Krie I.
1 Lib𝑒r i j𝑒nîs𝑒 t𝑒 Dz̆esúit𝑒 Krís̆tit𝑒 bírit𝑒 Dáviδit𝑒, bírit𝑒 Abrámit𝑒.
2 Abrami pati bîr Isakun. Isaku prân b𝑒ri Dz̆akobin. Dz̆akobi prân b𝑒ri Dz̆uδ𝑒n, e t𝑒 vγéz𝑒rit’ e tîγj𝑒.
3 Dz̆uδa prân pati Fáresin, e Zar𝑒n ka Tamara. Fáresi prân b𝑒ri Esromin. Esromi prâ b𝑒ri Aramin.
4 Arami prâ b𝑒ri Aminaδabin. Aminaδabi prâ b𝑒ri Naassonin. E Naassoni b𝑒ri Salmonin.
5 Salmoni prân pati Boódzin ka Raχaba. E Boódzi pati ka Rut Obeδin. Obeδi prâ b𝑒ri Jessin. Jessi prâ b𝑒ri Dáviδin𝑒 mbretin.
6 Dáviδ𝑒 mbreti prâ b𝑒ri Salomunin me t𝑒 s̆okjen e Urîs𝑒.
7 Salomuni b𝑒ri Roboámin. E Roboámi b𝑒ri Abîn. E Abía b𝑒ri As𝑒n.
8 Asa prâ b𝑒ri Dz̆osafatin. Dz̆osafati prâ b𝑒ri Joramin. Jorami prâ b𝑒ri Odzîn.
9 Odzía b𝑒ri Joaθamin. Joaθami prâ b𝑒ri Aχadzin. E Aχadzi b𝑒ri Edzekîn.
10 Edzekía b𝑒ri Manassin. Manassi b𝑒ri Amunin. Amuni prâ b𝑒ri Dz̆osîn.
11 Dz̆osía prâ b𝑒ri Dz̆ekonîn, e t𝑒 vγéz𝑒rit’ e tîγj𝑒 mb𝑒 t𝑒 s̆kúarit nd𝑒 Babilóni𝑒.
12 E pas t𝑒 s̆kúarit𝑒 nd𝑒 Babilóni𝑒: Dz̆ekonía b𝑒ri Salaθiélin. Salaθiéli prâ b𝑒ri Dzorobabelin.
13 Dzorobabeli prâ b𝑒ri Aviúδin. Aviúδi prâ b𝑒ri Eliakjimin. Eliakjimi prâ b𝑒ri Azorin.
14 Azori prâ b𝑒ri Sadokun. Sadoku prâ b𝑒ri Aχimin. Aχimi prâ b𝑒ri Eliúδin.
15 Eliúδi prâ b𝑒ri Eleázarin. Eleázari prâ b𝑒ri Matθanin. Matθani prâ b𝑒ri Dz̆akobin.
16 Dz̆akobi prâ b𝑒ri Sep𝑒n burrin e Maríes, ka kjô leu Dz̆esúi, ts̆𝑒 klúχet𝑒 Kris̆t𝑒.
17 Ka Abrami prandái njera te Dáviδi, jan𝑒 t𝑒 gjiθa katr𝑒mb𝑒δiét𝑒 j𝑒nî: e ka Dáviδi njera te t𝑒 s̆kúarit nd𝑒 Babilóni𝑒, katr𝑒mb𝑒δiét𝑒 j𝑒nî: e ka t𝑒 s̆kúarit nd𝑒 Babilóni𝑒 njera te Kris̆ti, katr𝑒mb𝑒δiét𝑒 j𝑒nî.
18 E t𝑒 lêrit e Krís̆tit𝑒 kle k𝑒s̆tú: Martúar𝑒 ts̆𝑒 kle ê ma e tîγj𝑒 Maríeja me Sep𝑒n, mê para se t𝑒 p𝑒rzíχes̆in, u‐ndoθ𝑒 me barr𝑒 nga Špirti s̆éit𝑒.
19 E Sepa burri i sâγj𝑒, ts̆𝑒 is̆ i dréj𝑒t𝑒, e ng𝑒 dêγj𝑒 t’ e vuγj𝑒 mb𝑒 gluχ𝑒, des̆i m𝑒mir𝑒 t’ e lê γj𝑒 fs̆eχur fs̆eχur.
20 E kur i s̆kóij𝑒n te trût𝑒 ktô s̆𝑒rbise, s̆i nj𝑒 é ngj𝑒χ i Tinzoti n’ 𝑒nd𝑒r i u‐duk𝑒, ts̆𝑒 θos̆𝑒: Sep𝑒 bîr i Dáviδit𝑒, mos tré mbes̆𝑒 t𝑒 marrs̆𝑒 Maríen s̆okjen t𝑒nde: se ts̆𝑒dó u‐bê tek ajó, is̆t𝑒 ka Špirti s̆éit𝑒.
21 E kat𝑒 sdírgjet𝑒 njî biri: e ti kat𝑒 θrets̆ emrin e tiγj𝑒 Dz̆esú: se kî kat𝑒 lironj𝑒 gjinden e tîγj𝑒 ka m𝑒kát𝑒t’ e tire.
22 E gjiθ𝑒 kî u‐bê , sât𝑒 sosej sâ kle θ𝑒n𝑒 ka Inzót p𝑒r goj𝑒 t𝑒 profétit𝑒 ts̆𝑒 θot𝑒:
23 Ši vírgjira kat𝑒 jêt𝑒 me barr𝑒, e kat𝑒 sdírgjet𝑒 njî biri: e kat𝑒 θrésj𝑒n’ emrin e tîγj𝑒 Manuél, ts̆𝑒 vjemmoθ𝑒n𝑒: Per𝑒ndía me nê.
24 E t𝑒 ngré iturit ts̆𝑒 u‐ngre Sepa ka gjumi, b𝑒ri si i urδurói é ngj𝑒γi i Tinzoti, e mori me té t𝑒 s̆okjen e tîγj𝑒.
25 E aí n𝑒ng’ e njiχ𝑒 njera ts̆𝑒 i leu djali i sâγj𝑒 i pari: e θriti emrin e tîγj𝑒 Dz̆esú.
KAPTINA I.
1 Libri i gjeneallogjisë Iesu Krishtit, birit Davidit, birit Abrahamit.
2 Abrahamit i leu Isaaku, e Isaakut i leu Iakobi, e Iakobit i leu Iuda, edhe të vëllazënit e vet,
3 e Iudës’ i leu Faresi edhe Zara prei Thamarësë, e Faresit i leu Esromi, e Esromit i leu
Arami,
4 e Aramit i leu Aminadabi, e Aminadabit i leu Naassoni, e Naassonit i leu Salmoni,
5 e Salmonit i leu Boozi prei Rababësë, e Boozit i leu Obedi prei Ruthësë, e Obedit i
leu Iesseu,
6 e Iesseut i leu Davidi mbëreti.
7 E Davidit mbëretit i leu Solomoni prei grues’ Uriut, e Solomonit i leu Roboami, e Roboamit i leu Abia, e Abisë i leu Asai,
8 e Asait i leu Iosafati, e Iosafatit i leu Iorami, e Ioramit i leu Ozia,
9 e Ozisë i leu Ioathami, e Ioathamit i leu Ahazi, e Ahazit i leu Ezekia,
10 e Ezekisë i leu Manassi, e Manassit i leu Amoni, e Amonit i leu Iosia,
11 e Iosisë i leu Iehonia edhe të vëllazënit’ e vet, mbë të shpërngulmen’ e Babylonisë.
12 Edhe mbas të shpërngulmesë Babylonisë, Iehonisë i leu Salathieli, e Salathielit i leu Zorobabeli;
13 e Zorababelit i leu Abiudi, e Abiudit i leu Eliakimi, e Eliakimit i leu Azori.
14 e Azorit i leu Sadoku, e Sadokut i leu Ahimi, e Ahimit i leu Eliudi.
15 e Eliudit i leu Eleazari, e Eleazarit i leu Matthani, e Matthianit i leu Iakobi.
16 e Iakobit i leu Iosefi, burri i Marisë, prei të cillësë leu Iesui, qi thohetë Krisht.
17 Gjithë brezatë pra, prei Abrahamit deri mbë ditë të Davidit, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei Davidit deri mbë të shpërngulmen e Babylonisë, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei të shpërngulmesë Babylonisë deri mbë ditë të Krishtit, janë katër-mbë-dhetë breza.
18 Edhe të lemit’ e Iesu-Krishtit kështu ka qenë: Maria, e ama e ati, mbassi u fejue me Iosefinë, para se të bashkoheshinë, u gjind me barrë prei Shpirtit Shenjt.
19 Edhe Iosefi burr’ i asai, tue qen’ i dreitë, e s’donte me i nxierrë zaninë për të keq, deshi me e lishuem pshefas.
20 Por ai kur ishte tue menduem këto punë , qe engjull’ i Zotit tek iu duk nd’andërrë, e i tha: Iosef, bir’ i Davidit, mos ki frikë me marrë me vetëhe Marinë gruenë tande, sepse të mbarsunitë qi u ba tek ajo ashtë prei Shpirtit Shenjt.
21 Edhe ka me piellë bir, edhe ke me ia thirrë emëninë Iesu, sepse ai ka me shpëtuem popullin’ e vet prei fajevet atyne.
22 (Edhe gjithë këjo u ba, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei Zotit me anë të profetit, qi thoshte:
23 “Qe virgjinesha te do të mbarsetë, edhe do të pielli bir, edhe do t’ia thërrasin’ emënin’ Emmanuel”, qi ajo, këthyem, do me thanë, Perëndia bashkë me ne.)
24 Edhe Iosefi si u çue prei gjumit, bani sikurse e urdhënoi engjull’ i Zotit, edhe muer përanë vetëhesë gruen’ e vet,
25 edhe nuk’ e ngjofi, deri sa puell të birin’ e vet dialin’ e parë, edhe ia thirri emëninë IESU.