t𝑒 ngr𝑒nit me dúart𝑒 pa lâr𝑒, ng𝑒 s̆kríen njeríun.
21 E dal𝑒t atéi Dz̆esúi u‐mbjoθ𝑒 te án𝑒t’ e Tírit𝑒 e Siδon𝑒s.
22 E s̆i nj𝑒 grua Kananê dall𝑒 ka ató gjitonî θirri atîγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Kîj𝑒‐m𝑒 lipisî, o Zot, bîr i Dáviδit𝑒: ime bîj𝑒 ê t𝑒rbúar𝑒 kekj𝑒 ka t𝑒 maχkúamit𝑒.
23 E aí ng𝑒 i u‐p𝑒rgjekj𝑒 fare. E kjasur dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒 i lútes̆in tue θ𝑒n𝑒. Lê t𝑒 vê: se θret aprapa nês̆𝑒.
24 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Ng𝑒 kleva d𝑒rgúar𝑒 p𝑒r t𝑒 tjer𝑒, se p𝑒r délet’ e sbjerra t𝑒 s̆pîs𝑒 Israélit𝑒.
25 E ajó t’ arr𝑒n𝑒t, i u‐fal𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Zot, ndíχ𝑒m𝑒.
26 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Ng’ ê mir𝑒 t𝑒 marr𝑒 buk𝑒n e djélm𝑒vet, e t’ e s̆tie gútsevet.
27 E ajó i θa: Ê χj, Zot: se eδé gútset𝑒 χân𝑒 drúδet𝑒, ts̆𝑒 bíen ka tríeza e t𝑒 zótravet tire.
28 Aχiérna u‐p𝑒rgjekj𝑒 Dz̆esúi, e i θa: Grua, e maδe ê bessa jote: kloft𝑒 bûr𝑒 si do ti. E u‐s̆𝑒rúa e bija e sâγj𝑒 ts̆𝑒 mb’ at𝑒 χer𝑒.
29 E si s̆koi mê atéi Dz̆esúi, vate ndanz𝑒 déitit𝑒 Galilês𝑒: e si u‐ngjip𝑒 te mali, ujej atjé.
30 E i u‐kjas𝑒n disâ gjinde, ts̆𝑒 kis̆𝑒n bas̆k𝑒 múng𝑒ra, t𝑒 verb𝑒r, t𝑒 s̆klepur, t𝑒 s̆tr𝑒mb𝑒r, e disâ t𝑒 tjer𝑒: e i s̆tûn atá te ké mb𝑒t’ e tîγj𝑒, e i s̆𝑒rói.
31 Akjé se gjíndet𝑒 θavmáses̆in si s̆íχi𝑒n múng𝑒ra ts̆𝑒 flísi𝑒n, t𝑒 s̆klepur ts̆𝑒 jítsi𝑒n, t𝑒 verb𝑒r ts̆𝑒 s̆íχi𝑒n: e δoksiási𝑒n Per𝑒ndîn e Israélit𝑒.
32 E Dz̆esúi, θirr𝑒 dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, i θa: M𝑒 dúket𝑒 kekj𝑒 p𝑒r gjinden, se kâ trî ditt𝑒 ts̆𝑒 rrîn me mua, e ng𝑒 kan𝑒 ts̆𝑒 t𝑒 χân𝑒: e ng𝑒 dua t’ i d𝑒rgonj𝑒 pa ngjépsur𝑒, sât𝑒 mos zalísen𝑒 te δromi.
33 E i θon𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒: Kaχa neve nd𝑒 disert𝑒 gjiθ𝑒 k𝑒tó buk𝑒, t𝑒 tsíj𝑒m𝑒 gjiθ𝑒 k𝑒tó gjinde?
34 E θot atire Dz̆esúi: Sâ buk𝑒 kini? E atá i θan𝑒: Š𝑒tat𝑒, e pak𝑒 pís̆kj𝑒θ𝑒.
35 E urδurói gjindes, t’ újes̆in mbi bot𝑒n.
36 E si mori s̆𝑒tat𝑒 búk𝑒t𝑒, e pís̆kjit𝑒, χaristisi, i ts̆áiti, e ia δa dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒, e dis̆ípuj𝑒t𝑒 gjindes.
37 E χ𝑒ngr𝑒n gjiθ𝑒, e u‐tsit𝑒n. E ndzúarn𝑒 até ts̆𝑒 u‐vjet𝑒 ka tsópat𝑒, s̆𝑒tat𝑒 s̆port𝑒 t𝑒 plota.
38 E atá ts̆𝑒 χáij𝑒n, is̆𝑒n katr𝑒 mij𝑒 burra vets̆𝑒 f𝑒míj𝑒t𝑒 e grât𝑒.
39 E posi la t𝑒 véij𝑒n gjíndet𝑒, u‐ngjip𝑒 te karava, e vate te án𝑒t’ e Mágdal𝑒s.
Ndreqja e dokeve
1 Atëherë erdhën Jezusi disa farisej e shkresarë prej Jerusalemit e i thanë: 2 «Pse nxanësit e tu shkelin doken e të moçmëve? Se nuk lajnë duert kur hanë bukë». 3 Ai iu përgjigj: «Pse edhe ju shkelni urdhnin e Hyut për shkak të dokes suej? 4 Se Hyu tha: Ndero atë e nanë dhe kush shpërflet atë e nanë të dënohet me vdekje . 5 Por ju thoni: "Ai që i thotë atit apo nanës: 'dhuratën, që të takon prej meje, lene të jepet për ndihmë', 6 nuk ka nevojë me e nderue të atin". Ia hiqni zotësinë fjalës së Hyut, për hir të dokës suej. 7 Dyfytyrsha! Bukur profetizoi për ju Isaia, që thotë:
8 Ky popull më nderon me buzë,
por zemrën e kanë larg meje.
9 Kot më falen,
tue dhanë për mësime urdhnat e njerëzve. »
10 Atëherë thirri pranë turmën e u tha: «Ndigjoni e kini mendjen: 11 jo çka hyn në gojë e përdhos njeriun, por çka del prej goje e përdhos njeriun».
12 Atëherë iu afruen nxanësit e i thanë: «A e din se farisejtë, tue ndigju fjalën, janë bjerrë?». 13 Ai iu përgjigj: «Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor, do të çrranjoset. 14 Leni ata. Janë të verbët, prijës të të verbtëve. Kur i verbti i prin të verbtit, të dy do të bien në gropë».
15 Por Pjetri ia ktheu: «Na e shtjello këtë shëmbëlltyrë». 16 Ai i tha: «A edhe ju jeni ende mendjemangët? 17 Nuk e dini se gjithçka që hyn në gojë, del në bark e qitet në gropë të zezë? 18 Por, çka del prej goje, buron nga zemra. Kjo e përdhos njeriun. 19 Se nga zemra burojnë mëtimet e liga, vrasjet, besëthyemjet, lavirjet, hajnitë, kinsedëshmitë, blasfemitë. 20 Këto janë, që e përdhosin njeriun, kurse të ngranit me duer të papastra nuk e përdhos njeriun».
Besimi i grues kananite
21 Atëherë Jezusi doli prej andej e u largue drejt rrethit të Tirit e të Sidonit. 22 E, ja, një grue kananite, prej atyne viseve, doli e klithte tue thanë: «Më mëshiro, o Zot, bir i Davidit! Bija ime asht e mundueme randë prej djallit». 23 Por ai nuk i ktheu fjalë. Nxanësit iu afruen e iu lutën: «Nise, se rrin tue klithë mbas nesh». 24 Ai iu përgjigj: «S'jam dërgue, veçse te delet e humbuna të shtëpisë së Izraelit». 25 Por ajo erdhi e ra përmbys para tij tue thanë: «Zot, më ndihmo!». 26 Ai u përgjigj: «Nuk ka hije me marrë bukën e fëmijëve e me ua hedhë qenve». 27 Ajo tha: «Po, Zot, por edhe qentë hanë prej dramcave të rame prej tryezës së zotnive të tyne». 28 Atëherë Jezusi u përgjigj e i tha: «O grue, i madh ash besimi yt! Të ndodhtë siç dëshiron!». Dhe iu shërue e bija, që prej asaj grime.
Jezusi shëron shumë njerëz
29 Mandej u largue prej andej, shkoi anës së detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul aty. 30 Turma të mëdha iu afruen, tue marr me vete të ligun, të verbtë, të gjymtuem, të pagojë e shumë të tjerë. I ulën te kambët e tij e ai i shëroi, 31 saqë turmat u mahnitën tue pa të pagojët tue folë, të gjymtuemt të shëruem, të çalët tue ecë e të verbtët tue pa. Dhe lëvdonin Hyun e Izraelit.
Shujta e katërmijë vetëve
32 Jezusi thirri pranë nxanësit e vet e u tha: «Më dhimbet turma, se u banë tashma tri ditë që më rrinë pranë e nuk kanë çka me hangër. Nuk dëshiroj me i nisë të uritun, që të mos molisen udhës». 33 Nxanësit i thanë: «Nga t'i gjejmë gjithë ato bukë në shkretinë, sa me ngie një turmë të tillë?» 34 Jezusi u tha: «Sa bukë keni?». I thanë: «Shtatë. Edhe pak bërcakë». 35 Ai urdhnoi turmën të shtrohej në truell, 36 mori shtatë bukët e peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha nxanësve të vet, kurse nxanësit, turmave. 37 Të gjithë hangrën e u nginë. Tepricën e copave e ngritën: shtatë shporta plot. 38 Ata që hangrën ishin katërmijë burra, përveç grave e fëmijëve. 39 Ai i nisi turmat, hipi në lundër e mbërriti në krahinën e Magadanit.