ShTradita e përkthimit “Së bashku” është njëzetvjeçare tashmë. Në vitin 2000, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë filloi përkthimin e Besëlidhjes së Re “Së bashku”. Ajo u përkthye nga origjinali greqisht, në një hark kohor shtatëvjeçar, prej një ekipi të përbërë nga tre përkthyes. Secili përfaqësonte përkatësisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike dhe Kishat Protestante.