Krie XXVI.
1 E streksi, kur𝑒 Dz̆esúi sosi gjiθ𝑒 k𝑒tó t𝑒 fola, se θa dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒:
2 E dini se tu e njetr𝑒 dî ditt𝑒 jan𝑒 Pás̆k𝑒t𝑒, e i Biri i njeríut𝑒 kat𝑒 jípet𝑒 sât𝑒 vúχet𝑒 ngrikj𝑒.
3 Aχiérna u‐mbjoδ𝑒n t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e Skríbrat𝑒, e plékj𝑒t’ e χor𝑒s te steri i t𝑒 párit’ e príftravet, ts̆𝑒 i θós̆𝑒j𝑒n Kaifás:
4 E bas̆k𝑒 kj𝑒ndrúan nd𝑒r ta t𝑒 zé ij𝑒n Dz̆esúin me t𝑒 g𝑒njíer𝑒, e t’ e vrísi𝑒n.
5 E θós̆i𝑒n: Jo tek’ e kré mtia, t𝑒 mos na smólet𝑒 gjíndia.
6 E kur𝑒 Dz̆esúi ndoδej nd𝑒 Betanî te s̆pia e Simúnit𝑒 lebrúsit𝑒,
7 I u‐kjas𝑒 nj𝑒 grua, ts̆𝑒 kis̆ nj𝑒 rrogjê alabastri me vaγj𝑒 t𝑒 mirósur𝑒, s̆tréj𝑒t𝑒 s̆um𝑒, e i a derδi mbi kríet e tîγj𝑒 as̆tú si rrîγj𝑒 práp𝑒t𝑒.
8 E si e pân dis̆ípuj𝑒t𝑒, u‐ngroχ𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: P𝑒rts̆é kta t𝑒 sbjerr𝑒?
9 Se k𝑒tá mund𝑒 s̆itej s̆um𝑒, e t𝑒 jipej t𝑒 vápkj𝑒vet.
10 E si e nd𝑒lgói Dz̆esúi, θa atire: P𝑒rts̆é lóδ𝑒ni k𝑒té grua? Se buri mbi mua nj𝑒 pun𝑒 e mir𝑒.
11 Se gjiθmon𝑒 kini me jû t𝑒 vápkjit𝑒: e mua ng𝑒 m𝑒 kini gjiθmon𝑒.
12 Se kjô ts̆𝑒 s̆turi k𝑒tá vaγj𝑒 mbi kurmin tim𝑒, e buri p𝑒r t𝑒 varr𝑒zúarit tim𝑒.
13 Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, ku do t𝑒 ligj𝑒rónet𝑒 kî Vangjeγj𝑒 te gjiθ𝑒 jeta, kat𝑒 θúχet𝑒 eδé até ts̆𝑒 buri kjô p𝑒r kuj𝑒tim𝑒 t𝑒 sâγj𝑒.
14 Aχiérna vate nj𝑒 ka dimb𝑒δiét𝑒t𝑒, ts̆𝑒 i θós̆i𝑒n Dz̆uδ𝑒 Iskariót𝑒, te t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet:
15 E θa atire: Ts̆𝑒 doni t𝑒 m𝑒 jíp𝑒ni, sâ ú t𝑒 ju vû te dúart𝑒 túaj𝑒 até ? E atá i taks𝑒n atîγj𝑒 triδiét𝑒 t𝑒 rr𝑒gj𝑒nda.
16 E ts̆𝑒 aχiérra k𝑒rkoγj𝑒 χer𝑒n e drekj𝑒 sât’ e traδîrj𝑒.
17 E tek’ e para e t𝑒 paθártit𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒 i u‐kjas𝑒n Dz̆esúit𝑒, e i θan𝑒: Ku do t𝑒 t𝑒 gatój𝑒m𝑒 t𝑒 χâs̆ Pas̆k𝑒n?
18 E Dz̆esúi θa: Jéts𝑒ni te χora te ak𝑒tsili, e i θoni: Mjes̆tri θot𝑒: Kj𝑒rói jim𝑒 ê ndanz𝑒, bunj𝑒 Pas̆k𝑒n tek𝑒 ti me dis̆ípuj𝑒t𝑒 tim𝑒.
19 E bûn dis̆ípuj𝑒t𝑒 si urδurói Dz̆esúi, e gatúan Pas̆k𝑒n.
20 E kur u‐ngris𝑒 rrîγj𝑒 újur𝑒 te tríeza me t𝑒 dimb𝑒δiét𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒 tîγj𝑒
21 E si atá χáij𝑒n, θa: P𝑒r v𝑒rtét𝑒 ju θom𝑒, se njeri ka‐k𝑒 jû kat𝑒 m𝑒 traδír𝑒nj𝑒.
22 E χelmúar𝑒 ndutu, zûn t𝑒 θós̆i𝑒n nj𝑒 p𝑒r nj𝑒: Mos jam ú, Zot?
23 E aí t𝑒 p𝑒rgjégjurit, i θa: Kus̆ ngjíej𝑒ti me mua dor𝑒n te tajuri, kî kat𝑒 m𝑒 traδír𝑒nj𝑒.
24 I Biri i njeríut𝑒 vete, as̆tú si kle s̆krúar𝑒 p𝑒r até : po mjeri aí njerî, p𝑒r k𝑒 i Biri i njeríut𝑒 t𝑒 jêt𝑒 traδírtur𝑒: mê mir𝑒 p𝑒r até , n𝑒 ng’ u‐kis̆ lêr𝑒 aí njerî.
25 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Dz̆uδa, ts̆𝑒 e traδirti, θa: Mos jam ú: Mjes̆tr𝑒? Θot atîγj𝑒: Ti e θê.
26 E kur atá χáij𝑒n, Dz̆esúi t𝑒 marr𝑒t buk𝑒n, e t𝑒 bûrit urat𝑒n, e ts̆áiti, e ia δa dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒, e θa: Mírr𝑒ni, e χani: kî is̆t𝑒 kurmi jim𝑒.
27 E t𝑒 marr𝑒t potirin, si χaristisi, ia δa atire, tue θ𝑒n𝑒: Pini gjiθ𝑒 ka kî.
28 Se kî is̆t𝑒 gjaku im𝑒, aí i δját𝑒s𝑒 rê, ts̆𝑒 ka dérδet𝑒 paj𝑒 t𝑒 disave p𝑒r nd𝑒jes𝑒 m𝑒kát𝑒s̆𝑒.
29 Eδé ju θom𝑒, se ng𝑒 kat𝑒 pî ts̆𝑒 naní ka kjô pem𝑒 e δrîs𝑒 njera tek’ ajó dit𝑒, kur𝑒 t’ e pî t𝑒 rê me jû te mbretría e Tat𝑒s tim𝑒.
30 E si k𝑒ndúan uraten, dúaγn𝑒 e van𝑒 te mali i Uγínj𝑒vet.
31 Aχiérna θot atire Dz̆esúi: Gjiθ𝑒 jû kat𝑒 sk𝑒ndaγiáriχj𝑒 mbi mua, sontenat𝑒n. Se u‐s̆krua: Kat’ ia kses𝑒 delimérit𝑒, e kat𝑒 sp𝑒rírj𝑒n𝑒 délet’ e kafs̆𝑒s.
32 E pas t𝑒 ngjáχturit𝑒 tim𝑒, kat𝑒 vete mê para se jû nd𝑒 Galilê.
33 E u‐p𝑒rgjekj𝑒 Piétri, e i θa: N𝑒 eδé gjiθ u‐sk𝑒ndaγiars̆in mbi tîj, ú ng𝑒 kat𝑒 sk𝑒ndaγiárem𝑒 kûrr𝑒.
34 Θa atîγj𝑒 Dz̆esúi: Me t𝑒 ftet𝑒 t𝑒 θom𝑒, se sontenat𝑒n, mê para se t𝑒 k𝑒ndonj𝑒 gjeli, trî χer𝑒 kat𝑒 θúas̆ se ng𝑒 m𝑒 njeχ𝑒.
35 Θot atîγj𝑒 Piétri: Eδé n𝑒 dúχet𝑒 se t𝑒 vdess𝑒 me tîj, ng𝑒 ka θom𝑒 se ng𝑒 t𝑒 njoχ𝑒. E gjiθnjé θan𝑒 gjiθ𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒.
36 Aχiérna vjen Dz̆esúi bas̆k𝑒 me ta te nj𝑒 χór𝑒z𝑒, ts̆𝑒 i θon𝑒 Dz̆etsémani, e θot𝑒 dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒: Újiχj𝑒 ktu sâ vete ktié t𝑒 parkales𝑒.
37 E marret me té Piétrin, e t𝑒 dî djélm𝑒t’ e Dzebeδéut𝑒, zû t𝑒 χelmonej e t𝑒 driδej.
38 Aχiérra θot atire: Špirti jim𝑒 ê χelmúar𝑒 sâ p𝑒r mort𝑒: kj𝑒ndroni ktu, e rrini sgjúar𝑒 me mua.
39 E si jetsi ditsaθ𝑒, râ me fakje p𝑒rmist𝑒, tue parkalésur𝑒, e tue θ𝑒n𝑒: Tata im𝑒, nai mund𝑒 jêt𝑒, le t𝑒 s̆konj𝑒 γarγu meje kî puts̆er𝑒; mb𝑒gjiθ𝑒 jo si dua ú, se po si do ti.
40 E jerδi te dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, e i gjeti ts̆𝑒 flé ij𝑒n, e θa Piétrit𝑒: K𝑒s̆tú ng𝑒 ia bût𝑒 t𝑒 rrîj𝑒t𝑒 nj𝑒 ôr𝑒 sgjúar𝑒 me mua?
41 Rrini sgjúar𝑒, e parkalés𝑒ni t𝑒 mos jini kseválur𝑒. Špirti is̆t i s̆péj𝑒t𝑒, kurmi prân is̆t i nkjinârm𝑒.
42 Pameta t𝑒 váturit e dîta χer𝑒, parkalesi, tue θ𝑒n𝑒: Tata im𝑒, n𝑒 kjô kúp𝑒z𝑒 ng𝑒 mund𝑒 s̆konj𝑒 γarγu meje n𝑒 mos e pîs̆a ú, u‐b𝑒fs̆it vulema jote.
43 E si jerδi pameta, i gjeti ts̆𝑒 flé ij𝑒n: se is̆𝑒n sît’ e tire t𝑒 m𝑒s̆úam𝑒.
44 E t𝑒 l𝑒n𝑒t atá, e t𝑒 váturit pameta, t𝑒 tret𝑒n χer𝑒 parkalesi, tue θ𝑒n𝑒 po at𝑒 fjal𝑒.
45 Aχiérna jerδi te dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, e i θa: Jû po fl𝑒ni glat𝑒, e pré χiχj𝑒: s̆i se u‐kjas𝑒 χera, ts̆𝑒 i Biri i njeríut𝑒 ka jípet𝑒 nd𝑒 dúar𝑒 t𝑒 m𝑒katrúamve.
46 Ngré χiχj𝑒, e vemi: s̆i arrû aí ts̆𝑒 m𝑒 traδîr.
47 Aí ng𝑒 kis̆ sósur𝑒 t𝑒 flisj𝑒, kur𝑒 Dz̆uδa njeri ka dimb𝑒δiét𝑒t𝑒 jerδi, e bas̆k𝑒 me té lusm𝑒 gjinde me korδa e s̆kope, d𝑒rgúar𝑒 ka t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e ka plékj𝑒t’ e χor𝑒s.
48 E aí ts̆𝑒 e traδirti, δa atire nj𝑒 sinjâχ, e θa: Aí ts̆𝑒 ú t𝑒 puθ𝑒, aí is̆t𝑒, zé nie.
49 E njize si u‐kjas𝑒 te Dz̆esúi, i θa: Fálem𝑒, Mjes̆tr𝑒. Eδé e puθi.
50 E θa Dz̆esúi atîγj𝑒: Mik𝑒, p𝑒rts̆é jerδe? Aχiérna t𝑒 kjásurit, s̆tûn𝑒 dúart𝑒 mbi Dz̆esúin, e e rr𝑒mbíen.
51 E s̆i nj𝑒 ka atá, ts̆𝑒 ís̆i𝑒n bas̆k𝑒 me Dz̆esúin, t𝑒 ndéiturit dór𝑒n𝑒, s̆kuli korδ𝑒n e tîγj𝑒, e i râ s̆𝑒rb𝑒tórit𝑒 t𝑒 párit’ e príftravet, e i ndzori ves̆in.
52 Aχiérna θot atîγj𝑒 Dz̆esúi: Prir𝑒 korδ𝑒n t𝑒nde te vendi i sâγj𝑒. Se gjiθ atá ts̆𝑒 marrj𝑒n korδ𝑒n, ka sósj𝑒n𝑒 nd𝑒 korδ𝑒.
53 Ô γojas𝑒, se ng𝑒 mund’ i lútem𝑒 Tát𝑒s𝑒 tim𝑒, t𝑒 m𝑒 vúr𝑒nj𝑒 p𝑒r kraχu naníθ mê s̆um𝑒 se dimb𝑒δiét𝑒 ledz̆ióne é ngj𝑒j𝑒s̆𝑒?
54 Si kat𝑒 sósen𝑒 prâ t𝑒 Škrúamet𝑒, se k𝑒s̆tú do t𝑒 búnet𝑒?
55 N’ at𝑒 χer𝑒 θa Dz̆esúi gjíndevet: Si p𝑒r ndô kusâr dúaχt𝑒 me korδa e s̆kope t𝑒 m𝑒 zé ij𝑒t𝑒: ngâ dit𝑒 újes̆a ndan𝑒 juve te klis̆a tue mpsúar𝑒, e ng𝑒 m𝑒 zût𝑒.
56 E gjiθ𝑒 kî streksi, sât𝑒 pagúχes̆in t𝑒 Škrúamet’ e profétravet. Aχiérna gjiθ𝑒 dis̆ípuj𝑒t’ e lan até , e jik𝑒n.
57 E atá ts̆𝑒 zûn𝑒 Dz̆esúin, e súaχtin te Kaifasi, i pari i príftravet, ku u‐mbjoδ𝑒n Skríbrat𝑒 e plékj𝑒t𝑒.
58 E Piétri vêγj𝑒 pas atîγj𝑒 p𝑒rs𝑒γarγu, njera te baji t𝑒 párit𝑒 príftravet. E si χîti br𝑒nda, ujej me s̆𝑒rb𝑒tór𝑒t𝑒, t𝑒 s̆íχ𝑒j𝑒 si sosj𝑒.
59 E t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e plékj𝑒t𝑒, e gjiθ𝑒 sinéδr𝑒ji k𝑒rkóij𝑒n ndô mart𝑒rî e rrême kontra Dz̆esúit𝑒, sât’ e vrísi𝑒n:
60 E ng𝑒 gjet𝑒n; e ndose u‐kjas𝑒n disâ martir𝑒 t𝑒 rrêm𝑒, n𝑒ng𝑒 gjet𝑒n. E prân jerδ𝑒n dî martir𝑒 t𝑒 rrêm𝑒,
61 E θan𝑒: Kî kâ θ𝑒n𝑒: Ú m𝑒nd𝑒 gorromis𝑒 klis̆𝑒n e Per𝑒ndîs, e p𝑒r trî ditt𝑒 t’ e stis𝑒.
62 E si u‐ngre i pari i príftravet, θa atîγj𝑒: Mosgjê s’ p𝑒rgjegje? Ts̆𝑒 mart𝑒rî bunj𝑒n k𝑒tá kontra tîj?
63 E Dz̆esúi kjetej. E i pari i príftravet u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: T𝑒 vû m𝑒 bê p𝑒r Per𝑒ndîn t𝑒 gjaγ𝑒, t𝑒 na θúas̆ n𝑒 ti jê Kris̆ti, i biri i Per𝑒ndîs𝑒.
64 Θot atîγj𝑒 Dz̆esúi: Ti e θê. Mb𝑒gjiθ𝑒 ju θom𝑒, ts̆𝑒 naní e par𝑒t ka s̆iχni t𝑒 Birin e njeríut𝑒 újur𝑒 te kraχu i djáθ𝑒t𝑒 t𝑒 fukjîs, e t𝑒 vinj𝑒 mbi rêt’ e kjíeγi𝑒s.
65 Aχiérra i pari i príftravet s̆kjori pétkat’ e tîγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Vγastimisi: ts̆𝑒 i dúam𝑒 mart𝑒rît𝑒? s̆i nj𝑒ment𝑒 e gjékj𝑒t𝑒 vγastimîn:
66 Ts̆𝑒 ju dúket𝑒 juve? E atá u‐p𝑒rgjegj𝑒n tue θ𝑒n𝑒: I nget mórtia.
67 Aχiérna i pus̆tíj𝑒tin te fákjia, e i rân me grus̆te, e tjer𝑒 i rân me s̆plaka,
68 Tue θ𝑒n𝑒: Kris̆t𝑒, profetidzâr𝑒‐na kus̆ is̆t aí ts̆𝑒 t’ e ksiti.
69 E Piétri rrîγj𝑒 újur𝑒 jas̆ta te baji: e i u‐kjas𝑒 nj𝑒 kopile, e i θa: Ti viδé ís̆ie me Dz̆esúin Galiléun.
70 E aí niγarti p𝑒rpara gjiθve, tue θ𝑒n𝑒: Ng𝑒 dî até ts̆𝑒 θua.
71 E t𝑒 dal𝑒t jas̆ta dér𝑒s, e pâ njatr𝑒 kopile, e θa atire, ts̆𝑒 ís̆i𝑒n atjé : Kî is̆ viδé me Dz̆esúin Nadzarenin.
72 E pameta niγarti me bê: Se ú ng𝑒 njoχa njeríun.
73 E mbi nj𝑒 stits𝑒 si i u‐kjas𝑒n atá ts̆𝑒 rrîj𝑒n, θan𝑒 Piétrit𝑒: Me ftet𝑒 ti viδé ka atá jê: se eδé t𝑒 fol𝑒t t𝑒 d𝑒ftón.
74 Aχiérna zû t𝑒 n𝑒mj𝑒, e t𝑒 buγj𝑒 bê se ng𝑒 e njíχ𝑒j𝑒 njeríun. E njize k𝑒ndói gjeli.
75 E u‐kuitúa Pietri ka fjala e Dz̆esúit𝑒, ts̆𝑒 θa: Mê para se t𝑒 k𝑒ndonj𝑒 gjeli, kat𝑒 m𝑒 niγârs̆𝑒 trî χer𝑒. E t𝑒 dal𝑒t jas̆ta, kláiti farm𝑒kost𝑒.
KAPTINA XXVI.
1 Edhe Iesui kur mbaroi gjithë këto fjalë, u tha dishepujvet vet:
2 E dini se mbas dy ditsh ashtë pashka, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer për me u kryqëzuem.
3 Atëherë u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Shkruesit’ edhe pleqt’ e popullit ndë oborr të Krye-priftit, qi thohei Kaiafë;
4 edhe banë këshille për me zanë Iesunë me gënjim, edhe me e vramë.
5 Edhe thoshinë: Mos e zamë për ditë feste, qi të mos bahetë të përziem ndë popullit.
6 Edhe Iesui kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpi të Simonit kromosunë,
7 i erdhi përanë nji grue qi kishte nji alabastër me voj ere shumë të shtrejtë, edhe ia derdhi mbi kryet, atie ku ishte ndenjunë ndë mësallë.
8 Edhe dishepujt’ e ati kur panë, u zemëruen’, e thanë: Për ç’punë me hupunë?
9 Sepse kyi voj ere mundei me u shitunë me shumë nder , edhe me u dhanë ndëpër të vobegjit.
10 Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Përse i nepni mundime gruesë? Sepse ajo bani punë të mirë mbë mue.
11 Sepse të vobegjit’ i keni përherë me vetëhenë tuei, por mue nukë më keni përherë.
12 Sepse ajo kur derdhi këte voj ere mbi korpinë t’em, e bani për të vorruemit t’em.
13 Për të vërtet po u thom juve: Kudo me u predikuem kyi ungjill ndë gjithë botënë, ka me u folun’ edhe se qish bani ajo, qi të përmendet’ ajo.
14 Atëherë shkoi nji prei të dy-mbë-dhetësh, ai qi quhei Iudë Iskarioti, te Krye-priftënit,
15 e tha: Qish doni me më dhanë, edhe unë do t’u nap juve ndër duer ate? Edhe ata i dhanë tri-dhet’ argjanda.
16 Edhe çë mb’atëherë kërkonte kohë me e trathtuem.
17 Edhe të parënë ditën’ e të pabrumievet dishepujt’ erthnë përanë Iesuit, e i thanë: Ku do të bajmë gati për tyi me ngranë pashkënë?
18 Edhe ai tha: Shkoni ndë qytet tek akë-cilli, edhe i thoni - Mieshtri thotë: Koha eme ashtë ngjat; kam me bamë pashkënë te ti, bashkë me dishepujt’ e mi.
19 Edhe dishepujtë banë sikurse i porositi Iesui, edhe banë gati pashkënë.
20 Edhe kur u ngrys, ishte tue ndenjunë ndë mësallë bashkë me të dy-mbë-dhetët.
21 Edhe ata tue ngranë, tha: Për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem.
22 Edhe ata u idhënuenë fort, e filluenë me i thanë gjithë-se-cilli prei atyneve: Zot, mos jam unë?
23 Edhe ai u përgjeq, e tha: Ai qi ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mue, kyi ka me më trathtuem.
24 I bir’ i nieriut shkon, sikurse ashtë shkruem për atë: - Por mjer ati nieriu, qi trathtohet’ i biri i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, mos me pasunë lemë.
25 Edhe Iuda, ai qi e trathtoi, u përgjeq, e tha: Rabbi, mos jam unë? I thotë: Ti po thue.
26 Edhe ata tue ngranë, Iesui muer bukë’ edhe e bekoi, edhe e theu, e ua dha dishepujvet, edhe tha: Mirrni, e hani; kyi ashtë korpi em.
27 Edhe muer potirinë, edhe si u fal nders, ua dha, tue thanë: Pini të gjithë prei këti,
28 sepse kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi derdhetë për shumë për ndëjesën’ e fajevet.
29 Edhe po u thom juve, se s’kam me pimë, çë tashti e mbaskëndai, prei kësai peme qi piell hardhia, deri mb’atë ditë, kur ta pij të re bashkë me ju ndë mbëretënit të t’im et.
30 Edhe ata si thanë kankën’ e uratësë, duelnë ndë Malt të Ullivet.
31 Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Gjithë ju keni me u shkandalizuem mbë mue këte natë, sepse ashtë shkruem: “Kam me i ranë bariut, edhe dhentë kanë me u shpërdamë prei tubësë”.
32 Por mbassi të ngjallem unë, kam me votunë përpara jush ndë Galile.
33 Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Edhe të gjithë ndë u shkandalizofshinë mbë tyi, unë s’kam me u shkandalizuem kurrë.
34 Iesui i tha: Për të vërtet po të thom, se këte natë, para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem.
35 Pietri i thotë: Edhe ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me të mohuem. Kështu than’ edhe gjithë dishepujtë.
36 Atëherë Iesui vien bashkë me ata ndë nji katund qi thohetë Gethsimani, edhe u thotë dishepujvet: Rrini aty, deri sa të vete, e të falem atie.
37 Edhe muer me vetëhe Pietrin, edhe dy të bijt’ e Zebedeut, e filloi me u idhënuem, e me i ardhunë randë.
38 Atëherë u thot’ atyneve: Shpirti em asht’ i idhënueshim deri mbë vdekë; mbetni këtu, edhe rrini qutë bashkë me mue.
39 Edhe si shkoi pak përpara, ra me faqe përmbys, tue u falun’, e tue thanë: Ati em, ndë qoftë se mundetë, le të shkojë prei meje kyi potir, por jo si të demi unë, por si të duesh ti.
40 Edhe vien te dishepujt, e i gjen tue fjetunë, edhe i thote Pietrit: Kështu nukë muftët me ndenjunë qutë nji orë bashkë me mue?
41 Rrini qutë, edhe faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, por mishi asht ’ i pafuqishim.
42 Për-së-ri për së dyti voiti, edhe u fal, tue thanë: Ati em, ndë qoftë se nukë mundetë me shkuem prei meje kyi potir, qi të mos e pij, u baftë dashunimi yt.
43 Edhe si erdhi, i gjen për-së-ri tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randuem.
44 Edhe si la ata, voiti për-së-ri, e u fal’ për së treti, tue thanë por ate fjalë.
45 Atëherë vien te dishepujt e vet; edhe u thot’ atyneve: Flini pra, edhe prahi: qe tek u afrue ora, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer të fajtorëvet.
46 Çohi, le të shkojmë: qe tek u afrue ai qi më trathton.
47 Edhe ai kur ishte tue folë, qe tek erdhi Iuda, nji prei të dy-mbë-dhetësh, edhe bashkë me atë erthnë shumë gjindëje me thika e me druna, prei anësë Krye-priftënavet edhe pleqvet popullit.
48 Edhe ai qi e trathton u bani atyneve shenjë, tue thanë: Ate qi të puth unë, ai ashtë; zinia.
49 Edhe përnjiherë erdhi përanë Iesuit, e tha: Falemi, Rabbi; edhe e puthi.
50 Edhe Iesui tha: Mik, përse erdhe? Atëherë u afruen’, e vunë duertë mbi Iesunë, edhe e zunë.
51 Edhe qe nji prei asish qi ishinë bashkë me Iesunë, shtrini dorën’ e nxuer thikën’ e vet, edhe i ra shërbëtorit Krye-priftit, e i preu veshinë.
52 Atëherë Iesui i thotë: Këthe thikënë tande ndë vend të vet, sepse gjith’ ata qi venë dorë mbë thikë, kanë me u bierrë.
53 Apor të duketë se nukë mundem tashti t’i lutem t’im et, edhe ka me më nxierrë përpara ma tepërë se dy-mbë-dhetë legjeona engjujsh?
54 Si kanë me u mbushunë shkronjatë pra, se kështu duhetë me u bamë?
55 Mb’ate herë Iesui i tha gjindëjesë: Porsi mbi kursarë keni dalë me thika e me druna për me më zanë? Përditë rrishiem te ju tue mësuem ndë tempull, edhe nukë me zutë.
56 Por gjithë këjo u ba, qi të mbushenë shkronjat’ e profetënavet. Atëherë gjithë dishepujt’ e lan’, e iknë.
57 Edhe ata si kapnë Iesunë, e prunë te Kaiafa Krye-prifti, atie ku ishinë mbëledhunë Shkruisit’ edhe pleqtë.
58 Por Pietri e merrte mbrapa prei së largut, deri nd’oborr të Krye-priftit, edhe si hyni mbrenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, për me pamë të mbrapmenë.
59 Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ edhe gjithë bashkë-ndeitia kërkojshinë deshmi mbë rrenë kundrë Iesuit, për me e vramë,
60 por nukë gjetnë. Edhe ndonëse erthnë shumë deshmitarë rrenës, por nukë gjetnë. Edhe mbasandai erthnë dy deshmitarë rrenës,
61 e thanë: Kyi tha, se - Mundem me prishunë tempullin’ e Perëndisë, edhe për tri ditt me e ndërtuem.
62 Edhe Krye-prifti u ngrit, e i tha: S’po përgjegje aspak? Ç’deshmi bajnë këta kundrë tejet?
63 Por Iesui nukë pëzante. Edhe Krye-prifti u përgjeq, e i tha: Të ve mbë be për Perëndin’ e gjallë, të na thuesh, ndë je ti Krishti, i Bir’ i Perëndisë.
64 Iesui i thotë: Ti po thue: por unë po u thom juve, se çë tashti e mbaskëndai keni me pamë të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë, edhe tue ardhunë mbi renat e qiellit.
65 Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, tue thanë, se: Vlasfimisi. Ç’nevojë kena ma për deshmitarë? Qe tashti tek e ndëgjuetë vlasfimin’ e ati.
66 Si u duketë juve? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Ashtë fajtuer për vdekë.
67 Atëherë e pështynë ndër sy, edhe i ranë me grushta; edhe të tierë i ranë me shuplaka,
68 tue thanë: Profetizo mbë ne, o Krisht; cilli asht’ ai qi të ra?
69 Edhe Pietri rrinte përjashta ndë oborr, edhe i erdhi për-anë nji shërbëtore, tue thanë: Edhe ti ishie bashkë me Iesu Galileasinë.
70 Por ai e mohoi përpara të gjithëve, tue thanë: Nukë dij se qish thue.
71 Edhe ai kur duel ndë derë të oborrit, e pa nji tietër, edhe u thot’ atyneve qi ishin’ atie: Edhe kyi ishte bashkë me Iesu Nazoreasinë.
72 Edhe për-së-ri e mohoi me be, se: Nuk’ e dij nierinë.
73 Edhe mbas nji grimet erthnë për-anë ata qi ishinë tue ndenjun’, e i thanë Pietrit: Për të vërtet edhe ti je prei asish; sepse edhe të folunitë t’at të difton.
74 Atëherë filloi me nemë, e me bamë be, se: Nuk’ e dij atë nieri. Edhe përnjiherë këndoi gjeli.
75 Atëherë i ra ndër mend Pietrit fjala e Iesuit, qi i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem. Edhe duel jashtë, e qjau idhët.