Krie XVI.
1 E kur u‐kjas𝑒n Farisénj𝑒t𝑒, e Saduts̆énj𝑒t𝑒, ts̆𝑒 e kseváli𝑒n, i lip𝑒n t’ i d𝑒ftoγj𝑒 ndô sinjaχ𝑒 ka kjíeγia.
2 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Mbré manet θoni: Mot’ i mir𝑒, se kjíeγia u‐ngukj𝑒.
3 E menatnet: Sot𝑒 mot’ i kekj𝑒, se ngúkjet𝑒 kjíeγia, as̆tú si vré χet𝑒. Ipókrit𝑒ra, dini t𝑒 njiχni fakjen e kjíeγi𝑒s: po sinjájet𝑒 e kjerónj𝑒vet ng𝑒 m𝑒nd’ i njiχni?
4 J𝑒nía e lig𝑒 e kurv𝑒tore k𝑒rkón sinjâχ: e jatr𝑒 sinjaχ𝑒 ng𝑒 kat’ i jípet𝑒 asâγj𝑒, se po sinjaγi i Dz̆on𝑒s𝑒 profétit𝑒. E t𝑒 l𝑒net ts̆𝑒 i la, u‐nis𝑒.
5 E si van𝑒 dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒 mbatan𝑒, χarrúan t𝑒 mírri𝑒n búk𝑒t𝑒.
6 E Dz̆esúi θa atire: V𝑒rreni, e rúχiχj𝑒 ka brumit e Farisénj𝑒vet eδé Saduts̆énj𝑒vet.
7 E atá flísi𝑒n nd𝑒r ta, e θós̆i𝑒n: Se ng𝑒 múartim𝑒 búk𝑒t𝑒.
8 E Dz̆esúi, ts̆𝑒 e nd𝑒lgói, θa: Ts̆𝑒 θoni nd𝑒r jû, njér𝑒z𝑒 me pak𝑒 bess𝑒, se ng𝑒 kini búk𝑒t𝑒?
9 Si ng𝑒 nd𝑒lgoni, e ng𝑒 kuj𝑒toni pess𝑒 búk𝑒t’ e pess𝑒 míj𝑒vet, e sâ kufine ndzúart𝑒?
10 E miδé s̆𝑒tat𝑒 búk𝑒t’ e katr𝑒 míj𝑒vet, e sâ s̆port𝑒 ndzúart𝑒?
11 Si ng𝑒 nd𝑒lgoni, se ú ng𝑒 ju e θas̆𝑒 p𝑒r búk𝑒n𝑒: Rúχiχj𝑒 ka brumit e Farisénj𝑒vet, eδé Saduts̆énj𝑒vet?
12 Aχiérra nd𝑒lgúan se ng𝑒 θa t𝑒 rúχes̆in ka brumit e búk𝑒s𝑒, se po ka m𝑒simi i Farisénj𝑒vet e i Saduts̆énj𝑒vet.
13 E t𝑒 váturit Dz̆esúi te án𝑒t’ e Ts̆esarîs𝑒 t𝑒 F𝑒lípit𝑒, píeiti dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Kus̆ θon𝑒 njérzit𝑒 se is̆t i Biri i njeríut𝑒?
14 E atá θan𝑒: Tsa Dz̆uánin𝑒 Batist𝑒n, tjer𝑒 Elîn, e tjer𝑒 Dz̆eremîn, ô ndonjé t𝑒 profétravet.
15 Θot atire: E jû kus̆ θoni se jam ú?
16 E t𝑒 p𝑒rgjégjurit Simún Piétri, θa: Ti jê Kris̆ti, i biri i Per𝑒ndîs t𝑒 gjáγit𝑒.
17 E p𝑒rgjégjurit Dz̆esúi, θa atîγje: I lumi ti, Simún Bar Joná: se tîj ng𝑒 t’ e sbloi mis̆t, e gjaku, se po Tata jim𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγiat𝑒.
18 E ú t𝑒 θom𝑒, se ti jê Piétri, e mbi kt𝑒 gûr ka stis𝑒 klis̆𝑒n time, e díert’ e pís𝑒s𝑒 ng𝑒 kat’ e múnj𝑒n𝑒.
19 E tîj ka jap𝑒 klíts̆et’ e mbretrîs t𝑒 kjíeγiavet. E k𝑒 liθ𝑒s̆ ti mbi δéun, ka jêt𝑒 líδur𝑒 eδé te kjíeγiat𝑒: e k𝑒 sgliθ𝑒s̆ ti mbi δéun, ka jêt𝑒 sglíδur𝑒 te kjíeγia.
20 Aχiérra urδurói dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒 t𝑒 mos θós̆i𝑒n njeríu se aí ê Kris̆ti.
21 Ts̆𝑒 aχiérra zuri‐fiχ𝑒 Dz̆esúi t𝑒 d𝑒ftoγj𝑒 dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒, se duχej t𝑒 vêγj𝑒 nd𝑒 Dz̆erusalém, e t𝑒 duroγj𝑒 disâ ka plékj𝑒t𝑒, e ka t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e ka Skríbrat𝑒, e t’ is̆ vrâr𝑒, e mbi trî ditt𝑒 t𝑒 ngjaγej.
22 E Piétri e χolkji m𝑒 njan𝑒, e zû t’ e kj𝑒rtoγj𝑒 tue θ𝑒n𝑒: Lipisu vet𝑒χên, Zot: mos e pats̆e gjiθ𝑒 k𝑒té .
23 E aí t𝑒 pjerr𝑒t, θa Piétrit𝑒: Jets𝑒 prapa meje, satanás, ti m𝑒 jep𝑒 sk𝑒ndaχ: se ng𝑒 γojas𝑒 s̆𝑒rbíset’ e Per𝑒ndîs𝑒, se po ató t𝑒 njérz𝑒vet.
24 Aχiérra Dz̆esúi θa dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒: Nai ndonjé do vinj𝑒 pas meje, le t𝑒 mos njóχ𝑒nj𝑒 mê vet𝑒χên t𝑒 tîγj𝑒, le t𝑒 ngarkonj𝑒 krikjen e tîγj𝑒, e le t𝑒 mos m𝑒 lé r𝑒nj𝑒 k𝑒mb𝑒.
25 Se aí ts̆𝑒 t𝑒 dêt𝑒 t𝑒 s̆p𝑒tonj𝑒 gjeγ𝑒n e tîγj𝑒, kat’ e sbiér𝑒nj𝑒: e aí ts̆𝑒 t𝑒 sbiér𝑒nj𝑒 gjeγ𝑒n e tîγj𝑒 páj𝑒t𝑒 meje, kat’ e gjênj𝑒.
26 Se ts̆𝑒 i v𝑒jén njeríut𝑒, n𝑒 aí múnd𝑒s̆it jet𝑒n e t𝑒r𝑒, e u‐d𝑒m𝑒toft𝑒 s̆pirtin e tîγj𝑒? Se ts̆𝑒 do t𝑒 jáp𝑒nj𝑒 njeríu p𝑒r pjes𝑒 t𝑒 s̆pírtit𝑒 tîγj𝑒?
27 Andái i Biri i njeríut𝑒 kat𝑒 vinj𝑒 te l𝑒vdía e Tát𝑒s𝑒 tîγj𝑒 me é ngj𝑒j𝑒t’ e tîγj𝑒: e aχiérra kat𝑒 pagúanj𝑒 nga njerî mbi t𝑒 bé mat’ e tîγj𝑒.
28 Me ftet𝑒 ju θom𝑒, jan𝑒 ts̆𝑒dó te k𝑒tá, ts̆𝑒 rrîn k𝑒tú, ts̆𝑒 ng𝑒 kat𝑒 ngjépsj𝑒n𝑒 mórtie, njera t𝑒 s̆óχ𝑒j𝑒n𝑒 t𝑒 Birin e njeríut𝑒, ts̆𝑒 vete te mbretría e tîγj𝑒.
Një shenjë
(Mk 8.11-13Lk 12.54-56)
1 Atëherë erdhën farisenjtë e saducenjtë dhe, për ta vënë në provë Jezuin, i kërkuan një shenjë nga qielli. 2 Por ai iu përgjigj: «Kur bie mbrëmja, ju thoni se do të bëjë mot i mirë, sepse qielli është i kuq. 3 Ndërsa në agim thoni: “Sot kemi stuhi, se qielli është i kuq e i vranët”. Ju që dini të shpjegoni dukuritë e qiellit, nuk mundkeni të shpjegoni shenjat e kohës? 4 Kjo brezni e ligë dhe e pafe kërkon shenjë, por asaj nuk do t'i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së Jonait». Pastaj u largua prej tyre.
Tharmi i farisenjve dhe saducenjve
(Mk 8.14-21)
5 Kur arritën në bregun tjetër, dishepujt panë se kishin harruar të merrnin bukë. 6 Atëherë Jezui u tha: «Kini kujdes e ruhuni nga tharmi i farisenjve e saducenjve». 7 Ndërsa ata i thanë njëri-tjetrit: «Nuk kemi marrë bukë me vete». 8 Por Jezui e dinte këtë gjë e u tha: «Çfarë po i thoni njëri-tjetrit, o besimpakë? Se nuk keni bukë? 9 Nuk kuptoni? A nuk ju kujtohen pesë bukët që iu ndamë pesë mijë vetave e sesa shporta mblodhët? 10 Po shtatë bukët që iu ndamë katër mijë vetave? Sa shporta mblodhët? 11 Si nuk e kuptoni që nuk ju fola për bukën? Ruhuni, pra, prej tharmit të farisenjve e saducenjve». 12 Atëherë e kuptuan se nuk u kishte thënë të ruheshin nga tharmi i bukës, por nga mësimi i farisenjve e saducenjve.
Pohimi i Pjetrit
(Mk 8.27-30Lk 9.18-21)
13 Kur erdhi në krahinën e Cezaresë së Filipisë, Jezui i pyeti dishepujt e vet: «Kush thonë njerëzit se është Biri i njeriut?». 14 Ata i thanë: «Disa thonë se është Gjon Pagëzori, të tjerë se është Elia e të tjerë se është Jeremia ose njëri nga profetët». 15 Ai u tha: «Po ju, kush thoni se jam unë?». 16 Atëherë Simon Pjetri u përgjigj: «Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë». 17 Jezui i tha: «Lum ti, Simon, biri i Jonait, se as mishi, as gjaku nuk ta zbuluan këtë gjë, por Ati im që është në qiej! 18 Dhe unë po të them: ti je Pjetri. Mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe portat e skëterrës nuk do ta mposhtin. 19 Ty do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve. Çfarëdo që të lidhësh në tokë, do të jetë e lidhur në qiej dhe çfarëdo që të zgjidhësh në tokë, do të jetë e zgjidhur në qiej». 20 Pastaj i urdhëroi dishepujt të mos i tregonin askujt se ai ishte Krishti.
Paralajmërimi i parë i Pashkës
(Mk 8.31—9.1Lk 9.22-27)
21 Që nga ajo kohë, Jezui filloi t'u tregonte dishepujve se duhej të shkonte në Jerusalem e të vuante shumë për shkak të pleqve, kryepriftërinjve e shkruesve. Pastaj do ta vrisnin, por ditën e tretë do të ngjallej. 22 Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortonte e i tha: «Larg qoftë, o Zot! Kjo mos të ndodhtë kurrë». 23 Por Jezui u kthye nga ai e i tha: «Largohu prej meje, Satan! Ti po më bëhesh pengesë, sepse nuk mendon sipas Perëndisë, por sipas njerëzve». 24 Pastaj Jezui u tha dishepujve: «Kush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë. 25 Sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë. 26 Ç'dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte jetën e vet? Apo çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës së vet? 27 Biri i njeriut do të vijë me engjëjt e tij në lavdinë e Atit të vet dhe do të shpërblejë çdo njeri sipas veprave të veta. 28 Me të vërtetë po ju them se disa nga ata që janë këtu nuk do të provojnë vdekjen pa e parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e tij».