Krie X.
1 E θirr𝑒 dimb𝑒δiét𝑒 dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, i δa zotrîn e s̆pírtravet t𝑒 pa‐kj𝑒rúam𝑒, sât’ i ndzírij𝑒n, e t𝑒 s̆𝑒róij𝑒n gjiθ𝑒 s𝑒múnd𝑒t𝑒, e gjiθ𝑒 kurrúsm𝑒t𝑒.
2 Ém𝑒ret’ e t𝑒 dimb𝑒δiét’ Apóstoj𝑒vet jan𝑒 kta. I pari, Simuni ts̆𝑒 klúχet𝑒 Piétr𝑒, e Ndritsa vγau i tîγj𝑒,
3 Jáp𝑒ku i Dzebeδéut𝑒, e Dz̆uáni vγau i tîγj𝑒, F𝑒lipi, e Vártuγi, Masi, e Matéu gabiloti, Jáp𝑒ku i Alféut𝑒, eδé Lebbéu, ts𝑒 u‐θirr𝑒 me tjatrin emb𝑒r Taddéu,
4 Simuni Kananéu, e Dz̆uδa Iskarióti, ts̆𝑒 prân e s̆iti.
5 Kta dimb𝑒δiét𝑒 d𝑒rgói Dz̆esúi; tuke urδurúar𝑒, e tuke θ𝑒n𝑒 atíreve: Mos jitsni nd𝑒 uδ𝑒 t𝑒 dz̆intíj𝑒vet, e mos χini te χór𝑒t’ e Samaritanvet:
6 Jetsni mé mir𝑒 p𝑒r délet’ e sbjerra t𝑒 s̆pîs e Israélit𝑒.
7 E tue jétsur𝑒 ligj𝑒roni, e θoni: Se u‐kjas𝑒 mbret𝑒ría e kjíeγiavet.
8 Š𝑒roni t𝑒 s𝑒múr𝑒t𝑒, ngjáγ𝑒ni t𝑒 vdékurit𝑒, pastroni lebrust𝑒, ndzirni t𝑒 maχkúamit𝑒: δurat𝑒 múart𝑒, δurat𝑒 jíp𝑒ni.
9 Mos mbani âr𝑒, ô rr𝑒gj𝑒nt𝑒, e miδé χarom𝑒 te brézet𝑒 tâj𝑒:
10 Jo trast𝑒 p𝑒r δrom𝑒, jo dî t𝑒 nd𝑒rrúame, jo k𝑒puts𝑒, e jo s̆kop𝑒: se pun𝑒tori is̆t i zoti po t𝑒 ngré nit𝑒 tîγj𝑒.
11 Te ts̆iladó χor𝑒, ô katunt𝑒 prâ ku t𝑒 χini, t𝑒 píeni me kuides𝑒, kus̆ nd’ até is̆t i mir𝑒: e atjé kj𝑒ndroni njera ts̆𝑒 t𝑒 dilni.
12 E si χini te s̆pia, t’ i fáliχj’ asâγj𝑒.
13 E n𝑒 me ftet𝑒 ajó s̆pî kloft’ e mir𝑒, pákjia júaj𝑒 járθ𝑒t𝑒 mbi até : e n𝑒 ng𝑒 kloft’ e mir𝑒, pákjia júaj𝑒 le t𝑒 k𝑒θénet𝑒 tek𝑒 jû.
14 E nai ndonjé mos ju dêt𝑒 br𝑒nda, e mos márr𝑒t𝑒 ves̆ fjál𝑒t𝑒 túaj𝑒: t𝑒 dal𝑒t jas̆ta s̆pîs, ô χór𝑒s𝑒, t𝑒 s̆kuni pl𝑒χt𝑒 ka ké mb𝑒t𝑒 túaj𝑒.
15 Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒: Kat𝑒 rénet𝑒 mê pak𝑒 te χora e Sóδom𝑒s, eδé t𝑒 Gomorr𝑒s te dita e gjikímit𝑒, se tek’ ajó χor𝑒.
16 Ši ju d𝑒rgonj𝑒 si dele n𝑒 mes t𝑒 úlkj𝑒vet: t𝑒 jini prandái t𝑒 nd𝑒lgúas̆𝑒m𝑒 si gjálprat𝑒, e t𝑒 but𝑒 si paγúmb𝑒t𝑒.
17 E t𝑒 rúχiχj𝑒 ka njérzit𝑒. Se kat𝑒 ju traδírj𝑒n𝑒 te sinéδriet𝑒, e kat𝑒 ju rráχ𝑒j𝑒n𝑒 te sinagóg𝑒t’ e tire:
18 E kat𝑒 jini kjéχtur𝑒 p𝑒rpara kapténj𝑒vet, eδé mbrétravet páj𝑒t𝑒 meje e p𝑒r mart𝑒rî te tire, e t𝑒 dz̆intíj𝑒vet.
19 E kur𝑒 t𝑒 ju vûn𝑒 te dúart’ e tire, mos γojás𝑒ni si, e ts̆𝑒 kat𝑒 θoni: se kat𝑒 ju jípet𝑒 tek’ ajó χer𝑒, até ts̆𝑒 kat𝑒 θoni.
20 Se ng𝑒 jini jû ts̆𝑒 flini, po Špirti i Tát𝑒s𝑒 tè j𝑒, ts̆𝑒 flet tek𝑒 jû.
21 E i vγai kat𝑒 kjéγ𝑒nj𝑒 te mórtia t𝑒 vγáin, e i jati t𝑒 birin: e t𝑒 bíj𝑒t𝑒 kat’ i v𝑒rvíten𝑒 príndravet, e kat’ i vrásj𝑒n𝑒.
22 E kat𝑒 kini mbáitur𝑒 m𝑒rî ka gjiθ𝑒 paj𝑒 t𝑒 ém𝑒rit𝑒 tim𝑒: e aí ts̆𝑒 kâ durúar𝑒 njera mb𝑒 t𝑒 sósur𝑒, kî kat𝑒 lefteróset𝑒.
23 E kur𝑒 t𝑒 ju p𝑒rzê n𝑒 te kjô χor𝑒, jík𝑒ni te nj’ êt𝑒r𝑒. Me ftet𝑒 ju θom𝑒, ng𝑒 kini sósur𝑒 χór𝑒t’ e Israélit𝑒, njera t𝑒 vinj𝑒 i Biri i njeríut𝑒.
24 N𝑒nk’ ê dis̆ípuχ𝑒 mbi mjes̆trin, e jo s̆𝑒rb𝑒túar mbi t𝑒 zotin e tîγj𝑒.
25 Arrên dis̆ípuγit𝑒, t𝑒 jêt𝑒 si mjes̆tri i tîγj𝑒, eδé s̆𝑒rb𝑒tórit𝑒, si zoti i tîγj𝑒. N𝑒 t𝑒 zotin e s̆pîs𝑒 Beldzebub’ e θrit𝑒n, sâ mê s̆um𝑒 atá t𝑒 s̆pîs𝑒 tîγj𝑒?
26 Mos i tré mbiχj𝑒 mb𝑒gjiθ𝑒. Se mosgjê is̆t𝑒 p𝑒s̆trúar𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 kat𝑒 sblónet𝑒, eδé fs̆éχur𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 kat𝑒 njíχet𝑒.
27 Ts̆𝑒dó ju θom𝑒 ú te m𝑒térr𝑒tit, θónie jû te drita: e até ts̆𝑒 gjégjiχj𝑒 te ves̆i, kat’ e ligj𝑒roni mbi p𝑒s̆trimet’ e s̆pîvet.
28 E mos tré mbiχj𝑒 atíreve, ts̆𝑒 vrasj𝑒n kurmin, e ts̆𝑒 s’ mund𝑒 vrásj𝑒n𝑒 s̆pirtin: po tré mbiχj𝑒 mê s̆um𝑒 atîγj𝑒, ts̆𝑒 mund𝑒 vrás𝑒nj𝑒 e s̆pîrt𝑒, e kurm𝑒 nd𝑒 dz̆eénn𝑒.
29 Ts̆𝑒 ng𝑒 s̆íten𝑒 p𝑒r nj𝑒 gran𝑒 dî zoga: e nj𝑒 tek’ ató ng𝑒 m𝑒nd𝑒 biér𝑒 mbi δê pa urδurimin e Tat𝑒s tê j𝑒?
30 Eδé kjímet’ e kréit𝑒 tê j𝑒 jan𝑒 gjiθ𝑒 n𝑒m𝑒rúar𝑒.
31 P𝑒randái mos tré mbiχj𝑒, jû v𝑒jeni mê s̆um𝑒 se disâ zoga.
32 Andái nganjé , ts̆𝑒 m𝑒 skomoγís p𝑒rpara njérz𝑒vet, eδé ú kat𝑒 skomoγis’ até p𝑒rpara Tát𝑒s𝑒 tim𝑒, ts𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγiat𝑒:
33 E kus̆ t𝑒 mos m𝑒 njóχ𝑒nj𝑒 p𝑒rpara njérz𝑒vet, eδé ú mos e njóχs̆a p𝑒rpara Tát𝑒s𝑒 tim𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 t𝑒 kjíeγiat𝑒.
34 Mos ju dukt𝑒 se jerδa t𝑒 vúija pákji𝑒n mbi δéun: ng𝑒 jerδa t𝑒 vúija pákji𝑒n, se po korδ𝑒n.
35 Se jerδa t𝑒 ndáija njeríun ka ati i tîγj𝑒, e t𝑒 bîj𝑒n ka ê ma e sâγj𝑒, e t𝑒 rên ka vjéχ𝑒rra e sâγj𝑒:
36 E armíkj𝑒t’ e njeríut𝑒 jan𝑒 gjíndia e s̆pîs𝑒 tîγj𝑒.
37 Aí ts̆𝑒 do mir𝑒 atin e êm𝑒n mê se mua, ng𝑒 b𝑒n p𝑒r mua: e aí ts̆𝑒 do mir𝑒 birin ô bîj𝑒n mê se mua, ng𝑒 b𝑒n p𝑒r mua.
38 E aí ts̆𝑒 ng𝑒 merr𝑒 krikjen e tîγj𝑒, e vjen pas meje, ng𝑒 b𝑒n p𝑒r mua.
39 Kus̆ gjeti gjeγ𝑒n e tîγj𝑒, kat’ e sbiér𝑒: e kus̆ e sbori gjeγ𝑒n e tîγj𝑒 páj𝑒t𝑒 meje, kat’ e gjênj𝑒.
40 Kus̆ pret mir𝑒 juve, pret mir𝑒 mua: e kus̆ pret mir𝑒 mua, pret mir𝑒 até , ts̆𝑒 m𝑒 d𝑒rgói.
41 Kus̆ pret mir𝑒 profetin nd’ em𝑒r profeti, kat𝑒 márr𝑒nj𝑒 rrog𝑒 profeti: e kus̆ pret mir𝑒 t𝑒 dréj𝑒tin nd’ em𝑒r t𝑒 dréj𝑒ti, kat𝑒 márr𝑒nj𝑒 rrog𝑒 t𝑒 dréj𝑒ti.
42 E kus̆ t’ i jáp𝑒nj𝑒 t𝑒 pie njîγj𝑒 ka kta mê t𝑒 végjij𝑒t𝑒 nj𝑒 kjelkj𝑒 uj𝑒 t𝑒 ftoχt𝑒 vet𝑒m nd’ em𝑒r dis̆ípuγi: me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, se ng𝑒 kat’ e sbiér𝑒nj𝑒 rrog𝑒n e tîγj𝑒.
Të dymbëdhjetët
(Mk 3.13-19Lk 6.12-16)
1 Pasi thirri pranë vetes dymbëdhjetë dishepujt, Jezui u dha atyre pushtet për të dëbuar shpirtrat e ndyrë e për të shëruar çdo sëmundje e lëngatë. 2 Këta janë emrat e dymbëdhjetë apostujve: i pari Simoni, që quhet Pjetër, dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut e Gjoni, vëllai i tij; 3 Filipi e Bartolomeu; Thomai e Mate Tagrambledhësi; Jakobi, biri i Alfeut, dhe Tadeu ; 4 Simon Kananiti e Judë Iskarioti, ai që e tradhtoi.
Porositë për të dymbëdhjetët
(Mk 6.7-13Lk 9.1-6)
5 Jezui i dërgoi këta dymbëdhjetë dishepuj e i porositi kështu: «Mos shkoni udhës së kombeve e mos hyni në asnjë qytet samaritanësh, 6 por shkoni te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Ndërsa shkoni, predikoni e thoni: “Mbretëria e qiejve është afër”. 8 Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit, pastroni të lebrosurit, dëboni djajtë. Falas morët, falas jepni. 9 Mos merrni me vete as ar, as argjend, as bakër, 10 as torbë për udhëtim, as dy tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë të ushqehet. 11 Në çfarëdo qyteti a fshati që të hyni, kërkoni atë që është i gatshëm t'ju presë në shtëpinë e tij dhe rrini atje derisa të niseni. 12 Kur të hyni në një shtëpi, përshëndetini. 13 Nëse ajo shtëpi është e denjë, le të vijë mbi të paqja juaj, por nëse nuk ju pret mirë, le të kthehet paqja juaj te ju. 14 Dhe nëse ndokush nuk do t'ju pranojë apo nuk do të dëgjojë fjalët tuaja, kur të dilni nga ajo shtëpi, apo nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët. 15 Me të vërtetë po ju them se në ditën e gjykimit më lehtë do ta ketë Sodoma e Gomorra, sesa ai qytet».
Parashikimi i përndjekjeve
(Mk 13.9-13Lk 21.12-17)
16 «Ja, po ju dërgoj si delet mes ujqve, prandaj jini të zgjuar si gjarpërinjtë e të pastër si pëllumbat. 17 Ruhuni nga njerëzit, se do t'ju dorëzojnë nëpër sinedra e do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyre. 18 Do t'ju tërheqin zvarrë para qeveritarëve e mbretërve për shkakun tim, që të jepni dëshmi para tyre e para kombeve. 19 Kur t'ju dorëzojnë, mos u shqetësoni sesi do të flisni apo se çfarë do të thoni, sepse ajo që do të thoni do t'ju jepet në atë çast. 20 Nuk jeni ju ata që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj që do të flasë përmes jush. 21 Vëllai do ta dorëzojë vëllanë, që ta dënojnë me vdekje, dhe ati të birin. Bijtë do të ngrihen kundër prindërve e do t'i çojnë drejt vdekjes. 22 Të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim, por ai që do të qëndrojë deri në fund do të shpëtohet. 23 Kur t'ju përndjekin në një qytet, shkoni në një tjetër. Me të vërtetë po ju them se nuk do t'i keni përshkuar të gjitha qytetet e Izraelit para se të vijë Biri i njeriut.
24 Dishepulli nuk është më i madh se mësuesi dhe shërbëtori nuk është më i madh se i zoti. 25 Dishepullit i mjafton të jetë si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të jetë si i zoti. Nëse e quajtën Beelzebul të zotin e shtëpisë, aq më shumë do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij».
Kujt t'i trembemi
(Lk 12.2-7)
26 «Prandaj mos kini frikë prej tyre, sepse nuk ka asgjë të mbuluar që s'do të zbulohet, apo të fshehtë që s'do të merret vesh. 27 Çfarë po ju them në errësirë, thuajeni në dritë dhe çfarë ju pëshpëritet në vesh, shpalleni nga çatitë. 28 Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin. Kini frikë atë që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në Gehenë. 29 A nuk shiten dy harabela për një qindarkë? Megjithatë asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa vullnetin e Atit tuaj. 30 Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. 31 Prandaj, mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela».
Të dëshmosh për Krishtin
(Lk 12.8-9)
32 «Kështu, kushdo që më rrëfen para njerëzve, edhe unë do ta rrëfej para Atit tim që është në qiej, 33 por kushdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim që është në qiej».
Jo paqen, por shpatën
(Lk 12.51-53Lk 14.26-27)
34 «Mos mendoni se erdha të sjell paqen në tokë. Nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. 35 Kam ardhur të ndaj
birin nga i ati,
bijën nga e ëma;
nusen nga e vjehrra;
36 dhe armiqtë e njeriut
do të jenë ata të shtëpisë së tij.
37 Kush e do të atin apo të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua dhe ai që e do të birin ose të bijën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. 38 Kush nuk e merr kryqin e vet për të më ndjekur, nuk është i denjë për mua. 39 Kush e gjen jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që e humb jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë».
Shpërblimi
(Mk 9.41)
40 «Kush ju pranon ju, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. 41 Kush pranon një profet se është profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe kush pranon një njeri të drejtë se është i drejtë, do të marrë shpërblimin e njeriut të drejtë. 42 Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».