Krie XVII.
1 E mbi gjas̆t𝑒 ditt𝑒 Dz̆esúi mori Piétrin, e Jáp𝑒kun, e Dz̆uánin vγáun e tîγj𝑒, e i χipi te nj𝑒 mal i lart𝑒 m𝑒njan𝑒 vets̆𝑒:
2 E u‐nd𝑒rrúa p𝑒rpara atíreve. E γambarisi fidz̆a e tîγj𝑒 si díeγi: e pétkat’ e tîγj𝑒 u‐bûn t𝑒 barδa si drita.
3 E s̆i u‐duk𝑒n atire Moiséu eδé Elía, ts̆𝑒 flísi𝑒n m𝑒 até .
4 E u‐p𝑒rgjekj𝑒 Piétri, e θa Dz̆esúit𝑒: Zot, mir𝑒 is̆t𝑒 na t𝑒 rrîm𝑒 ktu: n𝑒 do, bé j𝑒m𝑒 ktu trî tend𝑒, nj𝑒 tîj, nj𝑒 Moiséut𝑒, e nj𝑒 Elîs𝑒.
5 Si atá flísi𝑒n, s̆i nj𝑒 rê e s̆k𝑒lkjíeme p𝑒s̆trói atá. E s̆i nj𝑒 zê ka reja, ts̆𝑒 θos̆𝑒: Kî is̆t𝑒 Biri jim𝑒 i dás̆uri, te ku u‐pré ita: mírr𝑒nie ves̆.
6 E si e gjegj𝑒n dis̆ípuj𝑒t𝑒 rân𝑒 me fidz̆𝑒 p𝑒rmist𝑒, e u‐drerúan𝑒 ndutu.
7 E Dz̆esúi u‐kjas𝑒, e si i ngau, θa: Ngré χiχj𝑒, e mos tré mbiχj𝑒.
8 E kur𝑒 ngré itin sît’ e tire, ng𝑒 pân𝑒 njerî, jatr𝑒 se Dz̆esúin vét𝑒m𝑒.
9 E si atá sdrípes̆in ka mali, Dz̆esúi i urδurói, e i θa: Mosnjeríu kat𝑒 θoni até ts̆𝑒 pât𝑒, njera t𝑒 ngré χet𝑒 i Biri i njeríut𝑒 ka t𝑒 vdékurit𝑒.
10 E i píeitin dis̆ípuj𝑒t𝑒, tue θ𝑒n𝑒: P𝑒rts̆é Skríbrat𝑒 θon𝑒 se Elía kat𝑒 vinj𝑒 mê para?
11 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Elía me ftet𝑒 kat𝑒 vinj𝑒, e kat𝑒 p𝑒rt𝑒rînj𝑒 gjiθkjis̆𝑒.
12 Prân ju θom𝑒, se Elía sâ kâ ts̆𝑒 jerδi, e ng𝑒 e njoχ𝑒n, e véts̆𝑒 bûn tek’ aí sâ des̆𝑒n. K𝑒s̆tú viδé i Biri i njeríut𝑒 kat𝑒 ríenj𝑒 ka atá.
13 Aχiérna nd𝑒lgúan dis̆ípuj𝑒t’ e tîj𝑒, se i a θa p𝑒r Dz̆uán Batist𝑒n.
14 E t𝑒 járδurit ndanz𝑒 gjindes, i u‐kjas𝑒 nj𝑒 njerî ts̆𝑒 i p𝑒rglunjej,
15 E θos̆𝑒: Zot, kîχj lipisî p𝑒r tim𝑒 bir𝑒, se e zê χ𝑒na e ríen kekj𝑒: se disâ χer𝑒 bie te zjarri, e χer’ e χer𝑒 te uj𝑒t.
16 E ia prura dis̆ípuj𝑒vet tat𝑒, e ng𝑒 múnd𝑒tin t’ e s̆𝑒róij𝑒n.
17 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Dz̆esúi, θa: J𝑒nî e pa bess𝑒 eδé e s̆tré mb𝑒r𝑒, njera kur𝑒 kat𝑒 jêm𝑒 me jû? njera kur𝑒 kat𝑒 ju duronj𝑒? Bjérnie mua k𝑒tú.
18 E Dz̆esúi e kj𝑒rtói, e doγi ka aí i maχkúami, e mbeti mir𝑒 djali ts̆𝑒 mb’ at𝑒 χer𝑒.
19 Aχiérra Dis̆ípuj𝑒t𝑒 si u‐kjas𝑒n m𝑒njan𝑒 Dz̆esúit𝑒, i θan𝑒: P𝑒rts̆é na ng𝑒 ia bûm𝑒 t𝑒 ndzíri𝑒m𝑒 jas̆t𝑒 até ?
20 E Dz̆esúi θa atire: P𝑒r pabess𝑒n tê j𝑒. P𝑒randái me t𝑒 ftet𝑒n ju θom𝑒, se n𝑒 páts̆it𝑒 bess𝑒, sâ kókjia e sináp𝑒s𝑒, eδé t’ i θoni atîγj𝑒 mali: Ts̆𝑒 ktu s̆ko atié, viδé kat𝑒 s̆konj𝑒, 𝑒 p𝑒r jû ng𝑒 kat𝑒 jêt𝑒 gjê , ts̆𝑒 ng𝑒 m𝑒nd𝑒 búnet𝑒.
21 Prân kjô γojê diâγ𝑒s̆𝑒 ng𝑒 del jas̆t𝑒, se po me parkalesî, e argj𝑒rim𝑒.
22 E kur atá véi𝑒n bas̆k𝑒 tue jétsur𝑒 p𝑒rn𝑒 Galilên, Dz̆esúi θa atire: I Biri i njeríut𝑒 kat𝑒 jípet𝑒 n𝑒 dúar𝑒 t𝑒 njérz𝑒vet:
23 E kat’ e vrásj𝑒n𝑒, e mbi t𝑒 tret𝑒n dit𝑒 kat𝑒 ngjáγet𝑒. E u‐χelmúan𝑒 ndutu.
24 E kur atá jerδ𝑒n nd𝑒 Kapernaúm, u‐kjas𝑒n atá ts̆𝑒 mírr𝑒j𝑒n diδrámm𝑒t𝑒 te Piétri, e i θan𝑒: Mjes̆tri júaj𝑒 ts̆𝑒 ng𝑒 pagúan diδramm𝑒n?
25 Aí θot𝑒: Ê χj. E kur𝑒 χiri te s̆pia, Dz̆esúi i foli mê para, e i θa: Ts̆𝑒 t𝑒 dúket𝑒, Simún? Mbrétrat’ e δéut𝑒 ka kus̆ marrj𝑒n t𝑒 δ𝑒n𝑒n ô ts̆ensin? ka t𝑒 bíj𝑒t’ e tire, ô ka t𝑒 χúaj𝑒t𝑒?
26 Piétri θot atîγi𝑒: Ka t𝑒 χúaj𝑒t𝑒. Dz̆esúi i θa: As̆tú t𝑒 bíj𝑒t𝑒 jan𝑒 t𝑒 lefterosm𝑒.
27 Po sât𝑒 mos i sk𝑒ndaγiárj𝑒m𝑒, t𝑒 váturit ts̆𝑒 vete ti nd𝑒 déit𝑒, s̆tié amin: e mirr𝑒 pis̆kun, ts̆𝑒 χípet’ i pari: e si i χap𝑒 goj𝑒n e tîγj𝑒 kat’ i gjês̆ nj𝑒 statir𝑒: e si e merr𝑒 até jípia atire p𝑒r mua, e p𝑒r tîj.
KAPTINA XVII.
1 Edhe mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionninë të vëllan’ e ati, edhe i hipën mbë nji mal të naltë veç mbë-nj-anë;
2 edhe ndërroi fytyrënë përpara atyneve, edhe faqeja e ati ndriti porsi dielli, edhe petkat’ e ati u banë të bardha porsi drita.
3 Edhe qe tek u duknë atyneve Moiseu edhe Elia, tue folunë bashkë me atë.
4 Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Zot, ashtë mirë me qenë na këtu; ndë daç, le të bajmë këtu tri tenda: nji për tyi, e nji për Moisenë, e nji për Elinë.
5 Edhe ai por tue folunë, qe tek i mbuloi nji re e ndriçime, edhe qe nji za prei resë te thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva; ndëgjoni ati.
6 Edhe dishepujtë kur ndëgjuenë, ranë përmbys, edhe u frikuenë fort.
7 Por Iesui erdhi përanë, e i kapi, edhe tha: Çohi, e mos u frikoni.
8 Edhe ata kur çuenë syt’ e vet, s’panë kurkend, veç Iesunë vetëmë.
9 Edhe ata tue sdrypunë prei malit, Iesui i porositi, tue thanë: Mos i thoni kurkuit se qish keni pamë, derisa të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut.
10 Edhe dishepujt’ e ati e pyetnë, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë pra, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia?
11 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Elia vien ma përpara, edhe ka me vunë mbë vend gjithë punëtë .
12 Por unë po u thom juve, se Elia erdhi tashti, edhe s’e ngjoftnë, por i banë qish deshnë. Kështu edhe i bir’ i nieriut ka me hequnë prei atyneve.
13 Atëherë dishepujt’ e muernë vesht, se u tha për Gjionn Pagëzorinë.
14 Edhe ata kur erthnë te gjindëja, i erdhi përanë nji nieri, e i ra ndë gjunjë,
15 tue thanë: Zot, përdëlle t’em bir, sepse e zen lingat’ e hanësë, edhe heq keq, sepse shumë herë bie ndë ziarrm, edhe shumë herë nd’ujë.
16 Edhe e pruna te dishepujt’ e tu, por nukë muftnë me e shëndoshunë.
17 Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, deri kurë kam me qenë bashkë me ju? Deri kurë kam me u duruem juve? Bini mue ate këtu.
18 Edhe Iesui e qirtoi; edhe dialli duel prei ati, edhe çuni u shëndosh çë mb’atë herë.
19 Atëherë dishepujt’ erthnë përanë Iesuit veç-anë, e thanë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë?
20 Edhe Iesui u tha atyneve: Për pabesëninë tuei, sepse për të vërtet po u thom juve, se ndë paçi besë sa nji koqe senapi, keni me i thanë këti mali: Sdryp prei këndyj e shko atie; edhe ka me sdrypunë; edhe s’ka me qenë gja qi të mos mundeni ju mos me e bamë.
21 Edhe kyi farë kombi nuk del tietrazi , veç me të falun’ e me agjinim.
22 Edhe ata kur ishinë tue u siellë rreth ndë Galile, Iesui u tha atyneve: I bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer te nierëzëvet;
23 edhe kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallë. Edhe ata u idhënuenë fort.
24 Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë për-anë Pietrit ata qi marrinë pagë dydrehematë, edhe i thanë: Nukë paguen dydrehematë mieshtri juei?
25 Ai thotë: Po. Edhe kur hyni ndë shtëpi, e mbërrin Iesui, tue thanë: Si të duketë, Simon? Prei kuit marrinë paga a të dhana mbëretëniat’ e dheut? Prei të bijvet vet, a prei të huejvet?
26 Pietri i thotë: Prei të huejvet. Iesui i tha: Vallë bijtë janë të dëlirë.
27 Por për mos me shkandalizuem ata, shko ndë det, e hith nji grep, edhe ngre peshkun’ e parë qi të dali; edhe si t’i hapish gojënë, ke me gjetunë nji stater: merre, e nepua atyneve për mue, edhe për tyi.