Krie XXV.
1 Aχiérna kat𝑒 glítet𝑒 mbret𝑒ría e kjíeγiavet δiét𝑒 vírgj𝑒rave: ts̆𝑒 marr𝑒t χ𝑒rnár𝑒t’ e tire dúaγn𝑒 p𝑒rpara δé ndrit𝑒 e nuses.
2 E pess𝑒 ka ató is̆𝑒n t𝑒 l𝑒na, e pess𝑒 t𝑒 urta:
3 E t𝑒 lé nat𝑒, si múarn𝑒 χ𝑒rnár𝑒t𝑒, ng𝑒 múarn𝑒 vaγj𝑒 me ató bas̆k𝑒:
4 Po t𝑒 úrtat𝑒 múarn𝑒 vaγj𝑒 te rrogjêt’ e tire bas̆k𝑒 me χ𝑒rnár𝑒t𝑒.
5 E si δ𝑒ndri m𝑒noγj𝑒, u‐kj𝑒γúan t𝑒 gjiθa e flé ij𝑒n.
6 E te gjím𝑒sa e nát𝑒s𝑒 kle nj𝑒 θirm𝑒: Ši vjen δ𝑒ndri, dilni p𝑒rpara atîγj𝑒.
7 Aχiérna u‐ngrên gjiθ ató vírgj𝑒ra, e d𝑒rtúan χ𝑒rnár𝑒t’ e tire.
8 E t𝑒 lé nat’ i θan𝑒 t𝑒 úrtavet: Ê na ditsá ka váj𝑒t𝑒 tâj𝑒: se χ𝑒rnár𝑒t𝑒 tan𝑒 jan e s̆úχen𝑒.
9 U‐p𝑒rgjegj𝑒n t’ úrtat𝑒, e θan𝑒: Jo, mos ng𝑒 arrên neve eδé juve, jéts𝑒ni mê mir𝑒 tek’ atá ts̆𝑒 e s̆esj𝑒n, e blínie p𝑒r jû.
10 E si ató véij𝑒n t’ e blîj𝑒n, arrû δ𝑒ndri: e ató ts̆𝑒 ndóδes̆in gatúar𝑒, χîtin me té te dásm𝑒t𝑒, e u‐k𝑒lkjos𝑒 dera.
11 Vinj𝑒n prân eδé t𝑒 tjérat𝑒 vírgj𝑒ra, tue θ𝑒n𝑒: Zot, Zot, sbîχ𝑒 eδé neve.
12 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e θa: Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, ng𝑒 ju njoχ𝑒.
13 Prandái t𝑒 rrini sgjúar𝑒, se ng𝑒 dini dit𝑒n, e miδé χér𝑒n𝑒, mb𝑒 k𝑒 vjen i Biri i njeríut𝑒.
14 Se si aí njerî, ts̆𝑒 kis̆ vêγj𝑒 andiδéras̆𝑒, θriti kopíj𝑒t’ e tîγj𝑒, e i δa petkun e tîγj𝑒.
15 E njérit’ i δa pess𝑒 talente, e njérit𝑒 dî, e njérit𝑒 nj𝑒, nganjé p𝑒r fukjîn e tîγj𝑒, e njize u‐nis𝑒.
16 E t𝑒 váturit aí ts̆𝑒 kis̆ pess𝑒 taléntet𝑒, s̆𝑒rbéu me atá, e buri njetr𝑒 pess𝑒.
17 As̆tú eδé aí ts̆𝑒 pati dî, s̆tói njetr𝑒 dî.
18 Aí prân ts̆𝑒 pati po nj𝑒, t𝑒 váturit bû nj𝑒 grop𝑒 t𝑒 bota, e fs̆eχu rr𝑒γj𝑒ndin e t𝑒 zótit𝑒 tîγj𝑒.
19 E mbi s̆um𝑒 mot𝑒 vjen i zoti i atire kopíj𝑒ve, e χelkj𝑒 kundin me atá.
20 E t𝑒 kjásurit aí ts̆𝑒 mori pess𝑒 taléntet𝑒, i vû p𝑒rpara pess𝑒 t𝑒 tjer𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Zot, ti m𝑒 δê pess𝑒 talente; s̆iχ𝑒, ú i s̆tova sipr𝑒 njatr𝑒 pess𝑒.
21 I θa zoti i tîγj𝑒: G𝑒zónem𝑒, kopil’ i mir𝑒 e i béss𝑒m𝑒, posa mbi t𝑒 pák𝑒t𝑒 kleve i béss𝑒m𝑒, kat𝑒 t𝑒 vû mbi t𝑒 s̆úm𝑒t𝑒: χir𝑒 te g𝑒zimi i zótit𝑒 t𝑒nt𝑒.
22 E t𝑒 kjásurit aí ts̆𝑒 mori dî taléntet𝑒, θa: Zot, dî talente m𝑒 δê; s̆iχ𝑒, ú i s̆tova sipre njatr𝑒 dî.
23 I θa zoti i tîγj𝑒: G𝑒zónem𝑒, kopil’ i mir𝑒 e i béss𝑒m𝑒, posa te t𝑒 pák𝑒t𝑒 kleve i béss𝑒m𝑒, kat𝑒 t𝑒 vû mbi t𝑒 s̆úm𝑒t𝑒: χir𝑒 te g𝑒zimi i zótit𝑒 t𝑒nt𝑒.
24 T𝑒 kjásurit pran ají ts̆𝑒 pati nj𝑒 talent𝑒, θa: Zot, dîja se jê njerî i θât𝑒, ts̆𝑒 kúar𝑒 te ku ng𝑒 mboγe, e mbjeθ𝑒 te ku ng𝑒 s̆pris̆e:
25 E se u‐tr𝑒mba, t𝑒 váturit fs̆eχa talentin t𝑒nt𝑒 n𝑒n𝑒 bót𝑒s𝑒: s̆iχ𝑒, e kê ktu.
26 E u‐p𝑒rgjekj𝑒 zoti i tîγj𝑒, e i θa: Kopil’ i lik𝑒, e i tr𝑒msar𝑒, dîje se kúar𝑒 te ku ng𝑒 mboγa, e mbjeθ𝑒 te ku ng𝑒 s̆pris̆a?
27 Duχej andái t𝑒 lé ije rr𝑒gj𝑒ndin tim𝑒 atire ts̆𝑒 nd𝑒rronj𝑒n χarom𝑒, e t𝑒 járδurit ú kis̆ja marr𝑒 petkun tim𝑒 me pem𝑒.
28 Ndzirni prandái talentin k𝑒tîγj𝑒, e ia jíp𝑒ni atîγj𝑒, ts̆𝑒 kâ δiét𝑒 taléntet𝑒.
29 Se atîγj𝑒 ts̆𝑒 kâ do t’ i jípet𝑒, e t𝑒 burónet𝑒: e atîγj𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 kâ, eδé até ts̆𝑒 kâ, do t’ i ndzíret𝑒.
30 E s̆𝑒rb𝑒torin ts̆𝑒 ng𝑒 v𝑒jén s̆tiénie te m𝑒terr𝑒t mantajas̆ta: atjé ka jêt𝑒 t𝑒 klâr𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.
31 E kur𝑒 t𝑒 vinj𝑒 i Biri i njeríut𝑒 te l𝑒vdía e tîγj𝑒, e gjiθ é ngj𝑒j𝑒t𝑒 me té , aχiérna kat’ újet𝑒 mb𝑒 θron𝑒 t𝑒 v𝑒ldîs𝑒 tîγj𝑒:
32 E ka mbjíδen𝑒 p𝑒rpara atîγj𝑒 gjiθ𝑒 gjíndet𝑒, e kat’ i ndânj𝑒 nj𝑒 ka njatr𝑒, si delimeri ndân délet𝑒 ka katsíkj𝑒t𝑒:
33 E kat𝑒 vûnj𝑒 délet𝑒 te dora e dréj𝑒t𝑒, e katsíkj𝑒t𝑒 te dora e s̆tré mb𝑒r𝑒.
34 Aχiérna mbreti kat𝑒 θêt’ atire, te ana e dréj𝑒t𝑒: Éjani, jû t𝑒 bekúamit’ e Tát𝑒s𝑒 tim𝑒, tras̆goni mbretrîn gatúar𝑒 p𝑒r jû ts̆𝑒 kur u‐bû jeta.
35 Se pata ûr, e m𝑒 δat𝑒 t𝑒 χáija: pata et𝑒, e m𝑒 δat𝑒 t𝑒 pîja: is̆ja i χúaγj𝑒, e m𝑒 mbjóδ𝑒t𝑒:
36 Me likur𝑒, e m𝑒 vés̆𝑒t𝑒: u‐s𝑒murta, e jérδ𝑒t’ e m𝑒 pât𝑒: is̆ja nd𝑒 fulakjî, e m𝑒 jérδ𝑒t𝑒 tek’ ú.
37 Aχiérra kat’ i p𝑒rgjégjen𝑒 t𝑒 dréj𝑒tit𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Zot, kur𝑒 t𝑒 pâm𝑒 me ûr, e t𝑒 kjevarrís𝑒m𝑒: ô me et𝑒, e t𝑒 δam𝑒 t𝑒 pîje?
38 E kur𝑒 t𝑒 pâm𝑒 t𝑒 χúaγj𝑒, e t𝑒 k𝑒γít𝑒m𝑒 br𝑒nda: ô mb𝑒 likur𝑒, e t𝑒 p𝑒s̆trúam𝑒?
39 E kur𝑒 t𝑒 pâm𝑒 s𝑒mur𝑒: ô n𝑒 fulakjî, e jérδ𝑒m𝑒 tek𝑒 ti?
40 E t𝑒 p𝑒rgjégjurit mbreti, kat’ i θêt’ atire: P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, sâ χer𝑒 e bût𝑒 njérit𝑒 ka k𝑒tá vγez𝑒r tim𝑒 mê t𝑒 végjij𝑒t𝑒, m’ e bût𝑒 mua.
41 Aχiérna ka t’ i θêt’ atire te dora e s̆tré mb𝑒r𝑒: Jéts𝑒ni ka‐k𝑒 ú, jû ts̆𝑒 jini maχkúar𝑒, te zjarri i pasosm𝑒 gatúar𝑒 p𝑒r diâγin, e p𝑒r é ngj𝑒j𝑒t’ e tîγj𝑒.
42 Se pata ûr, e ng𝑒 m𝑒 δat𝑒 t𝑒 χáija: pata et𝑒, e ng𝑒 m𝑒 δat𝑒 t𝑒 pîja:
43 Is̆ja i χúaγj𝑒, e ng𝑒 m𝑒 mbjóδ𝑒t𝑒: dz̆és̆ur𝑒, e ng𝑒 m𝑒 vés̆𝑒t𝑒: s𝑒mur𝑒, e n𝑒 fulakjî, e ng𝑒 jérδ𝑒t’ e m𝑒 pât𝑒.
44 Aχiérna kat’ i p𝑒rgjégjen𝑒 eδé atá, tue θ𝑒n𝑒: Zot, kur𝑒 t𝑒 pâm𝑒 me ûr, me et𝑒, t𝑒 χúaγj𝑒, m𝑒 likur𝑒, t𝑒 s𝑒mur𝑒, e nd𝑒 fulakjî, e ng𝑒 t’ u‐stén𝑒m𝑒?
45 Aχiérna kat’ i p𝑒rgjégjet𝑒 atire, túe θ𝑒n𝑒: Me ftet𝑒 ju θom𝑒: Sâ χer𝑒 ng’ e bût𝑒 njîγj𝑒 ka k𝑒tá mê t𝑒 végjij𝑒t𝑒, viδé mua n𝑒ng𝑒 m’ e bût𝑒.
46 E k𝑒tá kat𝑒 ven𝑒 n𝑒 mundim𝑒 t𝑒 pasosm𝑒: e t𝑒 dréj𝑒tit𝑒 n𝑒 gjeγ𝑒 t𝑒 pasosme.
KAPTINA XXV.
1 Atëherë mbëretënia e qillvet ka me u përgjaitunë me dhetë virgjinesha, të cillatë muernë dritat’ e veta, e duelnë përpara me pritunë dhandërrinë.
2 Edhe prei asosh ishinë pesë të mentshime, edhe pesë të marra.
3 Ato të marratë kur muernë dritat’ e veta, nukë muernë voj bashkë me vetëhe,
4 por të mentshimetë muernë voj ndër enët e veta, bashkë me dritat e veta.
5 Edhe dhandërri mbassi u vonue, i zuni gjumi të gjitha, edhe flijshinë.
6 Edhe ndë mies-natë u ba nji klithmë: Qe dhandërri te po vien; dilni përpara me e pritunë.
7 Atëherë gjith’ ato virgjineshat’ u çuenë, edhe ndreqnë dritat’ e veta.
8 Por të marrat’ u thanë të mentshimevet: Na epni prei vojit tuei, sepse po na shuhenë dritatë.
9 Edhe të mentshimet’ u përgjegjën, tue thanë: Mos s’ka me na mbastuem neve edhe juve, por ma mirë shkoni tek ata qi shesinë, edhe blini për vetëhenë tuei.
10 Edhe ato kur shkuenë me blemë, dhandërri erdhi; edhe ato qi ishinë gati hynë bashkë me ate ndër darsmat, edhe u mbyll dera,
11 Mbasandai vin’ edhe virgjineshat’ e tiera, e thonë: Zot, Zot, çilna.
12 Por ai u përgjeq, e tha: Për të vërtet po u thom juve se nuk’ u dij juve.
13 Rrini qutë pra, sepse nukë dini ditënë, as orënë, kur vien i bir’ i nieriut.
14 Sepse ka me ardhunë porsi nji nieri, i cilli , tue votunë ndë dhe të huej, thirri shërbëtorët’ e vet, e u dha gjan’ e vet.
15 Edhe njianit i dha pesë tallanta, e tietrit dy, e tietrit nji; gjithë-se-cillit mbas fuqisë vet; edhe përnjiherë voiti ndë dhe të huej.
16 Atëherë ai qi muer pesë tallantatë, shkoi, e punoi me ato, edhe bani të tiera pesë tallanta.
17 Kështu edhe ai qi muer dy, fitoi edhe ai të tiera dy.
18 Por ai qi muer njianënë, shkoi, e gërmihi ndë dhet, edhe mpshefi argjandin’ e të zotit.
19 Edhe mbas shumë kohet vien i zoti atyne shërbëtorëvet, edhe ven ore llogari me ata.
20 Edhe si erdhi përanë ai qi pat marrë pesë tallantatë, pruni të tiera pesë tallanta, tue thanë: Zot, pesë tallanta më dhe n’dorë, qe te fitova prei atyneve të tiera pesë tallanta.
21 Edhe i zoti i tha: Të lumtë shërbëtor i mirë, edhe besëtar; mbë të pakëta qe besëtar, kam me të vumë mbi të shumëta, hynë ndë gëzim t’yt zot.
22 Erdhi edhe ai qi pat marrë dy tallantatë, edhe tha: Zot, dy tallanta më dhe n’dorë, qe te fitova prei atyneve të tiera dy tallanta.
23 I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë, edhe besëtar; mbë të pakëta qe besëtar, kam me të vumë mbi të shumëta, hynë ndë gëzim t’yt zot.
24 Erdhi për-anë edhe qi ai pat marrë nji tallantë, e tha: Zot, të dita se je nieri i ashpër, qi korr ku nukë mbolle, edhe mbëleth ku nukë shpërdave;
25 edhe mbassi pata frikë, shkova, e mpshefa tallantënë tande ndë dhet; qe ku e ke tandenë.
26 Edhe i zoti u përgjeq e i tha: Shërbëtuer i keq edhe i përtueshim, ti e dite se unë korr ku nukë mbolla, edhe mbëleth ku nukë shpërdava,
27 duhei pra me vumë argjandinë t’em ndër turvezarët, edhe kur të vishiem unë, kishiem me marrë t’emenë bashkë me kamatënë.
28 Mirrni pra prei ati tallantënë, edhe epnia ati qi ka dhetë tallanta.
29 Sepse kuitdo qi ka, ka me i u dhanë, edhe ka me i tepruem, por prei kuido qi s’ka, edhe ate qi s’ka, edhe ate qi të ketë, ka me u marrë prei ati.
30 Edhe shërbëtorin’ e pavëjefshim hidhnia nd’errësinë të përjashtëme, atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
31 Edhe kur të vijë i bir’ i nieriut ndë laft të vet, edhe gjith’ engjujt’ e shenjtënueshim bashkë me atë, atëherë ka me ndenjunë ndë shkamp të laftit vet;
32 edhe kanë me u mbëledhunë përpara ati gjithë kombetë, edhe ka me damë njianinë prei tietrit, sikurse bariu dan dhentë prei kedhavet;
33 edhe ka me vumë dhentë prei së diathtësë vet, edhe kedhatë prei së rrëmaktësë.
34 Atëherë mbëreti ka me u than’ atyneve qi rrinë prei së diathtësë vet: Eni, të bekuemit’ e t’im et, trashigoni mbëretëninë qi ashtë bamë gati për ju çë kur se ashtë ngrefunë bota,
35 sepse pata uni, e më dhatë me ngranë; pata het, e më dhatë me pimë ujë; qesh i huej, e më muertë përmbrenda;
36 i sveshun’, e me veshët; u sëmuna, e më vut’ ore; qeshë ndë burk, e erdhët tek unë.
37 Atëherë të dreitëtë kanë me iu përgjegjunë, tue thanë: Zot, kurë të pam tue pasun’ uni, e të ushqyem? A tue pasunë het, e të dham me pimë ujë?
38 Edhe kurë të pam të huej, e të muerm përmbrenda? A të sveshun’, e të veshëm?
39 Edhe kurë të pam të sëmunë, a ndë burk, edhe erthmë te ti?
40 Edhe mbëreti ka me u përgjegjunë, e ka me u than’ atyneve: Për të vërtet po u thom juve - Sado qi i batë njianit këtyne ma të vogjilëvet vëllazënavet mi, ma keni bamë mue.
41 Atëherë ka me u than’ edhe atyneve qi rrinë prei së rrëmaktësë: Shkoni prei meje, të mallëkuemitë, ndë ziarrm të pasosunë, qi ashtë bamë gati për diallin’, edhe për engjujt’ e ati,
42 sepse pata uni, e s’më dhatë me ngranë; pata het, e s’më dhatë me pimë ujë;
43 qesh i huej, e s’me muertë përmbrenda; i sveshun’, e s’më veshët; i sëmunë, edhe ndë burk, e s’më vutë ore.
44 Atëherë kanë me iu përgjegjun’ edhe ata, tue thanë: Zot, kurë të pam tue pasun’ uni, a tue pasunë het, a të huej, a të sveshun’, a të sëmunë, a ndë burk, edhe nukë të shërbyem?
45 Atëherë ka me iu përgjegjun’ atyneve, tue thanë: Për të vërtet po u thom juve - Sado qi nuk’ i batë njianit këtyne ma të vogjilëvet, as mue nukë ma batë.
46 Edhe ata kanë me shkuem ndë mundim të pasosunë; edhe të dreitëtë ndë jetë të pa-sosëme.