Krie VIII.
1 E si aí sdripej ka mali, i u‐χjoδ𝑒n pas atîγj𝑒 njérzit𝑒 goδ𝑒 goδ𝑒:
2 E s̆i nj𝑒 lebrus𝑒, ts̆𝑒 si viγj𝑒 i falej, tue θ𝑒n𝑒: Zot, ne do, mund𝑒 m𝑒 kj𝑒rós̆.
3 E t𝑒 ndéiturit dor𝑒n Dz̆esúi, e ngau, tue θ𝑒n𝑒: Dua, kj𝑒róu. E tue rrjéδur𝑒 u‐kj𝑒rúa lebra e tîγj𝑒.
4 E i θot atîγj𝑒 Dz̆esúi: V𝑒rrêχj t𝑒 mos i a θúas̆ njeríu: po jets𝑒, d𝑒ftóu príftit𝑒, e jipi δurutîn, ts̆𝑒 urδurói Moiséu, p𝑒r mart𝑒rî t𝑒 tire.
5 E t𝑒 χîturit aí nd𝑒 Kapernaúm, i u‐kjas𝑒 nj𝑒 Ts̆enturiun𝑒, ts̆𝑒 e parkalesj𝑒,
6 E θos̆𝑒: Zot, djali jim𝑒 rrî prapt𝑒 te s̆pia i njómur𝑒, ndutu i kopiasm𝑒.
7 E i θote Dz̆esúi: T𝑒 járδurit ú, kat𝑒 t’ e s̆𝑒ronj𝑒.
8 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Ts̆enturiuni, θa atîγj𝑒: Zot, ng𝑒 jam𝑒 petk𝑒, t𝑒 m𝑒 χîs̆ te s̆pia ime: po θúaχj nj𝑒 fjal𝑒 vét𝑒m𝑒, e kat𝑒 s̆𝑒rónet𝑒 djali jim𝑒.
9 Se eδé ú jam𝑒 nj𝑒 njerî vunn𝑒 n𝑒n𝑒 njî zot𝑒ríe, e kam𝑒 p𝑒rpos̆𝑒 meje us̆tor𝑒, e i θom𝑒 ktîγj𝑒: Jets𝑒, e vete: e t𝑒 ját𝑒rit𝑒, Eja, e vjen: e s̆𝑒rb𝑒tórit𝑒 tim𝑒, B𝑒n𝑒 k𝑒té s̆𝑒rbés, e e b𝑒n.
10 E si e gjegji Dz̆esúi u‐θavmas𝑒, e atírev𝑒 ts̆𝑒 véij𝑒n pas atîγj’ i θa: Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, ng𝑒 kam𝑒 gjétur𝑒 te Israéli kakj𝑒 bess𝑒.
11 Eδé ju θom𝑒, se disâ kaa del, e kaa per𝑒ndón díeγi kat𝑒 vínj𝑒n𝑒, e kat𝑒 rrîn𝑒 me Abramin, e me Isakun, e Dz̆akobin te mbret𝑒ría e kjíeγiavet:
12 E t𝑒 bíj𝑒t’ e mbret𝑒rîs𝑒 kat𝑒 s̆tíχen𝑒 te t𝑒 m𝑒térr𝑒tit mantajas̆ta: atjé kat𝑒 jêt𝑒 t𝑒 klâr𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.
13 E θa Dz̆esúi Ts̆enturiúnit𝑒: Jets𝑒, e si pate bess𝑒 t𝑒 kloft𝑒 bûr𝑒. E i u‐s̆𝑒rúa djali ts̆𝑒 mb’ at𝑒 χer𝑒.
14 E kur𝑒 vate Dz̆esúi te s̆pia e Piétrit𝑒, pâ t𝑒 vjéχ𝑒r𝑒n e atîγj𝑒, ts̆𝑒 rrîγj𝑒 prapt𝑒, e ts̆𝑒 kis̆ éθet𝑒:
15 E ngau dor𝑒n e sâγj𝑒, e e lân éθet𝑒, e u‐ngre, eδé i s̆𝑒rbeγj𝑒.
16 E si u‐ngris𝑒, i prûn disâ ts̆𝑒 kis̆𝑒n t𝑒 maχkúamit𝑒: e i ndzori s̆pírtrat𝑒 me fjal𝑒: e gjiθ atá ts̆𝑒 is̆𝑒n kékj𝑒 i s̆𝑒rói:
17 Sât𝑒 paguχej e θ𝑒na e Isaîs𝑒 profétit𝑒, ts̆𝑒 θot𝑒: Aí mori s𝑒múnd𝑒t𝑒 tona: eδé kurrúsm𝑒t𝑒 nglakói.
18 E si pâ Dz̆esúi s̆um𝑒 gjinde rreθ atîγj𝑒, urδurói t𝑒 s̆kóij𝑒n mbatan𝑒.
19 E si u‐kjas𝑒 nj𝑒 skrib𝑒, i θa: Mjes̆t𝑒r, kat𝑒 vinj𝑒 pas ndeje, ku ti do t𝑒 vets̆.
20 E Dz̆esúi θot atîγj𝑒: Δélprat𝑒 kan𝑒 gové rat𝑒, e zógat’ e kjíeγi𝑒s folêt𝑒: po i Biri i njeríut𝑒 ng𝑒 kâ ku t𝑒 prê nj𝑒 kríet.
21 E njetr𝑒 ka dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒 i θa: Zot, êm𝑒 θelim𝑒 t𝑒 vete mê par𝑒 t𝑒 varr𝑒zonj𝑒 tat𝑒n tim𝑒.
22 E Dz̆esúi θa atîγje: Eja pas meje, e le t𝑒 vdékurit𝑒 t𝑒 varr𝑒zónj𝑒n𝑒 t𝑒 vdékurit’ e tire.
23 E si χiri nd𝑒 karav𝑒, i van𝑒 pas atîγj𝑒 dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒:
24 E s̆i déiti u‐tunt𝑒 fort𝑒, akjé se karava is̆ p𝑒s̆trúar𝑒 ka vál𝑒t𝑒; e aí flê γj𝑒.
25 E si i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, e sgjúan, tue θ𝑒n𝑒: Zot, s̆p𝑒tona, sbíremi.
26 E aí θa atíreve: P𝑒rts̆é jini tr𝑒msar𝑒, njerz𝑒 me pak𝑒 bess𝑒? Aχiérna t𝑒 ngré iturit ts̆𝑒 u‐ngre, kj𝑒rtói ér𝑒t𝑒 eδé déitin, e u‐bû bunats’ e maδe.
27 E njérzit𝑒 u‐θavmas𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Ts̆𝑒 is̆t𝑒 kî, se ér𝑒t𝑒 eδé déiti e marrj𝑒n ves̆?
28 E kur aí vate mbatan𝑒 t𝑒 χora e Dz̆erdz̆esenvet, van e i dúaχtin p𝑒rpara dî t𝑒 lávur𝑒, ts̆𝑒 díli𝑒n ka várret𝑒, t𝑒 kekj𝑒 ndutu, akjé se ng𝑒 mund𝑒 s̆koγj𝑒 njerî p𝑒rn’ at’ uδ𝑒.
29 E s̆i se atá lurîtin, tue θ𝑒n𝑒: Ts̆𝑒 kemi na me tîj, Dz̆esú bîr i Per𝑒ndîs? Jerδe ktu p𝑒rpara kj𝑒róit𝑒 t𝑒 na vasanísie?
30 E ndoδej pak𝑒 γarγu atíreve nj𝑒 kafs̆𝑒 disâ dérras̆𝑒, ts̆𝑒 χáij𝑒n.
31 E t𝑒 maχkúamit𝑒 e parkalési𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Nai na ndzíer𝑒, d𝑒rgona t𝑒 kafs̆a e dérravet.
32 E θa atíreve: Ndrékjiχj𝑒. E atá t𝑒 dal𝑒t van𝑒 te dérrat𝑒, e s̆i gjiθ𝑒 kafs̆a u‐s̆tû ka nj𝑒 gorromim𝑒 te déiti: e spovis𝑒n te uj𝑒t.
33 E atá ts̆𝑒 i kjevarrísi𝑒n jik𝑒n: e si van𝑒 te χora, rr𝑒fíeitin gjiθkjis̆𝑒, eδé ató t𝑒 lávurvet.
34 E s̆i gjiθ𝑒 χora i doγi p𝑒rpara Dz̆esúit𝑒: e si e pân e parkales𝑒n t𝑒 s̆koγj𝑒 ka án𝑒t’ e tire γarγu.
KAPTINA VIII.
1 Edhe ai kur sdrypi prei malit, shumë gjindëje i voitnë mbrapa.
2 Edhe qe tek erdhi nji i kromosunë, edhe e adhuronte, tue thanë: Zot, ndë daç, mundesh me më qiruem.
3 Edhe Iesui shtrini dorën’ edhe e preku, tue thanë: Due; qirohu. Edhe përnjiherë iu qirue kroma.
4 Edhe Iesui i thotë: Shiko mos i thuesh kuit, por shko, e difto vetëvetëhenë te prifti, edhe shpierë dhunëtinë qi ka urdhënuem Moiseu, për dëshmi mb’ata.
5 Edhe Iesui kur hyni ndë Kapernaum, i erdhi përanë nji urdhën-qindës, tue iu lutunë,
6 edhe thoshte: Zot, shërbëtori em dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundohetë vështirshim.
7 Edhe Iesui i thotë: Unë kam me ardhunë, e kam me e shëndoshunë.
8 Edhe urdhën-qindësi u përgjeq, e tha: Zot, nukë jam i zoti qi të më hyjsh ndënë strehet, por thuei vetëmë nji fjalë, edhe shërbëtori em ka me u shëndoshunë.
9 Sepse edhe unë jam nji nieri ndën’ urdhënë, edhe kam me vetëhenë t’eme ushtëtorë; edhe i thom këti: Shko, edhe shkon; edhe tietërit: Eja, edhe vien; edhe shërbëtorit t’em: Ban këtë, edhe e ban.
10 Edhe Iesui kur ndëgjoi, u mërekullue, edhe u tha atyneve qi e merrshinë mbrapa: Me të vërtet po u thom juve, se as ndë Israel s’kam me gjetunë kaqi besë.
11 Edhe po u thom juve, se shumë vetë kanë me ardhunë prei së lemesh, e prei së perënduemesh diellit , edhe kanë me ndenjunë ndë mësallë bashkë me Abrahamin’ e me Isaakun’ e me Iakobinë ndë mbëretënit të qillvet.
12 Por të bijt’ e mbëretënisë kanë me u hedhunë nd’errësinët të përjashtëme, atie ku ka me qenë të qjamit e të dridhunit’ e dhambëvet.
13 Edhe Iesui i tha urdhën-qindësit: Shko; edhe t’u baftë sikurse besove. Edhe shërbëtor’ i ati u shëndosh çë mb’atë herë.
14 Edhe Iesui kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të vieherrën’ e ati tue u diergunë ndër ethe.
15 Edhe e kapi për dore, edhe e lan’ ethetë; edhe ajo u çue, e u shërbente atyneve.
16 Edhe si u ngrys, i prunë shumë të diallosunë, edhe ai xuer shpirtënat’ e këqij me fjalë, edhe shëndoshi gjith’ ata qi kishinë keq,
17 qi të mbushetë qish ashtë thanë, prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Ai muer sëmundëjetë t’ona, edhe barti lingatatë”.
18 Edhe Iesui kur pa shumë gjindëje rreth vetëhesë, urdhënoi me shkuem përtej.
19 Edhe nji Shkruis u afrue, e i tha: Mieshtër, kam me ardhunë mbrapa teje kudo qi të veç.
20 Edhe Iesui i thotë: Dhelpënatë kanë shtrokulla, edhe shpendët’ e qiellit çerdhe, por i bir’ i nieriut s’ka ku me ulunë kryetë.
21 Mbasandai nji tietër prei dishepujsh ati i thotë: Zot, më lenë përpara me voitun’ e me vorruem t’em atë.
22 Por Iesui i tha: Më merr mbrapa; edhe lenë të vdekunitë me vorruem të vdekunit’ e vet.
23 Edhe kur hyni ndë lundrët, e muernë mbrapa dishepujt’ e ati.
24 Edhe qe tek u ba nji tërmet i math ndë det, kaqi sa po mbulohei lundra prei valësh, por ai flinte.
25 Edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë, edhe e çuenë, tue thanë: Zot, shpëtona, se po hupimë.
26 Edhe ai u thot’ atyneve: Përse jeni frikësa, o besë-pakë? Atëherë u çue, e qirtoi erënat’ edhe detinë; edhe u ba bunac’ e madhe.
27 Edhe nierëzitë mërekulloheshin’ e thoshinë: Çfarë nieriu ashtë kyi? Se edhe erënat’ edhe deti i ndëgjojnë!
28 Edhe kur erdhi mb’anë të tejme ndë katund të Gergesinvet, hasnë me atë dy të diallosunë, dalë prei vorresh, shumë të egër, kaqi sa s’mundei kurkushi me shkuem përanë asai udhe.
29 Edhe qe te thirrnë, tue thanë: Qish ke me ne edhe ti, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu para kohësë me na munduem?
30 Edhe lark atyneve ishte nji tub’ e madhe thish tue kullotunë.
31 Edhe djemënit’ i luteshin’ e i thoshinë: Ndë na xierrsh këndyj , na lenë me shkuem ndë tubë të thivet.
32 Edhe ai u tha atyneve: Shkoni. Edhe ata duelnë e shkuenë ndë tubë të thivet, edhe qe gjithë tuba e thivet tek u tuerr prei shkrepit, e ranë ndë det, edhe cofnë ndër ujënat.
33 Edhe baritë iknë, e erthnë ndë qytet, e dhanë za për të gjitha, edhe për punë të diallosëmvet.
34 Edhe qe gjithë qyteti tek i duel përpara Iesuit, edhe kur pan’ atë, iu lutnë qi të dali prei synoresh atyne.